{"id":3355842,"date":"2022-10-20T12:16:36","date_gmt":"2022-10-20T12:16:36","guid":{"rendered":"https:\/\/womensnetwork.org\/?p=3355842"},"modified":"2022-11-04T13:23:01","modified_gmt":"2022-11-04T13:23:01","slug":"rrgk-leter-avokuese-per-buxhetin-per-mbrojtjen-dhe-trajtimin-e-viktimave-te-dhunes-me-baze-gjinore-dhe-qps-te","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/rrgk-leter-avokuese-per-buxhetin-per-mbrojtjen-dhe-trajtimin-e-viktimave-te-dhunes-me-baze-gjinore-dhe-qps-te\/","title":{"rendered":"RrGK: Let\u00ebr avokuese p\u00ebr buxhetin p\u00ebr mbrojtjen dhe trajtimin e viktimave t\u00eb dhun\u00ebs me baz\u00eb gjinore dhe QPS-t\u00eb"},"content":{"rendered":"\n<p>Prishtin\u00eb, 20 tetor 2022<\/p>\n\n\n\n<p>Sot, Rrjeti i Grave t\u00eb Kosov\u00ebs (RrGK) ia ka adresuar nj\u00eb let\u00ebr avokuese p\u00ebr buxhetin p\u00ebr mbrojtjen dhe trajtimin e viktimave t\u00eb dhun\u00ebs me baz\u00eb gjinore dhe p\u00ebr Qendrat p\u00ebr Pun\u00eb Sociale (QPS) Kryeministrit t\u00eb Kosov\u00ebs Albin Kurti, Ministrit t\u00eb Financave, Pun\u00ebs dhe Transfereve Hekuran Murati, Ministres s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb Albulena Haxhiu dhe Drejtorit t\u00eb Departamentit p\u00ebr Pun\u00eb Sociale dhe Familjare, Mentor Morina.&nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb m\u0451nyr\u0451 q\u0451 t\u0451 sigurohet trajtimi i dinjitetsh\u0451m i viktimave t\u0451 dhun\u0451s me baz\u0451 gjinore, n\u0451 pajtim me korniz\u00ebn ligjore, <strong>RrGK ka k\u00ebrkuar nga qeveria<\/strong> q\u00eb Ministria e Financave, Pun\u00ebs dhe Transfereve t\u00eb rris\u00eb buxhetin e alokuar p\u00ebr QPS-t\u0451, n\u00eb koordinim me komuna, n\u0451 m\u00ebnyr\u00eb q\u0451 t\u0451 ngriten kapacitetet e tyre duke i funksionalizuar qendrat ashtu si\u00e7 \u0451sht\u0451 e p\u0451rcaktuar n\u0451 korniz\u0451n ligjore p\u0451rkat\u0451se dhe programin e qeveris\u0451 si dhe k\u0451to ndryshime, t\u0451 reflektohen n\u0451 amendamentimet e planifikuara t\u0451 Ligjit p\u0451r Financa t\u0451 Pushtetit lokal. <\/p>\n\n\n\n<p>Po ashtu \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb ngris\u0451 buxhetin e alokuar p\u00ebr QPS-t\u0451 n\u00eb kategorin\u00eb Paga dhe M\u00ebditje (rreth 456,000 \u20ac) n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb pun\u00ebsohen t\u0451 pakt\u0451n dy pun\u00ebtor\u0451 social\u00eb m\u00eb tep\u00ebr n\u00eb \u00e7do komun\u00eb, dhe t\u0451 njejtit t\u00eb <strong>fokusohen vet\u0451m n\u0451 trajtimin e rasteve t\u0451 dhun\u00ebs me baz\u00eb gjinore<\/strong>. \u00cbsht\u00eb k\u00ebrkuar edhe q\u00eb t\u00eb krijohen fonde emergjente n\u0451 Policin\u00eb e Kosov\u00ebs dhe n\u0451 QPS me q\u00ebllim t\u0451 plot\u00ebsimit t\u0451 nevojave emergjente t\u0451 viktimave gjat\u0451 trajtimit t\u0451 rasteve t\u0451 dhun\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<h4 class=\"wp-block-heading\">Letr\u00ebn e plot\u00eb avokuese mund ta lexoni n\u00eb vijim:<\/h4>\n\n\n\n<p>I nderuar Kryeminist\u00ebr i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, z. Albin Kurti,<\/p>\n\n\n\n<p>I nderuar Minist\u00ebr i Financave, Pun\u00ebs dhe Transfereve, z. Hekuran Murati,<\/p>\n\n\n\n<p>E nderuara Ministre e Drejt\u00ebsis\u00eb, znj. Albulena Haxhiu,<\/p>\n\n\n\n<p>I nderuar Drejtor i Departamentit p\u00ebr Pun\u00eb Sociale dhe Familjare, z. Mentor Morina,<\/p>\n\n\n\n<p>Raportimet e rasteve t\u0451 dhun\u0451s ndaj grave dhe vajzave, n\u0451 ve\u00e7anti ato t\u0451 dhun\u00ebs seksuale, jan\u00eb n\u0451 rritje e sip\u00ebr. Sipas Institutit t\u0451 Mjek\u00ebsis\u00eb Ligjore, 85% e viktimave t\u0451 dhun\u00ebs seksuale nga viti 2019-2021 ishin t\u0451 mitura. Qeveria aktuale e Kosov\u00ebs e ka p\u0451rs\u0451ritur disa her\u0451 se mir\u00ebqenia sociale \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga prioritetet kryesore t\u00eb saj, p\u00ebrfshir\u00eb edhe n\u00eb programin e saj qeveris\u00ebs. Nd\u00ebrkaq, sh\u00ebrbimet sociale, e p\u00ebrkat\u00ebsisht mekanizmat koordinues lokal p\u00ebr mbrojtjen dhe trajtimin e viktimave t\u00eb dhun\u00ebs me baz\u00eb gjinore vazhdojn\u00eb t\u00eb operojn\u00eb n\u00eb kushte t\u00eb v\u00ebshtira.<\/p>\n\n\n\n<p>Rrjeti i Grave t\u00eb Kosov\u00ebs (RrGK) k\u00ebrkon t\u00eb <strong>fuqizohen mekanizmat koordinues lokal p\u00ebr mbrojtjen dhe trajtimin e viktimave t\u00eb dhun\u00ebs me baz\u00eb gjinore, konkretisht, qendrat p<\/strong><strong>\u00ebr pun\u00eb sociale<\/strong> n\u00eb baz\u00eb t\u00eb obligimeve t\u00eb Qeveris\u00eb ndaj Kushtetut\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00eb favor t\u00eb zbatimit t\u00eb Konvent\u00ebs s\u00eb Stambollit p\u00ebr parandalimin dhe luftimin e dhun\u00ebs kund\u00ebr grave dhe dhun\u00ebs n\u00eb familje, Strategjis\u00eb Komb\u00ebtare p\u00ebr Mbrojtje nga Dhuna n\u00eb Familje dhe Dhuna ndaj Grave (SKMDhFDhG), Ligjit p\u00ebr Mbrojten nga Dhuna n\u00eb Familje, dhe Programit t\u00eb Barazis\u00eb Gjinore.<\/p>\n\n\n\n<p>Sipas Ligjit Nr. 02 L-17 p\u00ebr Sh\u00ebrbime Sociale dhe Familjare, Qendra p\u0451r Pun\u0451 Sociale (QPS) si institucion publik i nivelit komunal \u0451sht\u0451 kompetent p\u0451r mbrojtjen e t\u0451 gjith\u0451 qytetar\u00ebve n\u0451 nevoj\u00eb p\u0451r sh\u00ebrbime sociale. N\u0451 k\u0451t\u0451 aspekt, QPS-t\u0451 jan\u0451 p\u0451rgjegj\u0451se p\u0451r mbrojtjen e f\u00ebmij\u00ebve, e rrjedhimisht edhe p\u00ebr mbrojtjen e grave dhe vajzave nga t\u00eb gjitha format e dhun\u00ebs deri n\u0451 riintegrimin e tyre n\u0451 shoq\u00ebri. QPS-t\u0451 kan\u0451 rol thelb\u00ebsor n\u0451 parandalimin, mbrojtjen dhe ri-integrimin e viktimave t\u0451 dhun\u00ebs, sidomos p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt vajza. Mir\u00ebpo, bazuar n\u0451 hulumtimin e RrGK <a href=\"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/publications\/nga-ligjet-ne-vepra\/\"><em>Nga Ligjet ne Vepra<\/em><\/a>, QPS-t\u0451 nuk kan\u00eb buxhet apo kapacitete t\u0451 mjaftueshme t\u0451 operojn\u00eb detyrat e tyre, t\u0451 p\u00ebrcaktuara me korniz\u00ebn ligjore t\u00eb Kosov\u00ebs. Si pasoj\u0451:<\/p>\n\n\n\n<ul class=\"wp-block-list\"><li>QPS-ve u mungojn\u00eb burimet njer\u00ebzore p\u00ebr t\u00eb menaxhuar t\u00eb gjitha rastet q\u00eb u jan\u00eb caktuar;<\/li><li>Meqen\u00ebse u mungojn\u00eb burimet njer\u00ebzore, menaxhimi i rasteve nga pun\u00ebtor\u0451t social \u0451sht\u0451 i dob\u00ebt, e nj\u00ebherit shpesh shtyen grat\u00eb dhe f\u00ebmij\u00ebt t\u00eb kthehen n\u00eb ambiente t\u00eb dhun\u00ebs;<\/li><li>Infrastruktura e dob\u00ebt krijon pamund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb monitoruar mir\u00ebqenien e f\u00ebmij\u00ebve dhe p\u00ebr t\u00eb siguruar nj\u00eb mjedis t\u00eb sigurt p\u00ebr t\u00eb ndihmuar viktimat;<\/li><li>QPS-ve u mungon hap\u00ebsira e mjaftueshme dhe qasja n\u00eb transport t\u00eb besuesh\u00ebm, p\u00ebr t\u00eb arritur me koh\u00eb tek viktimat, seancat gjyq\u00ebsore apo p\u00ebr t\u2019i realizuar vizitat sipas detyr\u00ebs.<\/li><\/ul>\n\n\n\n<p>Meqen\u00ebse buxheti p\u00ebr QPS-t\u00eb ekzekutohet sipas k\u00ebrkesave buxhetore t\u00eb komunave, rol shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb fondet p\u00ebr k\u00ebto institucione luan edhe Ministria e Financave, Pun\u00ebs dhe Transfereve. Sipas Ligjit Nr. 08\/L-066 mbi Ndarjet Buxhetore p\u00ebr Buxhetin e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr vitin 2022, nuk ka ndonj\u00eb linj\u00eb specifike p\u00ebr financimin e QPS-ve, mir\u00ebpo ekziston nj\u00eb linj\u00eb p\u00ebr Politikat Sociale dhe Sh\u00ebrbimet Sociale p\u00ebr secil\u00ebn organizat\u00eb buxhetore n\u00eb nivel lokal nga e cila financohen edhe QPS-t\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Buxheti total i alokuar p\u00ebr sh\u00ebrbime sociale nga t\u00eb gjitha komunat \u00ebsht\u00eb 8,013,787 \u20ac me nj\u00eb mesatare prej 222,605 \u20ac dhe me nj\u00eb median\u00eb 95,600 \u20ac. Nga ky buxhet, 2,785,522 \u20ac jan\u00eb t\u00eb alokuara n\u00eb kategorin\u00eb e buxhetit \u2018Paga dhe M\u00ebditje\u2019. Duke marr\u00eb parasysh se jan\u00eb rreth 464 t\u00eb pun\u00ebsuar n\u00ebp\u00ebr komuna p\u00ebr sh\u00ebrbime sociale (mesatarisht 13 p\u00ebr komun\u00eb), pun\u00ebsimi i t\u00eb pakt\u00ebn dy pun\u00ebtor\u00ebve m\u00eb tep\u00ebr n\u00eb \u00e7do komun\u00eb, specifikisht p\u00ebr trajtimin e rasteve t\u00eb dhun\u00ebs me baz\u00eb gjinore, duke p\u00ebrfshir\u00eb dhun\u00ebn seksuale dhe dhun\u00ebn n\u00eb familje, do t\u00eb kushtonte gjithsej rreth 444,000 \u20ac m\u00eb tep\u00ebr n\u00eb vit p\u00ebr Qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs. Idealisht, komuna m\u00eb e madhe n\u00eb territorin e Kosov\u00ebs, Prishtina, ka nevoj\u00eb p\u00ebr dyfishin e shum\u00ebs q\u00eb do t\u00eb ishte rreth 12,000 \u20ac m\u00eb tep\u00ebr n\u00eb vit.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb m\u0451nyr\u0451 q\u0451 t\u0451 sigurohet trajtimi i dinjitetsh\u0451m i viktimave t\u0451 dhun\u0451s me baz\u0451 gjinore, n\u0451 pajtim me korniz\u00ebn ligjore, <strong>RrGK k<\/strong><strong>\u0451<\/strong><strong>rkon nga qeveria<\/strong><strong> <\/strong>q\u00eb:<\/p>\n\n\n\n<ul class=\"wp-block-list\"><li>Ministria e Financave, Pun\u00ebs dhe Transfereve t\u00eb rris\u00eb buxhetin e alokuar p\u00ebr QPS-t\u0451, n\u00eb koordinim me komuna, n\u0451 m\u00ebnyr\u00eb q\u0451 t\u0451 ngriten kapacitetet e tyre duke i funksionalizuar qendrat ashtu si\u00e7 \u0451sht\u0451 e p\u0451rcaktuar n\u0451 korniz\u0451n ligjore p\u0451rkat\u0451se dhe programin e qeveris\u0451; tutje, k\u0451to ndryshime, t\u0451 reflektohen n\u0451 amendamentimet e planifikuara t\u0451 Ligjit p\u0451r Financa t\u0451 Pushtetit lokal;<\/li><li>T\u00eb ngris\u0451 buxhetin e alokuar p\u00ebr QPS-t\u0451 n\u00eb kategorin\u00eb Paga dhe M\u00ebditje (rreth 456,000 \u20ac) n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb pun\u00ebsohen t\u0451 pakt\u0451n dy pun\u00ebtor\u0451 social m\u00eb tep\u00ebr n\u00eb \u00e7do komun\u00eb, dhe t\u0451 njejtit t\u00eb <strong>fokusohen vet<\/strong><strong>\u0451<\/strong><strong>m n<\/strong><strong>\u0451<\/strong><strong> trajtimin e rasteve t<\/strong><strong>\u0451<\/strong><strong> dhun\u00ebs me baz\u00eb gjinore<\/strong>;<\/li><li>T\u0451 krijoj\u0451 fonde emergjente n\u0451 Policin\u00eb e Kosov\u00ebs dhe n\u0451 QPS me q\u00ebllim t\u0451 plot\u00ebsimit t\u0451 nevojave emergjente t\u0451 viktimave gjat\u0451 trajtimit t\u0451 rasteve t\u0451 dhun\u00ebs.<\/li><\/ul>\n\n\n\n<p>Ne gjithashtu b\u00ebjm\u00eb thirrje p\u00ebr p\u00ebrfshirjen e vazhdueshme t\u00eb linj\u00ebs buxhetore, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr strehimoret, si ofruese sh\u00ebrbimesh t\u00eb licencuara q\u00eb ofrojn\u00eb sh\u00ebrbime t\u00eb k\u00ebrkuara nga Konventa e Stambollit.<\/p>\n\n\n\n<p>Shpresojm\u00eb se k\u00ebto k\u00ebrkesa do t\u0451 p\u0451rkthehen n\u0451 veprime konkrete me q\u0451llim t\u0451 mbrojtjes s\u00eb grave dhe vajzave n\u0451 Kosov\u0451.<\/p>\n\n\n\n<p>Ne jemi t\u00eb gatshme t\u0451 takohemi p\u00ebr t\u00eb diskutuar n\u0451 detaje k\u00ebto rekomandime.<\/p>\n\n\n\n<p>Sinqerisht,<\/p>\n\n\n\n<p>Igballe Rogova<\/p>\n\n\n\n<p>Drejtore Ekzekutive<\/p>\n\n\n\n<p>Rrjeti i Grave t\u00eb Kosov\u00ebs<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prishtin\u00eb, 20 tetor 2022 Sot, Rrjeti i Grave t\u00eb Kosov\u00ebs (RrGK) ia ka adresuar nj\u00eb let\u00ebr avokuese p\u00ebr buxhetin p\u00ebr mbrojtjen dhe trajtimin e viktimave t\u00eb dhun\u00ebs me baz\u00eb gjinore dhe p\u00ebr Qendrat p\u00ebr Pun\u00eb Sociale (QPS) Kryeministrit t\u00eb Kosov\u00ebs Albin Kurti, Ministrit t\u00eb Financave, Pun\u00ebs dhe Transfereve Hekuran Murati, Ministres s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb Albulena Haxhiu [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":12,"featured_media":3356146,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_FSMCFIC_featured_image_caption":"","_FSMCFIC_featured_image_nocaption":"","_FSMCFIC_featured_image_hide":"","footnotes":""},"categories":[82],"tags":[],"class_list":["post-3355842","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-deklaratat-per-shtyp"],"acf":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3355842","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/12"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3355842"}],"version-history":[{"count":6,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3355842\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3355858,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3355842\/revisions\/3355858"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/3356146"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3355842"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3355842"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3355842"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}