Koordinator/e për Marrëdhënie me Publikun

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) shpallë pozitë të hapur për Koordinator/e për
Marrëdhënie me Publikun
. Pozita është me orar të plotë.
Ju lutemi dërgoni dokumentet e shënuara më poshtë në kosovawomensnetwork@gmail.com
me titull (subject): “Koordinator/e”, deri me 22 korrik 2024:
1) CV-në tuaj;
2) Një letër motivuese; dhe
3) Një letër reference, me detaje për personin kontaktues (që do të kontaktohet);
4) një shembull të shkrimit origjinal në gjuhën shqipe. Preferohet që tema e shkrimit të
jetë lidhur me barazinë gjinore.
Aplikacionet e dërguara me vonesë dhe të pa kompletuara nuk do të pranohen. Vetëm
kandidatët/et e listës së ngushtë do të kontaktohen.
Kandidati/ja i/e suksesshëm/me duhet të posedojë:
 Përkushtim për të avancuar më tej barazinë gjinore në Kosovë, rajon dhe më gjerë;
 Së paku diplomë Bachelor, në komunikim, gazetari ose fushë të ngjashme;
 Së paku një vit përvojë relevante lidhur me gazetari/komunikim dhe/ose marrëdhënie me
publikun;
 Përvojë në shkrimin, përpilimin dhe publikimin e artikujve për të drejtat e grave dhe/ose
barazi gjinore, e preferueshme;
 Njohuri të shkëlqyeshme në përdorimin e rrjeteve sociale;
 Aftësi të shkëlqyeshme në të folur dhe në të shkruar në shqip dhe anglisht;
 Njohuritë në të folur dhe në të shkruar të gjuhës serbe është e mirëseardhur, por jo
obligative;
 Kreativitet;
 Marrëdhënie pozitive me media, e preferueshme;
 Vëmendje të shkëlqyeshme për detaje;
 Shkathtësi të organizimit;
 Të jetë fleksibël me orarin e punës;
 Aftësi ndër-personale dhe shkathtësi të bashkëpunoj mirë me ekipin dhe organizatat e
tjera jo-qeveritare; dhe
 Aftësi të punojë dhe të zgjidhë probleme në mënyrë të pavarur.
Përgjegjësitë kryesore janë:
 Të shkruajë dhe të dërgojë kumtesa për media;
 Të planifikojë dhe të organizojë ngjarje publike në bashkëpunim të ngushtë me anëtaret
e tjera të stafit të RrGK;
 Të zhvillojë fushata informuese/vetëdijesuese inovative dhe efektive;
 Të organizojë fushata për publikun online, duke përdorur mediat sociale;
 Të sigurojë që të gjitha materialet për marrëdhënie me publikun të RrGK-së, partnerëve
dhe përfitueseve të granteve janë në përputhshmëri me udhëzimet e donatorëve për
vizibilitet;
 Të bashkëpunojë me partneret dhe përfitueset në shkrimin e artikujve në mediat sociale
dhe të publikuara lidhur me aktivitetet e RrGK-së, si dhe artikuj të suksesit për iniciativat
e ndryshme;
 Të mbajë marrëdhënie pozitive të punës me media dhe dizajnerë, sipas nevojës; dhe
 Të përkrahë promovimin e mundësive për vullnetarë dhe përfshirjen e tyre.
Aplikacionet e dërguara me vonesë dhe aplikacionet e pakompletuara nuk do të
merren parasysh
. Thirrjet telefonike tek stafi i RrGK-së do të rezultojnë në uljen e pikëve
për kandidatët/et potencial/e.

Misioni i Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK) është që të përkrahë, të mbrojë dhe të
promovojë të drejtat dhe interesat e grave dhe vajzave në të gjithë Kosovën, pavarësisht
nga përkatësia e tyre politike, fetare, etnike, mosha, niveli i arsimit, orientimi seksual dhe
aftësia. RrGK e realizon këtë mision përmes shkëmbimit të përvojës dhe informatave,
partneriteteve dhe rrjetëzimit, hulumtimeve, avokimit dhe shërbimeve.