{"id":3359320,"date":"2023-07-20T11:53:51","date_gmt":"2023-07-20T11:53:51","guid":{"rendered":"https:\/\/womensnetwork.org\/?p=3359320"},"modified":"2023-07-20T11:53:54","modified_gmt":"2023-07-20T11:53:54","slug":"diskriminimi-gjinor-shkollat-pa-programe-trajnuese-per-mesimdhenesit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/diskriminimi-gjinor-shkollat-pa-programe-trajnuese-per-mesimdhenesit\/","title":{"rendered":"Diskriminimi gjinor &#8211; Shkollat pa programe trajnuese p\u00ebr m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsit\u00a0"},"content":{"rendered":"\n<p><em>Lufta ndaj diskriminimit gjinor dhe vet\u00ebdijesimi i shkollave p\u00ebr k\u00ebt\u00eb problem po del t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb ngecje p\u00ebr Kosov\u00ebn. Si problem m\u00eb i theksuar kjo \u00e7\u00ebshtje del t\u00eb jet\u00eb n\u00eb komunat m\u00eb t\u00eb vogla si pasoj\u00eb e munges\u00ebs s\u00eb trajner\u00ebve dhe programeve p\u00ebr t\u2019i trajnuar m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tem\u00eb.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>Shkollat konsiderohen si vendet dhe mjediset institucionale m\u00eb t\u00eb mira ku individ\u00ebt me p\u00ebrkat\u00ebsi t\u00eb ndryshme politike dhe shoq\u00ebrore bashkohen p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar, debatuar dhe promovuar diskutim racional dhe toleranc\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebto institucione arsimore jan\u00eb vende q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb ndryshim t\u00eb vazhduesh\u00ebm n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb p\u00ebrqafohen plot\u00ebsisht nga ndryshimet shoq\u00ebrore, politike, ekonomike dhe kulturore t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Mir\u00ebpo, shpesh mungesa e trajnimeve p\u00ebr m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsit dhe mang\u00ebsit\u00eb n\u00eb adresimin e \u00e7\u00ebshtjeve q\u00eb prekin t\u00eb drejtat e njeriut pengojn\u00eb edhe avancimin e shkollave dhe sistemit arsimor.<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb problem i till\u00eb po del t\u00eb jet\u00eb edhe mungesa e programeve trajnuese p\u00ebr adresimin e \u00e7\u00ebshtjeve si diskriminimi dhe barazia gjinore.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Si \u00ebsht\u00eb gjendja n\u00eb Komuna?&nbsp;<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>KALLXO.com ka kontaktuar Drejtorit\u00eb komunale t\u00eb Arsimit (DKA) nga shtat\u00eb rajonet e Kosov\u00ebs dhe pjesa m\u00eb e madhe e tyre kan\u00eb pohuar se n\u00eb komunat e tyre nuk jan\u00eb mbajtur programe trajnuese p\u00ebr m\u00ebsuesit p\u00ebr t\u00eb adresuar sfidat e diskriminimit dhe barazis\u00eb gjinore.<\/p>\n\n\n\n<p>Drejtori i Arsimit n\u00eb komun\u00ebn e Ka\u00e7anikut, Zahir Doda ka treguar p\u00ebr KALLXO.com se nuk kan\u00eb pasur trajnime t\u00eb tilla p\u00ebr m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebs ndon\u00ebse e ka pohuar r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e mbajtjes s\u00eb trajnimeve p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tem\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cNuk ka pasur ndonj\u00eb trajnim t\u00eb till\u00eb p\u00ebr m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebs\u2026 me sa jam un\u00eb i informuar nuk ka pasur. Mendoj q\u00eb duhet. Realisht ka nevoj\u00eb, nuk e kemi menduar por sipas t\u00eb gjitha gjasave n\u00ebse krijohet si trend patjet\u00ebr q\u00eb edhe ne vazhdojm\u00eb me t\u00eb nj\u00ebjtat val\u00eb\u201d \u2013 ka th\u00ebn\u00eb drejtori.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cUn\u00eb mendoj q\u00eb \u00ebsht\u00eb e nevojshme, t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb pjes\u00ebt si provinca jon\u00eb ka nevoj\u00eb\u201d- ka shtuar ai.<\/p>\n\n\n\n<p>Se nuk kan\u00eb programe t\u00eb tilla p\u00ebr m\u00ebsuesit e ka pohuar edhe drejtori i Arsimit n\u00eb Kamenic\u00eb, Afrim Dervishi.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cJo, nuk ka ndonj\u00eb program q\u00eb m\u00ebsuesit e kan\u00eb ndjekur p\u00ebr trajtimin e barazis\u00eb gjinore. T\u00eb pakt\u00ebn un\u00eb sa jam q\u00eb nj\u00eb vit e gjysm\u00eb nuk ka\u201d- ka th\u00ebn\u00eb Dervishi.<\/p>\n\n\n\n<p>Megjith\u00ebse ai ka p\u00ebrmendur nj\u00eb trajnim p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e barazis\u00eb gjinore q\u00eb e kan\u00eb mbajtur para nj\u00eb muaji disa drejtor\u00eb t\u00eb komunave.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cNj\u00eb trajnim e kemi mbajtur p\u00ebr rolin dhe r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e barazis\u00eb gjinore, zhvillimit shoq\u00ebror, sh\u00ebndetin publik ne jet\u00eb\u2026 Trajnimin e kemi mbajtur para nj\u00eb muaji me nj\u00eb organizat\u00eb vendore q\u00eb merret me barazi gjinore. Jan\u00eb trajnuar drejtor\u00ebt e arsimit, drejtor\u00ebt e disa komunave\u201d-ka th\u00ebn\u00eb kreu i Drejtoris\u00eb s\u00eb Arsimit n\u00eb Kamenic\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cKemi marr\u00eb edhe direktiva prej zyrtar\u00ebve t\u00eb buxhetit q\u00eb n\u00eb planifikimet e vitit t\u00eb ardhsh\u00ebm me pas parasysh edhe barazin\u00eb gjinore\u201d- ka shtuar ai.<\/p>\n\n\n\n<p>Edhe nga komuna e Rahovecit kan\u00eb pohuar se nuk kan\u00eb trajnime t\u00eb tilla p\u00ebr m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebs, ani pse drejtori i Arsimit Avni Morina ka cil\u00ebsuar se n\u00ebse trajnimet e tilla do t\u00eb mbaheshin nga MASHTI ato do t\u00eb ishin t\u00eb mir\u00ebseardhura.<\/p>\n\n\n\n<p>Morina ka p\u00ebrmendur se kan\u00eb tre trajner\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb komun\u00eb dhe e ka cil\u00ebsuar si sfid\u00eb munges\u00ebn e nj\u00eb numri m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb trajner\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cSfidat themelore p\u00ebr neve jan\u00eb mungesa e stafit t\u00eb mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr trajnim sepse nuk kemi trajner t\u00eb mjaftuesh\u00ebm dhe ndoshta do t\u00eb ishte mir\u00eb q\u00eb edhe Ministria e Arsimit t\u00eb na ndihmonte n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt\u201d -ka th\u00ebn\u00eb ai.<\/p>\n\n\n\n<p>Morina ka shpjeguar se n\u00eb k\u00ebt\u00eb komun\u00eb para fillimit t\u00eb vitit shkollor, gjat\u00eb gushtit m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsit e rinj marrin trajnime q\u00eb lidhen me kurrikul\u00ebn dhe m\u00ebsimin, mir\u00ebpo ka pohuar se nuk kan\u00eb pasur ndonj\u00eb trajnim p\u00ebr barazin\u00eb gjinore.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cP\u00ebr barazin\u00eb gjinore dhe diskriminimin nuk kemi pasur ndonj\u00eb trajnim nga MASHTI viteve t\u00eb fundit por do t\u00eb ishte i mir\u00ebseardhur n\u00ebse do t\u00eb b\u00ebhej nj\u00eb organizim i till\u00eb nga MASHTI\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Edhe nga komuna e Klin\u00ebs kan\u00eb treguar se n\u00eb k\u00ebt\u00eb komun\u00eb nuk kan\u00eb trajner p\u00ebr barazin\u00eb gjinore apo diskriminimin.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cN\u00eb Komun\u00ebn ton\u00eb nuk kemi trajner q\u00eb trajtojn\u00eb barazin\u00eb gjinore apo diskriminimin. Po ashtu, ju informojm\u00eb se koh\u00ebve t\u00eb fundit nuk kemi pasur ndonj\u00eb trajnim p\u00ebr m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsit q\u00eb nd\u00ebrlidhen me tematikat e tilla\u201d \u2013 \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjigjen q\u00eb e ka dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr KALLXO.com Drejtoria Komunale e Arsimit n\u00eb Klin\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrgjigje t\u00eb ngjashme ka dh\u00ebn\u00eb edhe drejtori i DKA-s\u00eb n\u00eb Lipjan, Rasim Hasani.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cNuk kemi trajnime t\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsve n\u00eb tem\u00ebn q\u00eb ju e p\u00ebrmendet\u201d- ka th\u00ebn\u00eb drejtori Hasani.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrkaq, Dardan Abazi drejtor i Arsimit n\u00eb komun\u00ebn e Vushtrris\u00eb ka th\u00ebn\u00eb p\u00ebr KALLXO.com se nuk kan\u00eb prorgrame trajnuese p\u00ebr sfidat e diskriminimit gjinor po ka p\u00ebrmendur se temat e barazis\u00eb gjinore dhe lufta kund\u00ebr diskriminimit jan\u00eb t\u00eb integruara n\u00eb programet m\u00ebsimore.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cP\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, Zyra e Barazis\u00eb Gjinore n\u00eb komun\u00eb, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb aktive n\u00eb mbajtjen e ligj\u00ebratave n\u00eb shkolla, pun\u00ebtorive dhe diskutimeve t\u00eb ndryshme q\u00eb trajton edhe tema si barazia gjinore\u201d \u2013 \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur Abazi p\u00ebr KALLXO.com.<\/p>\n\n\n\n<p>Nga shtat\u00eb komunat q\u00eb i ka kontaktuar KALLXO.com vet\u00ebm nga Komuna e Suharek\u00ebs kan\u00eb pohuar q\u00eb n\u00eb shkolla jan\u00eb mbatur trajnime lidhur me barazin\u00eb gjinore.<\/p>\n\n\n\n<p>Mir\u00ebpo, kreu i k\u00ebsaj drejtorie, Remzi Bajselmani ka treguar se k\u00ebto trajnime jan\u00eb mbajtur nga organizata joqeveritare.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cNe kemi pasur trajnime t\u00eb tilla n\u00eb shkolla nga OJQ t\u00eb ndryshme por k\u00ebtu n\u00eb stafin ton\u00eb nuk kemi. Mir\u00ebpo, organizime ka pasur\u2026\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Sipas, Bajselmanit trajnime t\u00eb tilla nuk jan\u00eb mbajtur nga Ministria e Arsimit, Shkenc\u00ebs, Teknologjis\u00eb dhe Inovacionit (MASHTI).<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cNuk m\u00eb kujtohet q\u00eb MASHTI ka b\u00ebr\u00eb di\u00e7ka t\u00eb till\u00eb\u201d- \u00ebsht\u00eb shprehur ai.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Nevoja p\u00ebr t\u2019i trajnuar m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsit&nbsp;<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Organizata joqeveritare (OJQ) p\u00ebr integrim dhe zhvillim social \u201cFollow Up Kosova\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej OJQ-ve q\u00eb ka mbajtur trajnime p\u00ebr barazin\u00eb gjinore, dhun\u00ebn dhe edukimin seksual n\u00ebp\u00ebr shkolla fillore dhe t\u00eb mesme.<\/p>\n\n\n\n<p>Agmie Osmani, drejtoresh\u00eb k\u00ebsaj organizate ka treguar p\u00ebr KALLXO.com se gjat\u00eb k\u00ebtyre aktiviteteve kan\u00eb v\u00ebrejtur se shum\u00eb shkolla nuk kan\u00eb pasur trajnime t\u00eb tilla m\u00eb her\u00ebt.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cNe si OJQ kemi p\u00ebrvoj\u00eb me shkollat sepse kemi mbajtur trajnime p\u00ebr barazin\u00eb gjinore, tem\u00ebn e dhun\u00ebs dhe e kemi prekur pak edhe tem\u00eb e edukimit seksual. Kemi v\u00ebrjet\u00eb q\u00eb nuk kan\u00eb hasur trajnime t\u00eb mhershme shumica e shkollave. Kemi mbajtur trajnime kryesisht t\u00eb komun\u00ebs s\u00eb Prishtin\u00ebs\u201d- ka th\u00ebn\u00eb ajo.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cEdhe n\u00ebse kan\u00eb pasur trajnime shumica kan\u00eb qen\u00eb prej OJQ-ve q\u00eb e kan\u00eb mbajtur me vullnetin e tyre. Por nuk kem d\u00ebgjuar p\u00ebr ndonj\u00eb nism\u00eb (p\u00ebr trajnime t\u00eb tilla) q\u00eb ka qen\u00eb taman prej institucioneve publike\u201d- ka shtuar Osmani.<\/p>\n\n\n\n<p>Tutje, ajo ka p\u00ebrmendur se gjat\u00eb trajnimeve kan\u00eb v\u00ebrejtur disa rate kur nx\u00ebn\u00ebsit por edhe m\u00ebsimdhen\u00ebsit kan\u00eb pasur v\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb kuptimin e disa termave bazike t\u00eb barazis\u00eb gjinore, dhun\u00ebs dhe edukimit seksual.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cNe si organizat\u00eb mendojm\u00eb q\u00eb nj\u00ebra prej arsyeve se pse shkollat qalojn\u00eb kaq shum\u00eb n\u00eb barazi gjinore \u00ebsht\u00eb edhe p\u00ebr faktin q\u00eb te ne nuk ekziston edukimi seksual n\u00eb kurrikul\u00eb edhe disa tema mbesin pa u folur anj\u00ebher\u00eb me nx\u00ebn\u00ebsit\u201d- \u00ebsht\u00eb shprehur ajo.<\/p>\n\n\n\n<p>Osmani ka theksuar se ka raste kur m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsit b\u00ebhen vet pjes\u00eb e mentalitetit patriarkal ku ka ve\u00e7uar si shembull raste kur para nx\u00ebn\u00ebsve ata i ve\u00e7ojn\u00eb profesionet q\u00eb ndahen p\u00ebr vajza dhe p\u00ebr djem, dhe p\u00ebr stigm\u00ebn p\u00ebr t\u00eb folur p\u00ebr temat rreth edukimit seksual.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cP\u00ebr shembull kur flitet p\u00ebr ciklin mesntrual n\u00ebp\u00ebr shkolla djemt\u00eb zakonisht largohen prej klas\u00ebs dhe mbesin ve\u00e7 vajzat e q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tregues shum\u00eb i madh q\u00eb ata mendiojn\u00eb q\u00eb cikli menstrual \u00ebsht\u00eb tem\u00eb q\u00eb ve\u00e7 vajzat duhet ta din\u00eb\u201d- ka p\u00ebrfunduar ajo.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrpos munges\u00ebs s\u00eb trajnimeve, problem dhe munges\u00eb motivimi p\u00ebr nx\u00ebn\u00ebsit po del t\u00eb jet\u00eb edhe shpjegimi i m\u00ebsimit p\u00ebrmes formave klasike e pa ndonj\u00eb avancim.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, Riga Raci, p\u00ebrfaqesuesja e Komun\u00ebs s\u00eb Fush\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb K\u00ebshillin Drejtues t\u00eb Keshillit t\u00eb Nxen\u00ebsve t\u00eb Kosov\u00ebs konsideron se duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb detyrueshme programet trajnuese p\u00ebr mesimdhenesit p\u00ebr diskriminim dhe barazi gjinore.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cNe si K\u00ebshill i Nx\u00ebn\u00ebsve t\u00eb Kosov\u00ebs mendojm\u00eb q\u00eb trajner\u00ebt dhe programet trajnuese p\u00ebr m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsit p\u00ebr diskriminim dhe barazi gjinore duhet me qen\u00eb t\u00eb detyrueshme, pasi q\u00eb nj\u00eb num\u00ebr i madh i m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsve kan\u00eb mbetur me metodat klasike, gj\u00eb e cila po afekton n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb negative tek gjeneratat e reja\u201d- ka th\u00ebn\u00eb Raci.<\/p>\n\n\n\n<p>Ajo e ka cil\u00ebsuar shqet\u00ebsuese k\u00ebt\u00eb gjendje.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cP\u00ebr neve si Keshill i Nx\u00ebn\u00ebsve t\u00eb Kosov\u00ebs do t\u00eb ishte tejet shqet\u00ebsuese n\u00ebse k\u00ebto programe nuk do t\u00eb fillonin sa m\u00eb shpejt, pasi ne d\u00ebshirojm\u00eb q\u00eb secila gjenerat\u00eb q\u00eb po vie t\u00eb jen\u00eb me vullnet p\u00ebr pun\u00ebn dhe p\u00ebr t\u00eb ardhmen e tyre, e jo t\u00eb ndihen t\u00eb diskriminuar n\u00eb m\u00ebnyra t\u00eb ndryshme\u201d- ka shtuar ajo.<\/p>\n\n\n\n<p>Njoh\u00ebsja e arsimit, Arbisa Shefkiu nga Instituti EdGuard ka th\u00ebn\u00eb se mungesa e trajnimeve specifike p\u00ebr diskriminimin dhe barazin\u00eb gjinore p\u00ebr m\u00ebsuesit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje urgjente q\u00eb duhet adresuar dhe institucionet e arsimit dhe ofruesit e k\u00ebtyre trajnimeve\/programeve duhet t\u2019i marrin m\u00eb shum\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb para licencimit t\u00eb trajnimeve t\u00eb caktuara.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cDuke marr\u00eb parasysh zhvillimet dinamike n\u00eb bot\u00eb t\u00eb globalizmit, \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsore q\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsit t\u00eb pajisjen me njohuri, teknika e strategji n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb nxisin barazin\u00eb gjinore brenda objekteve shkollore dhe t\u00eb sfidohen stereotipat e ndryshme\u201d \u2013 ka th\u00ebn\u00eb Shefkiu.<\/p>\n\n\n\n<p>Sipas saj, m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsit luajn\u00eb nj\u00eb rol ky\u00e7 n\u00eb form\u00ebsimin e t\u00eb rinjve dhe krijimin e mjediseve gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse t\u00eb t\u00eb m\u00ebsuarit, por pak ka programe t\u00eb trajnimit q\u00eb ofrohen p\u00ebr ta q\u00eb nd\u00ebrlidhen direkt p\u00ebr tema t\u00eb ndryshme specifike, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb edhe diskriminimi dhe barazia gjinore.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cOfrimi i trajnimeve t\u00eb specializuara n\u00eb k\u00ebto fusha do t\u00eb rris\u00eb aft\u00ebsit\u00eb e m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsve p\u00ebr t\u00eb krijuar mjedise m\u00ebsimore gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse dhe t\u00eb barabarta p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb nx\u00ebn\u00ebsit\u201d \u2013 \u00ebsht\u00eb shprehur Shefkiu.<\/p>\n\n\n\n<p>Ajo ka shtuar se \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsore q\u00eb institucionet arsimore dhe politik\u00eb b\u00ebr\u00ebsit t\u00eb njohin r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e investimit n\u00eb programe t\u00eb specializuara trajnimi p\u00ebr t\u00eb pajisur m\u00ebsuesit me njohurit\u00eb dhe aft\u00ebsit\u00eb e nevojshme p\u00ebr t\u00eb trajtuar diskriminimin dhe p\u00ebr t\u00eb promovuar barazin\u00eb gjinore n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efektive.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Roli i SBASHK-ut&nbsp;<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Ngritjen e z\u00ebrit p\u00ebr t\u00eb drejtat dhe avancimin e m\u00ebsimdh\u00ebnsve shpesh e b\u00ebn edhe Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkenc\u00ebs dhe Kultur\u00ebs e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs (SBASHK) e cila \u00ebsht\u00eb organizat\u00eb e pavarur nga shteti dhe partit\u00eb politike, q\u00eb lobon p\u00ebr interesat e t\u00eb pun\u00ebsuarve n\u00eb institucionet publike dhe private t\u00eb arsimit, shkenc\u00ebs dhe kultur\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb nj\u00eb prononcim p\u00ebr KALLXO.com n\u00ebnkryetarja e k\u00ebsaj sindikate, Vjollca Shala ka th\u00ebn\u00eb se e p\u00ebrkrahin iden\u00eb q\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebnsit t\u00eb trajnohen p\u00ebr adresimin e diskriminimit dhe barazis\u00eb gjinore, ndon\u00ebse sipas saj SBASHK-u nuk ka kopmetenca direkte p\u00ebr t\u00eb ndikuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cN\u00eb si SBASHK fillimisht nuk kemi ankesa qoft\u00eb nga ndonj\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebse apo m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebs q\u00eb iu \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb ndonj\u00eb diskriminim apo shkelje nga aspekti i barazis\u00eb gjinore. Mir\u00ebpo, megjithat\u00eb ne jemi pro q\u00eb t\u00eb ket\u00eb programe trajnimi p\u00ebr diskriminimin dhe barazin\u00eb gjinore me q\u00ebllim q\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsit t\u00eb aft\u00ebsohen dhe t\u00eb din\u00eb ta b\u00ebjn\u00eb adresimin e nj\u00eb shkeljeje t\u00eb till\u00eb q\u00eb b\u00ebhet qoft\u00eb n\u00eb aspektin diskriminues qoft\u00eb n\u00eb at\u00eb t\u00eb barazis\u00eb gjinore\u201d- ka th\u00ebn\u00eb Shala p\u00ebr KALLXO.com.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cMASHTI \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb duhet ta b\u00ebj\u00eb planifikimin e programeve t\u00eb trajnimeve\u2026. Ne si SBASHK n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb indirekte mund t\u00eb lobojm\u00eb\u201d- ka shtuar ajo.<\/p>\n\n\n\n<p>Shala gjithashtu nuk e ka p\u00ebrjashtuar mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb n\u00eb rast nevoje edhe SBASHK-u t\u00eb p\u00ebrgatis\u00eb nj\u00eb program trajnimi p\u00ebr m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsit.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cN\u00ebse neve do ta na vinin raste q\u00eb ju \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb shkelje e till\u00eb ose nj\u00eb diskriminim i till\u00eb at\u00ebher\u00eb ne natyrisht q\u00eb do t\u00eb mendonim q\u00eb edhe ne vet ta p\u00ebrgatisim nj\u00eb program trajnimi t\u00eb till\u00eb qoft\u00eb p\u00ebrmes kryetar\u00ebve t\u00eb sindikatave t\u00eb niveleve komunale, qoft\u00eb edhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb direkte nga m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsit t\u00eb p\u00ebrgatitin nj\u00eb program t\u00eb till\u00eb. Dhe natyrisht n\u00eb momentin q\u00eb do t\u00eb shpallej nga Ministria e Arsimit konkursi p\u00ebr aplikim p\u00ebr akreditim t\u00eb programeve t\u00eb trajnimeve natyrisht q\u00eb ne do t\u00eb konkurronim\u201d- \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur Shala.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Premtimi i MASHTI-it: P\u00ebr vitin tjet\u00ebr jan\u00eb planifikuar trajnimet<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>KALLXO.com i \u00ebsht\u00eb drejtuar edhe Ministris\u00eb s\u00eb Arsimit, Shkenc\u00ebs, Teknologjis\u00eb dhe Inovacionit (MASHTI) p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje lidhur me munges\u00ebn e trajnimeve t\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsve p\u00ebr adresimin e temave t\u00eb diskriminimit dhe barazis\u00eb gjinore.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje p\u00ebr KALLXO.com, Edona Kutleshi Maliqaj, k\u00ebshilltare p\u00ebr media n\u00eb k\u00ebt\u00eb ministri ka th\u00ebn\u00eb se MASHTI \u00e7do vit shkollor ka organizuar sesione informuese me m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebs p\u00ebr respektimin e barazis\u00eb gjinore brenda shkoll\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Mir\u00ebpo, Kutleshi- Maliqaj ka theksuar se sa i p\u00ebrket diskriminimit, trajnimet me m\u00ebsimdh\u00ebnes jan\u00eb planifikuar nga viti 2024.<\/p>\n\n\n\n<p>Ajo ka p\u00ebrmednur se edhe n\u00eb l\u00ebnd\u00ebt shkollore trajtohen tema p\u00ebr vetdijesimin ndaj mosdiskriminimit dhe barazis\u00eb gjinore.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cMASHTI n\u00eb t\u00eb gjitha dokumentet e saj si n\u00eb Kurrikul\u00ebn e Kosov\u00ebs, n\u00eb programet l\u00ebndore dhe n\u00eb programet nd\u00ebrkurrikulare e trajton tem\u00ebn e mosdiskriminimit dhe barazis\u00eb gjinore. P\u00ebrndryshe, p\u00ebr mosdiskriminim ka edhe politika nacionale sipas Ligjit p\u00ebr mbrotje nga mosdiskriminimi\u201d \u2013 ka th\u00ebn\u00eb ajo.<\/p>\n\n\n\n<p><em>(Artikull i Kallxo.com)<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Lufta ndaj diskriminimit gjinor dhe vet\u00ebdijesimi i shkollave p\u00ebr k\u00ebt\u00eb problem po del t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb ngecje p\u00ebr Kosov\u00ebn. Si problem m\u00eb i theksuar kjo \u00e7\u00ebshtje del t\u00eb jet\u00eb n\u00eb komunat m\u00eb t\u00eb vogla si pasoj\u00eb e munges\u00ebs s\u00eb trajner\u00ebve dhe programeve p\u00ebr t\u2019i trajnuar m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tem\u00eb. Shkollat konsiderohen si vendet dhe mjediset [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":13,"featured_media":3359321,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_FSMCFIC_featured_image_caption":"","_FSMCFIC_featured_image_nocaption":"","_FSMCFIC_featured_image_hide":"","footnotes":""},"categories":[58],"tags":[],"class_list":["post-3359320","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"acf":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3359320","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/13"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3359320"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3359320\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3359324,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3359320\/revisions\/3359324"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/3359321"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3359320"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3359320"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3359320"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}