Pozitë e Hapur: Praktikant/e me Pagesë

Projekti: Organizimi i fushatave sensibilizuese dhe avokuese mbi dhunën në familje dhe ngacmimin seksual në Kosovë

Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK) është duke filluar organizimin e fushatave sensibilizuese dhe avokuese mbi dhunën në familje dhe ngacmimin seksual. RrGGK, në vitin 2015 ka realizuar hulumtimin Mjaft më me arsyetime - Analizë e qëndrimeve, incidencës dhe reagimeve institucionale ndaj dhunës në familje, i cili kishte për qëllim që të vlerësoj ndryshimet në vetëdijesimin e qytetarëve për dhunën në familje, incidencën, dhe reagimin institucional që nga viti 2008. Raporti ka synuar të ofrojë informata për procesin e hartimit të Programit dhe Planit të ri të Veprimit kundër Dhunës në Familje të Kosovës, i cili u draftua në vitin 2016, si dhe t’u ofrojë institucioneve përkatëse rekomandime konkrete për përmirësimin e qasjes së tyre në adresimin e dhunës në familje. Njëkohësisht, RrGGK ka realizuar edhe hulumtimin Ngacmimi Seksual në Kosovë, raport i cili shqyrton ligjet në fuqi, të lidhura me ngacmimin seksual në Republikën e Kosovës, analizon mangësitë në kornizën ligjore, dhe ofron rekomandime për adresimin e tyre.

Për këtë arsye, RrGGK shpallë pozitë të hapur për Praktikant/e me pagesë. Kjo pozitë pritet të zgjasë 3 muaj me mundësi vazhdimi të kësaj periudhe, varësisht nga performanca.

Kush mund të aplikoj:
- Nëse jeni student/e i/e vitit të dytë në Fakultetin e Arteve, preferohet drejtimi Dizajn Grafik, film apo fotografi; dhe/apo nëse studioni për marketing;
- Keni njohuri në përdorimin e mediave sociale (Facebook, Instagram, Twiter) dukë përfshirë këtu zhvillimin e fushatave duke ju adresuar grupeve të ndryshme të synimit;
- Jeni kreativ dhe keni shkathtësi në dizajnim të materialeve promovuese; dhe
- Jeni të motivuar që përmes kreativitetit tuaj të ndikoni në ndryshime pozitive në shoqëri.

Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Të ndihmoni në mënyrë kreative në krijimin e strategjive avokuese në bazë të rekomandimeve të raporteve të përpiluara nga RrGGK;
- Të shfrytëzoni mediat sociale për të targetuar grupe të ndryshme të audiencës virtuale;
- Të ndihmoni në shkrimin dhe përgatitjen e materialeve për publikun;
- Të keni interesim në dhënien e kontributit për luftim të dhunës në baza gjinore si dhe në zbatimin e kornizës ligjore dhe politikave drejt mbrojtjes nga dhuna në familje dhe ngacmimet seksuale.

Nëse i keni këto aftësi dhe jeni të interesuar të bëheni pjesë e RrGGK-së, ju lutem dërgoni CV-në tuaj dhe një Letër Motivuese në info@womensnetwork.org deri me 21 prill 2017, me titullin: “Praktikant/e me Pagesë.

Misioni i Rrjetit të Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK) është që të përkrahë, të mbrojë dhe të promovojë të drejtat dhe interesat e grave dhe vajzave në të gjithë Kosovën, pavarësisht nga përkatësia e tyre politike, fetare, etnike, mosha, niveli i arsimit, orientimi seksual dhe aftësia. RrGGK e realizon këtë mision përmes shkëmbimit të përvojës dhe informatave, partneriteteve dhe rrjetëzimit, hulumtimeve, avokimit dhe shërbimeve.

 
Kosova Women's Network