{"id":3339387,"date":"2019-03-04T08:13:23","date_gmt":"2019-03-04T08:13:23","guid":{"rendered":"https:\/\/womensnetwork.org\/?p=3339387"},"modified":"2019-03-04T08:13:23","modified_gmt":"2019-03-04T08:13:23","slug":"aktivistet-per-te-drejtat-e-grave-inkurajojne-angazhimin-e-vazhdueshem-te-suedise-ne-vendet-e-ballkanit-perendimor","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/aktivistet-per-te-drejtat-e-grave-inkurajojne-angazhimin-e-vazhdueshem-te-suedise-ne-vendet-e-ballkanit-perendimor\/","title":{"rendered":"Aktivistet p\u00ebr t\u00eb drejtat e grave inkurajojn\u00eb angazhimin e vazhduesh\u00ebm t\u00eb Suedis\u00eb n\u00eb vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor"},"content":{"rendered":"<p>M\u00eb 21 shkurt, nj\u00eb delegacion i aktivisteve p\u00ebr t\u00eb drejtat e grave nga vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor u takua me p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Ministris\u00eb s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme t\u00eb Suedis\u00eb n\u00eb Stokholm t\u00eb Suedis\u00eb p\u00ebr t\u00eb diskutuar rreth gjendjes s\u00eb aktivisteve p\u00ebr t\u00eb drejtat e grave n\u00eb rajon.<\/p>\n<p>Ky takim u zhvilluar n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb hartimit t\u00eb Strategjis\u00eb s\u00eb re t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor. Aktivistet inkurajuan qeverin\u00eb suedeze q\u00eb t\u00eb vazhdoj\u00eb me Politik\u00ebn e saj t\u00eb jashtme feministe t\u00eb guximshme dhe me prioritetet e Strategjis\u00eb s\u00eb saj t\u00eb tanishme, t\u00eb cilat mbeten tejet relevante: llogaridh\u00ebnie demokratike; rritje e besimit dhe pajtimit, t\u00eb drejtat e njeriut, barazia gjinore dhe mos-diskriminimi; dhe nj\u00eb shoq\u00ebri civile pluraliste, ve\u00e7an\u00ebrisht nj\u00eb shoq\u00ebri civile q\u00eb i njeh dhe i p\u00ebrfshin\u00eb aktivistet p\u00ebr t\u00eb drejtat e grave.<\/p>\n<p>N\u00eb em\u00ebr t\u00eb Rrjetit t\u00eb Grave t\u00eb Kosov\u00ebs (RrGK), Nicole Farnsworth foli p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e mb\u00ebshtetjes s\u00eb vazhdueshme politike t\u00eb Suedis\u00eb n\u00eb promovimin e t\u00eb drejtave t\u00eb grave si t\u00eb drejta t\u00eb njeriut n\u00eb rajon.<\/p>\n<p>\u201cSuedia ka qen\u00eb nj\u00ebra nd\u00ebr aleatet tona m\u00eb t\u00eb fuqishme n\u00eb \u00e7uarjen p\u00ebrpara t\u00eb reformave gjat\u00eb 10 viteve t\u00eb fundit\u201d, theksoi Farnsworth.<\/p>\n<p>Suedia, p\u00ebrmes ambasadave t\u00eb saj, Agjencis\u00eb Suedeze p\u00ebr Zhvillim dhe Bashk\u00ebpunim Nd\u00ebrkomb\u00ebtar (SIDA) dhe Fondacionit \u201cKvinna till Kvinna\u201d, ka ofruar mb\u00ebshtetje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme dhe afatgjat\u00eb politike e financiare p\u00ebr organizatat q\u00eb merren me t\u00eb drejtat e grave, duke iu mund\u00ebsuar t\u00eb sjellin ndryshime pozitive n\u00eb vendet dhe komunitetet e tyre.<\/p>\n<p>\u201cOrganizatat p\u00ebr t\u00eb drejtat e grave kan\u00eb qen\u00eb nj\u00eb forc\u00eb udh\u00ebheq\u00ebse\u00a0 p\u00ebr nd\u00ebrtimin e demokracive t\u00eb q\u00ebndrueshme, krijimin e paqes dhe avancimin e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, ndonj\u00ebher\u00eb duke qen\u00eb z\u00ebri kritik dhe v\u00ebzhguesi i vet\u00ebm q\u00eb k\u00ebrkon llogaridh\u00ebnie nga qeverit\u00eb e tyre\u201d, tha Farnsworth.<\/p>\n<p>Maja Raicevic nga Qendra p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Grave n\u00eb Mal t\u00eb Zi shpjegoi q\u00eb, p\u00ebr shembull, grupet e pavarura p\u00ebr t\u00eb drejtat e grave luajn\u00eb nj\u00eb rol ky\u00e7 n\u00eb ofrimin e sh\u00ebrbimeve p\u00ebr t\u00eb mbijetuarat nga dhuna dhe n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb llogaridh\u00ebnie nga institucionet e drejt\u00ebsis\u00eb. Puna e tyre diagnostikon \u00e7\u00ebshtje serioze n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb dhe n\u00eb sh\u00ebrbimet shtet\u00ebrore, e cila m\u00eb pas mund t\u00eb p\u00ebrdoret p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar llogaridh\u00ebnie nga qeverit\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb tej, Farnsworth vuri n\u00eb pah shum\u00eb detyra tjera q\u00eb grupet p\u00ebr t\u00eb drejtat e grave i kryejn\u00eb: \u201cNe kemi kontribuar me hulumtime t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb sigurimin e informatave p\u00ebr procese demokratike dhe ligje t\u00eb reja. Madje ne ndonj\u00ebher\u00eb edhe kemi shkruar ligje dhe politika\u201d, tha ajo. \u201cAktivistet gjithashtu kan\u00eb mb\u00ebshtetur integrimin e perspektiv\u00ebs gjinore n\u00eb procesin e aderimit n\u00eb BE; kan\u00eb ngritur vet\u00ebdijen rreth vlerave demokratike dhe barazis\u00eb gjinore; kan\u00eb leht\u00ebsuar konsultimet publike dhe angazhimin qytetar, ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb grave dhe kan\u00eb nd\u00ebrtuar paqe midis komuniteteve t\u00eb ndara\u201d, vazhdoi ajo.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht k\u00ebtyre zhvillimeve t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, ende ekzistojn\u00eb disa sfida n\u00eb rajon, i cili mbetet mjaft i paq\u00ebndruesh\u00ebm, theksuan aktivist\u00ebt.<\/p>\n<p>\u201cDemokracia vazhdon t\u00eb jet\u00eb e k\u00ebrc\u00ebnuar nga sistemi patriarkal, nacionalizmi dhe korrupsioni\u201d, theksoi Farnsworth.<\/p>\n<p>Marija Bashevska nga \u201cReaktori\u201d n\u00eb Maqedoni foli p\u00ebr sfidat e nacionalizmit dhe ndikimin k\u00ebtyre sfidave n\u00eb pun\u00ebn e aktivisteve p\u00ebr t\u00eb drejtat e grave, por edhe n\u00eb grat\u00eb individuale si qytetare.<\/p>\n<p>Z\u00ebri i grave rregullisht lihet jasht\u00eb negociatave, shpjegoi Bojana Mumin nga Fondacioni \u201cKvinna till Kvinna\u201d n\u00eb Bosnje dhe Hercegovin\u00eb. Snezhana Jakovljevic nga organizata \u201cSandglass\u201d n\u00eb Serbi theksoi se prioritetet e grave nuk jan\u00eb marr\u00eb parasysh n\u00eb dialogun midis Prishtin\u00ebs dhe Beogradit, nj\u00eb pik\u00eb kjo q\u00eb RrGK-ja shpesh e k<a href=\"https:\/\/womensnetwork.org\/wp-content\/uploads\/2018\/10\/20130120165559661.pdf\">a<\/a> theksuar.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtjet e m\u00ebdha politike sikurse shk\u00ebmbimi i kufijve, k\u00ebrc\u00ebnimet potenciale me luft\u00eb dhe negociatat vazhdojn\u00eb ta dominojn\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn publike, theksuan aktivistet. Duke e mbajtur fokusin n\u00eb k\u00ebto \u201ckriza politike\u201d, udh\u00ebheq\u00ebsit politik\u00eb e largojn\u00eb v\u00ebmendjen e publikut nga \u00e7\u00ebshtjet reale q\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme t\u00eb njer\u00ebzve, si\u00e7 jan\u00eb shkalla e lart\u00eb e papun\u00ebsis\u00eb, varf\u00ebria, sistemet e dob\u00ebta sh\u00ebndet\u00ebsore dhe arsimore, ku t\u00eb gjitha k\u00ebto ndikojn\u00eb n\u00eb ve\u00e7anti te grat\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, ndoshta p\u00ebr shkak q\u00eb aktivistet p\u00ebr t\u00eb drejtat e grave jan\u00eb nd\u00ebr z\u00ebrat e pak\u00ebt q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb llogaridh\u00ebnie nga zyrtar\u00ebt, disa aktiviste jan\u00eb shpallur \u201carmike t\u00eb shtetit\u201d. Aktivistet treguan p\u00ebr dhun\u00ebn dhe k\u00ebrc\u00ebnimet ndaj tyre, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe dhun\u00eb dhe k\u00ebrc\u00ebnime nga politikan\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb mbetur plot\u00ebsisht t\u00eb pand\u00ebshkuar; p\u00ebr politikat dhe praktikat korruptuese t\u00eb prokurimit q\u00eb e pengojn\u00eb qasjen e tyre n\u00eb burime dhe influenc\u00eb; dhe p\u00ebr politika q\u00eb p\u00ebrpiqen t\u00eb kontrollojn\u00eb trupat e grave me argumente nacionaliste p\u00ebr rritjen e shkall\u00ebs s\u00eb natalitetit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb, shum\u00eb financues t\u00eb jasht\u00ebm e kan\u00eb nd\u00ebrprer\u00eb financimin e organizatave p\u00ebr t\u00eb drejtat e grave n\u00eb rajon, me iden\u00eb q\u00eb qeverit\u00eb duhet t\u00eb marrin k\u00ebt\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi. Mir\u00ebpo kjo nuk ka ndodhur n\u00eb praktik\u00eb. T\u00eb gjitha k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje, nd\u00ebr t\u00eb tjera, kan\u00eb kontribuar n\u00eb at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb quajtur \u201c<a href=\"https:\/\/kvinnatillkvinna.se\/suffocating-the-movement-shrinking-space-for-womens-rights\/\">hap\u00ebsir\u00eb e tkurrur<\/a>&#8221; p\u00ebr aktivistet p\u00ebr t\u00eb drejtat e grave.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, mb\u00ebshtetja e vazhdueshme politike e Suedis\u00eb n\u00eb avancimin e t\u00eb drejtave t\u00eb grave si t\u00eb drejta t\u00eb njeriut n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe veprimin e thjesht\u00eb t\u00eb pranis\u00eb fizike pran\u00eb aktivisteve p\u00ebr t\u00eb drejtat e grave, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkrahje me r\u00ebnd\u00ebsi ky\u00e7e. <a href=\"https:\/\/ec.europa.eu\/europeaid\/sites\/devco\/files\/staff-working-document-gender-2016-2020-20150922_en.pdf\">Plani i veprimit gjinor<\/a> i BE-s\u00eb, i shoq\u00ebruar me kontribute financiare t\u00eb vazhdueshme p\u00ebr pun\u00ebn e grupeve t\u00eb pavarura p\u00ebr t\u00eb drejtat e grave paraqet nj\u00eb investim ky\u00e7 n\u00eb stabilitetin e rajonit dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb edhe t\u00eb Evrop\u00ebs, argumentuan aktivistet.<\/p>\n<p>\u201cSuedia, p\u00ebrmes SIDA-s dhe Fondacionit \u201cKvinna till Kvinna\u201d, ka qen\u00eb nj\u00eb shembull p\u00ebr t\u2019u ndjekur midis donator\u00ebve n\u00eb sigurimin e mb\u00ebshtetjes afatgjat\u00eb dhe fleksibile q\u00eb i plot\u00ebson nevojat tona dhe na mb\u00ebshtet\u00eb n\u00eb realizimin e q\u00ebllimeve tona t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta t\u00eb forcimit t\u00eb demokracis\u00eb dhe avancimit t\u00eb barazis\u00eb gjinore dhe t\u00eb drejtave njeriut n\u00eb vendet tona\u201d, tha Farnsworth. \u201cNe shpresojm\u00eb q\u00eb mb\u00ebshtetja e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb p\u00ebr organizatat q\u00eb merren me drejtat e grave dhe p\u00ebr fondet rajonale t\u00eb grave, me qasjen e tyre t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, do t\u00eb na mund\u00ebsoj\u00eb t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u2019i shtyjm\u00eb p\u00ebrpara reformat ky\u00e7e\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Ministris\u00eb s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme fal\u00ebnderuan aktivistet q\u00eb i ndan\u00eb me ta p\u00ebrvojat e tyre dhe theksuan q\u00eb mb\u00ebshtetja e organizatave p\u00ebr t\u00eb drejtat e grave do t\u00eb mbetet prioritet i Suedis\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p>Ky takim ishte pjes\u00eb e nj\u00eb udh\u00ebtimi t\u00eb p\u00ebrkrahur nga Fondacioni \u201cKvinna till Kvinna\u201d, gjat\u00eb t\u00eb cilit organizata p\u00ebr t\u00eb drejtat e grave nga gjasht\u00eb vende t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor (Shqip\u00ebria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia) po ashtu krijuan strategji p\u00ebr nisma t\u00eb ardhshme t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta avokuese. Kjo paraqet nj\u00eb vazhdim t\u00eb bashk\u00ebpunimit t\u00eb tyre t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm drejt integrimit t\u00eb perspektiv\u00ebs gjinore n\u00eb proceset e aderimit t\u00eb vendeve n\u00eb BE. Nga organizatat an\u00ebtare t\u00eb RrGK-s\u00eb, pjes\u00ebmarr\u00ebse tjera ishin: Vetone Veliu nga Shoqata p\u00ebr t\u00eb Drejta t\u00eb Grave n\u00eb Mitrovic\u00eb dhe Luljeta Demollli nga Qendra Kosovare p\u00ebr Studime Gjinore.<\/p>\n<p>Organizatat p\u00ebr t\u00eb drejta t\u00eb grave n\u00eb rajon kan\u00eb bashk\u00ebpunuar n\u00eb arritjen e paqes midis grupeve t\u00eb ndryshme etnike, komb\u00ebtare dhe t\u00eb tjera q\u00eb nga vitet e 90-ta. Fondacioni \u201cKvinna till Kvinna\u201d ka qen\u00eb nj\u00eb nga partner\u00ebt e tyre p\u00ebr periudh\u00ebn m\u00eb t\u00eb gjat\u00eb kohore.<\/p>\n<p>Kvinna till Kvinna\/Voskre Naumoska Ilieva<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>M\u00eb 21 shkurt, nj\u00eb delegacion i aktivisteve p\u00ebr t\u00eb drejtat e grave nga vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor u takua me p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Ministris\u00eb s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme t\u00eb Suedis\u00eb n\u00eb Stokholm t\u00eb Suedis\u00eb p\u00ebr t\u00eb diskutuar rreth gjendjes s\u00eb aktivisteve p\u00ebr t\u00eb drejtat e grave n\u00eb rajon. Ky takim u zhvilluar n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb hartimit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":3339388,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_FSMCFIC_featured_image_caption":"","_FSMCFIC_featured_image_nocaption":"","_FSMCFIC_featured_image_hide":"","footnotes":""},"categories":[58],"tags":[],"class_list":["post-3339387","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"acf":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3339387","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3339387"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3339387\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3339391,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3339387\/revisions\/3339391"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/3339388"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3339387"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3339387"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3339387"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}