{"id":3340535,"date":"2019-06-18T19:08:29","date_gmt":"2019-06-18T19:08:29","guid":{"rendered":"https:\/\/womensnetwork.org\/?p=3340535"},"modified":"2019-06-18T19:11:24","modified_gmt":"2019-06-18T19:11:24","slug":"rrgk-perkrah-punen-e-palodhshme-dhe-transparente-te-komisionit-qeveritar-per-njohjen-dhe-verifikimin-e-statusit-te-personave-te-dhunuar-gjate-luftes-clirimtare-te-kosoves","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/rrgk-perkrah-punen-e-palodhshme-dhe-transparente-te-komisionit-qeveritar-per-njohjen-dhe-verifikimin-e-statusit-te-personave-te-dhunuar-gjate-luftes-clirimtare-te-kosoves\/","title":{"rendered":"RrGK p\u00ebrkrah pun\u00ebn e palodhshme dhe transparente t\u00eb Komisionit Qeveritar p\u00ebr Njohjen dhe Verifikimin e Statusit t\u00eb Personave t\u00eb Dhunuar gjat\u00eb Luft\u00ebs \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Sot, m\u00eb 18 qershor, p\u00ebrfaq\u00ebsueset e Rrjetit t\u00eb Grave t\u00eb Kosov\u00ebs (RrGK) vizituan <a href=\"https:\/\/www.facebook.com\/permalink.php?story_fbid=343533129827453&amp;id=343412826506150&amp;__tn__=K-R\">Komisionin Qeveritar p\u00ebr Njohjen dhe Verifikimin e Statusit t\u00eb Personave t\u00eb Dhunuar gjat\u00eb Luft\u00ebs \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs<\/a> me q\u00ebllim p\u00ebr tu njohur nga af\u00ebr me ecurin\u00eb e procesit p\u00ebr njohjen dhe verifikimin e statusit t\u00eb personave t\u00eb dhunuar gjat\u00eb luft\u00ebs, sfidat me t\u00eb cilat po p\u00ebrballet ky Komision dhe p\u00ebr t\u00eb shprehur p\u00ebrkrahjen e RrGK p\u00ebr pun\u00ebn e palodhshme dhe transparente t\u00eb Komisionit.<\/p>\n<p>\u201cNe kemi qen\u00eb pjes\u00eb t\u00eb rrug\u00ebtimit t\u00eb Komisionit, qysh n\u00eb fillet e tij dhe e njohim nga af\u00ebr pun\u00ebn e paanshme dhe transparente t\u00eb k\u00ebtij Komisioni,\u201d u shpreh Ariana Qosaj-Mustafa, Kryetare e Bordit t\u00eb RrGK.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr sfidat kryesore t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb Komisionit, Minire Begaj-Balaj, Kryetare e Komisionit, renditi problemin e l\u00ebnd\u00ebve t\u00eb pakompletuara q\u00eb arrijn\u00eb tek Komisioni qysh n\u00eb fillim kur ato sillen p\u00ebr aplikim, si dhe vonesat n\u00eb p\u00ebrgjigje p\u00ebr k\u00ebrkesat me q\u00ebllim verifikues q\u00eb iu b\u00ebhen organizatave t\u00eb tjera q\u00eb kan\u00eb ofruar sh\u00ebrbime p\u00ebr pal\u00ebt n\u00eb fjal\u00eb pas p\u00ebrfundimit t\u00eb luft\u00ebs (e q\u00eb nuk p\u00ebrfshijn\u00eb kat\u00ebr organizatat q\u00eb tashm\u00eb jan\u00eb t\u00eb autorizuara p\u00ebr t\u00eb pranuar aplikimet: Qendra Kosovare p\u00ebr Rehabilitimin e t\u00eb Mbijetuarve t\u00eb Tortur\u00ebs, Medica Kosova, Medica Gjakova dhe Qendra p\u00ebr Provomimin e t\u00eb Drejtave t\u00eb Grave n\u00eb Drenas).<\/p>\n<p>Tutje, zn. Begaj-Balaj prezantoi pun\u00ebn e Komisionit p\u00ebrmes shifrave, nga koha kur ky Komision filloi pun\u00ebn e tij n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2018, ku u tha se deri m\u00eb tani jan\u00eb pranuar 1,058 aplikime, prej t\u00eb cilave 395 jan\u00eb aprovuar, 152 jan\u00eb refuzuar, 52 jan\u00eb n\u00eb proces, duke p\u00ebrb\u00ebr\u00eb k\u00ebshtu gjithesjt 599 raste t\u00eb trajtuara, nd\u00ebrkaq 461 mbeten n\u00eb trajtim. Ajo theksoi se shumica e aplikimeve jan\u00eb b\u00ebr\u00eb nga grat\u00eb, nj\u00eb p\u00ebrqindje e tyre e vog\u00ebl nga burrat, gjegj\u00ebsisht shumica e aplikimeve jan\u00eb nga komuniteti shqiptar\u00eb, por ka edhe nga komunitetet tjera.<\/p>\n<p>\u201cMegjithat\u00eb, puna dhe efikasiteti i Komisionit, nuk duhet t\u00eb matet vet\u00ebm me numrin e aplikimeve t\u00eb aprovuara; duhet ta kemi parasysh faktin q\u00eb trajtimi i rasteve ndonj\u00ebher\u00eb n\u00ebnkupton edhe trajtimin e nj\u00eb rasti deri n\u00eb gjasht\u00eb her\u00eb, si rezultat i dosjeve q\u00eb na vin\u00eb t\u00eb pakompletuara, e k\u00ebshtu do ta kuptonim q\u00eb matematikisht shifrat e pun\u00ebs ton\u00eb jan\u00eb m\u00eb t\u00eb larta se sa numri i rasteve t\u00eb aprovuara\u201d u shpreh ajo.<\/p>\n<p>Duke \u00e7muar angazhimin e Komisionit, Igballe Rogova, Drejtore Ekzekutive e RrGK, u shpreh se \u201cSi\u00e7 e kemi v\u00ebn\u00eb n\u00eb pah gjithmon\u00eb ne si RrGK, duhet t\u00eb respektohet vullneti i vet t\u00eb mbijetuarve n\u00eb raport me aplikimin p\u00ebr njohjen dhe verifikimin e statusit t\u00eb tyre, sepse jo t\u00eb gjith\u00eb duan t\u00eb aplikojn\u00eb. Andaj, p\u00ebr ne, n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi q\u00eb t\u00eb ofrohet nj\u00eb ambient inkurajues p\u00ebr aplikim, duke iu ofruar atyre p\u00ebrkrahje dhe nj\u00eb proces konfidencial e t\u00eb paansh\u00ebm.\u201d<\/p>\n<p>Zhvillimet e koh\u00ebve t\u00eb fundit n\u00eb Kosov\u00eb, q\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb edhe publikimin nga deputetja Flora Brovina t\u00eb nj\u00eb fotografie q\u00eb synonte t\u00eb d\u00ebshmoj\u00eb dhunimin e nj\u00eb gruaje nga forcat ushtarake serbe gjat\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, akt t\u00eb cilin <a href=\"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/rrgk-publikimi-i-fotografive-te-dhunimit-shkelje-e-dinjitetit-te-te-mbijetuarave-te-dhunes-seksuale-gjate-luftes-ne-kosove\/\">RrGK e d\u00ebnoi<\/a>, e q\u00eb m\u00eb von\u00eb v\u00ebrtet\u00ebsia e k\u00ebsaj foto edhe u kontestua, shkelin dinjitetin e t\u00eb mbijetuarve t\u00eb dhun\u00ebs seksuale gjat\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, sh\u00ebrbejn\u00eb si dekurajim p\u00ebr raportim nga t\u00eb mbijetuarit tjera t\u00eb dhun\u00ebs seksuale dhe si precedent i rreziksh\u00ebm se \u00e7ka i pret t\u00eb gjith\u00eb q\u00eb raportojn\u00eb dhun\u00ebn seksuale.<\/p>\n<p>\u201cPas publikimit t\u00eb k\u00ebsaj fotografie, ne kemi pranuar telefonata t\u00eb shumta nga t\u00eb mbijetuar\u00ebt e dhun\u00ebs seksuale gjat\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb q\u00eb kan\u00eb aplikuar p\u00ebr njohje dhe verifikim t\u00eb statusit t\u00eb tyre dhe\/ose nga familjar\u00ebt e tyre, q\u00eb k\u00ebrkonin t\u00eb b\u00ebnin t\u00ebrheqjen e aplikimit t\u00eb tyre, nga frika se mos po rrjedhin n\u00eb publik edhe d\u00ebshmit\u00eb dhe fotografit\u00eb e tyre dhe po iu preket konfidencialiteti\u201d, u shpreh Begaj-Balaj.<\/p>\n<p>Duke p\u00ebrkrahur pun\u00ebn e palodhshme dhe transparente t\u00eb Komisionit, RrGK edhe nj\u00eb her\u00eb b\u00ebn thirrje p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb q\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb kujdessh\u00ebm, t\u00eb ofrojn\u00eb mb\u00ebshtetjen e tyre ndaj t\u00eb mbijetuarve, dhe t\u00eb mund\u00ebsojn\u00eb krijimin e nj\u00eb ambienti sa m\u00eb inkurajues p\u00ebr aplikimin e tyre p\u00ebr njohjen dhe verifikimin e statusit t\u00eb t\u00eb mbijetuarve t\u00eb dhun\u00ebs seksuale gjate luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/rrgk-perkrah-punen-e-palodhshme-dhe-transparente-te-komisionit-qeveritar-per-njohjen-dhe-verifikimin-e-statusit-te-personave-te-dhunuar-gjate-luftes-clirimtare-te-kosoves\/rrgk-perkrah-punen-e-komisionit-qeveritar-per-njohjen-dhe-verifikimin-e-statusit-te-personave-te-dhunuar-gjate-luftes-clirimtare-te-kosoves_2019-06-18\/\" rel=\"attachment wp-att-3340539\">RrGK p\u00ebrkrah pun\u00ebn e Komisionit Qeveritar p\u00ebr Njohjen dhe Verifikimin e Statusit t\u00eb Personave t\u00eb Dhunuar gjat\u00eb Luft\u00ebs \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs_2019-06-18<\/a><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sot, m\u00eb 18 qershor, p\u00ebrfaq\u00ebsueset e Rrjetit t\u00eb Grave t\u00eb Kosov\u00ebs (RrGK) vizituan Komisionin Qeveritar p\u00ebr Njohjen dhe Verifikimin e Statusit t\u00eb Personave t\u00eb Dhunuar gjat\u00eb Luft\u00ebs \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs me q\u00ebllim p\u00ebr tu njohur nga af\u00ebr me ecurin\u00eb e procesit p\u00ebr njohjen dhe verifikimin e statusit t\u00eb personave t\u00eb dhunuar gjat\u00eb luft\u00ebs, sfidat me [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":3340536,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_FSMCFIC_featured_image_caption":"","_FSMCFIC_featured_image_nocaption":"","_FSMCFIC_featured_image_hide":"","footnotes":""},"categories":[82],"tags":[],"class_list":["post-3340535","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-deklaratat-per-shtyp"],"acf":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3340535","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3340535"}],"version-history":[{"count":4,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3340535\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3340545,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3340535\/revisions\/3340545"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/3340536"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3340535"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3340535"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3340535"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}