{"id":3358947,"date":"2023-06-06T11:36:22","date_gmt":"2023-06-06T11:36:22","guid":{"rendered":"https:\/\/womensnetwork.org\/?p=3358947"},"modified":"2023-06-13T07:12:33","modified_gmt":"2023-06-13T07:12:33","slug":"titulli-katarina-josipi-gruaja-qe-zoteroi-skenen-e-teatrit-theu-tabu-e-shtroi-rruge-per-shume-gra-te-tjera","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/titulli-katarina-josipi-gruaja-qe-zoteroi-skenen-e-teatrit-theu-tabu-e-shtroi-rruge-per-shume-gra-te-tjera\/","title":{"rendered":"Katarina Josipi gruaja q\u00eb zot\u00ebroi sken\u00ebn e teatrit, theu tabu e shtroi rrug\u00eb p\u00ebr shum\u00eb gra t\u00eb tjera\u00a0"},"content":{"rendered":"\n<p>\u201cJeta ime ishte teatri dhe jeta ime \u00ebsht\u00eb teat\u00ebr\u201d.&nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebto ishin fjal\u00ebt e aktores s\u00eb madhe, Katarina Josipit, e cila p\u00ebrmes interpretimeve p\u00ebr\u00e7onte thirrjet e grave p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb liri n\u00eb jet\u00eb dhe familje.&nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb koh\u00ebn kur shum\u00eb vajza dhe gra \u00ebnd\u00ebrr kishin shkollimin, Katarina u b\u00eb gruaja e par\u00eb aktore q\u00eb n\u00eb vitin 1948 i bashkohet Teatrit Popullor Krahinor n\u00eb Prishtin\u00eb, duke dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb mesazh t\u00eb fuqish\u00ebm p\u00ebr arsimimin dhe emancipimin e vajzave dhe grave kosovare.&nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Katarina, ndon\u00ebse, nuk kishte ndjekur asnj\u00eb shkoll\u00eb t\u00eb artit, ishte aktore e lindur, jo e arsimuar, n\u00eb fund t\u00eb viteve \u201950 pushtoi sken\u00ebn dhe u shnd\u00ebrrua n\u00eb mbret\u00ebresh\u00eb t\u00eb saj. Si e para aktore grua shqiptare n\u00eb Teatrin e Kosov\u00ebs, ajo u shqua me performanc\u00ebn e jasht\u00ebzakonshme dhe la mbresa t\u00eb paharrueshme. Si profesioniste, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb interpretoi Moric\u00ebn, n\u00eb shfaqjen \u2018Personi i dyshimt\u00eb\u2019, nd\u00ebrkaq pas k\u00ebtij interpretimi, pasuan rreth 80 role, q\u00eb e b\u00ebn\u00eb aktore gjigante. P\u00ebrher\u00eb plot energji, jeta e saj ishte art dhe fillonte n\u00eb momentin kur err\u00ebsohej salla dhe ndizeshin dritat n\u00eb sken\u00eb.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Ajo theu tabu e u b\u00eb model p\u00ebr shum\u00eb gra t\u00eb asaj kohe. Nj\u00ebzet e nj\u00eb vjet me radh\u00eb, aq sa jetoi, n\u00eb sken\u00ebn e Teatrit, Kati si\u00e7 njihej nga t\u00eb af\u00ebrmit, ishte kampione, bart\u00ebse e roleve m\u00eb komplekse t\u00eb repertoarit m\u00eb t\u00eb shum\u00ebllojsh\u00ebm t\u00eb teatrit.&nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cBukuria shpirt\u00ebrore e Katit shp\u00ebrthente vet\u00ebm kur fikeshin dritat n\u00eb sall\u00eb e ndizeshin t\u00eb tjerat n\u00eb sken\u00eb. At\u00ebher\u00eb temperamenti i saj artistik i magjepste dhe i \u00e7onte shikuesit n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr jet\u00eb,\u201d shkruan mediat p\u00ebr t\u00eb.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Katarina lindi n\u00eb Zym t\u00eb Hasit. Kur ishte pes\u00eb vje\u00e7e, prind\u00ebrit vendosin t\u00eb shkojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb punuar n\u00eb Nish t\u00eb Serbis\u00eb, ku Kati e kryen shkoll\u00ebn fillore. Kur n\u00eb vitin 1941 fillon Lufta e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, familja rikthehet n\u00eb Kosov\u00eb dhe vendosen p\u00ebr t\u00eb jetuar n\u00eb Ferizaj.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Kthesa e madhe e jet\u00ebs s\u00eb saj merr rrjedh\u00eb pas dy shfaqjeve n\u00eb grupin teatror n\u00eb Prishtin\u00eb. Ajo u&nbsp; ftua nga Ferizaj, pasi shum\u00eb vajza nuk kishin pranuar t\u00eb aktronin p\u00ebr shkak t\u00eb rrethanave konservatore dhe si pasoj\u00eb e paragjykimit q\u00eb kishte shoq\u00ebria p\u00ebr vajzat q\u00eb punonin n\u00eb teat\u00ebr. Katarina e kishte nj\u00eb leht\u00ebsi pasi v\u00ebllai i saj ishte arsimtar dhe e kishte mb\u00ebshtetur e mbrojtur n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00ebtim.&nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Ajo realizoi rreth 80 role kryesore n\u00eb Teat\u00ebr dhe mbi100 role n\u00eb radiodrama.&nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebr rolet e m\u00ebdha ishte ai i n\u00ebn\u00ebs s\u00eb p\u00ebrvuajtur Vahideja, tek vepra \u201cBesa\u201d e Sami Frash\u00ebrit n\u00eb vitin 1953, rol p\u00ebr t\u00eb cilin punoi me p\u00ebrkushtim t\u00eb madh fal\u00eb prejardhjes s\u00eb saj nga Hasi dhe mir\u00ebnjohjes s\u00eb n\u00ebnave mal\u00ebsore q\u00eb me mish e shpirt mundoheshin ta ruanin nderin e familjes.&nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Ajo ka th\u00ebn\u00eb se pas atij roli sikur i vargoheshin rolet e n\u00ebnave t\u00eb cilat ajo i realizonte me shum\u00eb dashuri.&nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Bagazhi i saj emocional grumbulluar dhe rr\u00ebmbyer nga jeta e saj e v\u00ebshtir\u00eb \u00ebsht\u00eb reflektuar jo vet\u00ebm n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet shoq\u00ebrore por edhe ato skenike. Njihej si nj\u00eb katalizatore n\u00eb shoq\u00ebri.&nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cKati ishte n\u00eb gjendje t\u00eb krijonte fytyra komplekse, madje edhe at\u00ebher\u00eb kur nuk ishin t\u00eb kompletuara nga autori apo regjia. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shum\u00eb t\u00eb natyrshme e bind\u00ebse rolet q\u00eb i interpretonte Kati, e mbanin vul\u00ebn e koh\u00ebs, t\u00eb ambientit dhe t\u00eb kushteve n\u00eb t\u00eb cilat edhe vet\u00eb ishte formuar,\u201d shkruan shkrimtari Frrok Kristaj i cili ka botuar monografin\u00eb \u201cKati \u2013 ikon\u00eb e teatrit shqiptar\u201d.&nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Aktorja Safete Rogova ka th\u00ebn\u00eb se t\u00eb rrall\u00eb jan\u00eb emrat e teatrit q\u00eb gjat\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tyre, po edhe pasi t\u00eb ken\u00eb kaluar n\u00eb amshim, t\u00eb ken\u00eb l\u00ebn\u00eb mbresa dhe kujtime aq t\u00eb fuqishme.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrkaq ana tjet\u00ebr e jet\u00ebs, nuk ishte aspak e leht\u00eb p\u00ebr Katarin\u00ebs. Pushteti jugosllav i asaj kohe ia d\u00ebboi bashk\u00ebshortin, Pjet\u00ebr Hil\u00ebn. Ajo kishte dy f\u00ebmij\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt pas nj\u00eb s\u00ebmundje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb q\u00eb t\u00eb dy i shuhen n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb re, nj\u00ebri 2 e tjetri 4 vje\u00e7. Ajo mbeti e vetme, dhe vendosi q\u00eb dhimbjen ta kthej\u00eb n\u00eb forc\u00eb e t\u00eb dhuroj\u00eb dashuri p\u00ebr secilin. Ajo e p\u00ebrshkruan jet\u00ebn e saj si nj\u00eb teat\u00ebr.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cKthehesha e vetme n\u00eb banes\u00ebn time, pa njeri n\u00eb te. Trishtimin tim q\u00eb kisha humbur burrin , d\u00ebbimin n\u00eb emigrim dhe dhimbjen e humbjes s\u00eb dy f\u00ebmij\u00ebve e mbaja ve\u00e7 p\u00ebr vete. Doja q\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb m\u00eb mbanin mend t\u00eb qeshur, t\u00eb dashur e t\u00eb g\u00ebzuar\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ajo.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Katarina Josipi \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar p\u00ebr kontributin e saj me \u00e7mimin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb artistik i dh\u00ebn\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb \u201cShp\u00ebrblimi i Dhjetorit\u201dp\u00ebr vitet 1958 dhe 1968. Nd\u00ebrkaq n\u00eb vitin 1971 pag\u00ebzohet me emrin e saj konkursi i dram\u00ebs origjinale shqiptare \u201cKaterina Josipi\u201dnga Teatri Komb\u00ebtar i Prishtin\u00ebs.&nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Katerina Josipi lindi m\u00eb 9 n\u00ebntor t\u00eb vitit 1923 n\u00eb Zym t\u00eb Hasit dhe&nbsp; nd\u00ebrroi jet\u00eb m\u00eb 29 prill 1969\u202fn\u00eb Prishtin\u00eb.&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cJeta ime ishte teatri dhe jeta ime \u00ebsht\u00eb teat\u00ebr\u201d.&nbsp;&nbsp; K\u00ebto ishin fjal\u00ebt e aktores s\u00eb madhe, Katarina Josipit, e cila p\u00ebrmes interpretimeve p\u00ebr\u00e7onte thirrjet e grave p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb liri n\u00eb jet\u00eb dhe familje.&nbsp;&nbsp; N\u00eb koh\u00ebn kur shum\u00eb vajza dhe gra \u00ebnd\u00ebrr kishin shkollimin, Katarina u b\u00eb gruaja e par\u00eb aktore q\u00eb n\u00eb vitin 1948 [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":13,"featured_media":3358948,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_FSMCFIC_featured_image_caption":"","_FSMCFIC_featured_image_nocaption":"","_FSMCFIC_featured_image_hide":"","footnotes":""},"categories":[58],"tags":[],"class_list":["post-3358947","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"acf":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3358947","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/13"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3358947"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3358947\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3358967,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3358947\/revisions\/3358967"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/3358948"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3358947"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3358947"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3358947"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}