{"id":3358199,"date":"2023-03-28T09:39:54","date_gmt":"2023-03-28T09:39:54","guid":{"rendered":"https:\/\/womensnetwork.org\/?p=3358199"},"modified":"2023-03-28T10:37:54","modified_gmt":"2023-03-28T10:37:54","slug":"drita-vukshinaj-ze-i-fuqishem-i-grave-e-personave-me-aftesi-te-kufizuar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/drita-vukshinaj-ze-i-fuqishem-i-grave-e-personave-me-aftesi-te-kufizuar\/","title":{"rendered":"Drita Vukshinaj &#8211; z\u00eb i fuqish\u00ebm i grave e personave me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuar\u00a0"},"content":{"rendered":"\n<p><strong><em>\u201cBabai im tha &#8216;Jo, nuk dua q\u00eb vajza ime t\u00eb operohet dhe nuk dua q\u00eb t&#8217;i ndodh\u00eb asgj\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb operacionit n\u00eb k\u00ebmb\u00eb. Por un\u00eb insistova, isha e bindur q\u00eb do duhej t\u00eb q\u00ebndroja n\u00eb spital n\u00eb Beograd dhe ta operoja k\u00ebmb\u00ebn, kat\u00ebr her\u00eb me rradh\u00eb. K\u00ebshtu edhe ndodhi sigurisht me insistimin tim. N\u00eb spital q\u00ebndrova 1 vit e vetme dhe ia dola&#8221;.<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebto ishin fjal\u00ebt e Drita Vukshinaj dhe e gjitha kishte ndodhur pas shum\u00eb peripecive q\u00eb Drita Vukshinaj kishte hasur n\u00eb mentalitet patriarkal duke mos e lejuar q\u00eb ta kuronte k\u00ebmb\u00ebn. Ajo n\u00eb mosh\u00ebn gjasht\u00eb vje\u00e7are ishte rr\u00ebzuar nga pema. L\u00ebndimi dhe problemet n\u00eb k\u00ebmb\u00eb e p\u00ebrcoll\u00ebn gjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs. Fillimisht mjek\u00ebt n\u00eb Kosov\u00eb i kishin th\u00ebn\u00eb q\u00eb k\u00ebmba duhej t\u00eb amputohej.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Megjithat\u00eb, Drita Vukshinaj, n\u00eb mosh\u00ebn 10 vje\u00e7are si nj\u00eb vajz\u00eb e fuqishme dhe aktiviste n\u00eb shpirt, mori vet\u00eb-iniciativ\u00eb t\u00eb operohej n\u00eb Beograd, ndon\u00ebse babai e kund\u00ebrshtonte, nd\u00ebrkaq n\u00ebn\u00ebn q\u00eb e kishte krah n\u00eb at\u00eb mosh\u00eb e kisht\u00eb l\u00ebn\u00eb t\u00eb vetme, pasi kishte nd\u00ebrruar jet\u00eb.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>E ne sot, dit\u00ebn e mart\u00eb do ta kujtojm\u00eb Drit\u00ebn, nj\u00eb grua q\u00eb nuk lodhej kurr\u00eb, aktiviste shum\u00eb-vje\u00e7are e \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb grave dhe t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, e cila u b\u00eb z\u00eb i fuqish\u00ebm n\u00eb ve\u00e7anti p\u00ebr personat me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara. Ajo i kishte v\u00ebn\u00eb synim vetes q\u00eb t\u00eb fuqizoj\u00eb dhe t\u00eb avancoj\u00eb t\u00eb drejtat e personave me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuar dhe ia doli. E gjitha kishte rrjedh\u00eb pasi q\u00eb vet\u00eb Drita ishte me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuar.&nbsp;Sfidat me t\u00eb cilat u p\u00ebrball ajo e shtyn\u00eb at\u00eb t\u2019i kushtonte jet\u00ebn e saj luft\u00ebs p\u00ebr t\u00eb drejtat e grave tjera me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Personat me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara ishin t\u00eb p\u00ebrjashtuar nga shoq\u00ebria, por sidimos n\u00eb periudh\u00ebn e viteve t\u00eb 1989-2000, gjat\u00eb s\u00eb cil\u00ebs Drita nuk u ndal kurr\u00eb duke organizuar nj\u00eb s\u00ebr\u00eb aktivitetesh, p\u00ebrfshir\u00eb kurse kund\u00ebr analfabetizmit, kurse p\u00ebr rrobaqep\u00ebsi dhe shum\u00eb aktivitete t\u00eb tjera duke i realizuar ato gjithmon\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb vullnetare. Ajo ishte pjes\u00eb e ekipit p\u00ebr regjistrimin e personave me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara n\u00eb 78 fshatra t\u00eb Prizrenit, prej nga edhe kishte prejardhjen. Kjo kishte ndodhur at\u00ebher\u00eb kur Drita kishte kuptuar q\u00eb ekzistonte nj\u00eb shoqat\u00eb \u201cHendikos\u201d e q\u00eb i mbronte t\u00eb drejtat e personave me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Drita ishte gjithmon\u00eb aty p\u00ebr personat me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara. Ajo ka vizituar der\u00eb m\u00eb der\u00eb gra me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara, ato t\u00eb cilat nuk kan\u00eb pasur mund\u00ebsi gjat\u00eb t\u00ebr\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tyre t\u00eb dalin nga lagjja ku kan\u00eb jetuar. Ajo ua mund\u00ebsoi ta shohin Kosov\u00ebn.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cM\u00eb kujtohet viti 2000, kam b\u00ebr\u00eb nj\u00eb eskurzion n\u00eb gjith\u00eb Kosov\u00ebn. Kam takuar nj\u00eb grua rreth t\u00eb 50 \u2013 tave dhe kur arrit\u00ebm n\u00eb Prizren, pasi kishim vizituar Prishtin\u00ebn, Pej\u00ebn, De\u00e7anin, Prekazin dhe n\u00eb fund arrit\u00ebm n\u00eb Prizren, fjal\u00ebt e asaj gruaje ishin: \u2018Edhe n\u00ebse vdes tash, asgj\u00eb tjet\u00ebr nuk dua, sepse un\u00eb asgj\u00eb n\u00eb jet\u00ebn nuk kam par\u00eb p\u00ebrve\u00e7 lagjes time\u2019\u2019.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb vazhd\u00ebn e aktivizmit t\u00eb saj, nj\u00eb grua q\u00eb nuk ndalej kurr\u00eb, Drita ndjente q\u00eb z\u00ebri i grave me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara nuk po nd\u00ebgjohej sa duhej. K\u00ebshtu, n\u00eb vitin 2012, ajo krijoi shoqat\u00ebn &#8220;Shpresa dhe Nd\u00ebrtesa&#8221;, organizat\u00eb joqeveritare q\u00eb ndihmonte personat me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara t\u00eb integrohen n\u00eb shoq\u00ebri.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Ajo gjithashtu ka qen\u00eb e p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb iniciativa q\u00eb kan\u00eb p\u00ebr q\u00ebllim promovimin e dialogut nd\u00ebretnik dhe pajtimit n\u00eb Ballkan, p\u00ebrmes pun\u00ebs s\u00eb saj me Rrjetin Ballkanik p\u00ebr Demokraci Lokale dhe Lobin Evropian t\u00eb Grave.&nbsp;Si njohje p\u00ebr kontributet e saj n\u00eb promovimin e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut dhe drejt\u00ebsis\u00eb sociale, Vukshinaj ka marr\u00eb shum\u00eb \u00e7mime dhe nderime, duke p\u00ebrfshir\u00eb \u00c7mimin Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Grave t\u00eb Kuraj\u00ebs nga Departamenti i Shtetit t\u00eb SHBA-s\u00eb n\u00eb vitin 2019.&nbsp;Drita Vukshinaj \u00ebsht\u00eb e njohur p\u00ebr pun\u00ebn e saj n\u00eb promovimin e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, t\u00eb drejtave t\u00eb grave dhe drejt\u00ebsis\u00eb sociale p\u00ebrpos n\u00eb Kosov\u00eb edhe n\u00eb rajonin e Ballkanit.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrmes organizat\u00ebs s\u00eb saj ajo ka qen\u00eb an\u00ebtare e Rrjetit t\u00eb Grave t\u00eb Kosov\u00ebs dhe stafi i RrGK-s\u00eb \u202fkishte nderin dhe k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb ta ket\u00eb nj\u00eb an\u00ebtare si Drita Vukshinaj. P\u00ebrmes rrjetit, ajo fuqizoi shum\u00eb gra t\u00eb tjera me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara n\u00eb aktivizmin e tyre. Nj\u00eb grua si Drita gjithmon\u00eb do t\u00eb kujtohet nga ne dhe t\u00eb gjitha ato q\u00eb e njoh\u00ebn si nj\u00eb grua luftarake, e pandalshme, dhe gjithmon\u00eb e gatshme t\u00eb punoj vet\u00ebm p\u00ebr t\u2019ju ofruar grave t\u00eb tjera mund\u00ebsi dhe hapsir\u00eb p\u00ebr t\u00eb drejtat e tyre, p\u00ebr t\u00eb drejtat e saj.&nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Drita Vukshinaj lindi me 10 mars 1954 dhe nd\u00ebrroi jet\u00eb me 9 mars 2016 n\u00eb Prizren, qytetin e saj t\u00eb lindjes.&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cBabai im tha &#8216;Jo, nuk dua q\u00eb vajza ime t\u00eb operohet dhe nuk dua q\u00eb t&#8217;i ndodh\u00eb asgj\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb operacionit n\u00eb k\u00ebmb\u00eb. Por un\u00eb insistova, isha e bindur q\u00eb do duhej t\u00eb q\u00ebndroja n\u00eb spital n\u00eb Beograd dhe ta operoja k\u00ebmb\u00ebn, kat\u00ebr her\u00eb me rradh\u00eb. K\u00ebshtu edhe ndodhi sigurisht me insistimin tim. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":13,"featured_media":3358205,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_FSMCFIC_featured_image_caption":"","_FSMCFIC_featured_image_nocaption":"","_FSMCFIC_featured_image_hide":"","footnotes":""},"categories":[58],"tags":[],"class_list":["post-3358199","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"acf":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3358199","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/13"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3358199"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3358199\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3358208,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3358199\/revisions\/3358208"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/3358205"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3358199"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3358199"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3358199"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}