{"id":3348579,"date":"2020-12-23T17:57:06","date_gmt":"2020-12-23T17:57:06","guid":{"rendered":"https:\/\/womensnetwork.org\/?p=3348579"},"modified":"2020-12-29T15:05:15","modified_gmt":"2020-12-29T15:05:15","slug":"rrgk-lanson-raportin-pandemia-nuk-njeh-gjini","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/rrgk-lanson-raportin-pandemia-nuk-njeh-gjini\/","title":{"rendered":"RrGK lanson raportin: \u201cPandemia nuk njeh gjini\u201d?"},"content":{"rendered":"\n<p>Sot, m\u00eb 23 dhjetor 2020, Rrjeti i Grave t\u00eb\nKosov\u00ebs (RrGK) ka lansuar online raportin \u201c<a href=\"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/publications\/pandemia-nuk-njeh-gjini\/\">\u2018Pandemia\nnuk njeh gjini\u2019?<\/a>\u201d\nAnaliz\u00eb gjinore fiskale buxhetore: Reagimi i Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs ndaj Pandemis\u00eb\nCOVID-19 nga perspektiva gjinore\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Raporti analizon p\u00ebrfshirjen e perspektiv\u00ebs\ngjinore n\u00eb reagimin e Qeveris\u00eb ndaj pandemis\u00eb dhe p\u00ebrfshin periudh\u00ebn nga marsi\nderi n\u00eb tetor 2020. Ky raport ofron nj\u00eb pasqyr\u00eb t\u00eb pandemis\u00eb dhe efekteve t\u00eb\nsaj te grat\u00eb dhe burrat n\u00eb Kosov\u00eb, duke identifikuar nevojat e tyre t\u00eb\nndryshme. Gjithashtu raporti shqyrton afatet e reagimit t\u00eb qeveris\u00eb ndaj\nCOVID-19, vler\u00ebson p\u00ebrgjegjshm\u00ebrin\u00eb gjinore t\u00eb programeve qeveritare dhe\nalokimeve buxhetore, si dhe p\u00ebrpiqet t\u00eb shqyrtoj\u00eb ndikimin fillestar t\u00eb masave\nnga perspektiva gjinore. <strong>Nd\u00ebr\nrekomandimet ky\u00e7e p\u00ebr Qeverin\u00eb jan\u00eb:<\/strong>\n<\/p>\n\n\n\n<ul class=\"wp-block-list\"><li>T\u00eb\nzbatoj\u00eb obligimet ex ante q\u00eb Vler\u00ebsimet e Ndikimit Gjinor t\u00eb p\u00ebrdoren p\u00ebr t\u00eb\ninformuar planifikimin e programeve, t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb nevojat e grave dhe burrave\nn\u00eb t\u00eb gjitha masat q\u00eb adresojn\u00eb COVID-19.<\/li><li>T\u00eb\nkryhet vler\u00ebsimi ex-post i ndikimit gjinor t\u00eb t\u00eb gjitha masave q\u00eb lidhen me\nCOVID-19.<\/li><li>T\u00eb\ninvestohet n\u00eb barazi gjinore sepse d\u00ebshmit\u00eb nga bota tregojn\u00eb q\u00eb investimet\nsjellin&nbsp; p\u00ebrfitime t\u00eb konsiderueshme p\u00ebr\nbarazi edhe ekonomi.<\/li><li>M\u00eb\nspecifikisht, t\u00eb rishikohet plani i rim\u00ebk\u00ebmbjes ekonomike p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb\np\u00ebrpar\u00ebsi investimeve n\u00eb infrastruktur\u00ebn sociale: kujdesin sh\u00ebndet\u00ebsor,\narsimin, sh\u00ebrbimet e kujdesit, sh\u00ebrbimet sociale p\u00ebr personat q\u00eb p\u00ebrjetojn\u00eb\ndhun\u00eb, mbrojtjen e mjedisit. <\/li><li>T\u00eb\ninvestohet n\u00eb ekonomin\u00eb e kujdesit, si: mij\u00ebra vende t\u00eb reja t\u00eb pun\u00ebs; m\u00eb shum\u00eb\npun\u00eb p\u00ebr gra; p\u00ebrmir\u00ebsimi i rezultateve arsimore t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve; transformimi i\nnormave gjinore n\u00eb edukimin e hersh\u00ebm; dhe kontribuon n\u00eb rritjen ekonomike t\u00eb\nbarabart\u00eb dhe t\u00eb q\u00ebndrueshme gjinore dhe rritjen e t\u00eb ardhurave t\u00eb shtetit.<\/li><li>P\u00ebr\nkompanit\u00eb q\u00eb marrin subvencione, t\u00eb p\u00ebrfshihen detyrimet e prokurimit n\u00eb lidhje\nme t\u00eb drejtat e pun\u00ebtor\u00ebve.<\/li><li>T\u00eb\nsigurohen fonde p\u00ebr sh\u00ebrbime gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse t\u00eb parandalimit dhe rehabilimit\nn\u00eb lidhje me dhun\u00ebn me baz\u00eb gjinore, p\u00ebrfshir\u00eb rehabilitimin e kryesit t\u00eb\nvepr\u00ebs.<\/li><li>T\u00eb\nalokohen burimet p\u00ebr pun\u00ebsimin e m\u00eb shum\u00eb inspektor\u00ebve t\u00eb pun\u00ebs dhe inspektor\u00eb\ntatimor\u00eb me q\u00ebllim t\u00eb rritjes s\u00eb t\u00eb ardhurave nga mbledhja e t\u00eb hyrave prej\ngjobave p\u00ebr bizneset q\u00eb kan\u00eb shkelur ligjet.<\/li><li>T\u00eb\nrishikohet sistemi i tatimeve nga perspektiva gjinore p\u00ebr t\u00eb identifikuar\nndryshimet n\u00eb sistemin e tatimeve q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsojn\u00eb t\u00eb ardhurat p\u00ebr\nsh\u00ebrbimet sociale dhe t\u00eb ulin tatimet p\u00ebr m\u00eb t\u00eb cenuarit. <\/li><li>P\u00ebrmir\u00ebsimi\ni njohurive dhe kapaciteteve t\u00eb zyrtar\u00ebve t\u00eb financave n\u00eb buxhetimin e\np\u00ebrgjegjsh\u00ebm gjinor; zbatimin e&nbsp; Ligjit\np\u00ebr Barazi Gjinore n\u00eb proceset e prokurimit, bazuar edhe n\u00eb Ligjin e\nProkurimit, ve\u00e7an\u00ebrisht masat afirmative; si dhe p\u00ebrfshirjen e ZBGj-ve n\u00eb\nproceset buxhetore.<\/li><\/ul>\n\n\n\n<p>RrGK rekomandon Kuvendin e Kosov\u00ebs q\u00eb para\nmiratimit t\u00eb ligjeve t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb Vler\u00ebsimin e Ndikimit Gjinor si pjes\u00eb e\nVler\u00ebsimit t\u00eb Ndikimit Rregullator. M\u00eb specifikisht, t\u00eb sigurojn\u00eb shqyrtimin\nlegjislativ t\u00eb p\u00ebrgjegjsh\u00ebm gjinor t\u00eb buxheteve dhe auditimeve; si dhe t\u00eb monitorojn\u00eb\nshpenzimet q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me COVID-19 nga perspektiva gjinore.<\/p>\n\n\n\n<p>Lansimi i k\u00ebtij raporti b\u00ebri bashk\u00eb\np\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb institucioneve t\u00eb Kosov\u00ebs, organizata nd\u00ebrkomb\u00ebtare, si dhe\norganizata t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile p\u00ebr t\u00eb drejtat e grave.&nbsp; <\/p>\n\n\n\n<p>\u201cMendojm\u00eb se \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb t\u00eb\ndiskutojm\u00eb se \u00e7ka \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb nga qeveria deri m\u00eb sot dhe \u00e7ka ka mund\u00ebsi t\u00eb\nb\u00ebhet m\u00eb mir\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen drejt adresimit t\u00eb nevojave t\u00eb ndryshme t\u00eb burrave\ndhe grave gjat\u00eb pandemis\u00eb dhe avancimit t\u00eb barazis\u00eb gjinore\u201d, tha Drejtorja\nEkzekutive e RrGK-s\u00eb, Igballe Rogova. Ajo shpjegoi r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb q\u00eb ka lansimi i\nraportit n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb para festave, duke v\u00ebn\u00eb theksin te fakti q\u00eb k\u00ebshtu ky\nraport mund t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb buxhetin e vitit 2021 si dhe n\u00eb masat e Qeveris\u00eb p\u00ebr\nadresimin e COVID-19 n\u00eb t\u00eb ardhmen. <\/p>\n\n\n\n<p>Kurse, Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami\n\u00ebsht\u00eb shprehur mir\u00ebnjoh\u00ebse q\u00eb ka pasur rastin t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebtij studimi q\u00eb\ne vler\u00ebsoi si tejet t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. <\/p>\n\n\n\n<p>\u201cPo pres me padurim t\u2019i shoh gjetjet dhe\ninterpretimet e RrGK-s\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb raport. Grat\u00eb jan\u00eb t\u00eb ndikuara jasht\u00ebzakonisht\nshum\u00eb nga pandemia, gj\u00eb q\u00eb vjen nga pozita e tyre n\u00eb shoq\u00ebri\u201d, tha Bajrami,\nduke shtuar se pandemia ka shkaktuar nj\u00eb barr\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb shoq\u00ebrore. Ajo ndau me\nt\u00eb pranishmet disa hapa q\u00eb Qeveria ka nd\u00ebrmarr\u00eb, bashk\u00eb me Agjencin\u00eb p\u00ebr Barazi\nGjinore, duke p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu mb\u00ebshtetjen e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr qendrat p\u00ebr kujdesin\ne f\u00ebmij\u00ebve. <\/p>\n\n\n\n<p>Tutje, p\u00ebrfaq\u00ebsueset e dy prej organizatave\nq\u00eb kan\u00eb mb\u00ebshtetur k\u00ebt\u00eb hulumtim kan\u00eb diskutuar p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e raportit drejt\nintegrimit t\u00eb buxhetimit gjinor n\u00eb politika publike dhe drejt avancimit t\u00eb\nbarazis\u00eb gjinore n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cBarazia gjinore \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pik\u00eb thelb\u00ebsore\np\u00ebr Bashkimin Evropian, mir\u00ebpo edhe p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb popujt si dhe p\u00ebr zhvillimin\nrajonal. I th\u00ebrras t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb analizojm\u00eb k\u00ebt\u00eb raport t\u00eb RrGK-s\u00eb dhe\nrekomandimet e tij q\u00eb t\u00eb kemi nj\u00eb buxhet q\u00eb p\u00ebrfshin sa m\u00eb shum\u00eb barazin\u00eb\ngjinore\u201d, u shpreh Mikaela Gronqvist, Udh\u00ebheq\u00ebse e Ekipit, Reforma e\nAdministrat\u00ebs Publike\/Menaxhimi i Financave Publike, Zyra e Bashkimit Evropian\nn\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Kurse, Sandra Horina, K\u00ebshilltare dhe\nKryesuese e Bashk\u00ebpunimit Austriak t\u00eb Zhvillimit p\u00ebr Kosov\u00eb ka fal\u00ebnderuar\nRrGK-n\u00eb p\u00ebr hartimin e raportit si dhe p\u00ebr reagimin e duhur n\u00eb k\u00ebt\u00eb tem\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb\nkoh\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p>\u201cPo ashtu fal\u00ebnderoj RrGK-n\u00eb p\u00ebr pun\u00ebn q\u00eb\n\u00ebsht\u00eb duke e b\u00ebr\u00eb p\u00ebr ta ndihmuar Qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb Qeveria e\nKosov\u00ebs t\u00eb arrij\u00eb standarde t\u00eb larta p\u00ebr politika t\u00eb bazuara n\u00eb barazin\u00eb\ngjinore\u201d, tha ajo.<\/p>\n\n\n\n<p>Tutje, edhe Mimoza Kusari-Lila, An\u00ebtare,\nKomisioni Parlamentar p\u00ebr Buxhet dhe Transfere ka vler\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb raport.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cKjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb e thukt\u00eb dhe\np\u00ebrmbajt\u00ebsore nga RrGK-ja p\u00ebr rrethanat e krijuara me p\u00ebrhapjen e pandemis\u00eb\nCOVID-19. \u00cbsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi q\u00eb t\u00eb ket\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb projekteve q\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb\nanaliz\u00ebn dhe perspektiv\u00ebn gjinore\u201d, tha ajo.<\/p>\n\n\n\n<p>Paneliste t\u00eb tjera ishin:\nRozafa Ukimeraj, Sekretare e P\u00ebrgjithshme, Ministria e Mbrojtjes\n(ish-Sekretare e P\u00ebrgjithshme e Ministris\u00eb s\u00eb Qeverisjes Lokale), dhe Saxhide\nMustafa, Z\u00ebvend\u00ebs Drejtore Ekzekutive, Instituti Riinvest.<\/p>\n\n\n\n<p>Prezantimi i gjetjeve ky\u00e7e t\u00eb hulumtimit dhe\nrekomandimeve u b\u00eb nga Nicole Farnsworth, Drejtore e Programit dhe Hulumtuese\nKryesore, RrGK, bashk\u00eb-autore e raportit, dhe Nerina Guri, Hulumtuese,\nKoordinatore e Projektit, bashk\u00eb-autore, RrGK. Autore tjera t\u00eb k\u00ebtij raporti jan\u00eb\nNaile Selimaj-Krasniqi, Ernera Dushica, Aurora Maxharraj\ndhe Lauren Hanna. <\/p>\n\n\n\n<p>Raportin e plot\u00eb mund ta\ngjeni <a href=\"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/publications\/pandemia-nuk-njeh-gjini\/\">K\u00cbTU<\/a>. <\/p>\n\n\n\n<p>RrGK ka realizuar k\u00ebt\u00eb hulumtim me mb\u00ebshtetje nga <strong>Bashkimi Evropian, <\/strong>si pjes\u00eb e koalicionit rajonal i cili punon p\u00ebr integrimin e perspektiv\u00ebs gjinore n\u00eb procesin e an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE,<strong> <\/strong>dhe si an\u00ebtare e Rrjetit Mbik\u00ebqyr\u00ebs t\u00eb Buxhetimit Gjinor, i cili mb\u00ebshtetet nga <strong>Agjencia Austriake p\u00ebr Zhvillim<\/strong> dhe <strong>Agjencia Suedeze e Zhvillimit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar<\/strong>. <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sot, m\u00eb 23 dhjetor 2020, Rrjeti i Grave t\u00eb Kosov\u00ebs (RrGK) ka lansuar online raportin \u201c\u2018Pandemia nuk njeh gjini\u2019?\u201d Analiz\u00eb gjinore fiskale buxhetore: Reagimi i Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs ndaj Pandemis\u00eb COVID-19 nga perspektiva gjinore\u201d. Raporti analizon p\u00ebrfshirjen e perspektiv\u00ebs gjinore n\u00eb reagimin e Qeveris\u00eb ndaj pandemis\u00eb dhe p\u00ebrfshin periudh\u00ebn nga marsi deri n\u00eb tetor 2020. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":3348573,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_FSMCFIC_featured_image_caption":"","_FSMCFIC_featured_image_nocaption":"","_FSMCFIC_featured_image_hide":"","footnotes":""},"categories":[82],"tags":[],"class_list":["post-3348579","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-deklaratat-per-shtyp"],"acf":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3348579","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3348579"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3348579\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3348650,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3348579\/revisions\/3348650"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/3348573"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3348579"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3348579"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3348579"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}