{"id":3344857,"date":"2020-05-28T15:01:06","date_gmt":"2020-05-28T15:01:06","guid":{"rendered":"https:\/\/womensnetwork.org\/?p=3344857"},"modified":"2020-05-28T15:01:06","modified_gmt":"2020-05-28T15:01:06","slug":"rrgk-propozon-masat-per-adresimin-e-covid-19-nga-perspektiva-gjinore-rekomandime-per-qeverine-e-kosoves","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/rrgk-propozon-masat-per-adresimin-e-covid-19-nga-perspektiva-gjinore-rekomandime-per-qeverine-e-kosoves\/","title":{"rendered":"RrGK propozon masat p\u00ebr adresimin e COVID-19 nga perspektiva gjinore: Rekomandime p\u00ebr Qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Duke marr\u00eb parasysh se Qeveria e Kosov\u00ebs nuk ka marr\u00eb p\u00ebr baz\u00eb integrimin e perspektiv\u00ebs gjinore n\u00eb masat e nd\u00ebrmarra kundrejt COVID-19,\u00a0 r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb analize gjinore qe do t\u00eb mund t\u00eb identifikonte nevojat e ndryshme t\u00eb grave dhe burrave gjat\u00eb k\u00ebsaj epidemie, m\u00ebnyrat e ndryshme t\u00eb ndikimit nga COVID-19, dhe e cila do t\u00eb informonte politikat publike afatgjate dhe afatshkurtra, qoft\u00eb n\u00eb aspektin ekonomik, sh\u00ebndet\u00ebsor, apo social, Rrjeti i Grave t\u00eb Kosov\u00ebs th\u00ebrret Qeverin\u00eb p\u00ebr zbatim emergjent t\u00eb rekomandimeve t\u00eb m\u00ebposhtme:<\/p>\n<h4>P\u00ebr Qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs:<\/h4>\n<ul>\n<li>T\u00eb zbatohet urgjentisht analiz\u00eb gjinore gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse, p\u00ebr t\u00eb informuar dhe orientuar masat e m\u00ebtutjeshme t\u00eb qeveris\u00eb. Planet strategjike shtet\u00ebrore dhe masat parandaluese kundrejt COVID-19 duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb bazuara n\u00eb analiz\u00eb gjinore dhe t\u00eb ken\u00eb integruar vler\u00ebsimin e ndikimit gjinor n\u00eb pajtim me Ligjin p\u00ebr Barazi Gjinore (LBGj) dhe legjislacionin nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Kjo duke marr\u00eb p\u00ebr baz\u00eb stereotipet gjinore, rolet gjinore, ndarjen e pabarabart\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsive t\u00eb kujdesit mes grave dhe burrave dhe dinamikat e tjera q\u00eb rrjedhin si pasoj\u00eb e k\u00ebtyre t\u00eb fundit. Karakteri informativ i analiz\u00ebs paraprake gjinore, do t\u00eb siguronte q\u00eb masat e parandalimit dhe t\u00eb mitigimit q\u00eb nd\u00ebrmirren n\u00eb vijim do t\u00eb adresojn\u00eb barr\u00ebn e pun\u00ebs s\u00eb papaguar t\u00eb grave, si dhe rritjen e rrezikut t\u00eb ekspozimit ndaj dhun\u00ebs n\u00eb baza gjinore. Inkuadrimi i vler\u00ebsimit t\u00eb ndikimit gjinor n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb zbatimit t\u00eb Analiz\u00ebs s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Ndikimit Rregullator (ANRr), kontribuon n\u00eb integrimin e denj\u00eb t\u00eb perspektiv\u00ebs gjinore pasi q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga mjetet e ANRr-s\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb aplikohet nj\u00ebkoh\u00ebsisht sa her\u00eb q\u00eb propozohet, hartohet apo vler\u00ebsohet ndonj\u00eb korniz\u00eb e re rregullative.<\/li>\n<li>T\u00eb p\u00ebrfshihen m\u00eb shum\u00eb gra n\u00eb hartimin e planeve dhe politikave p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb ball\u00eb virusit COVID-19 dhe n\u00eb propozimin e masave me karakter afatshkurt\u00ebr apo afatgjat\u00eb, sidomos sa i p\u00ebrket aspektit t\u00eb mbrojtjes sociale, sh\u00ebndet\u00ebsore dhe dhun\u00ebs n\u00eb baza gjinore. P\u00ebrfshirja e m\u00eb shum\u00eb grave n\u00eb pozita udh\u00ebheq\u00ebse dhe atyre q\u00eb jan\u00eb pjes\u00eb t\u00eb sistemit sh\u00ebndet\u00ebsor n\u00eb komisione dhe procese vendimmarr\u00ebse ndihmon q\u00eb t\u00eb adresohen proporcionalisht nevojat e grave dhe vajzave nga secili komunitet, nj\u00ebherit nj\u00eb praktik\u00eb e till\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb harmoni me Rezolut\u00ebn 1325 t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Siguris\u00eb s\u00eb OKB-s\u00eb p\u00ebr p\u00ebrfshirjen e grave n\u00eb proceset vendimmarr\u00ebse, parandalimin e konfliktit dhe nd\u00ebrtimit t\u00eb paqes.<\/li>\n<\/ul>\n<h4>P\u00ebr Ministrin\u00eb e Ekonomis\u00eb, Pun\u00ebsimit, Tregtis\u00eb, Industris\u00eb, Nd\u00ebrmarr\u00ebsis\u00eb dhe Investimeve Strategjike dhe Ministrin\u00eb e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb:<\/h4>\n<ul>\n<li>T\u00eb nd\u00ebrmirren masa speciale dhe p\u00ebrpjekje t\u00eb vazhdueshme n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb masave afatmesme p\u00ebr t\u00eb identifikuar shkeljet e t\u00eb drejtave nga sektori i ekonomis\u00eb jo formale, duke i adresuar nevojat e grave t\u00eb cilat p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb d\u00ebrrmuese t\u00eb k\u00ebtij sektori, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshihet edhe kjo kategori n\u00eb grupin e p\u00ebrfituesve nga skemat mb\u00ebshtetese financiare p\u00ebr sektorin privat.<\/li>\n<li>T\u00eb adresohet barra e pun\u00ebs s\u00eb papaguar t\u00eb grave nga Inspektorati i Pun\u00ebs, dhe t\u00eb specifikohen masat t\u00eb cilat do t\u00eb nd\u00ebrmirren n\u00eb raport me shp\u00ebrndarjen e asistencave sociale, sh\u00ebrbimeve psiko-sociale, dhe sh\u00ebrbimeve mjek\u00ebsore-higjienike.<\/li>\n<li>T\u00eb monitorohet shkelja e t\u00eb drejtave t\u00eb pun\u00ebs n\u00eb sektorin privat, sidomos n\u00eb sektor\u00ebt esencial\u00eb t\u00eb mbip\u00ebrfaqsuar nga grat\u00eb, si pasoj\u00eb e orarit t\u00eb tejzgjatur t\u00eb pun\u00ebs pa pages\u00eb shtes\u00eb.<\/li>\n<li>T\u00eb njihet puna e papaguar e kujdesit e specifikuar n\u00eb nenin 18 t\u00eb Ligjit p\u00ebr Barazi Gjinore si pjes\u00eb e sistemit t\u00eb ekonomis\u00eb, sidomos gjat\u00eb formulimit dhe zbatimit t\u00eb politikave dhe masave makroekonomike si p\u00ebrgjigje ndaj pandemis\u00eb. Kjo mund t\u00eb b\u00ebhet duke e modifikuar lejen p\u00ebr munges\u00eb nga puna, dhe duke inkurajuar q\u00eb kjo e fundit t\u00eb ndahet mes dy prind\u00ebrve, apo duke e b\u00ebr\u00eb t\u00eb mundur q\u00eb grat\u00eb t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb nga provizionet publike p\u00ebr kujdesin ndaj f\u00ebmij\u00ebve dhe t\u00eb moshuarve. Nj\u00eb praktik\u00eb e till\u00eb duhet t\u00eb aplikohet sidomos n\u00eb sektor\u00ebt esencial\u00eb, ku puna \u00ebsht\u00eb duke vazhduar dhe f\u00ebmij\u00ebt apo t\u00eb moshuarit rrezikojn\u00eb t\u00eb mbesin pa p\u00ebrkujdesje adekuate.<\/li>\n<li>T\u00eb sigurohen te dh\u00ebnat e ndara sipas gjinis\u00eb, te cilat jan\u00eb tejet t\u00eb nevojshme p\u00ebr t\u00eb kuptuar se si grat\u00eb dhe burrat jan\u00eb t\u00eb afektuar ndryshe nga ky virus, jo vet\u00ebm n\u00eb kontekstin e infektimit, por edhe n\u00eb aspektin ekonomik, ndarjen e p\u00ebrgjegj\u00ebsive t\u00eb kujdesit dhe p\u00ebr t\u00eb treguar shkall\u00ebn e rritjes s\u00eb dhun\u00ebs n\u00eb familje. Nj\u00eb praktik\u00eb e till\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrfshihet edhe nga linjat e ministrive p\u00ebrkat\u00ebse qendrore si dhe n\u00eb nivel lokal n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb zbatimit t\u00eb planit t\u00eb reagimit komb\u00ebtar. Konsultimi paraprak me organizata t\u00eb cilat kan\u00eb ekspertiz\u00eb n\u00eb lidhje me \u00e7\u00ebshtjet e barazis\u00eb gjinore \u00ebsht\u00eb i domosdossh\u00ebm, dhe si i till\u00eb, rekomandohet edhe n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb planit t\u00eb reagimit komb\u00ebtar.<\/li>\n<li>T\u00eb integrohen nevojat e infermiereve dhe mjekeve n\u00eb secilin plan strategjik kundrejt COVID-19. T\u00eb sigurohet q\u00eb grave infermiere dhe mjeke, si dhe grave n\u00eb profesione tjera n\u00eb sistemin sh\u00ebndet\u00ebsor t\u2019u plot\u00ebsohen nevojat esenciale higjienike dhe sanitare, p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu sigurimin e produkteve menstruale dhe pecetave higjienike. Kjo n\u00ebnkupton q\u00eb ato t\u00eb jen\u00eb t\u00eb pajisura mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb mbajtur higjien\u00ebn personale dhe t\u00eb jen\u00eb t\u00eb mbrojtura p\u00ebrderisa sh\u00ebrbejn\u00eb n\u00eb rradh\u00ebt e para t\u00eb sh\u00ebrbimeve sh\u00ebndet\u00ebsore.<\/li>\n<\/ul>\n<h4>Rekomandime n\u00eb raport me dhun\u00ebn n\u00eb baza gjinore:<\/h4>\n<ul>\n<li>T\u2019u jepet p\u00ebrpar\u00ebsi sh\u00ebrbimeve p\u00ebr parandalimin dhe reagimin ndaj dhun\u00ebs n\u00eb baza gjinore dhe dhun\u00ebs n\u00eb familje n\u00eb koh\u00eb t\u00eb pandemis\u00eb COVID-19, p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu financimin e q\u00ebndruesh\u00ebm t\u00eb OJQ-ve, strehimoreve dhe qendrave ditore q\u00eb jan\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb viktimave t\u00eb dhun\u00ebs me baza gjinore. T\u00eb sigurohet q\u00eb k\u00ebto qendra kan\u00eb mjaftuesh\u00ebm mjete t\u00eb nevojshme mjek\u00ebsore, higjienike dhe sanitare.<\/li>\n<li>T\u00eb hartohet nj\u00eb protokoll i procedurave q\u00eb duhet ndjekur p\u00ebr trajtimin e grave t\u00eb cilat nuk mund t\u00eb pranohen n\u00eb qendra t\u00eb tilla, si pasoj\u00eb e infektimit, duke p\u00ebrfshir\u00eb karantinim t\u00eb sigurt\u00eb dhe qasje n\u00eb testim. T\u00eb sigurohet trajtim psiko-social i viktimave t\u00eb dhun\u00ebs me baza gjinore, qoft\u00eb edhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb virtuale.<\/li>\n<li>T\u00eb specifikohen masat qe do t\u00eb nd\u00ebrmirren n\u00eb raport me dhun\u00ebn n\u00eb baza gjinore, duke p\u00ebrfshir\u00eb inkurajimin e vazhdimit t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb Mbrojt\u00ebsve t\u00eb Viktimave dhe t\u00eb sigurohet gatishm\u00ebria e policis\u00eb n\u00eb trajtimin emergjent t\u00eb rasteve t\u00eb dhun\u00ebs. T\u00eb informohet publiku p\u00ebr vazhdim\u00ebsin\u00eb e pun\u00ebs s\u00eb k\u00ebtyre institucioneve.<\/li>\n<li>T\u00eb sigurohet q\u00eb pun\u00ebtor\u00ebt sh\u00ebndet\u00ebsor\u00eb t\u00eb ken\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb ndjeshme gjinore ndaj rasteve t\u00eb dhun\u00ebs n\u00eb baza gjinore, t\u00eb cilat mund t\u00eb shoq\u00ebrohen ose p\u00ebrkeq\u00ebsohen nga pandemia. Ata t\u00eb cil\u00ebt ofrojn\u00eb p\u00ebrgjigjen e par\u00eb duhet t\u00eb din\u00eb se kujt i duhet kujdes i shtuar, ose k\u00eb duhet d\u00ebrguar n\u00eb qendra trajtimi.<\/li>\n<\/ul>\n<h4>P\u00ebr Ministrin\u00eb e Financave:<\/h4>\n<ul>\n<li>T\u00eb b\u00ebhet rishikimi i buxhetit afat-mes\u00ebm duke praktikuar buxhetimin e p\u00ebrgjegjsh\u00ebm gjinor, dhe vler\u00ebsimin e ndikimit gjinor, t\u00eb parapar\u00eb me LBGj. Si dhe duke pasur parasysh nevojat e ndryshme t\u00eb grave dhe burrave gjat\u00eb k\u00ebsaj epidemie.<\/li>\n<\/ul>\n<h4>P\u00ebr donator\u00ebt e huaj n\u00eb Kosov\u00eb<\/h4>\n<ul>\n<li>T\u00eb gjitha fondet e pranuara nga Bashkimi Evropian (BE) duhet t\u00eb shp\u00ebrndahen duke pasur parasysh parimet e Buxhetimit t\u00eb P\u00ebrgjegjsh\u00ebm Gjinor (BPGJ) dhe n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb nevojave t\u00eb identifikuara nga analiza gjinore.<\/li>\n<li>T\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00ebn ombrell\u00ebn e fondeve t\u00eb BE t\u00eb cilat do t\u2019i distribuohen Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb adresuar nevojat e menj\u00ebhershme dhe ato afatgjata t\u00eb vendit gjat\u00eb k\u00ebsaj epidemie, mes tjerash, trajtimi psiko-social i viktimave t\u00eb dhun\u00ebs me baza gjinore, financimi i q\u00ebndruesh\u00ebm afatgjat\u00eb i strehimoreve, pajisja me mjete t\u00eb nevojshme higjienike dhe sanitare, si dhe aspekte tjera p\u00ebrcjell\u00ebse t\u00eb mbrojtjes sociale dhe ekonomike te grave si pjes\u00eb e grupeve t\u00eb margjinalizuara, si\u00e7 theksohet n\u00eb deklarat\u00ebn e BE-s\u00eb p\u00ebr planifikimin e shp\u00ebrndarjes s\u00eb k\u00ebtyre fondeve.<\/li>\n<\/ul>\n<h4><strong>Lexoni <\/strong><a href=\"https:\/\/womensnetwork.org\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/Masat-p%C3%ABr-adresimin-e-COVID-19-nga-perspektiva-gjinore_Rekomandime-p%C3%ABr-Qeverin%C3%AB-e-Kosov%C3%ABs_04_04_2020.pdf\"><strong>K\u00cbTU<\/strong><\/a><strong> analiz\u00ebn e plot\u00eb t\u00eb RrGK-s\u00eb. <\/strong><\/h4>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><a href=\"#_ftnref1\" name=\"_ftn1\"><\/a><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Duke marr\u00eb parasysh se Qeveria e Kosov\u00ebs nuk ka marr\u00eb p\u00ebr baz\u00eb integrimin e perspektiv\u00ebs gjinore n\u00eb masat e nd\u00ebrmarra kundrejt COVID-19,\u00a0 r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb analize gjinore qe do t\u00eb mund t\u00eb identifikonte nevojat e ndryshme t\u00eb grave dhe burrave gjat\u00eb k\u00ebsaj epidemie, m\u00ebnyrat e ndryshme t\u00eb ndikimit nga COVID-19, dhe e cila do t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":3344854,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_FSMCFIC_featured_image_caption":"","_FSMCFIC_featured_image_nocaption":"","_FSMCFIC_featured_image_hide":"","footnotes":""},"categories":[82],"tags":[],"class_list":["post-3344857","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-deklaratat-per-shtyp"],"acf":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3344857","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3344857"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3344857\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3344858,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3344857\/revisions\/3344858"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/3344854"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3344857"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3344857"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3344857"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}