{"id":3350683,"date":"2021-07-23T10:37:45","date_gmt":"2021-07-23T10:37:45","guid":{"rendered":"https:\/\/womensnetwork.org\/?p=3350683"},"modified":"2021-07-23T11:03:44","modified_gmt":"2021-07-23T11:03:44","slug":"hajdari-asnjehere-nuk-eshte-vone-per-ti-paraqitur-krimet-seksuale-para-drejtesise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/hajdari-asnjehere-nuk-eshte-vone-per-ti-paraqitur-krimet-seksuale-para-drejtesise\/","title":{"rendered":"Hajdari: Asnj\u00ebher\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb von\u00eb p\u00ebr t\u2019i paraqitur krimet seksuale para drejt\u00ebsis\u00eb"},"content":{"rendered":"\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebtij muaji, Zoran\nVukotiq <a href=\"https:\/\/disidenti.net\/zoran-vukotiq-serbi-i-pare-qe-denohet-per-krime-te-dhunes-seksuale-gjate-luftes\/\">u d\u00ebnua<\/a> me 10 vjet burgim p\u00ebr kryerjen e krimit t\u00eb\ndhun\u00ebs seksuale gjat\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb rasti i par\u00eb q\u00eb dikush d\u00ebnohet\np\u00ebr nj\u00eb krim t\u00eb till\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, dhe at\u00eb nga nj\u00eb gjykat\u00eb vendore.&nbsp; <\/p>\n\n\n\n<p>Prokurorja e k\u00ebsaj\n\u00e7\u00ebshtje, Drita Hajdari, e cila \u00ebsht\u00eb marr\u00eb nga af\u00ebr me k\u00ebt\u00eb rast, dhe ka takuar\nt\u00eb mbijetuar\u00ebn, flet p\u00ebr <a href=\"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/\">Rrjetin e Grave t\u00eb Kosov\u00ebs (RrGK)<\/a> lidhur me at\u00eb si ka qen\u00eb\nkjo p\u00ebrvoj\u00eb, p\u00ebr kontributin e saj n\u00eb d\u00ebnimin e Vukotiq si dhe p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb q\u00eb\nkrimet seksuale t\u00eb raportohen e fajtor\u00ebt t\u00eb d\u00ebnohen. <\/p>\n\n\n\n<p><strong>Dy dekada pas luft\u00ebs, nj\u00eb i d\u00ebnuar p\u00ebr krim\nseksual &nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; <\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb bised\u00ebs son\u00eb, Hajdari sjell nd\u00ebr mend se edhe pas m\u00eb shum\u00eb se dy dekadash nga p\u00ebrfundimi i luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, e pavar\u00ebsisht pranis\u00eb dhe funksionimit t\u00eb dy misioneve t\u00eb fuqishme p\u00ebr sundimin e ligjit n\u00eb Kosov\u00eb-UNMIK dhe EULEX, fusha e krimeve t\u00eb luft\u00ebs paraqet problem t\u00eb madh p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb kosovare. <\/p>\n\n\n\n<p>\u201c<em>Me pranimin e rasteve t\u00eb para, jemi ballafaquar me nj\u00eb situat\u00eb tejet t\u00eb r\u00ebnd\u00eb dhe me shum\u00eb sfida n\u00eb fush\u00ebn e krimeve t\u00eb luft\u00ebs, mir\u00ebpo, me shpres\u00eb\u00a0 dhe vendosm\u00ebri q\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto probleme dhe pengesa t\u00eb tejkalohen dhe t\u00eb arrihet sjellja e kriminel\u00ebve t\u00eb luft\u00ebs para drejt\u00ebsis\u00eb\u201d, <\/em>thot\u00eb Hajdari<em>.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>Krimet e luft\u00ebs jan\u00eb\nvepra penale q\u00eb radhiten si krim kund\u00ebr njer\u00ebzimit, t\u00eb p\u00ebrcaktuara jo vet\u00ebm n\u00eb\nKodin penal t\u00eb Kosov\u00ebs, por edhe me t\u00eb drejt\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare humanitare. <\/p>\n\n\n\n<p><em>\u201cN\u00eb mesin e krimeve t\u00eb luft\u00ebs, dhunimi seksual nga natyra p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb nga krimet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb mundshme q\u00eb mund t\u2019i p\u00ebrjetoj\u00eb nj\u00eb qenie njer\u00ebzore\u201d, <\/em>thot\u00eb tutje ajo.<em> \u00a0\u00a0<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>\u201cK\u00ebto krime i kan\u00eb kryer\npjes\u00ebtar\u00ebt e formacioneve ushtarake, policore dhe paramilitare serbe, n\u00eb format\nm\u00eb t\u00eb egra dhe posht\u00ebruese.<\/em> [&#8230;]\u201d <\/p>\n\n\n\n<p><strong>Takimi me t\u00eb mbijetuar\u00ebn dhe D\u00ebnimi i Vukotiq<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Bazuar n\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb, Hajdari pohon\nse procedimin e rastit t\u00eb Vukotiq e ka marr\u00eb si detyr\u00eb ligjore t\u00eb nj\u00eb\nprokuroreje, por po ashtu edhe si p\u00ebrgjegj\u00ebsi njer\u00ebzore.<\/p>\n\n\n\n<p>Tutje, ajo tregon edhe p\u00ebrvoj\u00ebn e\ntakimit me t\u00eb mbijetuar\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201c<em>N\u00eb takimin e par\u00eb m\u00eb t\u00eb mbijetuar\u00ebn jam\np\u00ebrpjekur q\u00eb t\u00eb krijoj besimin dhe mb\u00ebshtetjen ligjore. Qysh nga fillimi jam kujdesur\np\u00ebr mbrojtjen e identitetit t\u00eb saj p\u00ebr t\u2019i shmangur pasojat e mundshme nga\nstigma. T\u00eb mbijetuar\u00ebs i kam shpjeguar q\u00eb ajo nuk ka faj p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ka ndodh\u00eb. <\/em><em>[&#8230;]\u201d, <\/em>tregon Hajdari. <em><\/em><\/p>\n\n\n\n<p>Hajdari e kishte marr\u00eb n\u00eb pyetje t\u00eb mbijetuar\u00ebn n\u00eb lokalet e nj\u00eb organizate p\u00ebr t\u00eb drejtat e grave, ku ajo i ishte n\u00ebnshtruar trajtimit nga ekipi profesional. K\u00ebshtu, e mbijetuara u kursye nga shkuarja n\u00eb prokurori, si dhe nga presioni i mundsh\u00ebm. <\/p>\n\n\n\n<p>Kurse, n\u00eb gjykat\u00eb, procedura ishte\nzhvilluar pa prezenc\u00ebn e publikut, ku e mbijetuara ka d\u00ebshmuar, n\u00eb pranin\u00eb e avokates\ns\u00eb saj dhe p\u00ebrfaq\u00ebsueses s\u00eb k\u00ebsaj organizate.<\/p>\n\n\n\n<p><em>\u201cSi prokurore e \u00e7\u00ebshtjes i kam ofruar gjykat\u00ebs d\u00ebshmi relevante me t\u00eb cilat u v\u00ebrtetua q\u00eb ndaj k\u00ebsaj t\u00eb mbijetuare \u00ebsht\u00eb kryer krimi dhe kush \u00ebsht\u00eb autori i krimit\u201d, <\/em>thot\u00eb tutje Hajdari.<\/p>\n\n\n\n<p>Duke pasur parasysh m\u00ebnyr\u00ebn\u00a0 e kryerjes s\u00eb dhun\u00ebs seksuale gjat\u00eb luft\u00ebs dhe pasojat e p\u00ebrjetshme t\u00eb k\u00ebtyre krimeve, prokurorja Hajdari konsideron se ky d\u00ebnim vet\u00ebm deri diku mund t\u2019i kompensoj\u00eb dhimbjet dhe vuajtjet e t\u00eb mbijetuarave. <\/p>\n\n\n\n<p><em>\u201cLart\u00ebsin\u00eb e d\u00ebnimit nuk e p\u00ebrcakton\nprokuroria por gjykata, k\u00ebshtu q\u00eb konsideroj q\u00eb gjat\u00eb matjes s\u00eb d\u00ebnimit gjykata\nduhet t\u2019i vler\u00ebsoj\u00eb t\u00eb gjitha rrethanat t\u00eb cilat n\u00eb baz\u00eb t\u00eb ligjit ndikojn\u00eb n\u00eb matjen\ne d\u00ebnimit p\u00ebr vepr\u00ebn e kryer penale\u201d, <\/em>shton Hajdari, teksa flet p\u00ebr d\u00ebnimin.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>T\u00eb mos heshten krimet seksuale<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Ne ndoshta edhe mund t\u00eb pajtohemi q\u00eb nuk ka asnj\u00eb d\u00ebnim q\u00eb\nmund t\u00eb kompensoj\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrjetim, e megjithat\u00eb, v\u00ebnia e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vend, pas\ndy dekadash, mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb q\u00eb t\u00eb mbijetuarat e dhun\u00ebs seksuale t\u00eb marrin frym\u00eb\nm\u00eb lirsh\u00ebm. <\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb t\u00eb bised\u00ebs, Hajdari tregon sa \u00ebsht\u00eb m\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi q\u00eb krimet e tilla t\u00eb ndjeken, t\u00eb nd\u00ebshkohen e k\u00ebshtu t\u00eb njihet dhuna seksuale si strategji e p\u00ebrdorur gjat\u00eb luft\u00ebs- e t\u00eb mos mbetet edhe m\u00eb tutje nd\u00ebr krimet m\u00eb t\u00eb heshtura n\u00eb vendin ton\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><em>\u201cEnde nuk ka statistika reale p\u00ebr numrin e t\u00eb mbijetuarave q\u00eb kan\u00eb mbijetuar dhun\u00ebn seksuale. Tashm\u00eb p\u00ebr disa t\u00eb mbijetuara dihet, p\u00ebr disa me siguri kurr\u00eb nuk do dihet, p\u00ebr shkak se nuk jan\u00eb t\u00eb gatshme dhe nuk pranojn\u00eb t\u00eb ballafaqohen me t\u00eb kaluar\u00ebn, nga frika dhe stigmatizimi n\u00eb shoq\u00ebri dhe familje.\u201d, <\/em>thot\u00eb ajo.<\/p>\n\n\n\n<p>Sipas Hajdarit, k\u00ebto gra\nkan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr mb\u00ebshtetje\nt\u00eb plot\u00eb, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb nga familja e tyre si dhe shoq\u00ebria n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cAjo <em>q\u00eb ndodhi nuk ishte faji i t\u00eb\nmbijetuar\u00ebs. Ajo \u00e7far\u00eb u ndodhi atyre ishte pjes\u00eb e <\/em><em>strategjis\u00eb s\u00eb armikut p\u00ebr pushtimin e territorit, p\u00ebr pastrimin etnik, e\nn\u00eb ve\u00e7anti urrejtje dhe posht\u00ebrimi ndaj gruas\u201d, <\/em>thot\u00eb Hajdari. <\/p>\n\n\n\n<p><em>\u201cN\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb <\/em> [me d\u00ebnimin e Vukotiq] <em>grat\u00eb mund t\u00eb ndihen m\u00eb t\u00eb lira dhe m\u00eb t\u00eb sigurta p\u00ebr dh\u00ebnien e d\u00ebshmis\u00eb. Atyre ju garantohet mbrojtje plot\u00eb ligjore p\u00ebr mos zbulimin e identitetit t\u00eb tyre\u201d, <\/em>kujton Hajdari.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr fund, duke ditur se\nRrjeti i Grave t\u00eb Kosov\u00ebs vazhdimisht ka <a href=\"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/rrgk-ben-thirrje-per-njohje-dhe-respekt-per-te-mbijetuarat-e-dhunes-seksuale-gjate-luftes-ne-kosove-2\/\">b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekje<\/a> p\u00ebr njohje dhe respekt p\u00ebr t\u00eb mbijetuarat\ne dhun\u00ebs seksuale gjat\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, si dhe ka rreth t\u00eb gjer\u00eb, duke\np\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu edhe organizata an\u00ebtare q\u00eb kan\u00eb punuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, Hajdari\njep nj\u00eb mesazh p\u00ebr t\u00eb mbijetuarat e\ndhun\u00ebs seksuale dhe r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb q\u00eb ato t\u00eb flasin e t\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb p\u00ebr p\u00ebrjetimet<em>.\n<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>\u201cKrimi\n\u00ebsht\u00eb krim, dhe ai duhet t\u00eb nd\u00ebshkohet, her\u00ebt a von\u00eb. Si\u00e7 dihet k\u00ebto vepra <strong>penale\nnuk parashkruhen<\/strong>, prandaj asnj\u00ebher\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb von\u00eb p\u00ebr t\u2019i paraqitur k\u00ebto\nraste para organeve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, p\u00ebr ta p\u00ebrmbushur obligimin ton\u00eb moral dhe\nat\u00eb juridik ndaj t\u00eb mbijetuarave, si dhe drejt sanksionimit t\u00eb kryesve t\u00eb\nk\u00ebtyre veprave penale\u201d, <\/em>thot\u00eb Hajdari teksa p\u00ebrmbyll\nbised\u00ebn me RrGK-n\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p>Kujtojm\u00eb se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast ka\nkontribuar organizata an\u00ebtare e RrGK-s\u00eb, <a href=\"https:\/\/krct.org\/sq\/aboutus\/history\/\">Qendra Kosovare p\u00ebr Rehabilitimin e t\u00eb\nMbijetuarve t\u00eb Tortur\u00ebs (QKRMT)<\/a>. Lexo <a href=\"https:\/\/www.facebook.com\/QKRMT\/photos\/a.254403074625506\/4159698417429266\/\">K\u00cbTU<\/a> reagimin e QKRMT-s\u00eb lidhur me d\u00ebnimin e Vukotiq.<\/p>\n\n\n\n<p>*****<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Artikuj t\u00eb ngjash\u00ebm:<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/rrgk-ben-thirrje-per-njohje-dhe-respekt-per-te-mbijetuarat-e-dhunes-seksuale-gjate-luftes-ne-kosove\/\"><\/a><\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/rrgk-ben-thirrje-per-njohje-dhe-respekt-per-te-mbijetuarat-e-dhunes-seksuale-gjate-luftes-ne-kosove\/\">RrGK\nb\u00ebn thirrje p\u00ebr njohje dhe respekt p\u00ebr t\u00eb mbijetuarat e dhun\u00ebs seksuale gjat\u00eb\nluft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb<\/a><\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/gsbgj-ben-thirrje-per-sherbime-te-specializuara-per-adresimin-e-dhunes-seksuale-dhe-mbeshtetje-per-te-mbijetuarit-at\/\">GSBGj b\u00ebn thirrje p\u00ebr sh\u00ebrbime t\u00eb specializuara p\u00ebr adresimin e dhun\u00ebs\nseksuale dhe mb\u00ebshtetje p\u00ebr t\u00eb mbijetuarit\/at<\/a><\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/medica-kosova-dhe-djepi-i-buzeqeshjes-perkrahese-te-medha-te-te-mbijetuarave-te-dhunes-seksuale-gjate-luftes\/\">Medica Kosova dhe Djepi i Buz\u00ebqeshjes p\u00ebrkrah\u00ebse t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb t\u00eb\nmbijetuarave t\u00eb dhun\u00ebs seksuale gjat\u00eb luft\u00ebs<\/a><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjat\u00eb k\u00ebtij muaji, Zoran Vukotiq u d\u00ebnua me 10 vjet burgim p\u00ebr kryerjen e krimit t\u00eb dhun\u00ebs seksuale gjat\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb rasti i par\u00eb q\u00eb dikush d\u00ebnohet p\u00ebr nj\u00eb krim t\u00eb till\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, dhe at\u00eb nga nj\u00eb gjykat\u00eb vendore.&nbsp; Prokurorja e k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtje, Drita Hajdari, e cila \u00ebsht\u00eb marr\u00eb nga af\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":3350684,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_FSMCFIC_featured_image_caption":"","_FSMCFIC_featured_image_nocaption":"","_FSMCFIC_featured_image_hide":"","footnotes":""},"categories":[58],"tags":[],"class_list":["post-3350683","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"acf":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3350683","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3350683"}],"version-history":[{"count":12,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3350683\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3350704,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3350683\/revisions\/3350704"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/3350684"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3350683"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3350683"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3350683"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}