Punë praktike me pagesë në RrGGK

Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK) po kërkon një praktikant/e për Mardhënie me Publikun, me orar të plotë (40 orë/për javë).

Përgjegjësitë kryesore për këtë pozitë janë:
•    Të ndihmojë në përgatitjen e publikimeve/materialeve cilësore dhe atraktive për marrëdhënie me publikun;
•    Të ndihmojë në përgatitjen e buletinit mujor të RrGGK-së “Zëri i Grave Kosovare”;
•    Të ndihmojë në përditësimin e mediave sociale (Facebook, Instagram, Tëiter) përfshirë këtu zhvillimin e fushatave duke ju adresuar grupeve të ndryshme të synimit;
•    Të ndihmojë në përditësimin e uebfaqes së RrGGK-së;
•    Të ndihmojë në promovimin e punës së organizatave anëtare të RrGGK-së dhe t’i përkrahë ato në ngritjen e kapaciteteve për marrëdhënie me publikun.

Kandidatët/et e suksesshëm/me duhet të posedojnë:
•    Aftësi të shkëlqyeshme në të folur dhe në të shkruar në anglisht dhe shqip; gjuha serbe e preferuar;
•    Aftësi për të shkruar artikuj mbi punën e RrGGK, punën e organizatave anëtare të RrGGK, përfshirë çështje të tjera mbi të drejtat e grave, në gjuhën shqipe dhe angleze; gjuha serbe është përparësi
•    Interesim në storie vizuale, fotografi dhe film
•    Njohuri rreth përdorimit të rrjeteve sociale (Facebook, Tëitter, Instagram etj.)
•    Preferohet edukim universitar në gazetari, komunikim masiv, dizajn, fotografi ose shkrim kreativ
•    Shkathtësi në punë dhe qasje ekipore
•    Pasion për të kontribuar në lëvizjen e grave dhe vajzave në Kosovë

Të interesuarit/at duhet të dërgojnë CV-në dhe letrën motivuse në info@womensnetwork.org. Përparësi do të kenë ata/ato që dërgojnë ndonjë punim original (p.sh artikull në gjuhën shqipe ose angleze, ose ndonjë punim tjetër kreativ).  Afati i fundit për aplikim është 10 maj 2017, ora 17:00.

Aplikacionet e dërguara me vonesë dhe aplikacionet e pakompletuara nuk do të pranohen. Thirrjet telefonike tek stafi i RrGGK-së do të rezultojnë në uljen e pikëve për kandidatët/et potencial/e. Vetëm kandidatët/et e listës së ngushtë do të kontaktohen.


 
Kosova Women's Network