{"id":2222489,"date":"2017-02-02T14:45:47","date_gmt":"2017-02-02T14:45:47","guid":{"rendered":""},"modified":"-0001-11-30T00:00:00","modified_gmt":"-0001-11-30T00:00:00","slug":"cilat-jane-planet-e-rrggk-se-per-vitin-2017","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/cilat-jane-planet-e-rrggk-se-per-vitin-2017\/","title":{"rendered":"Cilat jan\u00eb planet e RrGGK-s\u00eb p\u00ebr vitin 2017?"},"content":{"rendered":"<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Rrjeti i Grupeve t&euml; Grave t&euml; Kosov&euml;s (RrGGK) ka Strategjin&euml; p&euml;r  vitet 2015-2018, e cila &euml;sht&euml; hartuar dhe miratuar nga organizatat  an&euml;tare t&euml; Rrjetit. Deri n&euml; fund t&euml; vitit 2016, RrGGK-ja ka zbatuar  p&euml;raf&euml;rsisht 60% t&euml; strategjis&euml; s&euml; saj. Gjat&euml; vitit 2017, RrGGK do t&euml;  zhvilloj&euml; m&euml; tej arritjet, duke avancuar drejt zbatimit t&euml; strategjis&euml;.  N&euml; p&euml;rputhje me objektivat strategjike, RrGGK gjat&euml; k&euml;tij viti do t&euml;  p&euml;rqendrohet n&euml; k&euml;to fusha:<\/p>\n<p><strong>Ngritja e kapaciteteve t&euml; RrGGK-s&euml; <\/strong><br \/>\n&bull;&nbsp;&nbsp;&nbsp;  RrGGK-ja &euml;sht&euml; e fuqishme aq sa jan&euml; edhe an&euml;taret e saj. Prandaj,  punohet shum&euml; n&euml; mb&euml;shtetjen e organizatave an&euml;tare q&euml; ato t&euml; b&euml;hen edhe  m&euml; t&euml; fuqishme. N&euml; vitin 2017, RrGGK do t&euml; vazhdoj&euml; t&euml; ofroj&euml; pun&euml;tori,  nd&euml;r t&euml; tjera, lidhur me avokimin, marr&euml;dh&euml;niet me publikun, politikat,  t&euml; folurit para publikut dhe buxhetimin vjetor, t&euml; orientuara drejt  k&euml;rkes&euml;s, duke vijuar me mentorim individual t&euml; p&euml;rshtatur sipas  nevojave t&euml; organizatave si dhe me mb&euml;shtetje financiare p&euml;rmes Fondit  t&euml; Grave t&euml; Kosov&euml;s. K&euml;t&euml; vit, RrGGK-ja planifikon t&euml; ndaj&euml;&nbsp; 102,000.00&euro;  p&euml;r 28 organizata p&euml;rmes t&euml; 2 raundeve t&euml; granteve n&euml;p&euml;rmjet Fondit t&euml;  Grave t&euml; Kosov&euml;s, me mb&euml;shtetjen e Zyr&euml;s s&euml; BE-s&euml; n&euml; Kosov&euml; dhe  Agjencis&euml; Austriake p&euml;r Zhvillim (ADA).<br \/>\n&bull;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Gjithashtu, Rrjeti &euml;sht&euml;  i p&euml;rkushtuar ndaj mb&euml;shtetjes s&euml; zhvillimit t&euml; nj&euml; l&euml;vizje dinamike  feministe n&euml; Kosov&euml;. RrGGK planifikon t&euml; organizoj&euml; diskutime lidhur me  organizimin, teknikat, sfidat dhe t&euml; ardhmen e l&euml;vizjes feministe, duke i  ftuar t&euml; gjitha organizatat dhe individ&euml;t e interesuar q&euml; t&euml; bashkohen  n&euml; krijimin e strategjis&euml; p&euml;r fuqizimin e p&euml;rbashk&euml;t t&euml; l&euml;vizjes  feministe n&euml; Kosov&euml;. Q&euml;ndroni me RrGGK-n&euml; p&euml;r m&euml; shum&euml; informata!<br \/>\n<strong><br \/>\nGrat&euml; n&euml; politik&euml; dhe vendimmarrje<\/strong><br \/>\n&bull;&nbsp;&nbsp;&nbsp;  RrGGK-ja vazhdon t&euml; mb&euml;shtes&euml; Lobin Kosovar p&euml;r Barazi Gjinore, i cili i  bashkon grat&euml; dhe burrat nga 27 komuna me q&euml;llim p&euml;r t&euml; avokuar p&euml;r  prioritetet e tyre drejt arritjes s&euml; barazis&euml; gjinore n&euml; nivel komunal.  ADA, BE-ja dhe Kvinna till Kvinna (KtK) i mb&euml;shtesin takimet rrjet&euml;zuese  t&euml; Lobit.<br \/>\n&bull;&nbsp;&nbsp;&nbsp; RrGGK-ja do t&euml; vazhdoj pun&euml;n e vet drejt  institucionalizimit t&euml; buxhetimit t&euml; p&euml;rgjegjsh&euml;m gjinor, k&euml;t&euml; vit duke  ofruar mb&euml;shtetje teknike p&euml;r dy ministri dhe nj&euml; komun&euml;, si dhe duke  vazhduar t&euml; avokoj&euml; q&euml; buxhetimi i p&euml;rgjegjsh&euml;m gjinor t&euml; integrohet n&euml;  sistemin e financimit publik n&euml; Kosov&euml;, n&euml; p&euml;rputhje me Ligjin p&euml;r  Barazin&euml; Gjinore. K&euml;tu p&euml;rfshihet avokimi p&euml;r p&euml;rfaq&euml;sim m&euml; t&euml; mir&euml; t&euml;  grave n&euml; t&euml; gjitha nivelet e vendimmarrjes n&euml; pozitat e em&euml;ruara dhe  zgjedhore n&euml; qeveri, n&euml; p&euml;rputhje me Ligjin p&euml;r Barazin&euml; Gjinore, q&euml; do  t&euml; kontribuoj n&euml; shpenzime m&euml; t&euml; balancuara gjinore n&euml; shpenzimet e  shtetit. Kjo pun&euml; mb&euml;shtetet nga ADA.<br \/>\n&bull;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Fondi i Grave t&euml; Kosov&euml;s  po ashtu ofron mund&euml;si q&euml; grat&euml; t&euml; marrin pjes&euml; n&euml; disa procese  vendimmarr&euml;se n&euml; nivelin komunal dhe qendror, p&euml;rmes organizatave  an&euml;tare t&euml; RrGGK-s&euml;.<br \/>\n&bull;&nbsp;&nbsp;&nbsp; P&euml;rmes nj&euml; kontrate me Zyr&euml;n e BE-s&euml;,  RrGGK-ja do t&euml; vazhdoj t&euml; ofroj&euml; ekspertiz&euml; teknike p&euml;r Zyr&euml;n e BE-s&euml;,  Ministrin&euml; e Integrimit Evropian, Agjencin&euml; p&euml;r Barazi Gjinore pran&euml;  Zyr&euml;s s&euml; Kryeministrit (ABGj) dhe ministrit&euml; tjera, me q&euml;llim t&euml;  integrimit t&euml; perspektiv&euml;s gjinore n&euml; planifikimin dhe zbatimin e t&euml;  gjitha programeve t&euml; Instrumentit p&euml;r Ndihm&euml; Para An&euml;tar&euml;simit (IPA). <br \/>\n&bull;&nbsp;&nbsp;&nbsp;  Me mb&euml;shtetjen e organizat&euml;s &ldquo;Kvinna till Kvinna&rdquo;, RrGGK do t&euml; vazhdoj  t&euml; bashk&euml;punoj&euml; ngusht&euml; me organizatat an&euml;tare t&euml; saj dhe me Lobin  Kosovar p&euml;r Barazi Gjinore me q&euml;llim q&euml; t&euml; siguroj&euml; pjes&euml;marrjen aktive  t&euml; grave n&euml; diskutimet lidhur me an&euml;tar&euml;simin e Kosov&euml;s n&euml; BE, si&ccedil;  parashihet me Rezolut&euml;n 1325 t&euml; K&euml;shillit t&euml; Sigurimit t&euml; Kombeve t&euml;  Bashkuara p&euml;r Grat&euml;, Paqen dhe Sigurin&euml;. K&euml;tu do t&euml; p&euml;rfshihet vazhdimi i  rishikimit t&euml; projekt ligjeve, politikave dhe planeve nga aspekti i  perspektiv&euml;s gjinore, dhe dor&euml;zimi n&euml; m&euml;nyr&euml; zyrtare i kontributit nga  rishikimi me q&euml;llim t&euml; integrimit t&euml; perspektiv&euml;s gjinore n&euml; kuad&euml;r t&euml;  tyre.<br \/>\n&bull;&nbsp;&nbsp;&nbsp; N&euml; fillim t&euml; vitit 2017, RrGGK do t&euml; vazhdoj bashk&euml;punimin  me Institutin e Kosov&euml;s p&euml;r Administrat&euml; Publike (IKAP), ABGj-n&euml; dhe  GIZ-in, p&euml;r ofrimin e trajnimit t&euml; trajnuesve p&euml;r trajner&euml;t e ri t&euml;  barazis&euml; gjinore t&euml; angazhuar nga IKAP-i. RrGGK-ja do t&rsquo;i trajnoj&euml; ata  n&euml; tri kurrikula p&euml;r barazin&euml; gjinore dhe buxhetimin e p&euml;rgjegjsh&euml;m  gjinor, t&euml; hartuara nga RrGGK-ja n&euml; vitin 2016. RrGGK-ja gjithashtu  &euml;sht&euml; duke hartuar nj&euml; doracak p&euml;r k&euml;t&euml; trajnim. <\/p>\n<p><strong>Sh&euml;ndeti i grave<\/strong><br \/>\n&bull;&nbsp;&nbsp;&nbsp;  M&euml; 2 shkurt, RrGGK publikon raportin e saj &ldquo;Qasja n&euml; kujdesin  sh&euml;ndet&euml;sor n&euml; Kosov&euml;&rdquo;. N&euml; vitin 2017, RrGGK-ja do t&euml; bashk&euml;punoj  ngusht&euml; me Koalicionin e organizatave p&euml;r sh&euml;ndet dhe t&euml; drejta seksuale  dhe riprodhuese &#8211; K10, me q&euml;llim t&euml; zhvillimit t&euml; p&euml;rpjekjeve avokuese  lidhur me rekomandimet n&euml; k&euml;t&euml; raport dhe p&euml;r p&euml;rmir&euml;simin e qasjes s&euml;  grave n&euml; kujdes sh&euml;ndet&euml;sor cil&euml;sor n&euml; p&euml;rgjith&euml;si. <\/p>\n<p><strong>Adresimi i dhun&euml;s n&euml; baza gjinore <\/strong><br \/>\n&bull;&nbsp;&nbsp;&nbsp;  N&euml; pjes&euml;n e par&euml; t&euml; vitit 2017, RrGGK-ja do t&euml; vazhdoj t&euml; avokoj p&euml;r  zbatimin e rekomandimeve t&euml; b&euml;ra n&euml; raportet e saj Mjaft m&euml; me arsyetime  (p&euml;r dhun&euml;n n&euml; familje, 2015) dhe Ngacmimi seksual n&euml; Kosov&euml; (2016).  RrGGK-ja, p&euml;r k&euml;t&euml; q&euml;llim, do t&euml; p&euml;rdit&euml;soj strategjin&euml; e saj t&euml;  avokimit n&euml; bashk&euml;punim t&euml; ngusht&euml; me pal&euml;t e tjera t&euml; interesit dhe do  t&euml; avokoj s&euml; bashku me akter&euml;t tjer&euml; ky&ccedil; p&euml;r ngritjen e vet&euml;dijesimit  dhe reagimit nga institucionet dhe njer&euml;zit n&euml; Kosov&euml; ndaj dhun&euml;s n&euml;  familje dhe ndaj ngacmimit seksual.<br \/>\n&bull;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Tutje, RrGGK-ja do t&euml; kryej  nj&euml; hulumtim, duke p&euml;rdorur metoda t&euml; p&euml;rziera, t&euml; ngjash&euml;m me at&euml; t&euml;  vitit 2015, ku do t&euml; p&euml;rfshihet nj&euml; anket&euml; komb&euml;tare dhe intervista me  institucione me q&euml;llim t&euml; monitorimit t&euml; progresit dhe zhvillimeve q&euml;  nga hulumtimi i vitit 2015. Ky hulumtim do t&euml; mb&euml;shtetet nga ADA. <br \/>\n&bull;&nbsp;&nbsp;&nbsp;  RrGGK-ja do t&euml; vazhdoj t&euml; marr&euml; pjes&euml; n&euml; grupin koordinues zyrtar p&euml;r  personat q&euml; kan&euml; p&euml;rjetuar dhun&euml; seksuale gjat&euml; luft&euml;s, i drejtuar nga  Ministria e Pun&euml;s dhe Mir&euml;qenies Sociale, dhe n&euml; finalizimin e  procedurave q&euml; personat q&euml; kan&euml; p&euml;rjetuar dhun&euml; seksuale t&euml; mund t&euml;  aplikojn&euml; p&euml;r p&euml;rfitime shtet&euml;rore. RrGGK-ja do t&euml; vazhdoj mb&euml;shtetjen  p&euml;r organizatat an&euml;tare t&euml; cilat jan&euml; t&euml; specializuara t&rsquo;i ndihmojn&euml;  personat q&euml; kan&euml; p&euml;rjetuar dhun&euml; seksuale gjat&euml; luft&euml;s. <br \/>\n&bull;&nbsp;&nbsp;&nbsp;  RrGGK-ja do t&euml; jet&euml; aktive n&euml; nismat rajonale, duke avokuar p&euml;r drejt&euml;si  p&euml;r krimet e dhun&euml;s seksuale t&euml; kryera gjat&euml; luft&euml;rave n&euml; ish  Jugosllavi, duke p&euml;rfshir&euml; edhe proceset alternative t&euml; drejt&euml;sis&euml;  p&euml;rmes Gjykat&euml;s s&euml; Grave. <\/p>\n<p><strong>Fuqizimi ekonomik i grave<\/strong><br \/>\n&bull;&nbsp;&nbsp;&nbsp;  Si an&euml;tare e Forumit Ekonomik t&euml; Grave, RrGGK-ja do t&euml; punoj me  organizatat tjera udh&euml;heq&euml;se, shoqatat dhe organizatat &ldquo;Think Tank&rdquo; p&euml;r  t&euml; avokuar p&euml;r ndryshimin e Ligjit t&euml; Pun&euml;s. Ndryshimet e rekomanduara  do t&euml; jen&euml; t&euml; bazuara n&euml; d&euml;shmi t&euml; nxjerra nga hulumtimi i RrGGK-s&euml; dhe  hulumtimet tjera. P&euml;rmes ndryshimeve t&euml; propozuara, RrGGK-ja synon t&euml;  p&euml;rmir&euml;soj pjes&euml;marrjen e grave n&euml; fuqin&euml; pun&euml;tore, t&euml; zvog&euml;loj  diskriminimin n&euml; pun&euml;sim dhe n&euml; kushtet e pun&euml;s si dhe t&euml; adresoj  &ccedil;&euml;shtjet q&euml; kan&euml; t&euml; b&euml;jn&euml; me dispozitat aktuale t&euml; pushimit t&euml; lehonis&euml;.  K&euml;tu p&euml;rfshihet adresimi i diskriminimit aktual ndaj burrave lidhur me  pushimin e at&euml;sis&euml;, t&euml; cilin RrGGK-ja e interpreton si shkelje t&euml; Ligjit  p&euml;r Barazin&euml; Gjinore. <br \/>\n&bull;&nbsp;&nbsp;&nbsp; N&euml; bashk&euml;punim me organizatat an&euml;tare  dhe avokat&euml;, RrGGK-ja vazhdon t&rsquo;i mb&euml;shtes&euml; grat&euml; n&euml; k&euml;rkesat e tyre p&euml;r  t&euml; drejt&euml;n n&euml; pron&euml; dhe trash&euml;gimi p&euml;rmes ndihm&euml;s ligjore t&euml;  drejtp&euml;rdrejt&euml; pa pages&euml; (emaili regjistropronen@gmail.com p&euml;r  mb&euml;shtetje ose informata). Udh&euml;zimi administrativ p&euml;r regjistrim t&euml;  pron&euml;s s&euml; p&euml;rbashk&euml;t &euml;sht&euml; i vlefsh&euml;m deri n&euml; mars 2017, p&euml;rmes s&euml; cilit  b&euml;het lirimi nga pagesat p&euml;r regjistrimin e pron&euml;s s&euml; p&euml;rbashk&euml;t n&euml;  em&euml;r t&euml; &ccedil;ifteve t&euml; martuara. Prandaj, nisma e RrGGK-s&euml; dhe an&euml;tareve t&euml;  saj synon ta shfryt&euml;zoj k&euml;t&euml; udh&euml;zim t&euml; r&euml;nd&euml;sish&euml;m administrativ dhe  t&rsquo;i mb&euml;shtes&euml; grat&euml; q&euml; t&euml; k&euml;rkojn&euml; t&euml; drejt&euml;n e tyre p&euml;r pron&euml;. Kjo  nism&euml; p&euml;rkrahet nga programi &ldquo;Promovimi i Pun&euml;simit n&euml; Sektorin Privat  (PPSE). <br \/>\n&bull;&nbsp;&nbsp;&nbsp; RrGGK-ja do t&euml; ofroj rekomandime p&euml;rcjell&euml;se t&euml;  rekomandimeve t&euml; b&euml;ra n&euml; raportin e viti 2016 Kush kujdeset?&nbsp; lidhur me  qasjen n&euml; kujdesin p&euml;r f&euml;mij&euml; n&euml; Kosov&euml;. Rritja e qasjes s&euml;  p&euml;rballueshme n&euml; kujdesin p&euml;r f&euml;mij&euml; &euml;sht&euml; e r&euml;nd&euml;sishme p&euml;r krijimin e  nj&euml; mjedisi leht&euml;sues p&euml;rmes t&euml; cilit mund t&euml; hyjn&euml; n&euml; fuqi pun&euml;tore m&euml;  shum&euml; gra. <\/p>\n<p>P&euml;r m&euml; shum&euml; informata rreth RrGGK-s&euml; dhe programeve  t&euml; saj, ose p&euml;r t&euml; diskutuar lidhur me mund&euml;sit&euml; p&euml;r bashk&euml;punim, ju  lutemi d&euml;rgoni email n&euml; info@womensnetwork.org.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Rrjeti i Grupeve t&euml; Grave t&euml; Kosov&euml;s (RrGGK) ka Strategjin&euml; p&euml;r vitet 2015-2018, e cila &euml;sht&euml; hartuar dhe miratuar nga organizatat an&euml;tare t&euml; Rrjetit. Deri n&euml; fund t&euml; vitit 2016, RrGGK-ja ka zbatuar p&euml;raf&euml;rsisht 60% t&euml; strategjis&euml; s&euml; saj. Gjat&euml; vitit 2017, RrGGK do t&euml; zhvilloj&euml; m&euml; tej arritjet, duke avancuar drejt zbatimit t&euml; [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_FSMCFIC_featured_image_caption":"","_FSMCFIC_featured_image_nocaption":"","_FSMCFIC_featured_image_hide":"","footnotes":""},"categories":[58],"tags":[],"class_list":["post-2222489","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-lajme"],"acf":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2222489","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2222489"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2222489\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2222489"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2222489"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2222489"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}