{"id":3358578,"date":"2023-05-02T13:13:15","date_gmt":"2023-05-02T13:13:15","guid":{"rendered":"https:\/\/womensnetwork.org\/?p=3358578"},"modified":"2023-05-02T13:18:09","modified_gmt":"2023-05-02T13:18:09","slug":"nuk-dorezohem-kollaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/nuk-dorezohem-kollaj\/","title":{"rendered":"Advije Gashi, gruaja q\u00eb nuk u dor\u00ebzua kurr\u00eb!"},"content":{"rendered":"\n<p>Advije Gashi ishte nj\u00eb juriste e diplomuar dhe nj\u00ebherit edhe bashk\u00ebthemeluese e shoqat\u00ebs Norma. Ajo ishte nj\u00eb aktiviste e madhe p\u00ebr t\u00eb drejtat e grave, ku pun\u00ebn e saj t\u00eb palodhshme e filloi qysh n\u00eb mosh\u00ebn 21 vje\u00e7are, duke punuar n\u00eb institucione e organizata t\u00eb ndryshme n\u00eb vend.\u201cAdvushi, si\u00e7 e kena thirr\u2019 shumica e shoqeve, q\u00eb nga themelimi i Shoqat\u00ebs Norma \u00ebsht\u00eb angazhuar n\u00eb aktivitete t\u00eb ndryshme t\u00eb shoqat\u00ebs. Ka qen\u00eb e gatshme n\u00eb \u00e7do koh\u00eb me p\u00ebrgjegj\u00ebsi maksimale t\u2019i kryej\u00eb pun\u00ebt dhe detyrat dhe mbi t\u00eb gjitha me vullnet t\u00eb madh ka kontribuar n\u00eb forma t\u00eb ndryshme me i ndihmu grat\u00eb n\u00eb nevoj\u00eb,\u201d u shpreh Valbona Salihu, Udh\u00ebheq\u00ebse e Shoqat\u00ebs Norma.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrsa Sanije Grajqevci nga shoqata Aureola rr\u00ebfeu p\u00ebr kontributin e Znj. Advije si aktiviste: \u201cZnj. Advije Gashi e njohim q\u00eb nga viti 1996 kur n\u00eb organizat\u00ebn Aureola filluam t\u00eb merremi m\u00eb shum\u00eb me t\u00eb drejtat e njeriut e n\u00eb ve\u00e7anti me t\u00eb drejtat e grave. N\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb, ajo ishte e angazhuar n\u00eb shum\u00eb takime, pun\u00ebtori, seminare dhe konferenca t\u00eb ndryshme p\u00ebr t\u00eb kontribuar n\u00eb ngritjen e vet\u00ebdijes s\u00eb popullat\u00ebs p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi dhe p\u00ebr t\u00eb drejtat e grave n\u00eb ve\u00e7anti. Ajo ishte shembull p\u00ebr gjith\u00eb; p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e qasjes ndaj problemeve, p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e komunikimit, bashk\u00ebpunimit, p\u00ebrkrahjes, ndarjes s\u00eb sukseseve si dhe sakrific\u00ebs p\u00ebr t\u00eb arritur misionin q\u00eb \u2018T\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb jen\u00eb t\u00eb barabart\u00eb, dhe t\u2019i g\u00ebzojn\u00eb t\u00eb drejtat e tyre\u2019.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cNga rr\u00ebfimet p\u00ebr jet\u00ebn e saj, p\u00ebr tejkalimin e t\u00eb gjitha sfidave me t\u00eb cilat e sprovoi jeta; ne kuptuam se ajo ishte nj\u00eb grua e guximshme dhe shum\u00eb e fuqishme, ishte nj\u00eb n\u00ebn\u00eb e madhe, nj\u00eb mike e dashur, nj\u00eb profesionaliste e devotshme, nj\u00eb p\u00ebrkrah\u00ebse dhe motivuese p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb e sidomos p\u00ebr aktivistet e reja,\u201d shtoi Sanija.<\/p>\n\n\n\n<p>Znj. Advije p\u00ebrve\u00e7 se ka qen\u00eb nj\u00eb grua e suksesshme n\u00eb karrier\u00eb, ishte edhe nj\u00eb mike e n\u00ebn\u00eb e mrekullueshme. E mikja e saj, aktivistja dhe aktorja Safete Rogova ndau me ne nj\u00eb rr\u00ebfim dedikuar znj. Avdije:<\/p>\n\n\n\n<p>&#8220;Nuk dor\u00ebzohem kollaj&#8221; ishte moto e jet\u00ebs s\u00eb saj. Advijen e kam njohur q\u00eb nga koha e studimeve gjat\u00eb viteve 1967-8. Ajo studionte juridikun, un\u00eb n\u00eb filologji. Nj\u00eb byfe e kishin student\u00ebt at\u00ebher\u00eb. Aty takoheshim, aty qeshnim, aty shp\u00ebrthenim nga inati kur &#8220;rr\u00ebzoheshim&#8221; n\u00eb provime, aty takoheshim me t\u00eb dashurit. Advija vinte me Bashkim Gashin, inxhinierin e ardhsh\u00ebm, dor\u00eb p\u00ebr dore. &#8220;Moj Advije, e di q\u00eb Bashkimin e kam kush\u00ebri nga ana e nan\u00ebs. Po t\u00eb tradh\u00ebtoi?&#8221; &#8220;Jo moj, ma kthente me shpoti, nuk dor\u00ebzohem un\u00eb kollaj&#8221;.<\/p>\n\n\n\n<p>Dhe v\u00ebrtet\u00eb e b\u00ebri p\u00ebr vete Bashkimin, u martuan, lindi tre djem &#8211; tre sokola. Po lumturia e tyre nuk zgjati shum\u00eb. U s\u00ebmua Bashkimi dhe n\u00eb mosh\u00ebn m\u00eb t\u00eb bukur nd\u00ebrroi jet\u00eb duke l\u00ebn\u00eb Advijen me tre \u00e7amarrok\u00eb t\u00eb vegj\u00ebl. E Advija n\u00eb vend t\u00eb pik\u00ebllimit e lot\u00ebve u p\u00ebrkushtua t\u2019i rris\u00eb f\u00ebmij\u00ebt duke punuar edhe jasht\u00eb orarit. I rriti e i shkolloi deri sa i b\u00ebri t\u00eb zot\u00ebt p\u00ebr vete e p\u00ebr familje. I qeshte fytyra kur fliste p\u00ebr nuset, p\u00ebr nipat e p\u00ebr mbesat. Pasi na larguan nga puna, Advija dha kontributin e vet prej juristeje n\u00eb t\u00eb gjitha organizatat e grave. Ishte e drejt\u00eb, e sinqert\u00eb dhe kund\u00ebrshtonte kur nuk shkonte di\u00e7ka n\u00eb rregull.<\/p>\n\n\n\n<p>Me q\u00eb e kisha shoqe, po si aktore nuk merrja vesh n\u00eb ligje, e ngacmoja &#8220;dor\u00ebzoju Advije, e ke gabim&#8221;.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8220;Nuk dor\u00ebzohem kollaj&#8221;, ma kthente e pezmatuar.<\/p>\n\n\n\n<p>Dhe v\u00ebrtet\u00eb shpeshher\u00eb kishte t\u00eb drejt\u00eb, sepse edhe n\u00eb aktivitete pun\u00ebt nuk shkonin vaj. Po humorin e kishte n\u00eb qejf&#8230; tregonte shpesh barcoleta n\u00eb shqip, n\u00eb turqisht e boshnjakisht.<\/p>\n\n\n\n<p>S\u00ebmundja ia mori g\u00ebzimin, \u00ebndrrat q\u00eb t\u2019i shoh\u00eb f\u00ebmij\u00ebt si i p\u00ebshtillen n\u00ebp\u00ebr k\u00ebmb\u00eb duke e thirrur &#8220;zgjohu gjyshe, luaj me ne&#8221;.<\/p>\n\n\n\n<p>Dhe ajo gruaja e fort\u00eb, aktivistja e palodhshme, shoqe e dashur p\u00ebr t\u00eb gjitha m\u00eb n\u00eb fund u &#8220;dor\u00ebzua&#8221; qet\u00eb e pa fjal\u00eb, me sy sikur thoshin &#8220;vazhdoni, punoni edhe p\u00ebr mua&#8221;.<\/p>\n\n\n\n<p>Advije Gashi nd\u00ebrroi jet\u00eb n\u00eb mosh\u00ebn 67 vje\u00e7are, me 2 gusht 2015, pas nj\u00eb lufte t\u00eb gjat\u00eb me s\u00ebmundjen e kancerit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Advije Gashi ishte nj\u00eb juriste e diplomuar dhe nj\u00ebherit edhe bashk\u00ebthemeluese e shoqat\u00ebs Norma. Ajo ishte nj\u00eb aktiviste e madhe p\u00ebr t\u00eb drejtat e grave, ku pun\u00ebn e saj t\u00eb palodhshme e filloi qysh n\u00eb mosh\u00ebn 21 vje\u00e7are, duke punuar n\u00eb institucione e organizata t\u00eb ndryshme n\u00eb vend.\u201cAdvushi, si\u00e7 e kena thirr\u2019 shumica e shoqeve, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":12,"featured_media":3358584,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_FSMCFIC_featured_image_caption":"","_FSMCFIC_featured_image_nocaption":"","_FSMCFIC_featured_image_hide":"","footnotes":""},"categories":[58],"tags":[],"class_list":["post-3358578","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"acf":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3358578","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/12"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3358578"}],"version-history":[{"count":4,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3358578\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3358589,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3358578\/revisions\/3358589"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/3358584"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3358578"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3358578"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3358578"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}