{"id":3339799,"date":"2019-04-12T16:27:03","date_gmt":"2019-04-12T16:27:03","guid":{"rendered":"https:\/\/womensnetwork.org\/?p=3339799"},"modified":"2019-04-12T16:27:03","modified_gmt":"2019-04-12T16:27:03","slug":"rrefimi-i-bllaces","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/rrefimi-i-bllaces\/","title":{"rendered":"Rr\u00ebfimi i Bllac\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p><strong>28 Qershor 2002, ora 9:00<\/strong><\/p>\n<p>Po d\u00ebgjoja rr\u00ebfimet dy grave boshnjake n\u00eb nj\u00eb takim n\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebn e OSBE-s\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb t\u00eb organizuar nga ish Ambasadorja Amerikane n\u00eb Austri, znj Swanee Hunt.<\/p>\n<p>Gjasht\u00eb vjet pas p\u00ebrfundimit t\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Bosnje, ende ishte emocionuese p\u00ebr grat\u00eb nga Bosnja q\u00eb t\u00eb flasin p\u00ebr p\u00ebrvojat e tyre nga lufta. Nd\u00ebrsa po d\u00ebgjoja ato tek flisnin, e kuptova q\u00eb edhe pse kishin kaluar tre vjet pas p\u00ebrfundimit t\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, akoma kishte dhimbje n\u00eb mua q\u00eb nga lufta.<\/p>\n<p>Dhimbja ishte sidomos nga p\u00ebrvoja n\u00eb Bllace (\u2018toka e askujt\u2019 mes Kosov\u00ebs dhe Maqedonis\u00eb). Nd\u00ebrsa ato ishin duke ndar\u00eb historit\u00eb e tyre mua po m\u00eb shkonin lot\u00ebt dhe p\u00ebrderisa po i d\u00ebgjoja mendja mu kthye n\u00eb Marsin e vitit 1999.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><strong>Mars 1999,<\/strong><\/p>\n<p>Kur NATO filloi bombardimin e pozicioneve t\u00eb ushtris\u00eb serbe n\u00eb Kosov\u00eb dhe n\u00eb Serbi, e t\u00ebr\u00eb familja ime u mblodh\u00ebn te sht\u00ebpija e n\u00ebn\u00ebs sime q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb q\u00ebndronim s\u00eb bashku. Policia serbe dhe nj\u00ebsit\u00eb paramilitare ishin duke shkuar n\u00ebp\u00ebr Prishtin\u00eb duke i detyruar shqiptar\u00ebt t\u00eb largohen nga sht\u00ebpit\u00eb e tyre dhe t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb Maqedoni ose Shqip\u00ebri. Ne ishim mbi 37 njer\u00ebz n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e n\u00ebn\u00ebs: v\u00ebllez\u00ebrit e mi me grat\u00eb dhe f\u00ebmij\u00ebt e tyre, motrat e mia me bashk\u00ebshort\u00ebt dhe f\u00ebmij\u00ebt e tyre, kush\u00ebrinjt\u00eb e mi. Kishim shum\u00eb pak furnizime.<\/p>\n<p>\u00c7do dit\u00eb kemi jetuar me frik\u00ebn se policia do t\u00eb vij p\u00ebr t\u00eb na detyruar t\u00eb dalim nga sht\u00ebpia.<br \/>\nN\u00eb dit\u00ebn e 4-t\u00eb t\u00eb bombardimeve, situata u p\u00ebrkeq\u00ebsua. Policia serbe nisi hakmarrjen brutale dhe agresive ndaj shqiptar\u00ebve p\u00ebr bombardimet e NATO-s.<\/p>\n<p>Ne duhej t\u00eb ishim t\u00eb qet\u00eb dhe nat\u00ebn p\u00ebrdornim vet\u00ebm qirinj, k\u00ebshtu q\u00eb askush nuk do ta mendonte se ne jemi brenda sht\u00ebpis\u00eb. Miq nga e gjith\u00eb bota do t\u00eb m\u00eb th\u00ebrrisnin dhe m\u00eb k\u00ebrkonin t\u00eb largohesha nga Kosova para se t\u00eb b\u00ebhej tep\u00ebr von\u00eb. Refuzova. Isha me familjen time. N\u00eb sht\u00ebpin\u00eb ku jam rritur.<\/p>\n<p>Furnizimet na mbaronin \u00e7do dit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb. M\u00eb mbaruan edhe cigaret. Vendosa t\u00eb shkoj tek fqinja ime serbe q\u00eb ta lus t\u00eb m\u00eb blinte cigare, sepse n\u00eb dyqane vet\u00ebm serb\u00ebt ishin t\u00eb lejuar t\u00eb blenin gj\u00ebra.<\/p>\n<p>T\u00eb dy djemt\u00eb e saj ishin bashkuar me policin\u00eb serbe. N\u00ebna m\u00eb tha mund t\u00eb jet\u00eb tep\u00ebr e rrezikshme t\u00eb shkoja e ta vizitoja at\u00eb. Ndoshta bijt\u00eb e saj do t\u00eb jen\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi dhe t\u00eb b\u00ebjn\u00eb di\u00e7ka t\u00eb keqe, m\u00eb tha ajo. &#8220;Si mund t\u00eb m\u00eb l\u00ebndojn\u00eb ata mua?&#8221;, u p\u00ebrgjigja.<\/p>\n<p>Jam rritur me bijt\u00eb e saj. Kemi luajtur bashku. Ata ishin gjithmon\u00eb t\u00eb varf\u00ebr, k\u00ebshtu q\u00eb familja ime gjithmon\u00eb u ka ndihmuar. Q\u00eb nga rroga ime e par\u00eb n\u00eb vitin 1984, un\u00eb gjithmon\u00eb ndaja pak para p\u00ebr t\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, shkova n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e saj. Ajo ishte vet\u00ebm dhe shum\u00eb e befasuar kur m\u00ebsoi q\u00eb ne ishim n\u00eb sht\u00ebpi. I dhash parat\u00eb cigaret e mia dhe gjithashtu p\u00ebr veten e saj. Ajo m\u00eb premtoi se do t\u00eb shkonte ti blinte. Nuk e b\u00ebri kurr\u00eb.<\/p>\n<p>Dy jav\u00eb pasi filluan bombardimet, policia e armatosur serbe erdh\u00ebn n\u00eb rrug\u00ebn ton\u00eb, duke i detyruar shqiptar\u00ebt t\u00eb largohen nga sht\u00ebpit\u00eb e tyre. Ne filluam t\u00eb organizohemi. Secili prej nesh paketonte di\u00e7ka q\u00eb ta merrnim me vete, sepse nuk kishim asnj\u00eb ide se ku do t\u00eb p\u00ebrfundonim. N\u00eb \u00e7ant\u00ebn time paketova multivitaminat e mia, medikamentet e n\u00ebn\u00ebs sime dhe fur\u00e7\u00ebn e past\u00ebn e dh\u00ebmb\u00ebve.<\/p>\n<p>Celulari im nuk punonte n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebr shkak se regjimi serb kishte nd\u00ebrprer\u00eb rrjetin, duke u siguruar k\u00ebshtu q\u00eb ne nuk do t\u00eb ishim n\u00eb gjendje t\u00eb komunikonim me nj\u00ebri-tjetrin. Megjithat\u00eb, un\u00eb vendosa ta marr\u00eb me vete.<\/p>\n<p>I luta familjar\u00ebt q\u00eb mos t\u00eb p\u00ebrgjigjen n\u00eb der\u00eb n\u00eb qoft\u00eb se policia troket, duke shpresuar se ndoshta ata do t\u00eb mendojn\u00eb se ne e kishim l\u00ebn\u00eb sht\u00ebpin\u00eb. Pastaj ata erdh\u00ebn, trokit\u00ebn n\u00eb der\u00ebn ton\u00eb dhe vazhduan rrug\u00ebn p\u00ebr n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e rradh\u00ebs. Po v\u00ebzhgoja rrug\u00ebn p\u00ebrmes nj\u00eb vrime t\u00eb vog\u00ebl q\u00eb kisha hapur n\u00eb perde. U lumturova kur policia vazhdoi t\u00eb trokas n\u00eb dyert e tjera. Pastaj fqinja ime doli nga sht\u00ebpia e saj dhe vrapoi drejt policis\u00eb duke b\u00ebrtitur:<\/p>\n<p>&#8220;Ej, kthehuni! Ka njer\u00ebz n\u00eb at\u00eb sht\u00ebpi&#8221;, tregonte ajo me gisht sht\u00ebpin\u00eb ton\u00eb.<\/p>\n<p>Po t\u00eb mos kisha shkuar p\u00ebr t\u2019m\u00eb bler\u00eb cigare ajo nuk do ta dinte se ne ishim brenda n\u00eb sht\u00ebpi.<\/p>\n<p>Duhej t\u00eb mendoja shpejt. U thash familjar\u00ebve ti marrim \u00e7antat dhe t\u00eb dilnim n\u00eb rrug\u00eb. Plani ishte q\u00eb pasi t\u00eb kthehej policia t\u00eb mendonin q\u00eb ne kishim d\u00ebgjuar der\u00ebn por ishim shum\u00eb t\u00eb z\u00ebn\u00eb me paketim e \u00e7antave. Ata nj\u00ebmend u kthyen t\u00eb zem\u00ebruar duke rr\u00ebzuar der\u00ebn e sht\u00ebpis\u00eb ton\u00eb, filluan t\u00eb ul\u00ebrisnin duke na drejtuar arm\u00ebt n\u00eb kokat tona. Disi gjeta guximin dhe iu p\u00ebrgjigja me t\u00eb b\u00ebrtitura: &#8220;P\u00ebrse b\u00ebrtisni? A nuk e shihni q\u00eb po b\u00ebheshim gati p\u00ebr tu larguar dhe ishim duke paketuar \u00e7antat tona?&#8221;<\/p>\n<p>Reagimi im sikur i qet\u00ebsoi dhe ata u p\u00ebrgjigj\u00ebn: &#8220;Hajt ngutuni pra! Largohuni! Mos u ktheni m\u00eb kurr\u00eb k\u00ebtu!&#8221;<\/p>\n<p>Mezi po mbaja lot\u00ebt p\u00ebrderisa po zbrisja rrug\u00ebs me familjen. Her\u00eb pas here ktheja kok\u00ebn prapa dhe po shihja sht\u00ebpin\u00eb si p\u00ebr ti th\u00ebn\u00eb lamtumir\u00eb. Ktheva p\u00ebrs\u00ebri kok\u00ebn prapa dhe pash fqinj\u00ebn time tek hynte n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb ton\u00eb.<\/p>\n<p>Kur arrit\u00ebm n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb qytetit, kishte polici kudo. Nga \u00e7do rrug\u00eb vinin kolona t\u00eb shqiptar\u00ebve duke ecur drejt stacionit t\u00eb trenit, aty ku na drejtonte policia.<\/p>\n<p>Ka pasur shum\u00eb mij\u00ebra e mij\u00ebra njer\u00ebz q\u00eb prisnin n\u00eb stacionin e trenit. Mbi ne dhe gjithkund rreth nesh ishin snajperist\u00ebt.<\/p>\n<p>Filloi shi dhe kishim nevoj\u00eb t\u00eb gjenim di\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb strehuar n\u00ebn\u00ebn. Ajo kishte qen\u00eb e s\u00ebmur\u00eb para se t\u00eb dilnim nga sht\u00ebpia. Trenat vinin e shkonin t\u00eb mbushur me mij\u00ebra njer\u00ebz q\u00eb i d\u00ebrgonin drejt kufirit me Maqedonin\u00eb.<\/p>\n<p>Erdhi edhe radha jon\u00eb p\u00ebr tu larguar. Ky nuk ishte nj\u00eb tren pasagjer\u00ebsh, por nj\u00eb tren q\u00eb e p\u00ebrdornin p\u00ebr bartjen e kafsh\u00ebve dhe mall\u00ebrave. Na shtyn\u00eb brenda si t\u00eb ishim tuf\u00eb delesh. Nuk e dinim se ku po shkonim. Treni ishte aq i mbushur me njer\u00ebz dhe pa dritare sa q\u00eb na u desh ta b\u00ebnim nj\u00eb rreth rreth n\u00ebn\u00ebs sime q\u00eb ajo t\u00eb mund t\u00eb merrte frym\u00eb.<\/p>\n<p>Pas nj\u00eb udh\u00ebtimi 40 minut\u00ebsh treni ndaloi. Ishte dy e nat\u00ebs. D\u00ebgjuam policin\u00eb jasht\u00eb duke ul\u00ebritur: &#8220;Hidhni gaz n\u00eb tren dhe digjni t\u00eb gjith\u00eb&#8221;.<\/p>\n<p>Na lan\u00eb n\u00eb panik\u00eb brenda trenit edhe p\u00ebr dy or\u00eb tjera, derisa ata vazhdonin t\u00eb ul\u00ebrisnin nga jasht\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk mund ta besoja kur treni filloi t\u00eb l\u00ebvizte p\u00ebrs\u00ebri. Shp\u00ebtuam, ishte gjith\u00eb \u00e7ka mund t\u00eb mendoja n\u00eb at\u00eb moment.<\/p>\n<p>Ende po i mbaja lot\u00ebt. Arrit\u00ebm n\u00eb Bllace. \u2018Toka e askujt\u2019, n\u00eb mes Kosov\u00ebs dhe Maqedonis\u00eb. Policia na nxorri nga treni dhe na tha: <strong>&#8220;<\/strong><strong>Ecni mbi hekurudh\u00eb. Gjith\u00ebkah anash jush ka mina. Mos u ktheni k\u00ebtu kurr\u00eb m\u00eb\u201d.<\/strong><\/p>\n<p>Ecnim dy nga dy n\u00eb err\u00ebsir\u00eb. Mendova se ky ishte fundi. Shp\u00ebtuam! Po shkonim n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb lir\u00eb tani. Isha gati t\u00eb qaja, t\u00eb zbrazem, kur fillova t\u00eb d\u00ebgjoja z\u00ebrat. T\u00eb qara bebesh para meje. Njer\u00ebz t\u00eb shtrir\u00eb gjithandej fush\u00ebs n\u00ebp\u00ebr balt\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb t\u00eb ardhur k\u00ebtu si ne.<\/p>\n<p>P\u00ebrs\u00ebri mbajta lot\u00ebt. I thash vetes tani nuk \u00ebsht\u00eb koha p\u00ebr t\u00eb qar\u00eb por p\u00ebr t\u00eb menduar. Ecja n\u00eb mes t\u00eb fush\u00ebs dhe pyesja njer\u00ebzit se sa koh\u00eb kishin atje. Disa thonin dy, disa madje edhe pes\u00eb dit\u00eb.<\/p>\n<p>Policia maqedonase lejoi vet\u00ebm disa njer\u00ebz brenda vendit t\u00eb tyre. Ata nuk lejonin as organizatat humanitare brenda \u2018tok\u00ebs s\u00eb askujt\u2019. Ata gjithashtu ndaluan edhe mediat nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb hyjn\u00eb brenda \u2018tok\u00ebs s\u00eb askujt\u2019. Ne ishim t\u00eb bllokuar n\u00eb mes t\u00eb dy forcave t\u00eb policis\u00eb. Ata q\u00eb na detyruan me arm\u00eb ta l\u00ebm\u00eb vendin ton\u00eb dhe u mir\u00ebprit\u00ebm po me arm\u00eb maqedonase. Nuk konsideroheshim as si refugjat\u00eb. Nuk konsideroheshim as si qenie njer\u00ebzore. Jo, kjo nuk ishte Bllace, \u2018toka e askujt\u2019. Ishte vet ferri.<\/p>\n<p>Shqet\u00ebsimi im i par\u00eb ishte n\u00ebna ime. Mendoja se do t\u00eb vdiste po t\u00eb q\u00ebndronte nj\u00eb dit\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb ferr. Duhej t\u00eb mendoja di\u00e7ka. D\u00ebgjova nj\u00eb zhurm\u00eb nga celulari im. Rrjeti punonte k\u00ebtu. Nuk mund ta besoja. Celulari im punonte. Shp\u00ebtuam p\u00ebrs\u00ebri!<\/p>\n<p>Ora sh\u00ebnonte 06:00 n\u00eb m\u00ebngjes dhe prita edhe pak e pastaj fillova duke i thirrur organizatat humanitare q\u00eb i dija n\u00eb Maqedoni. Ata t\u00eb gjith\u00eb m\u00eb dhan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn p\u00ebrgjigje: <strong>&#8220;Nuk jemi t\u00eb lejuar t\u00eb hym\u00eb n\u00eb Bllace<\/strong><strong>!&#8221;<\/strong><\/p>\n<p>Kamion\u00ebt me buk\u00eb po afroheshin n\u00eb Bllace por nuk lejoheshin brenda. Ata filluan t\u00eb hedhin buk\u00ebn n\u00eb turm\u00eb njer\u00ebzish, t\u00eb cil\u00ebt shtyheshin para t\u00eb kapnin ndonj\u00eb cop\u00eb buke. Kishin f\u00ebmij\u00eb p\u00ebr t\u00eb ushqyer.<\/p>\n<p>B\u00ebnte ftoht\u00eb k\u00ebshtu q\u00eb vesha edhe nj\u00eb xhaket\u00eb shtes\u00eb. E mbuluam n\u00ebn\u00ebn time me batanijen q\u00eb kishim marr nga sht\u00ebpia. Ajo nuk po ndihej mir\u00eb dhe duhej ta largoja sa m\u00eb par\u00eb nga k\u00ebtu, por si?<\/p>\n<p>Nga larg pash\u00eb nj\u00eb ekip televiziv. Vrapova n\u00eb drejtim t\u00eb tyre duke ul\u00ebritur, e zem\u00ebruar: <strong>&#8220;<\/strong><strong>Ku jeni deri tani? A nuk e shihni q\u00eb njer\u00ebzit jan\u00eb duke vdekur k\u00ebtu? \u00c7far\u00eb ju mori kaq gjat\u00eb?&#8221;<\/strong><\/p>\n<p>Ata ishin gazetar\u00eb amerikan\u00eb nga televizioni NBC TV. Gazetarja e kuptoi gjith\u00eb at\u00eb zem\u00ebrim dhe ma ktheu: <strong>&#8220;M\u00eb quajn\u00eb Amy<\/strong><strong>, un\u00eb punoj p\u00ebr televizionin NBC. Na rr\u00ebfeni historin\u00eb tuaj&#8221;. <\/strong>Akoma e zem\u00ebruar u p\u00ebrgjigja: <strong>&#8220;<\/strong><strong>Cil\u00ebn histori? K\u00ebt\u00eb \u00e7ka po ju shohin syt\u00eb \u00ebsht\u00eb historia ime!&#8221;<\/strong><\/p>\n<p>Amy ishte shum\u00eb e sjellshme dhe po p\u00ebrpiqej t\u00eb m\u00eb qet\u00ebsonte. Ajo m\u00eb shpjegoi se si kishte arritur t\u00eb hynte n\u00eb Bllace bashk\u00eb me ekipin e saj. U ishte dashur t\u00eb ecnin n\u00ebp\u00ebr male pasi policia maqedonase nuk po i lejonte t\u00eb vinin n\u00eb k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb impresionoi me guximin e saj. Fillova t\u00eb qet\u00ebsohem disi. Para kameras u tregova historin\u00eb ton\u00eb se si u d\u00ebbuam nga sht\u00ebpit\u00eb tona dhe udh\u00ebtimin ton\u00eb n\u00eb Bllace.<\/p>\n<p>Para se t\u00eb largoheshin m\u00eb p\u00ebrqafoi duke na uruar udh\u00ebtim t\u00eb sigurt dhe pastaj Amy m\u00eb tha: <strong>&#8220;Nuk e di n\u00ebse do t\u00eb ket\u00eb<\/strong><strong> nj\u00eb tjet\u00ebr shans p\u00ebr t\u00eb ardhur brenda k\u00ebtu, por pasi q\u00eb telefoni po t\u00eb punon un\u00eb mund t\u00eb t\u00eb telefonoj\u201d.<\/strong><\/p>\n<p>Amy dhe kameramani i saj u kthyen n\u00eb Maqedoni duke marr\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn rrug\u00eb p\u00ebrs\u00ebri: n\u00ebp\u00ebr male.<\/p>\n<p>N\u00ebna ime vazhdonte t\u00eb kishte shum\u00eb ftoht\u00eb. M\u00eb erdhi nj\u00eb ide. I thash n\u00ebn\u00ebs t\u00eb ngrihej dhe p\u00ebrderisa po e ndihmoja t\u00eb mbahej fillova t\u00eb ec bashk\u00eb me t\u00eb shum\u00eb shpejt\u00eb rreth Bllaces, derisa asaj iu v\u00ebshtir\u00ebsua frym\u00ebmarrja. Pastaj shpejt e thirra motr\u00ebn dhe i thash: <strong>\u201cShkoni. Afrohuni te policia maqedonase dhe thuaju se plaka \u00ebsht\u00eb duke vdekur\u201d. <\/strong>Po e shihja motr\u00ebn time dhe n\u00ebn\u00ebn duke ecur n\u00eb drejtim t\u00eb policis\u00eb t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebr \u00e7udi i lejuan t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb Maqedoni. Funksionoi. Ato tashm\u00eb u fut\u00ebn n\u00eb Maqedoni.<\/p>\n<p>Shum\u00eb shpejt\u00eb u p\u00ebrhap fjala se po m\u00eb punonte telefoni, k\u00ebshtu q\u00eb miqt\u00eb filluan t\u00eb th\u00ebrrisnin pandalur. Pak m\u00eb larg \u2018tok\u00ebs s\u00eb askujt\u2019, n\u00eb an\u00ebn e Kosov\u00ebs ishte nj\u00eb sht\u00ebpi bosh, ku ende kishte energjia elektrike k\u00ebshtu q\u00eb isha n\u00eb gjendje t\u00eb karikoj baterit\u00eb e telefonit.<\/p>\n<p>Turma e njer\u00ebzve ve\u00e7 sa rritej \u00e7do or\u00eb. Trenat po sillnin njer\u00ebz pa ndalur. Pasdite takova miken time, Flaka Surroi, e cila atehere perfaqesonte UNICEF-in n\u00eb Kosov\u00eb. Ajo ishte n\u00eb Maqedoni dhe me distinktivin e UNICEF-it rreth qaf\u00ebs, asaj iu lejua t\u00eb futej n\u00eb \u2018tok\u00ebn e askujt\u2019 p\u00ebr t\u00eb par\u00eb se mos gjente familjen e saj, por jo edhe p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb ndonj\u00eb ndihm\u00eb humanitare.<\/p>\n<p>Flaka m\u00eb tha se mund t\u00eb m\u00eb ndihmoj\u00eb t\u00eb dal por i duhej t\u00eb kthehej pas q\u00eb t\u00eb m\u00eb siguronte nj\u00eb distinktiv t\u00eb UNICEF-it. Tunduese. Por, pastaj i mendova k\u00ebta mij\u00ebra njer\u00ebz t\u00eb cil\u00ebt do ti lija prapa n\u00eb k\u00ebt\u00eb ferr.<\/p>\n<p>Kisha nj\u00eb telefon celular dhe mendova se mund t\u00eb jem m\u00eb e dobishme p\u00ebr njer\u00ebzit dhe t\u00eb ndaj informacionin nga k\u00ebtu, k\u00ebshtu q\u00eb vendosa t\u00eb q\u00ebndroj.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs po binte nj\u00eb shi i im\u00ebt. Mjaftonte sa p\u00ebr t\u00eb na l\u00ebn\u00eb t\u00eb lagur vazhdimisht. N\u00eb mbr\u00ebmje njer\u00ebzit po p\u00ebrpiqeshin t\u00eb ndiznin pak zjarr sa p\u00ebr tu ngrohur, por rigat e shiut po e fiknin.<\/p>\n<p>Nuk kisha ngr\u00ebn\u00eb t\u00ebr\u00eb dit\u00ebn, por kisha uj\u00eb dhe po i merrja edhe tabletat mulitivitamina. U ndjeva e lumtur q\u00eb i kisha marr me vete.<\/p>\n<p>Nuk m\u00eb flihej. Nuk e di a flinte kush ngaq\u00eb kishe shume lag\u00ebshti. U \u00e7ova dhe u shkoja turmave af\u00ebr. Bisedoja me ta. Mundohesha tu ipja shpres\u00eb se gj\u00ebrat do t\u00eb ndryshojn\u00eb shum\u00eb shpejt\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7eli edhe nj\u00eb dit\u00eb e re. I mlodha f\u00ebmij\u00ebt q\u00eb t\u00eb luanim. D\u00ebshiroja ta kishim nj\u00eb top p\u00ebr t\u00eb luajtur, por meq\u00eb nuk kishim asgj\u00eb po b\u00ebnim gjimanstik\u00eb. F\u00ebmij\u00ebt u g\u00ebzuan. N\u00eb fytyrat e prind\u00ebrve po shfaqej nj\u00eb fije buz\u00ebqeshje.<\/p>\n<p>Pastaj filluan lajmet tragjike. Dy foshnja t\u00eb sapolindura vdiq\u00ebn gjat\u00eb nat\u00ebs dhe nj\u00eb plak i cili ishte i s\u00ebmur\u00eb vdiq sepse nuk kishte asnj\u00eb kujdes mjek\u00ebsor p\u00ebr t\u00eb. Mendova se tani k\u00ebshtu do ti kishim m\u00ebngjeset. Di\u00e7ka duhej b\u00ebr\u00eb shpejt.<\/p>\n<p>Vazhdimisht po i informoja mediat p\u00ebrmes telefonit p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb. Ende nuk po lejoheshin mediat nd\u00ebrkomb\u00ebtare apo organizatat humanitare. Njer\u00ebzit filluan t\u00eb prisnin me duart e tyre disa drunj\u00eb. K\u00ebshtu ata mund t\u00eb krijonin tenda t\u00eb p\u00ebrkohshme me batanije. Dit\u00ebt ishin gjithmon\u00eb t\u00eb zhurmshme. Njer\u00ebzit flisnin me zem\u00ebrim, duke u pyetur kur do t\u00eb ndryshonin gj\u00ebrat. P\u00ebrpiqeshin t\u00eb merrnin ca buk\u00eb kur vinte kamioni. Por mbr\u00ebmjet, mbr\u00ebmjet ishin t\u00eb heshtura. Un\u00eb prap n\u00eb mbr\u00ebmje filloja ritualin af\u00ebr turmave, duke biseduar, duke i ngush\u00eblluar, duk\u00eb u dh\u00ebn\u00eb shpres\u00eb. Nuk i mendova kurr\u00eb nevojat e mia, por nevojat e tyre.<\/p>\n<p>M\u00ebngjesin tjet\u00ebr, si\u00e7 edhe ja kisha kisha frik\u00ebn, d\u00ebgjuam p\u00ebr ata q\u00eb vdiq\u00ebn gjat\u00eb nat\u00ebs.<br \/>\nAta u varros\u00ebn n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb lumit t\u00eb vog\u00ebl.<\/p>\n<p>Mendova se ne duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb di\u00e7ka. Nuk mund t\u00eb rrinim k\u00ebtu dhe t\u00eb b\u00ebnim asgj\u00eb kur njer\u00ebzit po vdisnin n\u00eb k\u00ebto kushte.<\/p>\n<p>Po m\u00eb binte telefoni. Ishte partnerja ime Rachel. Para se t\u00eb fillonin bombardimet, policia serbe kishte urdh\u00ebruar t\u00eb gjith\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt t\u00eb largohen nga Kosova. Ajo nuk donte t\u00eb largohej, t\u00eb m\u00eb linte, por m\u00eb \u00ebsht\u00eb dashur ta bind q\u00eb t\u00eb niset p\u00ebr Budapest. \u00c7do dit\u00eb ajo telefononte p\u00ebr t\u00eb pyetur se si jan\u00eb gj\u00ebrat. Kur ka d\u00ebgjuar q\u00eb ne na detyruan t\u00eb largohemi nga sht\u00ebpia jon\u00eb, ajo mori fluturimin e par\u00eb p\u00ebr n\u00eb Greqi, pastaj me tren n\u00eb Maqedoni, p\u00ebr t\u00eb m\u00eb par\u00eb. <strong>&#8220;Igo, ku je?&#8221;<\/strong>, pyeti dhe vazhdoi, <strong>&#8220;Un\u00eb jam brenda n\u00eb Bllace, por \u00ebsht\u00eb aq shum\u00eb e mbushur me njer\u00ebz, nuk po mund t\u00eb t\u00eb gjej&#8221;.<\/strong><\/p>\n<p>Ajo ishte brenda, n\u00eb \u2018tok\u00ebn e askujt\u2019! Zemra filloi t\u00eb m\u00eb k\u00ebrcente. Nd\u00ebrsa ne po flisnim n\u00eb telefon po i jepnim nj\u00ebra tjetr\u00ebs udh\u00ebzime se ku t\u00eb takoheshim. <strong>&#8220;Shih at\u00eb pem\u00ebn e madhe para lumit? Hajde t\u00eb ecim n\u00eb drejtim t\u00eb saj&#8221;<\/strong> i thash.<\/p>\n<p><strong>&#8220;Un\u00eb kam nj\u00eb \u00e7ad\u00ebr&#8221;<\/strong> tha ajo. Po ecja n\u00eb drejtim t\u00eb pem\u00ebs, por ende nuk mund ta shihja p\u00ebr shkak t\u00eb turm\u00ebs. Pastaj mu shfaq, aty, para meje. Vrapuam drejt\u00eb nj\u00ebra tjetr\u00ebs dhe u p\u00ebrqafuam gjat\u00eb. Pash q\u00eb edhe mikesha jon\u00eb Siobhan ishte me t\u00eb, duke filmuar \u00e7do gj\u00eb me kameran e saj.<\/p>\n<p>Ato kishin arritur t\u00eb bindin policin\u00eb maqedonase ti lejonte t\u00eb hynin brenda \u2018tok\u00ebs s\u00eb askujt\u2019, por sigurisht u ishte dashur ta fshihnin kamer\u00ebn.<\/p>\n<p>Ato soll\u00ebn shum\u00eb ushqime dhe cigare. I shp\u00ebrndam\u00eb t\u00eb gjitha menj\u00ebher\u00eb. Ato m\u00eb kishin sjell\u00eb edhe nj\u00eb thes gjumi.<\/p>\n<p>&#8220;Duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb di\u00e7ka k\u00ebtu&#8221; u thash, &#8220;ndonj\u00eb lloj proteste. Ju mund t\u00eb na ndihmoni dhe ti informoni t\u00eb gjitha mediat e pranishme n\u00eb Maqedoni. Gjithashtu t\u00eb gjith\u00eb lider\u00ebt politik\u00eb&#8221;.<br \/>\nAto q\u00ebndruan p\u00ebr kat\u00ebr or\u00eb. Nd\u00ebrsa i shihja tek largoheshin, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb ndjeva se edhe un\u00eb doja t\u00eb largohesha bashk\u00eb me to. Mu duk se mu thye zemra, e megjithat\u00eb duhet t\u00eb q\u00ebndroja e ta organizoja protest\u00ebn.<\/p>\n<p>E formuam nj\u00eb komision p\u00ebr t\u00eb planifikuar organizimin e protest\u00ebs. Ram\u00eb dakord q\u00eb dit\u00ebn e nes\u00ebrme, n\u00eb or\u00ebn 11:00 do t\u00eb fillojm\u00eb paketimin e \u00e7antave tona. Pastaj do t\u00eb rreshtoheshim drejt\u00eb p\u00ebrball\u00eb me kufirin maqedonas dhe pik\u00ebrisht n\u00eb mesdit\u00eb, te ecnin drejt kufirit ngadal\u00eb, por me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb duke thirrur: HELP (ndihm\u00eb)!<\/p>\n<p>At\u00eb mbr\u00ebmje i informuam t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ata t\u00eb ishin t\u00eb p\u00ebrgatitur p\u00ebr dit\u00ebn e nes\u00ebrme. T\u00eb gjith\u00eb e kishin nj\u00eb hije buz\u00ebqeshje n\u00eb fytyrat e tyre, sepse po ndiheshin mir\u00eb q\u00eb m\u00eb n\u00eb fund ata do t\u00eb b\u00ebnin di\u00e7ka.<\/p>\n<p>M\u00eb erdhi nj\u00eb telefonat\u00eb. Ishte Amy. Ajo ishte duke telefonuar vazhdimisht p\u00ebr t\u00eb pyetur se si ishte situata, por k\u00ebt\u00eb her\u00eb ajo tha se NBC do t\u00eb m\u00eb telefonojn\u00eb direkt nga SHBA. Ata m\u00eb b\u00ebn\u00eb disa pyetje lidhur me situat\u00ebn dhe pastaj ata pyet\u00ebn: <strong>&#8220;<\/strong><strong>Igo, pse dhe me k\u00eb jeni zem\u00ebruar?&#8221;<\/strong><\/p>\n<p>U p\u00ebrgjigja: <strong>&#8220;Jam e zem\u00ebruar me<\/strong><strong> fuqit\u00eb e m\u00ebdha q\u00eb e din\u00eb se \u00e7far\u00eb po ndodh k\u00ebtu dhe po b\u00ebjn\u00eb asgj\u00eb p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb presion n\u00eb Qeverin\u00eb e Maqedonis\u00eb p\u00ebr t\u00eb na l\u00ebn\u00eb t\u00eb hym\u00eb n\u00eb Maqedoni!&#8221;<\/strong><\/p>\n<p>At\u00eb nat\u00eb hapa thesin e gjumit q\u00eb m\u00eb kishte sjell\u00eb Rachel dhe p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb fjeta. U ndjeva sikur t\u00eb isha n\u00eb hotelin m\u00eb t\u00eb shtrenjt\u00eb n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n<p>Rachel dhe Siobhan kishin informuar t\u00eb gjitha mediat nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb pranishme n\u00eb Maqedoni k\u00ebshtu q\u00eb t\u00eb nes\u00ebrmen n\u00eb m\u00ebngjes rreth kufirit kishte nj\u00eb turm\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb gazetar\u00ebve. E vum\u00eb re q\u00eb uniforma e policis\u00eb kishte ndryshuar. Ata kishin veshur uniforma t\u00eb ve\u00e7anta me xhaketa antiplumb dhe kishin shkopinj gome n\u00eb duar. Ata ishin n\u00eb dijeni t\u00eb planit ton\u00eb!<\/p>\n<p>Rreth or\u00ebs 10:00, m\u00eb erdhi nj\u00eb telefonat\u00eb nga nj\u00eb mik i cili jetonte n\u00eb Maqedoni: <strong>&#8220;<\/strong><strong>Igo, duhet ta nd\u00ebrpres\u00ebsh k\u00ebt\u00eb protest\u00eb. Kjo do t\u00eb \u00e7oj\u00eb n\u00eb nj\u00eb luft\u00eb me t\u00eb madhe. Policia mund edhe t\u00eb gjuaj n\u00eb njer\u00ebz!&#8221;<\/strong><\/p>\n<p>Ai kishte t\u00eb drejt\u00eb, ne duhej ta ndryshonim planin ton\u00eb shpejt. N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb ecnim drejt kufirit, ne vendos\u00ebm q\u00eb t\u00eb q\u00ebndrojm\u00eb n\u00eb vend dhe t\u00eb b\u00ebrtisnim: Ndihm\u00eb!<\/p>\n<p>Ishte e v\u00ebshtir\u00eb ti bindnim njer\u00ebzit t\u00eb ndryshonim planin. N\u00eb or\u00ebn 11:00 u ngrit\u00ebm n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, i p\u00ebrgatit\u00ebm \u00e7antat. Po dridhesha nga frika se njer\u00ebzit do t\u00eb ecnin, por n\u00eb or\u00ebn 12:00, t\u00eb gjith\u00eb u ndal\u00ebn n\u00eb nj\u00eb vend dhe p\u00ebr gjysm\u00eb ore ne t\u00eb gjith\u00eb po b\u00ebrtisnim: NDIHM\u00cb!<\/p>\n<p>Polic\u00ebt ishin t\u00eb irrituar por nuk intervenuan pasi q\u00eb ne nuk ec\u00ebm drejt kufirit. Pas b\u00ebrtimave, njer\u00ebzit ngadal\u00eb hapnin \u00e7antat, nxirrnin sendet e tyre dhe vazhduan duke biseduar me nj\u00ebri-tjetrin.<\/p>\n<p>Pastaj m\u00eb erdhi nj\u00eb telefonat\u00eb tjet\u00ebr: <strong>&#8220;<\/strong><strong>Ja arrit\u00ebt! Funksionoi! Sonte ata do t\u00eb lejojn\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb futen n\u00eb Maqedoni!&#8217;<\/strong><br \/>\nUn\u00eb fillova duke p\u00ebrhapur informacionin dhe u k\u00ebrkoja q\u00eb edhe ata ta p\u00ebrhapin lajmin. U p\u00ebrlot\u00ebn. Un\u00eb jo. Akoma jo.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebsaj, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb u ndjeva e lodhur dhe gjith\u00eb energjia m\u00eb ishte zhdukur. P\u00ebrfundoi. U ndjeva sikur misioni im mbaroi. Tani mund ta telefonoja miken time nga UNICEF t\u00eb m\u00eb ndihmoj\u00eb t\u00eb dal nga ky ferr.<\/p>\n<p>Kur i telefonova ajo m\u00eb tha: <strong>&#8220;<\/strong><strong>Ne tu lut\u00ebm dit\u00ebn e par\u00eb t\u00eb vish me ne, por ti refuzove, k\u00ebshtu q\u00eb tani q\u00ebndro aty&#8221;. <\/strong>Buz\u00ebqesha. E dija se po b\u00ebnte shaka me mua. M\u00eb pas ajo tha: <strong>&#8220;N\u00eb<\/strong><strong> or\u00ebn 13:00 do t\u00eb vijm\u00eb t\u00eb marrim!&#8221;<\/strong><\/p>\n<p>Flaka u vonua p\u00ebr shkak t\u00eb problemeve me policin\u00eb maqedonase. Ajo kishte nj\u00eb distinktiv tw UNICEF-it p\u00ebr mua dhe un\u00eb duhej te luaja rolin e punonjeses nderkombetare te UNICEF-it. Filluam te ecnim n\u00eb drejtim t\u00eb kufirit, kur kuptova se nj\u00eb polic maqedonas po na ndiqte nga pas. Ai dyshonte se une isha punonjese nd\u00ebrkomb\u00ebtare e UNICEF-it. Pastaj fillova ti flisja me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb Flakes duke pretenduar se jam nderkombetare: &#8220;Shiko gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb balt\u00eb mbi pantallonat e mia, nuk mund ta besoj gjithe k\u00ebt\u00eb balt\u00eb. Kam k\u00ebtu vet\u00ebm tridhjet\u00eb minuta dhe shiko si u bera!!!&#8221;<\/p>\n<p>Polici u kthye prapa. Ia dola.<\/p>\n<p>Ecem n\u00eb drejtim t\u00eb makin\u00ebs s\u00eb UNICEF-it. Kur u ula brenda n\u00eb makin\u00eb, vetem atehere, filluan lotet. Qava gjate gjithe rruges nga Bllace deri ne Shkup.<\/p>\n<p><strong>28 Qershor 2002, ora 19:00<\/strong><\/p>\n<p>Ish ambasadorja amerikane Swanee Hunt ka themeluar nj\u00eb organizat\u00eb t\u00eb quajtur: &#8220;Grat\u00eb b\u00ebjn\u00eb paq\u00eb&#8221;. Ajo erdhi n\u00eb Prishtin\u00eb vitin e kaluar dhe k\u00ebt\u00eb vit t\u00eb takohej me ne, organizatat e grave dhe grat\u00eb n\u00eb parlament. Ajo sapo kishte publikuar librin me rr\u00ebfimet e grave boshnjake. Ambasadoren e shoq\u00ebronin edhe dy gra boshnjake t\u00eb cilat kishin ardhur p\u00ebr t\u00eb ndar\u00eb historit\u00eb e tyre me ne.<\/p>\n<p>N\u00eb mbr\u00ebmje ajo organizoi nj\u00eb dark\u00eb n\u00eb nj\u00eb restorant t\u00eb mir\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb. Un\u00eb shkova dhe u ula n\u00eb tryez\u00eb me grat\u00eb nga Bosnja. Znj Hunt u ul me ne. I dhurova asaj dy libra t\u00eb botuar nga UNHCR-Kosova p\u00ebr situat\u00ebn n\u00eb Kosov\u00eb para dhe pas luft\u00ebs dhe nj\u00eb tjet\u00ebr lidhur me grat\u00eb kosovare.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa ajo ishte duke shfletuar librat, k\u00ebshilltarja e saj u afrua dhe po e pyeste di\u00e7ka. Edhe ajo po i shihte librat q\u00eb po shfletonte ambasadorja dhe pastaj m\u00eb pa mua. M\u00eb shikoi si t\u00eb isha dikush q\u00eb ajo e njihte m\u00eb par\u00eb. Ajo m\u00eb njohu z\u00ebrin. Ajo e pa fotografin\u00eb time n\u00eb lib\u00ebr dhe emri im i shkruar posht\u00eb fotografis\u00eb, at\u00ebher\u00eb u kthye nga un\u00eb dhe tha: <strong>&#8220;Igo, je me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ti? Un\u00eb<\/strong><strong> jam Amy! Amy nga Bllace me ekipin e TV!&#8221;<\/strong><\/p>\n<p>Nuk po u besoja syve. N\u00eb lot, e p\u00ebrqafuam nj\u00ebra-tjetr\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb. Ne nuk e njoh\u00ebm nj\u00ebra-tjetr\u00ebn.<\/p>\n<p><strong>&#8220;<\/strong><strong>\u00c7far\u00eb po b\u00ebn n\u00eb organizat\u00ebn \u2018Grat\u00eb b\u00ebjn\u00eb paqe\u2019?&#8221;<\/strong> e pyeta.<\/p>\n<p><strong>&#8220;E pra<\/strong><strong>, q\u00eb kur jam takuar me ty, m\u00eb ke ndryshuar jet\u00ebn. K\u00ebshtu q\u00eb vendosa t\u00eb punoj me organizata t\u00eb grave dhe ja ku jam!&#8221;<\/strong><\/p>\n<p>Biseduam gj\u00ebr\u00eb e gjat\u00eb derisa erdhi koha p\u00ebr t&#8217;u larguar. Ajo do t\u00eb largohej nga Kosova n\u00eb m\u00ebngjes, por Amy premtoi se do t\u00eb kthehej dhe t\u00eb d\u00ebgjonte vazhdimin e rr\u00ebfimit.<\/p>\n<p>***<\/p>\n<p>Q\u00ebkur hyra n\u00eb Maqedoni me vetur\u00ebn e UNICEF n\u00eb vitin1999, pushova p\u00ebr dy jav\u00eb dhe pastaj punova me grat\u00eb dhe f\u00ebmij\u00ebt me organizaten \u201cMotrat Qiriazi\u201d me perkrahje te organizates suedeze Kvinna till Kvinna, n\u00eb kampet e refugjat\u00ebve n\u00eb Maqedoni.<\/p>\n<p>Kur u kthyem n\u00eb sht\u00ebpi n\u00eb korrik t\u00eb vitit 1999, vazhdova pun\u00ebn me grat\u00eb dhe f\u00ebmij\u00ebt e traumatizuar dhe duke ndihmuar njer\u00ebzit n\u00eb nevoj\u00eb. Mendova se isha ballafaquar me dhimbjen e luft\u00ebs, por duke d\u00ebgjuar rr\u00ebfimet e grave boshnjake, kuptova q\u00eb e mbaja ende n\u00eb supe historin\u00eb time t\u00eb dhimbshme t\u00eb Bllaces dhe se ritakimi me Amy ishte procesi i sh\u00ebrimit tim.<\/p>\n<p>Gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb miqt\u00eb m\u00eb pyesnin pse nuk shkruaj p\u00ebr p\u00ebrvoj\u00ebn time n\u00eb Bllace. Nuk mundja, por tani ndjej q\u00eb mundem. U ula. T\u00ebr\u00eb dit\u00ebn shkrova. Ndjehem m\u00eb mir\u00eb tani. Tani e nxorra gjith\u00eb \u00e7ka pata.<\/p>\n<p><strong>Igo Rogova<\/strong><\/p>\n<p><strong>29 Qershor 2002<\/strong><\/p>\n<p><strong>Prishtin\u00eb, Kosov\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>28 Qershor 2002, ora 9:00 Po d\u00ebgjoja rr\u00ebfimet dy grave boshnjake n\u00eb nj\u00eb takim n\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebn e OSBE-s\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb t\u00eb organizuar nga ish Ambasadorja Amerikane n\u00eb Austri, znj Swanee Hunt. Gjasht\u00eb vjet pas p\u00ebrfundimit t\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Bosnje, ende ishte emocionuese p\u00ebr grat\u00eb nga Bosnja q\u00eb t\u00eb flasin p\u00ebr p\u00ebrvojat e tyre nga lufta. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":3339800,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_FSMCFIC_featured_image_caption":"","_FSMCFIC_featured_image_nocaption":"","_FSMCFIC_featured_image_hide":"","footnotes":""},"categories":[58],"tags":[],"class_list":["post-3339799","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"acf":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3339799","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3339799"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3339799\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3339803,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3339799\/revisions\/3339803"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/3339800"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3339799"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3339799"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3339799"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}