{"id":3355328,"date":"2022-09-08T11:01:44","date_gmt":"2022-09-08T11:01:44","guid":{"rendered":"https:\/\/womensnetwork.org\/?p=3355328"},"modified":"2022-10-03T12:50:53","modified_gmt":"2022-10-03T12:50:53","slug":"vazhdon-abuzimi-sistematik-i-te-miturave-ne-kosove-aktgjykimi-shqetesues-shperfaq-neglizhencen-institucionale-ndaj-abuzimit-seksual-te-se-mitures-8-vjecare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/vazhdon-abuzimi-sistematik-i-te-miturave-ne-kosove-aktgjykimi-shqetesues-shperfaq-neglizhencen-institucionale-ndaj-abuzimit-seksual-te-se-mitures-8-vjecare\/","title":{"rendered":"Vazhdon abuzimi sistematik i t\u00eb miturave n\u00eb Kosov\u00eb \u2013 aktgjykimi shqet\u00ebsues shp\u00ebrfaq neglizhenc\u00ebn institucionale ndaj abuzimit seksual t\u00eb s\u00eb mitur\u00ebs 8 vje\u00e7are"},"content":{"rendered":"\n<p>Me shqet\u00ebsim t\u00eb madh, Rrjeti i Grave t\u00eb Kosov\u00ebs (RrGK) s\u00eb fundmi ka pranuar Aktgjykimin p\u00ebr shfaj\u00ebsim t\u00eb t\u00eb akuzuarit p\u00ebr keqp\u00ebrdorim seksual me persona n\u00ebn mosh\u00ebn 16 vje\u00e7. Rasti n\u00eb fjal\u00eb, fillon t\u00eb trajtohet nga organet e drejt\u00ebsis\u00eb pas gjasht\u00eb vitesh raportim dhe pas kat\u00ebr vite gjykim. N\u00eb aktgjykimin e pranuar, i akuzuari lirohet nga aktakuza, me arsyetimin q\u00eb \u201cn\u00eb munges\u00eb t\u00eb provave\u201d nuk \u00ebsht\u00eb provuar faj\u00ebsia e t\u00eb pandehurit.<\/p>\n\n\n\n<p>E mitura, at\u00eb koh\u00eb 9 vje\u00e7are, n\u00eb vitin 2012, me ndihm\u00ebn e n\u00ebn\u00ebs s\u00eb saj, raporton rastin e abuzimit nd\u00ebr vite nga njerku i saj. Prokuroria Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb, pranon Kall\u00ebzimin Penal n\u00eb 27.07.2012, vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb zhagitur rastin, p\u00ebr t\u00eb ritraumatizuar t\u00eb mitur\u00ebn e abuzimit, duke e marr\u00eb deklarat\u00ebn e saj t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur disa her\u00eb, deri n\u00eb vitin 2022 \u2013 ku merret vendimi sipas s\u00eb cilit gjykata dhe prokuroria nuk kan\u00eb arritur t\u00eb v\u00ebrtetojn\u00eb faj\u00ebsin\u00eb e t\u00eb pandehurit, duke dh\u00ebn\u00eb vazhdimisht arsyetimet, t\u00eb cilat RrGK p\u00ebr hir t\u00eb shpalosjes s\u00eb mend\u00ebsis\u00eb patriarkale t\u00eb ngujuar thell\u00eb n\u00eb sistemin gjyq\u00ebsor n\u00eb Kosov\u00eb ka vendosur t\u2019i citoj\u00eb si n\u00eb vijim:<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cKonteksti n\u00eb t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb raportuar rasti i abuzimit, nga n\u00ebna e s\u00eb mitur\u00ebs, \u00ebsht\u00eb i diskutuesh\u00ebm\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Gjykata e thot\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb, duke aluduar q\u00eb n\u00ebna e s\u00eb mitur\u00ebs e ka raportuar rastin e abuzimit t\u00eb vajz\u00ebs, vet\u00ebm pasi q\u00eb e ka v\u00ebrejtur se \u201cbashk\u00ebjetesa e saj me t\u00eb pandehurin po shkon drejt nj\u00eb fundi t\u00eb pariparuesh\u00ebm\u201d \u2013 duke ju referuar si fund i pariparuesh\u00ebm dhun\u00ebs konstante fizike t\u00eb cil\u00ebn e ka ushtruar i pandehuri mbi n\u00ebn\u00ebn e s\u00eb mitur\u00ebs. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, p\u00ebrkund\u00ebr q\u00eb gjykata pranon se dhuna konstante fizike ka qen\u00eb e p\u00ebrs\u00ebritur, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, gjykata konstaton se:<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cGjykata ka parasysh q\u00eb n\u00eb raste t\u00eb tilla kur ndodh sulm apo ngacmim seksual, apo keqp\u00ebrdorim seksual brenda an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb familjes, sidomos si\u00e7 \u00ebsht\u00eb rasti k\u00ebtu kur mungon vullneti i nj\u00ebr\u00ebs pal\u00eb, \u00ebsht\u00eb e pritshme q\u00eb t\u00eb v\u00ebrehet ndryshim n\u00eb sjellje dhe raporte t\u00eb \u00e7rregulluara mes familjar\u00ebve t\u00eb familjes q\u00eb pretendohet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Tutje, p\u00ebrpos q\u00eb n\u00eb paragrafin m\u00eb lart, gjykata e konsideron \u201craport t\u00eb \u00e7rregulluar\u201d dhe \u201cmunges\u00eb t\u00eb vullnetit t\u00eb nj\u00ebr\u00ebs pal\u00eb\u201d abuzimin seksual me t\u00eb mitur\u00ebn, e nj\u00ebjta po ashtu ngre pyetjen tendencioze, dhe tejet shqet\u00ebsuese:<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cN\u00ebse raportet mes t\u00eb d\u00ebmtuar\u00ebs \u2013 d\u00ebshmitares (n\u00ebn\u00ebs s\u00eb vajz\u00ebs) dhe t\u00eb pandehurit, nuk do t\u00eb ishin p\u00ebrkeq\u00ebsuar, a do t\u00eb raportonte e nj\u00ebjta rastin e keqp\u00ebrdorimit seksual t\u00eb vajz\u00ebs s\u00eb saj?\u201d Me k\u00ebt\u00eb pyetje, gjykata faj\u00ebson d\u00ebshmitaren p\u00ebr mos-raportim, dhe nj\u00ebherit, ngre pyetje t\u00eb cilat jan\u00eb komplet subjektive, dhe nuk nd\u00ebrlidhen me rastin, i cili \u00ebsht\u00eb, abuzim seksual ndaj t\u00eb mitur\u00ebs 9 vje\u00e7are, q\u00eb nga viti 2005 (kur e mitura kishte 8 vje\u00e7) e deri n\u00eb vitin 2011.<\/p>\n\n\n\n<p>Tutje po i citojm\u00eb edhe disa nga arsyetimet tjera skandaloze t\u00eb gjykat\u00ebs, p\u00ebrkat\u00ebsisht, Departamentit p\u00ebr t\u00eb Mitur, n\u00eb lidhje me shfaj\u00ebsimin e t\u00eb pandehurit:<\/p>\n\n\n\n<p>Duke iu referuar faktit q\u00eb e d\u00ebmtuara e mitur, vazhdimisht ka dh\u00ebn\u00eb detaje t\u00eb reja, dhe data gjat\u00eb t\u00eb cilave \u00ebsht\u00eb abuzuar, gjykata thekson:<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cKy ndryshim n\u00eb deklarim me kalimin e koh\u00ebs, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe raste t\u00eb tjera t\u00eb cilat nuk ishin treguar m\u00eb her\u00ebt, n\u00eb vler\u00ebsimin e gjykat\u00ebs, shp\u00ebrfaq nj\u00eb tendenc\u00eb t\u00eb d\u00ebmtuar\u00ebs s\u00eb mitur s\u00eb pari p\u00ebr DRAMATIZIM t\u00eb situat\u00ebs dhe paraqitje t\u00eb pandehurit si ve\u00e7an\u00ebrisht abuzues n\u00eb raport me f\u00ebmij\u00ebt.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Gjykata e konsideron se nj\u00eb e mitur, e cila n\u00eb koh\u00ebn kur raporton rastin kishte 11 vje\u00e7, \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb krijoj\u00eb skenare t\u00eb abuzimit seksual, madje n\u00eb detaje, (p\u00ebr arsye se gjykata i liston rastet t\u00eb cilat i ka shpjeguar e mitura, tejet qart\u00eb dhe rrjedhsh\u00ebm).<\/p>\n\n\n\n<p>Sidoqoft\u00eb, e konsideron se faj\u00ebsia e t\u00eb pandehurit \u00ebsht\u00eb e diskutueshme, p\u00ebr arsye se \u201c\u00ebsht\u00eb krejt\u00ebsisht e pabesueshme q\u00eb e d\u00ebmtuara e mitur, po qe se t\u00eb ekzistonte sulmi seksual i cili pretendohet, t\u00eb mos ta kishte shprehur at\u00eb apo t\u00eb v\u00ebrehej nga persona t\u00eb tjer\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb nga n\u00ebna e saj\u201d dhe p\u00ebrkund\u00ebr faktit q\u00eb ekzistojn\u00eb provat materiale p\u00ebr dhun\u00ebn konstante fizike t\u00eb cil\u00ebn e ka shkaktuar i pandehuri ndaj n\u00ebn\u00ebs s\u00eb t\u00eb mitur\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Shkeljet ligjore n\u00eb k\u00ebt\u00eb vendim jan\u00eb t\u00eb shumta duke filluar nga Prokuroria Themelore e Prishtin\u00ebs e cila nuk e ka kualifikuar vepr\u00ebn penale n\u00eb pajtim me nenin 198 paragrafin 2, lidhur me paragrafin 5 pik\u00ebn 7 t\u00eb Kodit t\u00eb P\u00ebrkohsh\u00ebm Penal, pasi q\u00eb i dyshuari ishte njerku i saj, por kualifikimi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb vet\u00ebm me paragrafin 2 t\u00eb KPK-s\u00eb, e q\u00eb ka qen\u00eb rrethan\u00eb leht\u00ebsuese p\u00ebr t\u00eb akuzuarin.<\/p>\n\n\n\n<p>Tutje, Gjykata Themelore e Prishtin\u00ebs e liron t\u00eb dyshuarin, me arsyetimin kinse \u201cn\u00eb munges\u00eb t\u00eb provave\u201d kur n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gjykat\u00eb jan\u00eb paraqitur prova t\u00eb shumta dhe gjykata ka refuzuar procedimin dhe ekzaminim t\u00eb tyre, p\u00ebrfshir\u00eb provat si n\u00eb vijim:<\/p>\n\n\n\n<ol class=\"wp-block-list\" type=\"a\"><li>Letr\u00ebn e shkruar nga e d\u00ebmtuara, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn e nj\u00ebjta rr\u00ebfen p\u00ebr gjendjen e r\u00ebnd\u00eb emocionale dhe fizike, si pasoj\u00eb e abuzimit nd\u00ebr vite, dhe e cila \u00ebsht\u00eb konfirmuar t\u00eb jet\u00eb e shkruar nga vajza e mitur, nga Agjencioni i Forenzik\u00ebs;<\/li><li>D\u00ebshmit\u00eb e p\u00ebrreth kat\u00ebr personave t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb zyrtar\u00eb policor\u00eb;<\/li><li>SMS k\u00ebrc\u00ebnues p\u00ebr t\u00ebrheqjen e raportimit t\u00eb rastit, i drejtuar ndaj n\u00ebn\u00ebs s\u00eb t\u00eb d\u00ebmtuar\u00ebs, i d\u00ebrguar nga i pandehuri;<\/li><li>Raportet mjek\u00ebsore t\u00eb s\u00eb d\u00ebmtuar\u00ebs, t\u00eb cilat kan\u00eb v\u00ebrtetuar gjendjen e r\u00ebnd\u00eb t\u00eb s\u00eb mitur\u00ebs;<\/li><\/ol>\n\n\n\n<p>Gjykata pa treguar arsyet, ka refuzuar nxjerrjen e ekspertiz\u00ebs mjeko ligjore, edhe pse ka ekzistuar nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb nga ana e Prokuroris\u00eb dhe nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i pal\u00ebs s\u00eb d\u00ebmtuar p\u00ebr nxjerrjen e k\u00ebsaj ekspertize e cila do t\u00eb kishte me qen\u00eb prova kryesore e rastit.<\/p>\n\n\n\n<p>Sipas Institutit t\u00eb Mjek\u00ebsis\u00eb Ligjore, n\u00eb mbi 70% t\u00eb rasteve t\u00eb dhunimeve seksuale viktima jan\u00eb vajzat e mitura. P\u00ebrkund\u00ebr k\u00ebsaj, ne \u00e7do dit\u00eb po d\u00ebshmojm\u00eb d\u00ebshtimin institucional, dhe tutje, tendenc\u00ebn p\u00ebr faj\u00ebsimin e viktimave, t\u00eb cilat n\u00ebn rrethana tejet t\u00eb kufizuara, po zgjedhin t\u00eb raportojn\u00eb rastet, pik\u00ebrisht tek institucionet t\u00eb cilat po i neglizhojn\u00eb ato.<\/p>\n\n\n\n<p>Duke e pasur parasysh k\u00ebt\u00eb, RrGK mbetet e hapur ndaj bashk\u00ebpunimit dhe ndihm\u00ebs p\u00ebr viktimat e dhun\u00ebs me baz\u00eb gjinore p\u00ebrmes k\u00ebshillimit ligjor falas dhe referimit tek institucionet relevante. N\u00ebse keni nevoj\u00eb p\u00ebr ndihm\u00eb juridike falas p\u00ebr rastet e dhun\u00ebs me baz\u00eb gjinore, apo njihni dik\u00eb q\u00eb ka nevoj\u00eb, na kontaktoni n\u00eb numrin: 038 245 850.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Me shqet\u00ebsim t\u00eb madh, Rrjeti i Grave t\u00eb Kosov\u00ebs (RrGK) s\u00eb fundmi ka pranuar Aktgjykimin p\u00ebr shfaj\u00ebsim t\u00eb t\u00eb akuzuarit p\u00ebr keqp\u00ebrdorim seksual me persona n\u00ebn mosh\u00ebn 16 vje\u00e7. Rasti n\u00eb fjal\u00eb, fillon t\u00eb trajtohet nga organet e drejt\u00ebsis\u00eb pas gjasht\u00eb vitesh raportim dhe pas kat\u00ebr vite gjykim. N\u00eb aktgjykimin e pranuar, i akuzuari lirohet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":12,"featured_media":3355541,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_FSMCFIC_featured_image_caption":"","_FSMCFIC_featured_image_nocaption":"","_FSMCFIC_featured_image_hide":"","footnotes":""},"categories":[82],"tags":[],"class_list":["post-3355328","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-deklaratat-per-shtyp"],"acf":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3355328","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/12"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3355328"}],"version-history":[{"count":5,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3355328\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3355486,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3355328\/revisions\/3355486"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/3355541"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3355328"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3355328"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3355328"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}