{"id":2222475,"date":"2016-10-12T14:35:00","date_gmt":"2016-10-12T14:35:00","guid":{"rendered":""},"modified":"-0001-11-30T00:00:00","modified_gmt":"-0001-11-30T00:00:00","slug":"stafi-raporton-per-zbatimin-e-strategjise-se-rrggk-tek-anetaret-e-saj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/stafi-raporton-per-zbatimin-e-strategjise-se-rrggk-tek-anetaret-e-saj\/","title":{"rendered":"Stafi raporton p\u00ebr zbatimin e strategjis\u00eb s\u00eb RrGGK tek an\u00ebtaret e saj"},"content":{"rendered":"<div style=\"text-align: justify;\">Rrjeti i Grupeve t&euml; Grave t&euml; Kosov&euml;s (RrGGK) mbajti takimin e rregullt t&euml; an&euml;tar&euml;ve t&euml; saj me 5 shtator, 2016. Gjat&euml; k&euml;tij takimi, an&euml;taret e stafit t&euml; RrGGK-s&euml; prezantuan progresin e zbatimit t&euml; Strategjis&euml; s&euml; RrGGK-s&euml; p&euml;r 2015-2018. M&euml; pas &euml;sht&euml; mbajtur Sesioni Informativ p&euml;r Fondin e Grave t&euml; Kosov&euml;s (FGK).<\/div>\n<div style=\"text-align: justify;\">&nbsp; &nbsp; &nbsp;Fillmisht &euml;sht&euml; biseduar p&euml;r nd&euml;rtimin e kapaciteteve t&euml; an&euml;tar&euml;ve t&euml; RrGGK-s&euml;. Asistentja e RrGGK-s&euml; p&euml;r projektin e Fondit t&euml; Grave t&euml; Kosov&euml;s, Gentiana Murati, informoi an&euml;taret rreth fondeve q&euml; jan&euml; ndar&euml; nga fillimi i strategjis&euml; deri m&euml; tani.<\/div>\n<div style=\"text-align: justify;\">&nbsp; &nbsp; &nbsp; Ajo tha se nga viti 2015 deri m&euml; tani jan&euml; dh&euml;n&euml; 37 grante dhe numri i an&euml;tareve q&euml; kan&euml; marr&euml; grante n&euml; total &euml;sht&euml; 94, nd&euml;rsa numri i p&euml;rfituesve q&euml; nga fillimi i strategjis&euml; s&euml; p&euml;rgjithshme &euml;sht&euml; 9,138. Numri i grave pjes&euml;marr&euml;se nga 2015 ishte 1,327 dhe shuma totale e shp&euml;rndar&euml; nga janari deri n&euml; qershor t&euml; vitit 2016 ishte 64,400 euro. Totali i shp&euml;rndar&euml; q&euml; nga viti 2012 &euml;sht&euml; 295,092 euro. Ajo gjithashtu spjegoi ndryshimin e form&euml;s s&euml; granteve n&euml; dy lloje: a) nga 3000 euro n&euml; 4000 p&euml;r organizata individuale dhe b) 8000 euro p&euml;r organizata n&euml; partneritet.<\/div>\n<div style=\"text-align: justify;\">&nbsp; &nbsp; &nbsp;P&euml;r programin e dyt&euml; t&euml; RrGGK-s&euml;, fuqizimi i grave n&euml; politik&euml; dhe vendimmarrje, Drejtoresha Ekzekutive e RrGGK-s&euml; Igballe Rogova tha se RrGGK ka mb&euml;shtetur krijimin e 27 grupeve t&euml; Lobit p&euml;r Barazi Gjinore me rreth 954 an&euml;tare nga shoq&euml;ria civile dhe sfera politike, duke p&euml;rfshir&euml; edhe zyrtar&euml;t p&euml;r Barazi Gjinore (ZBGJ-t&euml;).<\/div>\n<div style=\"text-align: justify;\">&nbsp; &nbsp; &nbsp; Nicole Farnsworth, Menaxhere e Programeve dhe Udh&euml;heq&euml;se e Hulumtimit n&euml; RrGGK vuri n&euml; dukje se k&euml;t&euml; vit p&euml;rpjekjet avokuese t&euml; RrGGK-s&euml; dhe an&euml;tareve t&euml; saj kan&euml; &ccedil;uar n&euml; 14 ndryshime t&euml; politikave n&euml; nivel komunal dhe 7 ndryshime n&euml; nivel komb&euml;tar. RrGGK ka mb&euml;shtetur Zyr&euml;n e BE-s&euml; n&euml; Kosov&euml; n&euml; krijimin e nj&euml; strategjie p&euml;r zbatimin e Planit t&euml; Veprimit Gjinor t&euml; BE-s&euml; n&euml; Kosov&euml; dhe ka avokuar tek Ministria e Integrimit Evropian q&euml; t&euml; gjitha dokumentet n&euml; lidhje me pranimin n&euml; BE t&euml; ken&euml; nj&euml; perspektiv&euml; gjinore.<\/div>\n<div style=\"text-align: justify;\">&nbsp; &nbsp; Gjithashtu pas konsultimeve me zyrtar&euml; nga e t&euml;r&euml; Kosova dhe me Agjencin&euml; p&euml;r Barazi Gjinore, RrGGK ka hartuar p&euml;r Institutin e Kosov&euml;s p&euml;r Administrat&euml; Publike tri planprograme (kurrikula) t&euml; reja p&euml;r barazin&euml; gjinore.<\/div>\n<div style=\"text-align: justify;\">&nbsp; &nbsp; &nbsp;N&euml; lidhje me programin e RrGGK-s&euml; p&euml;r p&euml;r qasjen e grave n&euml; kujdesin sh&euml;ndet&euml;sor, RrGGK ka bashk&euml;punuar me Dartmouth College, Universitetin e Prishtin&euml;s dhe nj&euml; grup vullnetar&euml;sh p&euml;r t&euml; b&euml;r&euml; anketa me 1,309 gra dhe burra n&euml; Kosov&euml;, n&euml; realizimin e rreth 100 intervistave me mjek&euml; dhe nj&euml; analize ligjore. Raporti p&euml;r momentin &euml;sht&euml; duke u hartuar dhe do t&euml; sh&euml;rbej&euml; si baz&euml; avokuese e RrGGK-s&euml; n&euml; lidhje me sh&euml;ndetin e grave. RrGGK gjithashtu tani &euml;sht&euml; an&euml;tare e Koalicionit t&euml; Organizatave p&euml;r Sh&euml;ndetin Riprodhues dhe t&euml; Drejta t&euml; Sh&euml;ndetit Riprodhues.<\/div>\n<div style=\"text-align: justify;\">&nbsp; &nbsp; Poashtu, lidhur me k&euml;t&euml; program, me financim nga FGK Qendra p&euml;r Promovimin e t&euml; Drejtave t&euml; Grave ka mb&euml;shtetur 62 gra p&euml;r t&euml; marr&euml; sh&euml;rbime sh&euml;ndet&euml;sore falas dhe 118 gra jan&euml; vet&euml;dij&euml;suar mbi t&euml; drejtat e tyre sh&euml;ndet&euml;sore.<\/div>\n<div style=\"text-align: justify;\">&nbsp; &nbsp; N&euml; vazhdim, p&euml;r programin e adresimit t&euml; dhun&euml;s n&euml; baza gjinore, Asistentja e Hulumtimit t&euml; RrGGK-s&euml; Adelina Berisha, tregoi se RrGGK n&euml; bashk&euml;punim me organizat&euml;n an&euml;tare Girls Coding Kosova dhe Open Data Kosovo kan&euml; lansuar aplikacionin &ldquo;<a href=\"http:\/\/ecshlire.com\/\">Ec Shlir&euml;<\/a>&rdquo; p&euml;r raportimin e rasteve t&euml; ngacmimit seksual. Deri m&euml; tani aplikacioni &euml;sht&euml; shkarkuar 782 her&euml; dhe jan&euml; raportuar 242 raste.<\/div>\n<div style=\"text-align: justify;\">&nbsp; &nbsp; &nbsp;M&euml; tutje, RrGGK ka trajnuar 100 zyrtar&euml; t&euml; sh&euml;rbimit korrektues dhe sprovues mbi dhun&euml;n n&euml; familje dhe ka punuar me organizatat e grave n&euml; rehabilitimin dhe ri-integrimin e kryesit t&euml; vepr&euml;s. P&euml;rve&ccedil; k&euml;saj 650 burra dhe gra mor&euml;n pjes&euml; n&euml; organizime t&euml; ndryshme p&euml;r dhun&euml;n n&euml; baza gjinore, ku RrGGK ka qen&euml; e p&euml;rfshir&euml; n&euml; organizim apo ka ofruar mb&euml;shtetje. Disa prej tyre jan&euml;: <a href=\"http:\/\/www.womensnetwork.org\/?FaqeID=1&amp;n=415\">One Billion Rising<\/a>, <a href=\"http:\/\/www.kosovotwopointzero.com\/article\/2080\/march-8-2016-an-historical-moment\">8 Mars<\/a> dhe festivali FemArt (i organizuar nga organizata an&euml;tare Artpolis).<\/div>\n<div style=\"text-align: justify;\">&nbsp; &nbsp; &nbsp; Lidhur me programin e RrGGK p&euml;r fuqizimin ekonomik t&euml; grave, analistja Gjinore e RrGGK-s&euml; Iliriana Banjska foli p&euml;r arritjet e RrGGK-s&euml; drejt buxhetimit t&euml; p&euml;rgjegjsh&euml;m gjinor. RrGGK ka avokuar n&euml; Ministrin&euml; e Financave, e cila ka p&euml;rfshir&euml; referenc&euml; p&euml;r buxhetimin e p&euml;rgjegjsh&euml;m gjinor n&euml; Qarkoren Buxhetore 2017\/01, p&euml;rfshir&euml; mostra t&euml; p&euml;rgaditura nga RrGGK p&euml;r institucionet. Pas trajnimeve dhe k&euml;shillimit t&euml; ofruar nga RrGGK, 94 zyrtar&euml; jan&euml; m&euml; t&euml; informuar p&euml;r buxhetimin e p&euml;rgjegjsh&euml;m gjinor.<\/div>\n<div style=\"text-align: justify;\">&nbsp; &nbsp; &nbsp;N&euml; qershor t&euml; vitit 2016, RrGGK publikoi raportin &ldquo;<a href=\"http:\/\/www.womensnetwork.org\/documents\/20160607151528942.pdf\">Buxhetimi drejt nj&euml; Arsimimi m&euml; t&euml; Mir&euml;<\/a>&rdquo;, p&euml;r t&euml; kontribuar me analiz&euml; gjinore n&euml; buxhetin e Ministris&euml; s&euml; Arsimit, Shkenc&euml;s dhe Teknologjis&euml;. RrGGK ka mb&euml;shtetur Komun&euml;n e Hanit t&euml; Elezit p&euml;r integrimin e buxhetimit t&euml; p&euml;rgjegjsh&euml;m gjinor. K&euml;t&euml; vit, Gjakova dhe Kamenica kan&euml; vazhduar pa mb&euml;shtetjen e RrGGK-s&euml; t&euml; b&euml;jn&euml; integrimin e buxhetimit t&euml; p&euml;rgjegjsh&euml;m gjinor, gj&euml; q&euml; tregon q&euml;ndrueshm&euml;rin&euml; e tyre. Tani RrGGK &euml;sht&euml; duke punuar me Ministrin&euml; e Tregtis&euml;, Industris&euml; dhe Ministris&euml; s&euml; Mjedisit dhe Planifikimit Hap&euml;sinor, t&euml; cil&euml;t kan&euml; p&euml;rfshir&euml; shtojcat me t&euml; dh&euml;na t&euml; ndara sipas gjinis&euml; n&euml; buxhetin e tyre t&euml; par&euml; t&euml; dor&euml;zuar.<\/div>\n<div style=\"text-align: justify;\">&nbsp; &nbsp; &nbsp;Pas prezantimit t&euml; arritjeve t&euml; RrGGK-s&euml; deri m&euml; tani k&euml;t&euml; vit, Rogova diskutoi p&euml;r k&euml;rkes&euml;n e UN Women drejtuar RrGGK-s&euml; p&euml;r t&euml; ofruar grante individuale p&euml;r t&euml; mbijetuarat e dhun&euml;s seksuale gjat&euml; luft&euml;s. RrGGK asnj&euml;her&euml; nuk ka ofruar grante individuale, por grante lidhur me ngritjen e kapaciteteve p&euml;r an&euml;tar&euml;t e saj.<\/div>\n<div style=\"text-align: justify;\">&nbsp; &nbsp; &nbsp;&ldquo;Kemi sugjeruar tek UN Women p&euml;r krijimin e nj&euml; komisioni, ku grat&euml; mund t&euml; aplikojn&euml; p&euml;rmes organizatave dhe pastaj komisioni vendos p&euml;r ndarjen e fondeve&rdquo;, tha Rogova.<\/div>\n<div style=\"text-align: justify;\">&nbsp; &nbsp; &nbsp; Shum&euml; an&euml;tare than&euml; se RrGGK ka shoqata t&euml; cilat punojn&euml; me k&euml;to &ccedil;&euml;shtje dhe q&euml; &euml;sht&euml; shum&euml; m&euml; mir&euml; n&euml;se k&euml;to grante shkojn&euml; p&euml;rmes shoqatave q&euml; punojn&euml; me gra.<\/div>\n<div style=\"text-align: justify;\">Rogova gjithashtu informoi an&euml;taret se UN Women ka publikuar nj&euml; raport, por historia e v&euml;rtet&euml; e pun&euml;s q&euml; organizatat e grave kan&euml; kryer p&euml;r t&euml; ngritur &ccedil;&euml;shtjen e t&euml; mbijetuarave t&euml; dhun&euml;s seksuale gjat&euml; luft&euml;s dhe &ccedil;&euml;shtje t&euml; tjera nuk &euml;sht&euml; p&euml;rfshir&euml;. An&euml;taret diskutuan p&euml;r t&euml; d&euml;rguar nj&euml; let&euml;r n&euml; lidhje me k&euml;t&euml;.<\/div>\n<div style=\"text-align: justify;\">&nbsp; &nbsp; &nbsp;P&euml;rfaq&euml;sueset e organizatave an&euml;tare t&euml; RrGGK-s&euml; gjithashtu shk&euml;mbyen informata mbi aktivitetet e tyre. Hafije Qyqalla, Drejtore e organizat&euml;s &quot;Arta&quot; tha se kishte organizuar nj&euml; festival t&euml; mod&euml;s, n&euml;p&euml;rmjet t&euml; cilit jan&euml; promovuar punimet artizanale t&euml; t&euml; mbijetuarave t&euml; dhun&euml;s seksuale gjat&euml; luft&euml;s, ku jan&euml; mbledhur 665 donacione.<\/div>\n<div style=\"text-align: justify;\">&nbsp; &nbsp; &nbsp; Pas nj&euml; pauze, lidhur me Fondin e Grave t&euml; Kosov&euml;s stafi i RrGGK-s&euml; shpjegoi se &ccedil;far&euml; duhet t&euml; p&euml;rmbajn&euml; aplikacionet e projekteve t&euml; FGK dhe inkurajuan an&euml;taret t&euml; aplikojn&euml; deri me 16 shtator, 2016.<\/div>\n<div style=\"text-align: justify;\">&nbsp; &nbsp; &nbsp; Kjo ngjarje e r&euml;nd&euml;sishme e RrGGK-s&euml; &euml;sht&euml; mb&euml;shtetur nga Zyra e Bashkimit Evropian n&euml; Kosov&euml;.&nbsp;<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Rrjeti i Grupeve t&euml; Grave t&euml; Kosov&euml;s (RrGGK) mbajti takimin e rregullt t&euml; an&euml;tar&euml;ve t&euml; saj me 5 shtator, 2016. Gjat&euml; k&euml;tij takimi, an&euml;taret e stafit t&euml; RrGGK-s&euml; prezantuan progresin e zbatimit t&euml; Strategjis&euml; s&euml; RrGGK-s&euml; p&euml;r 2015-2018. M&euml; pas &euml;sht&euml; mbajtur Sesioni Informativ p&euml;r Fondin e Grave t&euml; Kosov&euml;s (FGK). &nbsp; &nbsp; &nbsp;Fillmisht &euml;sht&euml; [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_FSMCFIC_featured_image_caption":"","_FSMCFIC_featured_image_nocaption":"","_FSMCFIC_featured_image_hide":"","footnotes":""},"categories":[58],"tags":[],"class_list":["post-2222475","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-lajme"],"acf":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2222475","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2222475"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2222475\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2222475"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2222475"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2222475"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}