Përkthyes/e (Shqip/serbisht/anglisht)

Rrjeti i Grave të Kosovës shpall të hapur pozitën: Përkthyes/e (Shqip/serbisht/anglisht)


Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) shpallë pozitë të hapur për përkthyes/e. Kjo pozitë është me
orar të plotë.
Kandidatët/et e suksesshëm/e duhet të plotësojnë këto kushte:


• Të kenë të përfunduara së paku 3 vite në fakultetin e gjuhës dhe letërsisë, apo në ndonjë
drejtim të ngjashëm;
• Aftësi të shkëlqyeshme në të folur dhe në të shkruar në gjuhën shqipe, serbe dhe
anglisht;
• E preferueshme; minimum një vjet përvojë të ngjashme;
• I kushton rëndësi detajeve;
• Ka interesim në temat lidhur me barazinë gjinore;
• Të jetë fleksibil/e;
• I/e hapur të pranoj sfida të reja;
• I/e gatshëm/me të punoj nën presionin e kohës;
• Bashkëpunim dhe komunikim të mirë me njerëzit dhe qasje ekipore.


Detyrat dhe përgjegjësitë që do të përfshijnë por jo domosdoshmërisht të kufizohen në:


• Përkthimi i të gjitha teksteve të RrGK-së nga shqipja në serbisht dhe anasjelltas; nga
shqipja në anglisht dhe anasjelltas; nga sërbishtja në anglisht dhe anasjelltas;
• Përkthimi simultant në takime të RrGK-së sipas nevojës.


Për të aplikuar në këtë pozitë, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe një letër motivuese në
kosovawomensnetwork@gmail.com, deri më 27 shtator, ora 17:00, me titull: “RrGK:
Përkthyes/e”.


Aplikacionet e dërguara me vonesë nuk do të pranohen. Thirrjet telefonike nuk
rekomandohen, dhe thirrjet tek stafi i RrGK-së do të rezultojnë në uljen e pikëve për
kandidatët/et potencial/e.


Vetëm kandidatët/et e listës së ngushtë do të kontaktohen!


Misioni i Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK) është që të përkrahë, të mbrojë dhe të promovojë
të drejtat dhe interesat e grave dhe vajzave në të gjithë Kosovën, pavarësisht nga përkatësia
e tyre politike, fetare, etnike, mosha, niveli i arsimit, orientimi seksual dhe aftësia. RrGK e
realizon këtë mision përmes shkëmbimit të përvojës dhe informatave, partneriteteve dhe
rrjetëzimit, hulumtimeve, avokimit dhe shërbimeve.