{"id":3357525,"date":"2023-02-02T18:29:37","date_gmt":"2023-02-02T18:29:37","guid":{"rendered":"https:\/\/womensnetwork.org\/?p=3357525"},"modified":"2025-12-03T13:51:43","modified_gmt":"2025-12-03T13:51:43","slug":"thirrje-per-aplikim-ne-kuader-te-fondit-te-grave-te-kosoves-3","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/thirrje-per-aplikim-ne-kuader-te-fondit-te-grave-te-kosoves-3\/","title":{"rendered":"THIRRJE P\u00cbR APLIKIM N\u00cb KUAD\u00cbR T\u00cb FONDIT T\u00cb GRAVE T\u00cb KOSOV\u00cbS"},"content":{"rendered":"\n<h3 class=\"wp-block-heading\"><strong>THIRRJE P\u00cbR APLIKIM N\u00cb KUAD\u00cbR T\u00cb<\/strong> <strong>FONDIT T\u00cb GRAVE T\u00cb KOSOV\u00cbS<\/strong><\/h3>\n\n\n\n<p><em>Publikuar m\u00eb<\/em><em>: 2 shkurt 2023<\/em>&nbsp; <em>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Afati i fundit p\u00ebr aplikim<\/em><em>: 3 mars 2023<\/em><em><\/em><\/p>\n\n\n\n<h3 class=\"wp-block-heading\">P\u00cbRSHKRIMI I PROGRAMIT<\/h3>\n\n\n\n<p>Rrjeti i Grave t\u00eb Kosov\u00ebs (RrGK) ka k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb t\u00eb publikoj\u00eb raundin e 17-t\u00eb t\u00eb granteve n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Fondit t\u00eb Grave t\u00eb Kosov\u00ebs (FGK). Ftojm\u00eb&nbsp; organizata e shoq\u00ebris\u00eb civile p\u00ebr t\u00eb drejtat e grave (OShCG) dhe strehimoret t\u00eb aplikojn\u00eb me iniciativa t\u00eb cilat do t\u00eb<strong> <\/strong><strong>kontribuojn\u00eb n\u00eb avancimin e t\u00eb drejtave t\u00eb grave dhe vajzave dhe t\u00eb barazis\u00eb gjinore n\u00eb Kosov\u00eb<\/strong>.<\/p>\n\n\n\n<p>M\u00eb konkretisht, <strong>aplikacionet<\/strong> duhet t\u00eb demonstrojn\u00eb se si organizatat propozojn\u00eb t\u00eb kontribuojn\u00eb n\u00eb realizimin e <a href=\"https:\/\/womensnetwork.org\/wp-content\/uploads\/2019\/05\/Strategjia-e-RrGK-2019-2022_FINAL_2019-05-22-1.pdf\">Strategjis\u00eb s\u00eb RrGK-s\u00eb p\u00ebr periudh\u00ebn 2019-2022<\/a> dhe objektivave t\u00eb saj t\u00eb identifikuara nga an\u00ebtaret e RrGK-s\u00eb, drejt <strong>mb\u00ebshtetjes, mbrojtjes dhe promovimit t\u00eb t\u00eb drejtave<\/strong><strong> dhe interesave t\u00eb grave dhe vajzave<\/strong>, duke p\u00ebrdorur qasjen bazuar n\u00eb t\u00eb drejta dhe ndryshimin afatgjat\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Si\u00e7 ka treguar hulumtimi i RrGK-s\u00eb <a href=\"https:\/\/womensnetwork.org\/wp-content\/uploads\/2020\/12\/RrGK_Pandemia-nuk-njeh-gjini.pdf\"><em>\u201cPandemia nuk njeh gjini\u201d? Analiz\u00eb gjinore fiskale buxhetore: Reagimi i Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs ndaj pandemis\u00eb COVID-19 nga perspektiva gjinore<\/em><\/a>, pandemia ka prekur si grat\u00eb ashtu edhe burrat, por duke pasur parasysh pozicionin e tyre p\u00ebrgjith\u00ebsisht t\u00eb pabarabart\u00eb brenda shoq\u00ebris\u00eb, grat\u00eb jan\u00eb prekur duksh\u00ebm m\u00eb shum\u00eb. Reagimi i qeveris\u00eb ndaj COVID-19 nuk \u00ebsht\u00eb bazuar n\u00eb analiza t\u00eb mjaftueshme gjinore, dhe, si rezultat, disa masa nuk kan\u00eb adresuar nevojat specifike t\u00eb grave n\u00eb k\u00ebt\u00eb krize. Disa prej tyre madje kontribuan n\u00eb thellimin e pabarazive gjinore ekzistuese.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Prandaj, RrGK inkurajon fuqish\u00ebm nismat q\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb avokimin\/monitorimin n\u00eb nivel lokal dhe nacional, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb lidhje me reagimin e qeveris\u00eb ndaj kriz\u00ebs socio-ekonomike q\u00eb ka rezultuar nga pandemia COVID-19<\/strong>. Avokimi mund t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb takime me zyrtar\u00eb; ngritjen e vet\u00ebdijes p\u00ebr t\u00eb drejtat n\u00eb p\u00ebrfitimet dhe programet e qeveris\u00eb; hulumtimin e orientuar nga politika; propozimin e ndryshimeve t\u00eb politikave n\u00eb lidhje me reagimin e qeveris\u00eb ndaj COVID-19; dhe p\u00ebrfshirjen e njer\u00ebzve p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar t\u00eb drejtat e tyre. Nismat duhet t\u00eb synojn\u00eb t\u00eb kontribuojn\u00eb n\u00eb rezultate reale dhe t\u00eb dukshme (p.sh., legjislacioni i ri, sh\u00ebrbimet e reja, raportet p\u00ebr rastet e shkeljeve t\u00eb t\u00eb drejtave me baz\u00eb gjinore, rastet e monitoruara gjyq\u00ebsore, etj. Ju lutemi t\u00eb keni parasysh se aktivitetet n\u00eb vete nuk do t\u00eb konsiderohen si rezultate t\u00eb nismave.<\/p>\n\n\n\n<p><strong><u>Llojet e aktiviteteve t\u00eb pranueshme p\u00ebr mb\u00ebshtetje financiare nd\u00ebr t\u00eb tjera, mund t\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb:<\/u><\/strong><\/p>\n\n\n\n<ul class=\"wp-block-list\"><li>Kryerjen e hulumtimeve t\u00eb orientuara nga politika, t\u00eb tilla si n\u00eb lidhje me p\u00ebrfituesit e pakove qeveritare COVID-19 deri m\u00eb tani, shpenzimet e qeveris\u00eb (duke p\u00ebrdorur metoda t\u00eb buxhetimit t\u00eb p\u00ebrgjegjsh\u00ebm gjinor) dhe se si grat\u00eb, burrat, vajzat dhe djemt\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb nga ndihmat e qeveris\u00eb;<\/li><li>Ngritjen e kapaciteteve t\u00eb grave dhe vajzave p\u00ebr t\u00eb avokuar p\u00ebr prioritetet e tyre;<\/li><li>Organizimin e takimeve nd\u00ebrmjet grave dhe vendimmarr\u00ebsve, gjat\u00eb t\u00eb cilave grat\u00eb mund t\u00eb avokojn\u00eb te zyrtar\u00ebt lidhur me at\u00eb se si qeveria mund t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsoj\u00eb nevojat e tyre gjat\u00eb pandemis\u00eb COVID-19 dhe pas pasojave nga ajo;<\/li><li>Mb\u00ebshtetjen e grave p\u00ebr t\u00eb ndikuar dhe propozuar ndryshime t\u00eb politikave n\u00eb ligjet dhe rregulloret ekzistuese n\u00eb nivel komunal dhe nacional drejt p\u00ebrmir\u00ebsimit t\u00eb reagimit t\u00eb qeveris\u00eb ndaj pandemis\u00eb COVID-19;<\/li><li>Organizimin e fushatave t\u00eb vet\u00ebdijesimit p\u00ebr t\u00eb informuar grat\u00eb p\u00ebr programet e ndryshme t\u00eb qeveris\u00eb, t\u00eb drejtat e tyre p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar nga to, si dhe t\u00eb raportojn\u00eb \u00e7do diskriminim t\u00eb mundsh\u00ebm me baz\u00eb gjinore n\u00eb ndarjen e burimeve qeveritare p\u00ebr adresimin e pandemis\u00eb COVID-19 dhe\/ose n\u00eb programet e lidhura qeveritare;<\/li><li>Ofrimin e mb\u00ebshtetjes ligjore dhe psikologjike p\u00ebr grat\u00eb q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb drejtat e tyre, p\u00ebrfshir\u00eb legjislacionin kund\u00ebr diskriminimit;&nbsp;&nbsp;<\/li><li>Dokumentimin dhe raportimin e rasteve t\u00eb diskriminimit gjinor; &nbsp;&nbsp;<\/li><li>Ngritjen e kapaciteteve t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile, n\u00ebpun\u00ebsve publik\u00eb dhe ofruesve t\u00eb sh\u00ebrbimeve p\u00ebr t\u00eb avancuar m\u00eb tej barazin\u00eb gjinore p\u00ebrmes programeve t\u00eb tyre dhe n\u00eb shp\u00ebrndarjen e burimeve;<\/li><li>Mb\u00ebshtetjen e komunave ose ministrive n\u00eb zbatimin e buxhetimit t\u00eb p\u00ebrgjegjsh\u00ebm gjinor, p\u00ebrfshir\u00eb b\u00ebrjen e analizave gjinore t\u00eb p\u00ebrfituesve t\u00eb programeve COVID-19 deri m\u00eb tani p\u00ebr t\u00eb informuar politikat dhe buxhetet e reja p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur m\u00eb mir\u00eb nevojat e grave, burrave, vajzave dhe djemve;<\/li><li>Monitorimin e &nbsp;t\u00eb gjitha formave t\u00eb diskriminimit me baz\u00eb gjinore, origjin\u00ebn etnike, fen\u00eb ose besimin, paaft\u00ebsin\u00eb, mosh\u00ebn dhe orientimin seksual, dhe\/ose nd\u00ebrthurjet e k\u00ebtyre; dhe dokumentimin dhe raportimin e gjetjeve, drejt qasjeve t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuara;<\/li><li>Ofrimin e sh\u00ebrbimeve specifike, t\u00eb tilla si sh\u00ebrbimet ligjore, arsimore, sociale dhe sh\u00ebndet\u00ebsore p\u00ebr personat m\u00eb t\u00eb prekur nga pandemia COVID-19, ve\u00e7an\u00ebrisht grat\u00eb q\u00eb vuajn\u00eb nga dhuna, t\u00eb varf\u00ebrit dhe grat\u00eb e tjera t\u00eb cenueshme; dhe shfryt\u00ebzimin e k\u00ebsaj p\u00ebrvoje p\u00ebr t\u00eb informuar avokimin p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e sh\u00ebrbimeve qeveritare n\u00eb t\u00eb ardhmen;<\/li><li>Pilotimin e p\u00ebrdorimit t\u00eb zgjidhjeve digjitale p\u00ebr t\u00eb arritur te grat\u00eb e ndryshme me sh\u00ebrbime, tele-k\u00ebshillime, k\u00ebshillime, ndihma juridike dhe mb\u00ebshtetje t\u00eb tjera, ve\u00e7an\u00ebrisht grat\u00eb t\u00eb cilat n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn nuk mund t\u00eb ken\u00eb qasje;<\/li><li>Kryerja e aktiviteteve t\u00eb ngritjes s\u00eb kapaciteteve organizative (p.sh., planifikimi strategjik, avancimi i q\u00ebndrueshm\u00ebris\u00eb organizative, marr\u00ebdh\u00ebniet me publikun, p\u00ebrmir\u00ebsimi i p\u00ebrdorimit t\u00eb zgjidhjeve digjitale) gjithashtu mund t\u00eb marr\u00eb mb\u00ebshtetje si pjes\u00eb e nismave, por jo si q\u00ebllim kryesor.&nbsp;&nbsp;&nbsp;<\/li><\/ul>\n\n\n\n<p><em>VINI RE: Fillimisht, \u00e7do aplikant i p\u00ebrzgjedhur i grantit do t&#8217;i n\u00ebnshtrohet Vler\u00ebsimit t\u00eb Kapaciteteve Organizative dhe Avokuese (OACA).<\/em><a href=\"#_ftn1\" id=\"_ftnref1\"><em><strong>[1]<\/strong><\/em><\/a><em> Vler\u00ebsimi do t\u00eb p\u00ebrdoret p\u00ebr t\u00eb identifikuar pikat e forta organizative, si dhe mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr ngritjen e kapaciteteve t\u00eb tyre. N\u00eb baz\u00eb t\u00eb k\u00ebtij vler\u00ebsimi, organizatave do t&#8217;u k\u00ebrkohet t\u00eb zhvillojn\u00eb nj\u00eb plan t\u00eb thjesht\u00eb t\u00eb Zhvillimit t\u00eb Kapaciteteve t\u00eb cilin ato mund ta realizojn\u00eb gjat\u00eb iniciativ\u00ebs s\u00eb tyre, drejt avancimit t\u00eb kapaciteteve t\u00eb tyre. Bazuar n\u00eb nevojat e identifikuara, mb\u00ebshtetja e p\u00ebrshtatur p\u00ebr ngritjen e kapaciteteve do t\u2019u ofrohet p\u00ebrfituesve t\u00eb granteve. E gjith\u00eb mb\u00ebshtetja do t\u00eb lidhet me <\/em><em>Iniciativat<\/em><em> e planifikuara. OACA p\u00ebrcjell\u00ebse do t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb fund t\u00eb Iniciativ\u00ebs p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar \u00e7do ndryshim n\u00eb kapacitetet organizative me kalimin e koh\u00ebs.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><strong><u>Llojet e aktiviteteve dhe shpenzimeve q\u00eb nuk do t\u00eb merren parasysh<\/u><\/strong> p\u00ebrfshijn\u00eb:<\/p>\n\n\n\n<ul class=\"wp-block-list\"><li>Aktivitetet q\u00eb lidhen pjes\u00ebrisht ose plot\u00ebsisht me sponsorizime individuale p\u00ebr pjes\u00ebmarrje n\u00eb pun\u00ebtori, seminare, konferenca dhe kongrese;<\/li><li>Veprimet q\u00eb lidhen pjes\u00ebrisht ose plot\u00ebsisht me bursa individuale p\u00ebr studime ose kurse trajnimi;<\/li><li>Blerjen e patundshm\u00ebrive, automjeteve, apo t\u00eb pajisjeve (p\u00ebrve\u00e7 n\u00ebse kjo \u00ebsht\u00eb e nevojshme p\u00ebr zbatimin e suksessh\u00ebm t\u00eb inicativ\u00ebs);<\/li><li>Veprimet q\u00eb p\u00ebrkrahin partit\u00eb, grupet dhe l\u00ebvizjet politike;<\/li><li>Borxhet, tarifat e sh\u00ebrbimit (interesit), provizionet p\u00ebr humbjet ose detyrimet e mundshme n\u00eb t\u00eb ardhmen, humbjet e kursit t\u00eb k\u00ebmbimit dhe kredit\u00eb p\u00ebr pal\u00ebt e treta;<\/li><li>Kostot e pagave t\u00eb stafit t\u00eb zyrtar\u00ebve qeveritar\u00eb;<\/li><li>Shpenzimet e deklaruara nga p\u00ebrfituesi\/it dhe t\u00eb financuara tashm\u00eb nga ndonj\u00eb nism\u00eb ose program tjet\u00ebr pune i Bashkimit Evropian ose donator tjet\u00ebr.<\/li><\/ul>\n\n\n\n<p><strong>N\u00eb pajtueshm\u00ebri me<\/strong> <a href=\"https:\/\/womensnetwork.org\/wp-content\/uploads\/2019\/05\/Strategjia-e-RrGK-2019-2022_FINAL_2019-05-22-1.pdf\"><strong>Strategjin\u00eb e RrGK p\u00ebr vitet &nbsp;2019-2022<\/strong><\/a><strong>, <\/strong><strong>llojet e iniciativave t\u00eb cilave do t\u2019u jepet prioritet p\u00ebr financim do t\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb:<\/strong><strong><u><\/u><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Fuqizimi i l\u00ebvizjes feministe n\u00eb Kosov\u00eb<\/strong><\/p>\n\n\n\n<ul class=\"wp-block-list\"><li>Ngritja e kapaciteteve dhe p\u00ebrfshirja e t\u00eb rinjve (vajzave dhe djemve) n\u00eb avokimin p\u00ebr t\u00eb drejtat e grave, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb lidhje me masat e reagimit ndaj COVID-19;<\/li><li>Mobilizimi i personave me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara, pensioner\u00ebve, personave nga grupet etnike t\u00eb minoriteteve (n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb komun\u00ebs s\u00eb tyre) dhe grave dhe vajzave nga vendet rurale q\u00eb t\u00eb avokojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb drejtat e tyre ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb lidhje me rim\u00ebk\u00ebmbjen nga COVID-19;<\/li><li>Bashk\u00ebpunimi me organizatat e tjera an\u00ebtare t\u00eb Rrjetit p\u00ebr t\u00eb ndar\u00eb njohurit\u00eb dhe kapacitetet n\u00eb fusha t\u00eb ve\u00e7anta, si dhe p\u00ebr t\u00eb rritur solidaritetin midis organizatave t\u00eb grave n\u00eb avokim t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr reagim m\u00eb t\u00eb mir\u00eb ndaj COVID-19;<\/li><li>Konsultimi i raportit hulumtues t\u00eb RrGK-s\u00eb <a href=\"https:\/\/womensnetwork.org\/wp-content\/uploads\/2020\/09\/Funding-WCSOs_SHQIP_FINAL.pdf\"><em>Ku jan\u00eb parat\u00eb p\u00ebr t\u00eb drejtat e grave?<\/em><\/a> dhe t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb tjera n\u00eb dispozicion p\u00ebr t\u00eb informuar avokimin dhe ngritjen e vet\u00ebdijes p\u00ebr t\u00eb drejtat e grave, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb ndarja e linjave t\u00eb p\u00ebrhershme t\u00eb buxhetit t\u00eb qeveris\u00eb p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb civile drejt rritjes s\u00eb q\u00ebndrueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb organizatave p\u00ebr t\u00eb drejtat e grave.<\/li><\/ul>\n\n\n\n<p><strong>Grat\u00eb n\u00eb politik\u00eb dhe vendimmarrje<\/strong><\/p>\n\n\n\n<ul class=\"wp-block-list\"><li>P\u00ebrfshirja e grave dhe vajzave n\u00eb identifikimin e \u00e7\u00ebshtjeve prioritare t\u00eb barazis\u00eb gjinore n\u00eb komunat e tyre dhe p\u00ebrfshirja e tyre n\u00eb avokimin direkt te zyrtar\u00ebt p\u00ebr t\u00eb adresuar prioritetet e tyre, n\u00eb lidhje me rim\u00ebk\u00ebmbjen nga COVID-19;<\/li><li>P\u00ebrfshirja e grave n\u00eb shqyrtimin e draft-dokumenteve t\u00eb politikave n\u00eb nivel lokal apo qendror, si dhe dh\u00ebnia e kontributit t\u00eb tyre (p.sh., dokumentet me buxhete, rregulloret e reja komunale, etj., ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb lidhje me adresimin e COVID-19);<\/li><li>Mb\u00ebshtetjen e komunave dhe\/ose ministrive n\u00eb zbatimin e buxhetimit t\u00eb p\u00ebrgjegjsh\u00ebm gjinor, ve\u00e7an\u00ebrisht lidhur me reagimin ndaj COVID-19, duke p\u00ebrfshir\u00eb ngritjen e kapaciteteve t\u00eb tyre dhe mb\u00ebshtetjen p\u00ebr t\u00eb kryer analiza gjinore mbi at\u00eb se kush ka p\u00ebrfituar nga masat; dhe duke e p\u00ebrdorur k\u00ebt\u00eb p\u00ebr t\u00eb vendosur objektiva dhe aktivitete p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e shp\u00ebrndarjes s\u00eb burimeve dhe sh\u00ebrbimeve shtet\u00ebrore q\u00eb lidhen me COVID-19 n\u00eb t\u00eb ardhmen;&nbsp;<\/li><\/ul>\n\n\n\n<p><strong>T\u00eb drejtat e grave n\u00eb kujdesin sh\u00ebndet\u00ebsor<\/strong><\/p>\n\n\n\n<ul class=\"wp-block-list\"><li>P\u00ebrfshirja e grave n\u00eb avokim p\u00ebr t\u00eb pasur qasje n\u00eb kujdes m\u00eb t\u00eb mir\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsor, si dhe marrjen e masave p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar kujdes sh\u00ebndet\u00ebsor cil\u00ebsor, ofrimi i kushteve t\u00eb volitshme p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb sigurim sh\u00ebndet\u00ebsor, dhe raportimi i shkeljeve t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb grave n\u00eb kujdesin sh\u00ebndet\u00ebsor cil\u00ebsor, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb lidhje me parandalimin dhe trajtimin e COVID-19;<\/li><li>Bashk\u00ebpunimi me grat\u00eb p\u00ebr t\u00eb raportuar zyrtarisht tek autoritetet p\u00ebrkat\u00ebse shkeljet e t\u00eb drejtave t\u00eb kujdesit sh\u00ebndet\u00ebsor (ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb drejt\u00ebn n\u00eb sh\u00ebndet riprodhues), pasi t\u00eb ken\u00eb rritur nd\u00ebrgjegj\u00ebsimin e tyre p\u00ebr k\u00ebto t\u00eb drejta;<\/li><li>Konsultimi i <a href=\"https:\/\/womensnetwork.org\/wp-content\/uploads\/2018\/12\/qasja.pdf\">raportit hulumtues t\u00eb RrGK-s\u00eb<\/a> <a href=\"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/publications\/qasja-ne-kujdesin-shendetesor-ne-kosove\/\"><em>Qasja n\u00eb kujdes sh\u00ebndet\u00ebsor n\u00eb Kosov\u00eb <\/em><\/a>&nbsp;dhe t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb tjera n\u00eb dispozicion mbi qasjen e grave n\u00eb kujdes cil\u00ebsor sh\u00ebndet\u00ebsor n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb p\u00ebrdoret p\u00ebr t\u00eb kontribuar n\u00eb avokim dhe ngritjen e vet\u00ebdijes;<\/li><li>Ofrimi i sh\u00ebrbimeve specifike, si\u00e7 jan\u00eb sh\u00ebrbimet ligjore t\u00eb kujdesit sh\u00ebndet\u00ebsor.<\/li><\/ul>\n\n\n\n<p><strong>Jeta pa dhun\u00eb me baz\u00eb gjinore<\/strong><\/p>\n\n\n\n<ul class=\"wp-block-list\"><li>Avokimi tek institucionet p\u00ebrkat\u00ebse p\u00ebr personat t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb p\u00ebrjetuar dhun\u00eb me baz\u00eb gjinore (p.sh., dhuna n\u00eb familje, ngacmimet seksuale), ve\u00e7an\u00ebrisht gjat\u00eb COVID-19;<\/li><li>Avokim p\u00ebr ofrimin e sh\u00ebrbimeve m\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr rehabilitim dhe ri-integrim t\u00eb personave q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrjetuar dhun\u00eb;<\/li><li>Monitorimi i rasteve gjyq\u00ebsore lidhur me dhun\u00ebn n\u00eb familje dhe raportimi i shkeljeve t\u00eb ligjeve nga gjykatat, si dhe avokimi tek institucionet p\u00ebrkat\u00ebse p\u00ebr t\u00eb adresuar k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje;<\/li><li>Ngritja e kapaciteteve t\u00eb individ\u00ebve, komuniteteve dhe autoriteteve p\u00ebr t\u00eb rritur sigurin\u00eb e grave dhe p\u00ebr t\u00eb luftuar dhun\u00ebn n\u00eb familje ndaj grave dhe vajzave n\u00eb kontekstin e kriz\u00ebs;&nbsp;&nbsp;<\/li><li>Mb\u00ebshtetja e grave dhe vajzave q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrjetuar ngacmim seksual n\u00eb pun\u00eb, n\u00eb shkoll\u00eb, apo n\u00eb rrug\u00eb duke ju dh\u00ebn\u00eb k\u00ebshilla ligjore, duke i udh\u00ebzuar tek institucionet e duhura dhe duke i adresuar k\u00ebto raste n\u00eb institucionet p\u00ebrkat\u00ebse. Iniciativa mund t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb gjithashtu edhe informimin e qytetar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb drejtat e tyre lidhur me trajtimin e ngacmimeve seksuale;<\/li><li>Konsultimi i raporteve hulumtuese t\u00eb RrGK-s\u00eb, sikurse raporti <a href=\"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/publications\/nga-ligjet-ne-vepra\/\"><em>Nga ligjet n\u00eb vepra <\/em>(2021),<\/a> dhe raporti<a href=\"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/publications\/ngacmimi-seksual-ne-kosove\/\"><em>Ngacmimi seksual n\u00eb Kosov\u00eb <\/em><\/a>&nbsp;(2016), t\u00eb cil\u00ebt monitorojn\u00eb zbatimin e korniz\u00ebs ligjore p\u00ebrkat\u00ebs nga institucionet p\u00ebrgjegj\u00ebse, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb informojn\u00eb avokimin p\u00ebr t\u2019i mbajtur p\u00ebrgjegj\u00ebs institucionet dhe p\u00ebrmir\u00ebson qasjen e tyre n\u00eb adresimin e t\u00eb gjitha formave t\u00eb dhun\u00ebs me baz\u00eb gjinore;<\/li><li>Bashk\u00ebpunimi me institucionet vendore dhe bizneset p\u00ebr t\u00eb krijuar mekanizma p\u00ebr adresimin e ngacmimeve seksuale;<\/li><li>Ofrimi i mb\u00ebshtetjes ligjore dhe psikologjike p\u00ebr grat\u00eb q\u00eb jan\u00eb viktima t\u00eb dhun\u00ebs me baz\u00eb gjinore p\u00ebrmes telek\u00ebshillimit dhe ball\u00eb p\u00ebr ball\u00eb\/takimeve; avokimi p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e q\u00ebndrueshme shtet\u00ebrore t\u00eb k\u00ebtyre sh\u00ebrbimeve bazuar n\u00eb m\u00ebsimet e nxjerra nga kjo p\u00ebrvoj\u00eb.<\/li><\/ul>\n\n\n\n<p><strong>Fuqizimi ekonomik i grave<\/strong><\/p>\n\n\n\n<ul class=\"wp-block-list\"><li>Avokimi tek autoritetet komunale ose qendrore p\u00ebr politikat t\u00eb cilat inkurajojn\u00eb dhe mb\u00ebshtesin fuqizimin ekonomik t\u00eb grave, ve\u00e7an\u00ebrisht gjat\u00eb masave t\u00eb rim\u00ebk\u00ebmbjes nga COVID-19 (p.sh., m\u00eb shum\u00eb subvencione bujq\u00ebsore p\u00ebr grat\u00eb dhe burrat, ndarje t\u00eb barabart\u00eb t\u00eb granteve qeveritare p\u00ebr zhvillimin e bizneseve p\u00ebr grat\u00eb dhe burrat, hapja e m\u00eb shum\u00eb \u00e7erdheve publike p\u00ebr kujdesin e f\u00ebmij\u00ebve q\u00eb do t\u00eb siguroj\u00eb vende pune p\u00ebr grat\u00eb dhe do t\u2019iu mund\u00ebsoj\u00eb grave q\u00eb t\u00eb punojn\u00eb);<\/li><li>Ofrimi i ndihm\u00ebs juridike, k\u00ebshillave dhe ndihm\u00ebs p\u00ebr grat\u00eb t\u00eb cilat u diskriminuan n\u00eb pun\u00eb gjat\u00eb situat\u00ebs me COVID-19, duke i ndihmuar k\u00ebshtu ato t\u00eb ken\u00eb qasje n\u00eb drejt\u00ebsi;<\/li><li>Puna me Qendrat Rajonale t\u00eb Pun\u00ebsimit p\u00ebr t&#8217;i inkurajuar dhe ndihmuar ato p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur m\u00eb shum\u00eb gra n\u00eb pun\u00ebsim;<\/li><li>Mb\u00ebshtetja direkte e grave p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar t\u00eb drejtat tyre mbi pron\u00ebn dhe\/ose trash\u00ebgimin\u00eb, e cila nevojitet p\u00ebr t&#8217;u kualifikuar p\u00ebr p\u00ebrfitime shtet\u00ebrore n\u00eb lidhje me masat e reagimit ndaj COVID-19 (kjo mund t\u00eb ndikoj\u00eb edhe n\u00eb rritjen e vet\u00ebdijesimit, por duhet gjithsesi t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb grat\u00eb q\u00eb aktualisht jan\u00eb duke regjistruar pron\u00ebn ose k\u00ebrkuar trash\u00ebgimi);<\/li><li>P\u00ebrmir\u00ebsimi i perspektiv\u00ebs gjinore n\u00eb reformat q\u00eb lidhen me procesin e an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE lidhur me pun\u00ebsimin e grave, ve\u00e7an\u00ebrisht gjat\u00eb masave t\u00eb rim\u00ebk\u00ebmbjes nga COVID-19.<\/li><\/ul>\n\n\n\n<p><strong>P\u00ebrmir\u00ebsimi i qasjes n\u00eb edukim cil\u00ebsor dhe t\u00eb ndjesh\u00ebm gjinor<\/strong><\/p>\n\n\n\n<ul class=\"wp-block-list\"><li>Avokimi n\u00eb nivel komunal dhe nacional q\u00eb qeveria t\u00eb ndaj\u00eb m\u00eb shum\u00eb burime p\u00ebr krijimin e m\u00eb shum\u00eb qendrave parashkollore dhe t\u00eb kujdesit ndaj f\u00ebmij\u00ebve, si thelb\u00ebsore p\u00ebr masat e rim\u00ebk\u00ebmbjes nga COVID-19;<\/li><\/ul>\n\n\n\n<h3 class=\"wp-block-heading\">NDARJA E GRANTEVE<\/h3>\n\n\n\n<p>Mb\u00ebshtetur nga zyra e Bashkimit Evropian n\u00eb Kosov\u00eb. P\u00ebrmes nism\u00ebs s\u00eb RrGK-s\u00eb \u201cNgritja e Kapaciteteve dhe Q\u00ebndrueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb OShC-ve: Avancimi i Barazis\u00eb Gjinore gjat\u00eb Pandemis\u00eb COVID-19\u201d, RrGK do t\u00eb ndaj 2 grante n\u00eb vler\u00eb deri n\u00eb 10.000 euro p\u00ebr grant. &nbsp;Shuma totale q\u00eb pritet t\u00eb shp\u00ebrndahet p\u00ebrmes k\u00ebsaj nisme \u00ebsht\u00eb \u00ebsht\u00eb 20,000\u20ac.<\/p>\n\n\n\n<h3 class=\"wp-block-heading\">MADH\u00cbSIA, LLOJET DHE KOH\u00cbZGJATJA E GRANTEVE<\/h3>\n\n\n\n<p>Projektet pritet t\u00eb fillojn\u00eb me 1 qershor 2023 dhe mund t\u00eb zgjasin maksimalisht deri n\u00eb tet\u00eb (8) muaj, nga momenti i n\u00ebnshkrimit t\u00eb kontrat\u00ebs. RrGK rezervon t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb financoj\u00eb disa apo asnj\u00eb nga aplikacionet e paraqitura, si dhe t\u00eb diskutoj\u00eb me organizatat aplikuese alokimin e aktiviteteve sipas nevoj\u00ebs duke mos dal\u00eb jasht\u00eb kategorive t\u00eb lartp\u00ebrmendura. Vendimi final do t\u00eb merret nga Komisioni p\u00ebr Vler\u00ebsimin e Granteve (KVG) i FGK-s\u00eb, i cili \u00ebsht\u00eb p\u00ebrzgjedhur nga organizatat an\u00ebtaret t\u00eb RrGK.<\/p>\n\n\n\n<h3 class=\"wp-block-heading\">KUSHTET E P\u00cbRZGJEDHJES<\/h3>\n\n\n\n<p>Organizatat q\u00eb aplikojn\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrmbushin kushtet e m\u00ebposhtme:<\/p>\n\n\n\n<ol class=\"wp-block-list\" type=\"1\"><li>T\u00eb planifikojn\u00eb dhe t\u00eb zbatojn\u00eb aktivitete n\u00eb p\u00ebrputhje me strategjin\u00eb e tyre organizative;<\/li><li>T\u00eb nd\u00ebrmarrin aktivitete q\u00eb kontribuojn\u00eb n\u00eb zbatimin e Strategjis\u00eb s\u00eb RrGK-s\u00eb 2019-2022, q\u00eb p\u00ebrfshin\u00eb programet n\u00eb vazhdim:<ol><li>Fuqizimi i l\u00ebvizjes feministe n\u00eb Kosov\u00eb;<\/li><\/ol><ol><li>Grat\u00eb n\u00eb politik\u00eb dhe vendimmarrje;<\/li><\/ol><ol><li>T\u00eb drejtat e grave n\u00eb kujdesin sh\u00ebndet\u00ebsor;<\/li><\/ol><ol><li>Jeta pa dhun\u00eb me baz\u00eb gjinore;<\/li><\/ol><ol><li>Fuqizimi ekonomik i grave;<\/li><\/ol><ol><li>P\u00ebrmir\u00ebsimi i qasjes n\u00eb edukim cil\u00ebsor dhe t\u00eb ndjesh\u00ebm gjinor.<\/li><\/ol><\/li><li>T\u00eb sigurojn\u00eb 10% t\u00eb kostos totale t\u00eb projektit nga ndonj\u00eb donator tjet\u00ebr apo vet\u00eb kontribut (p.sh. pun\u00ebn vullnetare t\u00eb dokumentuar). Shuma e 10% duhet t\u00eb pasqyrohet n\u00eb buxhetin e propozuar;<\/li><li>Nuk duhet t\u00eb ket\u00eb an\u00ebtare t\u00eb stafit q\u00eb jan\u00eb aktualisht pjes\u00eb e bordit t\u00eb RrGK-s\u00eb, ose pjes\u00eb e KVG-s\u00eb.<\/li><\/ol>\n\n\n\n<p>KVG do t\u2019iu jap\u00eb prioritet p\u00ebr financim:<\/p>\n\n\n\n<ul class=\"wp-block-list\"><li>An\u00ebtareve t\u00eb RrGK-s\u00eb;<\/li><li>Nismave avokuese q\u00eb sjellin ndryshime afatgjata n\u00eb p\u00ebrkrahjen, mbrojtjen dhe promovimin e t\u00eb drejtave t\u00eb grave dhe barazis\u00eb gjinore n\u00eb nivel lokal dhe\/ose qendror;<\/li><li>Nismave q\u00eb kan\u00eb p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb kontribuojn\u00eb n\u00eb arritjen e rezultateve t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme (p.sh., legjislacion i ri, sh\u00ebrbime t\u00eb reja t\u00eb nevojshme, raporte mbi rastet e dhun\u00ebs me baz\u00eb gjinore, raste t\u00eb monitoruara n\u00eb gjykata, kurrikula gjinore-transformuese, politika t\u00eb mira ndaj familjes n\u00eb nd\u00ebrmarrjet private etj.);<\/li><li>Nisma q\u00eb angazhojn\u00eb persona me aft\u00ebsi t\u00eb ndryshme; grupet etnike t\u00eb minoriteteve; dhe grupet e margjinalizuara;<\/li><li>Organizatave t\u00eb cilave u mungojn\u00eb fonde t\u00eb tjera nga donator\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm.<\/li><\/ul>\n\n\n\n<h3 class=\"wp-block-heading\">PROCEDURAT E APLIKIMIT<\/h3>\n\n\n\n<p>Aplikacionet mund t\u00eb dor\u00ebzohen n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, serbe dhe angleze. Aplikacioni i plot\u00eb duhet t\u00eb dor\u00ebzohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb elektronike n\u00eb emailin e m\u00ebposht\u00ebm: <a href=\"mailto:grants@womensnetwork.org\">grants@womensnetwork.org<\/a>.<\/p>\n\n\n\n<p>Aplikuesit duhet t\u00eb paraqesin dokumentet e m\u00ebposhtme:<\/p>\n\n\n\n<ol class=\"wp-block-list\" type=\"1\"><li>Aplikacionin, duke p\u00ebrdorur form\u00ebn e aplikimit t\u00eb RrGK-s\u00eb (n\u00eb formatin Word, e bashk\u00ebngjitur dhe n\u00eb dispozicion n\u00eb: <a href=\"https:\/\/womensnetwork.org\/wp-content\/uploads\/2023\/02\/FGK_Forma-e-aplikimit.docx\">https:\/\/womensnetwork.org\/wp-content\/uploads\/2023\/02\/FGK_Forma-e-aplikimit.docx<\/a> ), dhe<\/li><li>Propozimin e buxhetit, duke p\u00ebrdorur form\u00ebn e RrGK-s\u00eb (n\u00eb formatin Excel, t\u00eb bashk\u00ebngjitur dhe n\u00eb dispozicion n\u00eb: <a href=\"https:\/\/womensnetwork.org\/wp-content\/uploads\/2023\/02\/FGK_Forma-e-Buxhet-Propozimi-1.xlsx\">https:\/\/womensnetwork.org\/wp-content\/uploads\/2023\/02\/FGK_Forma-e-Buxhet-Propozimi-1.xlsx<\/a><a href=\"https:\/\/womensnetwork.org\/wp-content\/uploads\/2023\/02\/FGK_Forma-e-Buxhet-Propozimi.xlsx\"> <\/a>).<\/li><\/ol>\n\n\n\n<p><strong><em>Ju lutem vini re:<\/em><\/strong> t\u00eb gjitha buxhetet duhet t\u00eb paraqesin ndarje t\u00eb shpenzimeve (q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb bashk\u00eb-financim nga nj\u00eb tjet\u00ebr institucion) dhe\/ose kontribut jo-financiar (q\u00eb n\u00ebnkupton pun\u00eb vullnetare, kontribute t\u00eb dhuruara nga bizneset, p\u00ebrfshirja e komunitetit) n\u00eb vler\u00eb prej 10% t\u00eb buxhetit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm q\u00eb \u00ebsht\u00eb propozuar. Kjo duhet t\u00eb ceket n\u00eb buxhetin e propozuar. FGK mund t\u00eb konsideroj\u00eb mbulimin e pagave dhe shpenzimet operative por vet\u00ebm n\u00eb rastet kur aplikuesi ka shpjegim t\u00eb qart\u00eb se si mbulimi i till\u00eb do t&#8217;u mund\u00ebsoj\u00eb atyre avancimin e t\u00eb drejtave t\u00eb grave dhe\/ose barazin\u00eb gjinore.<\/p>\n\n\n\n<p>Propozimet e dor\u00ebzuara tek RrGK duhet t\u00eb jen\u00eb pun\u00eb origjinale dhe vet\u00ebm e organizat\u00ebs aplikuese. Plagjiatura do t\u00eb rezultoj\u00eb n\u00eb diskualifikimin e aplikacionit. RrGK do t\u00eb mbaj\u00eb t\u00eb gjitha materialet dhe dokumentet e dor\u00ebzuara nga aplikant\u00ebt. RrGK nuk do t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb informacionin e paraqitur nga aplikant\u00ebt p\u00ebr q\u00ebllime t\u00eb tjera, p\u00ebrve\u00e7 shqyrtimit dhe nuk do t\u00eb ofroj\u00eb k\u00ebt\u00eb informacion p\u00ebr persona t\u00eb tjer\u00eb apo institucione, p\u00ebrve\u00e7 kur k\u00ebrkohet nga ligjet e Kosov\u00ebs ose nga donator\u00ebt.<\/p>\n\n\n\n<p>Pas dor\u00ebzimit t\u00eb aplikacioneve, organizatat aplikuese do t\u00eb marrin nj\u00eb let\u00ebr konfirmimi me num\u00ebr t\u00eb aplikimit, t\u00eb n\u00ebnshkruar nga stafi i RrGK-s\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<h3 class=\"wp-block-heading\">AFATET KOHORE<\/h3>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image size-full\"><img fetchpriority=\"high\" decoding=\"async\" width=\"770\" height=\"281\" src=\"https:\/\/womensnetwork.org\/wp-content\/uploads\/2023\/02\/Tabela.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-3357541\" srcset=\"https:\/\/womensnetwork.org\/wp-content\/uploads\/2023\/02\/Tabela.jpg 770w, https:\/\/womensnetwork.org\/wp-content\/uploads\/2023\/02\/Tabela-300x109.jpg 300w, https:\/\/womensnetwork.org\/wp-content\/uploads\/2023\/02\/Tabela-768x280.jpg 768w\" sizes=\"(max-width: 770px) 100vw, 770px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<h3 class=\"wp-block-heading\">KONTAKTET P\u00cbR INFORMATA<\/h3>\n\n\n\n<p>K\u00ebrkesat p\u00ebr sqarime \/ informata shtes\u00eb: Aplikant\u00ebt duhet t\u00eb dor\u00ebzojn\u00eb k\u00ebrkesat e tyre p\u00ebr sqarime deri m\u00eb <strong>&nbsp; 1 mars 2023 ora 17:00<\/strong>, p\u00ebrmes emailit n\u00eb <a href=\"mailto:grants@womensnetwork.org\">grants@womensnetwork.org<\/a>.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr t&#8217;u ky\u00e7ur n\u00eb sesionet informative n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb raund, klikoni n\u00eb veg\u00ebz\u00ebn e m\u00ebposhtme: <\/p>\n\n\n\n<p>Join Zoom Meeting<br>https:\/\/us06web.zoom.us\/j\/89664539031?pwd=OUdHTWVVNW84dWlJWUY4ZCtEUjUzQT09<\/p>\n\n\n\n<p>Meeting ID: 896 6453 9031<br>Passcode: 932758<\/p>\n\n\n\n<p><\/p>\n\n\n\n<hr class=\"wp-block-separator\"\/>\n\n\n\n<p><a href=\"#_ftnref1\" id=\"_ftn1\">[1]<\/a> &nbsp;Kjo metodologji, e nxjerr\u00eb nga Indeksi i avokimit i Agjencis\u00eb s\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara p\u00ebr Zhvillim Nd\u00ebrkomb\u00ebtar (USAID), dhe e zhvilluar m\u00eb tej nga Instituti i Menaxhimit Lindje-Per\u00ebndim, p\u00ebrdoret n\u00eb disa vende t\u00eb bot\u00ebs p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar kapacitetet dhe aft\u00ebsit\u00eb e organizatave p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb avokim efektiv.<\/p>\n\n\n\n<p><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>THIRRJE P\u00cbR APLIKIM N\u00cb KUAD\u00cbR T\u00cb FONDIT T\u00cb GRAVE T\u00cb KOSOV\u00cbS Publikuar m\u00eb: 2 shkurt 2023&nbsp; &nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Afati i fundit p\u00ebr aplikim: 3 mars 2023 P\u00cbRSHKRIMI I PROGRAMIT Rrjeti i Grave t\u00eb Kosov\u00ebs (RrGK) ka k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb t\u00eb publikoj\u00eb raundin e 17-t\u00eb t\u00eb granteve n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Fondit t\u00eb Grave t\u00eb Kosov\u00ebs (FGK). Ftojm\u00eb&nbsp; organizata e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":12,"featured_media":3357526,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_FSMCFIC_featured_image_caption":"","_FSMCFIC_featured_image_nocaption":"","_FSMCFIC_featured_image_hide":"","footnotes":""},"categories":[72,200],"tags":[],"class_list":["post-3357525","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-grantet","category-thirrje-per-aplikim"],"acf":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3357525","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/12"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3357525"}],"version-history":[{"count":9,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3357525\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3357711,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3357525\/revisions\/3357711"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/3357526"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3357525"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3357525"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3357525"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}