{"id":3352517,"date":"2021-11-30T15:52:00","date_gmt":"2021-11-30T15:52:00","guid":{"rendered":"https:\/\/womensnetwork.org\/?p=3352517"},"modified":"2021-12-04T15:57:07","modified_gmt":"2021-12-04T15:57:07","slug":"mbeshtetesit-afatgjate-te-rrgk-se-sue-dhe-frank-farnsworth-rrgk-nxit-ndryshim-pozitiv-per-grate-dhe-levizjen-feministe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/mbeshtetesit-afatgjate-te-rrgk-se-sue-dhe-frank-farnsworth-rrgk-nxit-ndryshim-pozitiv-per-grate-dhe-levizjen-feministe\/","title":{"rendered":"Mb\u00ebshtet\u00ebsit afatgjat\u00eb t\u00eb RrGK-s\u00eb, Sue dhe Frank Farnsworth: RrGK nxit ndryshim pozitiv p\u00ebr grat\u00eb dhe l\u00ebvizjen feministe"},"content":{"rendered":"\n<p>Rrjeti i Grave t\u00eb Kosov\u00ebs (RrGK) sot ka mbi 180 organizata an\u00ebtare dhe vet\u00ebm p\u00ebrgjat\u00eb k\u00ebtij viti ka mb\u00ebshtetur 42 organizata t\u00eb ndryshme p\u00ebr t\u00eb drejtat e grave p\u00ebrmes Fondit t\u00eb Grave n\u00eb Kosov\u00eb, e kjo p\u00ebrkrahje do t\u00eb vazhdoj\u00eb edhe m\u00eb tutje.<\/p>\n\n\n\n<p>Suksesin dhe ndikimin e RrGK-s\u00eb n\u00eb fuqizimin e l\u00ebvizjes feministe dhe mbrojtjen e t\u00eb drejtave t\u00eb grave n\u00eb Kosov\u00eb dhe p\u00ebrtej saj, mund ta masim me disa numra e statistika t\u00eb shumta.<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb faktor i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr suksesin e RrGK-s\u00eb dhe an\u00ebtareve t\u00eb saj jan\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebsit e saj afatgjat\u00eb, si\u00e7 jan\u00eb \u00e7ifti Sue dhe Frank Farnsworth nga shteti veri-per\u00ebndimor i Amerik\u00ebs, Idaho.<\/p>\n\n\n\n<p>S\u00eb fundi, ata nderuan RrGK duke u bashk\u00ebngjitur n\u00eb pun\u00ebtorin\u00eb e mbajtur me an\u00ebtare nga 12-14 n\u00ebntor n\u00eb Durr\u00ebs, Shqip\u00ebri. Ne shfryt\u00ebzuam k\u00ebt\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb biseduar me ta, lidhur me frym\u00ebzimin q\u00eb kan\u00eb p\u00ebr t\u00eb vazhduar mb\u00ebshtetjen p\u00ebr RrGK-n\u00eb tash e sa vite me radh\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Ata flasin m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr rrug\u00ebtimin e tyre me RrGK-n\u00eb, duke v\u00ebn\u00eb theksin se RrGK \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr organizatat m\u00eb t\u00eb vlefshme p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ata kan\u00eb mundur t\u00eb dhurojn\u00eb e ta mb\u00ebshtesin.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>T\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebsh RrGk-n\u00eb pa kushte p\u00ebrgjat\u00eb vitesh<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>\u201cNe e duam pun\u00ebn q\u00eb RrGK bashk\u00eb me an\u00ebtaret e saj b\u00ebjn\u00eb. Gj\u00ebrat q\u00eb ju b\u00ebni jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr t\u00eb drejtat e grave dhe mir\u00ebqenien e tyre dhe u krijon atyre shum\u00eb mund\u00ebsi. Ne i dhurojm\u00eb parat\u00eb tona pa pritur di\u00e7ka n\u00eb k\u00ebmbim, sepse e dim\u00eb se ju keni m\u00eb shum\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb ta b\u00ebni k\u00ebt\u00eb ndryshim\u201d, thot\u00eb Sue, teksa shton \u201cne nuk duam asnj\u00ebher\u00eb q\u00eb t\u2019u japim parat\u00eb dhe t\u2019u tregojm\u00eb si t\u2019i p\u00ebrdorni ato\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Kjo mb\u00ebshtetje e pakusht\u00ebzuar \u00ebsht\u00eb jetike p\u00ebr t\u00eb adresuar \u00e7\u00ebshtjet urgjente n\u00eb misionin e RrGK-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar t\u00eb drejtat e grave, e po ashtu financimi i pakusht\u00ebzuar \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr shumic\u00ebn e organizatave t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile, ashtu si\u00e7 edhe tregohet nga <a href=\"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/publications\/https-womensnetwork-org-wp-content-uploads-2020-09-funding-wcsos_alb_-pdf\/\">hulumtimi i RrGK-s\u00eb.<\/a><\/p>\n\n\n\n<p>Frym\u00ebzimi i Frank p\u00ebr ta mb\u00ebshtetur RrGK-n\u00eb rrjedh edhe nga z\u00ebrat feminist\u00eb p\u00ebrgjat\u00eb historis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb; ai ve\u00e7on kontributin e dh\u00ebn\u00eb nga Drejtorja Ekzekutive e RrGK-s\u00eb, Igballe Rogova.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cN\u00eb luft\u00eb grat\u00eb nuk ngurruan q\u00eb t\u00eb marrin p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb udh\u00ebhequr. Igo <em>[nofka me t\u00eb cil\u00ebn Frank e quan miq\u00ebsisht Igballe Rogov\u00ebn] <\/em>ishte nj\u00eb nga ato. Ajo mori p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb udh\u00ebhequr dhe fal\u00eb asaj kurajoje ju sot po vazhdoni k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb. \u00cbsht\u00eb e mahnitshme dhe e ndryshon shoq\u00ebrin\u00eb jasht\u00ebzakonisht shum\u00eb\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Frank beson se p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebsaj, e jo vet\u00ebm, t\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebsh RrGK-n\u00eb \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cJu e keni mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb b\u00ebni ndryshime pozitive. E kam m\u00ebsuar nga Nicole [Nicole Farnsworth, Udh\u00ebheq\u00ebse e Hulumtimit, Drejtore e Programit], jo me agjend\u00eb, por thjesht me pyetjen <em>\u2018si mund t\u00eb ndihmojm\u00eb\u2019\u201d.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>Kur pyeten se cilin program t\u00eb RrGK-s\u00eb do ta ve\u00e7onin, q\u00eb t\u00eb dyt\u00eb pajtohen se t\u00eb gjitha nismat dhe programet e RrGK-s\u00eb jan\u00eb barabart\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cT\u00eb jap\u00ebsh \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje e besimit\u201d, thon\u00eb ata.<\/p>\n\n\n\n<p>Megjith\u00ebse Frank e di se ata mund t\u00eb jepnin para edhe p\u00ebr organizata n\u00eb vendin e tyre, ai beson se nuk do t\u00eb arrihej ndikimi i nj\u00ebjt\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Donacionet p\u00ebr RrGK-n\u00eb sjellin ndryshime pozitive p\u00ebr grat\u00eb<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>\u201cKur e kthej kok\u00ebn prapa, nuk mund ta harroj asnj\u00ebher\u00eb kur erdha n\u00eb Prishtin\u00eb me n\u00ebn\u00ebn time, dhe biseduam me grat\u00eb q\u00eb po q\u00ebndronin n\u00eb tenda e po k\u00ebrkonin drejt\u00ebsi p\u00ebr m\u00eb t\u00eb dashurit e tyre q\u00eb ende ishin t\u00eb zhdukur nga lufta. Ajo \u00e7ka ato po b\u00ebnin ishte di\u00e7ka krejt tjet\u00ebr, sikur i p\u00ebrkiste nj\u00eb bote tjet\u00ebr\u201d, kujton Sue.<\/p>\n\n\n\n<p>Teksa po flisnim p\u00ebr ndikimin e madh t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb RrGK-s\u00eb, Frank sjell nd\u00ebr mend nj\u00eb shembull m\u00eb t\u00eb fresk\u00ebt.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cIshte koncepti mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebs i ekspozit\u00ebs <a href=\"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/ekspozite-dhuna-nuk-fshehet-mrena-mureve\/\">\u201cDhuna nuk fshehet mrena mureve\u201d<\/a>. Ajo kishte referenca se ku mund t\u00eb drejtoheshin e t\u00eb k\u00ebrkonin ndihm\u00eb t\u00eb mbijetuarat e dhun\u00ebs me baz\u00eb gjinore. Ishte ndihmes\u00eb shum\u00eb e madhe p\u00ebr to, duke u dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb ndihm\u00eb\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Ftes\u00eb q\u00eb dhe t\u00eb tjer\u00ebt ta mb\u00ebshtesin RrGK-n\u00eb<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Q\u00eb t\u00eb dy d\u00ebshirojn\u00eb q\u00eb edhe mb\u00ebshtet\u00ebs t\u00eb tjer\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb t\u00eb bashkohen me k\u00ebt\u00eb kauz\u00eb e t\u00eb mb\u00ebshtesin RrGK-n\u00eb dhe organizatat e saj an\u00ebtare.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, Frank ndan me ne shkurtimisht nj\u00eb rr\u00ebfim lidhur me rastin kur Rogova foli p\u00ebr pun\u00ebn dhe aktivizimin e saj n\u00eb kampusin e Universitetit Shtet\u00ebror t\u00eb Idaho-s n\u00eb qershor t\u00eb vitit 2009, dhe si kjo gj\u00eb n\u00eb fakt rriti mb\u00ebshtet\u00ebsit nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb misionit t\u00eb RrGK-s\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;\u201cIgo erdhi p\u00ebr t\u00eb folur n\u00eb Universitetin Shtet\u00ebror t\u00eb Idaho-s, dhe kur njer\u00ebzit e d\u00ebgjuan historin\u00eb e saj, ata donin q\u00eb t\u00eb dhuronin. Kjo, besoj un\u00eb, \u00ebsht\u00eb hapi i radh\u00ebs p\u00ebr t\u00eb fituar m\u00eb shum\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb- t\u00eb tregoni, t\u00eb komunikoni at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb duke ndodhur e k\u00ebshtu njer\u00ebzit t\u00eb mund t\u00eb reagojn\u00eb ndaj saj\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, Sue tregon se ajo ka ftuar edhe miqt\u00eb dhe familjen e saj p\u00ebr ta mb\u00ebshtetur k\u00ebt\u00eb kauz\u00eb, dhe disa prej tyre n\u00eb fakt e mb\u00ebshtet\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb grup i grave nga Oregon u frym\u00ebzuan p\u00ebr t\u00eb ofruar mb\u00ebshtetje p\u00ebrmes <a>Altrusa International of Corvallis-<\/a><a href=\"file:\/\/\/C:\/Users\/Dell\/Desktop\/altrusa.org\">Altrusa<\/a>, me \u00e7\u2019rast ofruan mund\u00ebsi praktike p\u00ebr vajzat n\u00eb RrGK p\u00ebr t\u00eb rritur mund\u00ebsit\u00eb e tyre p\u00ebr pun\u00ebsim dhe p\u00ebr t\u00eb punuar tutje p\u00ebr t\u00eb drejtat e grave.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, Frank shton se mb\u00ebshtet\u00ebsit potencial nga Amerika po ashtu e kan\u00eb mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb parat\u00eb q\u00eb ata dhurojn\u00eb p\u00ebr bamir\u00ebsi n\u00eb fakt t\u00eb mos tatohen.<\/p>\n\n\n\n<p>Sh\u00ebnim: Ju mund ta mb\u00ebshtesin RrGK-n\u00eb edhe nga Amerika pa paguar para shtes\u00eb p\u00ebrmes partnerit fiskal t\u00eb RrGK-s\u00eb <em>Network for Good, <\/em><a href=\"https:\/\/www.nfggive.com\/donation\/13-3586432\"><em>the East-West Management Institute<\/em><\/a><em>, me \u00e7\u2019rast100% t\u00eb fondeve t\u00eb dhuruara do t\u00eb shkojn\u00eb p\u00ebr RrGK-n\u00eb.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>Ata shkurtimisht fol\u00ebn edhe p\u00ebr pun\u00ebtorin\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn po merrnin pjes\u00eb n\u00eb Durr\u00ebs, ku organizatat an\u00ebtare ishin mbledhur p\u00ebr ta hartuar Strategjin\u00eb Feministe t\u00eb RrGK-s\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;\u201cGjith\u00e7ka rreth k\u00ebtij takimi ishte rreth mund\u00ebsive p\u00ebr t\u2019u rritur dhe p\u00ebr t\u00eb udh\u00ebhequr. Ky rast u krijon t\u00eb gjith\u00ebve mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndar\u00eb, p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar dhe p\u00ebr t\u2019u rritur\u201d, thot\u00eb Frank.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi e mrekullueshme p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb s\u00eb bashku, dhe p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur nj\u00ebra-tjetr\u00ebn, e gjithashtu p\u00ebr ta kuptuar se ka shum\u00eb gra q\u00eb ndajn\u00eb t\u00eb njejtat brenga\u201d, shton Frank.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn ata e p\u00ebrmbyll\u00ebn me buz\u00ebqeshje n\u00eb fytyrat e tyre, ata u zotuan p\u00ebr ta vazhduar mb\u00ebshtetjen p\u00ebr RrGK-n\u00eb dhe p\u00ebr t\u2019i q\u00ebndruar aft\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb miqve q\u00eb ata krijuan p\u00ebrgjat\u00eb rrug\u00ebtimit.<\/p>\n\n\n\n<p>Edhe ju mund ta mb\u00ebshtesni RrGK-n\u00eb e t\u00eb ndihmoni n\u00eb fuqizimin e l\u00ebvizjes feministe n\u00eb Kosov\u00eb. Kliko <a href=\"https:\/\/womensnetwork.org\/donate\/\">K\u00cbTU<\/a> p\u00ebr t\u00eb dhuruar n\u00eb Fondin e Q\u00ebndrueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb RrGK-s\u00eb i cili mbulon shpenzimet e programeve t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme.<\/p>\n\n\n\n<p>\u00c7do cent q\u00eb dhuroni e b\u00ebn dallimin n\u00eb p\u00ebrpjekjen ton\u00eb p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur, mbrojtur dhe promovuar t\u00eb drejtat e grave dhe vajzave.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Rrjeti i Grave t\u00eb Kosov\u00ebs (RrGK) sot ka mbi 180 organizata an\u00ebtare dhe vet\u00ebm p\u00ebrgjat\u00eb k\u00ebtij viti ka mb\u00ebshtetur 42 organizata t\u00eb ndryshme p\u00ebr t\u00eb drejtat e grave p\u00ebrmes Fondit t\u00eb Grave n\u00eb Kosov\u00eb, e kjo p\u00ebrkrahje do t\u00eb vazhdoj\u00eb edhe m\u00eb tutje. Suksesin dhe ndikimin e RrGK-s\u00eb n\u00eb fuqizimin e l\u00ebvizjes feministe dhe mbrojtjen [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":3352501,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_FSMCFIC_featured_image_caption":"","_FSMCFIC_featured_image_nocaption":"","_FSMCFIC_featured_image_hide":"","footnotes":""},"categories":[58],"tags":[],"class_list":["post-3352517","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"acf":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3352517","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3352517"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3352517\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3352518,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3352517\/revisions\/3352518"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/3352501"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3352517"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3352517"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3352517"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}