{"id":3359623,"date":"2023-08-15T08:28:29","date_gmt":"2023-08-15T08:28:29","guid":{"rendered":"https:\/\/womensnetwork.org\/?p=3359623"},"modified":"2023-08-15T08:32:29","modified_gmt":"2023-08-15T08:32:29","slug":"musine-kokalari-gruaja-e-guximshme-qe-sfidoi-komunistet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/musine-kokalari-gruaja-e-guximshme-qe-sfidoi-komunistet\/","title":{"rendered":"Musine Kokalari \u2013 disidentja q\u00eb nuk u dor\u00ebzua kurr\u00eb"},"content":{"rendered":"\n<p>Historit\u00eb e grave t\u00eb guximshme jan\u00eb t\u00eb shumta nd\u00ebr ne dhe pa dyshim se Musine Kokalari \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga to.<\/p>\n\n\n\n<p>Musine Kokalari ishte shkrimtarja e par\u00eb grua shqiptare, feministe, disidente e regjimit komunist dhe aktiviste politike n\u00eb periudh\u00ebn nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishmet t\u00eb zhvillimeve politike n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor, para, gjat\u00eb dhe pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cMusine Kokalari ishte nj\u00eb nga grat\u00eb m\u00eb brilliante q\u00eb Shqip\u00ebria kishte. N\u00eb mosh\u00ebn e saj t\u00eb re ajo ishte nj\u00eb nga vajzat m\u00eb t\u00eb emancipuara t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, shkrimtare me shum\u00eb sharm. Ishte nj\u00eb njeri q\u00eb kur erdhi mendohej se do t\u00eb ishte dielli q\u00eb do t\u00eb ndri\u00e7onte shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare dhe m\u00eb pas komunizmi e arrestoi, e futi n\u00eb burg,\u201d shprehet p\u00ebr t\u00eb publicisti Blendi Fevziu, i cili n\u00eb librin e tij p\u00ebr Enver Hoxh\u00ebn nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe ia ka kushtuar Musine Kokalarit dhe familjes s\u00eb saj.<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/i.ytimg.com\/vi\/ZW52yK5cDX8\/maxresdefault.jpg\" alt=\"VARRIM PA LAMTUMIR\u00cb \/ MUSINE KOKALARI - YouTube\"\/><\/figure>\n\n\n\n<p>Musine Kokalari ishte themeluese dhe figura kryesore e Partis\u00eb s\u00eb par\u00eb Socialdemokrate t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, e cila ishte nj\u00ebkoh\u00ebsisht nj\u00eb prej grupimeve t\u00eb para dometh\u00ebn\u00ebse politike kund\u00ebrshtare ndaj regjimit enverist. Rrjedhimisht, Musineja e kaloi pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb jet\u00ebs si e burgosur politike dhe e torturuar p\u00ebr shkak t\u00eb bindjeve t\u00eb saj demokratike, nga t\u00eb cilat nuk u zbraps asnj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Ajo e refuzoi dhe luftoi kategorikisht totalitarizmin dhe u ngrit kund\u00ebr hegjemonis\u00eb e monopolit t\u00eb partis\u00eb-shtet, parti kjo q\u00eb insistonte n\u00eb mendim t\u00eb nj\u00ebtrajtsh\u00ebm e n\u00eb aktiviz\u00ebm nj\u00ebdimensional politik, sipas diktatit t\u00eb partis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Kur u arrestua m\u00eb 23 janar t\u00eb vitit 1946 nga regjimi i Enver Hoxh\u00ebs dhe u d\u00ebnua si \u201csabotuese dhe armike e popullit\u201d nga Gjyqi Ushtarak i Tiran\u00ebs me 30 vjet burgim, t\u00eb cilat m\u00eb pas u reduktuan n\u00eb 20, Musine Kokalari mbajti k\u00ebt\u00eb q\u00ebndrim:<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cNuk kam nevoj\u00eb q\u00eb t\u00eb jem komuniste p\u00ebr ta dashur vendin tim! Un\u00eb e dua vendin tim edhe pse nuk jam komuniste. Un\u00eb e dua progresin e tij. Edhe pse ju keni fituar luft\u00ebn, edhe pse ju keni fituar zgjedhjet, ju nuk mund t\u2019i persekutoni ata q\u00eb kan\u00eb mendime t\u00eb ndryshme politike nga ato tuajat. Un\u00eb mendoj ndryshe nga ju, por un\u00eb e dua vendin tim. Ju po m\u00eb d\u00ebnoni p\u00ebr idet\u00eb e mia. Un\u00eb nuk k\u00ebrkoj falje, sepse un\u00eb nuk kam b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb faj!\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Me k\u00ebt\u00eb vet\u00ebmbrojtje dhe me q\u00ebndrimin e saj ajo i tha jo komunizmit. I tha jo dhun\u00ebs, munges\u00ebs s\u00eb liris\u00eb dhe padrejt\u00ebsive. Dhe vijoi t\u2019i thoshte jo gjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs s\u00eb saj.<\/p>\n\n\n\n<p>E lindur m\u00eb 10 shkurt t\u00eb vitit 1917 n\u00eb Adana t\u00eb Turqis\u00eb, Musine Kokalari bashk\u00eb me familjen u kthyen m\u00eb 1921 n\u00eb Gjirokast\u00ebr, qyteti i prejardhjes familjare. Q\u00eb n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb re, Musineja tregoi nj\u00eb pasion t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr let\u00ebrsin\u00eb dhe p\u00ebr folklorin.<\/p>\n\n\n\n<p>E shkolluar fillimisht n\u00eb Tiran\u00eb, ajo studioi n\u00eb Fakultetin e Let\u00ebrsis\u00eb Moderne n\u00eb Universitetin \u201cLa Sapienza\u201d n\u00eb Rom\u00eb t\u00eb Italis\u00eb. Musine Kokalari botoi vepr\u00ebn e saj letrare t\u00eb titulluar \u201cSi\u00e7 m\u00eb thot\u00eb n\u00ebnua plak\u00eb\u201d m\u00eb 1941, q\u00eb trajtonte \u00e7\u00ebshtjet e gruas dhe t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb patriarkale.<\/p>\n\n\n\n<p>Krahas pun\u00ebs vetjake letrare, ajo nd\u00ebrmerr dhe nisma t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb fush\u00ebn e publicistik\u00ebs. P\u00ebrgjat\u00eb vitit 1942, emri i Musine Kokalarit p\u00ebrfshihet n\u00eb Enciklopedin\u00eb Italiane si nj\u00eb shkrimtare e talentuar me potencial t\u00eb lart\u00eb letrar. Si pjes\u00eb e nism\u00ebs antifashiste n\u00eb Shqip\u00ebri, ajo jep ndihmes\u00ebn e saj n\u00eb botimin e revist\u00ebs \u201cGruaja Shqiptare\u201d n\u00eb qershor t\u00eb 1943 n\u00ebn pseudonimin \u201cTacitta\u201d. M\u00eb 1944, Musineja publikoi dy veprat e saj me titujt \u201cRreth Vatr\u00ebs\u201d dhe \u201cSa u tunt Jeta\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Q\u00eb nga fillimi i vitit 1942, Musine Kokalari angazhohet n\u00eb l\u00ebvizjet antifashiste dhe antikomuniste n\u00eb Rom\u00eb. M\u00eb 1943, ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga themelueset dhe frym\u00ebzueset kryesore t\u00eb Partis\u00eb Social\u2013Demokrate. Si pjes\u00eb e k\u00ebtij projekti politik, ajo publikon m\u00eb 1 janar 1944 numrin e par\u00eb t\u00eb gazet\u00ebs \u201cZ\u00ebri i Liris\u00eb\u201d, si gazet\u00eb zyrtare e Partis\u00eb Social-Demokrate.<\/p>\n\n\n\n<p>V\u00ebllez\u00ebrit e saj, Muntaz e Vejsim Kokalari, iu pushkatuan pa gjyq m\u00eb 12 N\u00ebntor 1944. E p\u00ebrndjekur nga pushkatimi i v\u00ebllez\u00ebrve dhe duke qen\u00eb themeluese e Partis\u00eb Social-Demokrate dhe t\u00eb organit t\u00eb shtypit \u201cZ\u00ebri i liris\u00eb\u201d, Musine Kokalari u arrestua dy her\u00eb p\u00ebrgjat\u00eb periudh\u00ebs 13-28 n\u00ebntor 1945.&nbsp; N\u00eb vitin 1946 Musine Kokalari arrestohet p\u00ebr t\u2019u mbajtur gjat\u00eb n\u00eb burg, ku iu n\u00ebnshtrua torturave t\u00eb tmerrshme t\u00eb regjimit. M\u00eb 1964, pas 16 viteve burgim n\u00eb burgun fam\u00ebkeq t\u00eb Burrelit, e izoluar dhe n\u00ebn v\u00ebzhgimin e rrept\u00eb t\u00eb agjent\u00ebve t\u00eb sigurimit. Musine Kokalari kaloi 19 vitet e tjera t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb saj n\u00eb internim n\u00eb Rr\u00ebshen, nga ku doli n\u00eb pension me gjysm\u00eb page. Ajo punoi fshesare dhe 11 vjet n\u00eb nd\u00ebrmarrjen e nd\u00ebrtimit, mes tullave, lla\u00e7it dhe betonit.<\/p>\n\n\n\n<p>Megjith\u00eb p\u00ebrndjekjen e vazhdueshme dhe munges\u00ebn e kushteve minimale, Musine Kokalari arriti ta p\u00ebrfundonte n\u00eb fsheht\u00ebsi nj\u00eb lib\u00ebr t\u00eb saj t\u00eb titulluar \u201cSi lindi Partia Social-Demokrate\u201d, ku ajo shpjegon alternativ\u00ebn e saj progresiste dhe demokratike.<\/p>\n\n\n\n<p>Musine Kokalari ishte nj\u00eb nga 30 shkrimtar\u00ebt e par\u00eb t\u00eb burgosur q\u00eb u regjistruan n\u00eb vitin 1960 nga Komiteti i Treshit (pararend\u00ebs i Klubit PEN).<\/p>\n\n\n\n<p>M\u00eb 1980, Musine Kokalari u diagnostikua me kancer t\u00eb gjirit. Asaj iu refuzua kurimi n\u00eb spitalin shtet\u00ebror onkologik. Moskurimi i s\u00ebmundjes, dhimbjet dhe vuajtjet e shumta t\u00eb kaluara n\u00ebn p\u00ebrndjekje i shkaktuan vdekjen n\u00eb izolim t\u00eb plot\u00eb n\u00eb gusht t\u00eb vitit 1983. Ajo u rivarros m\u00eb vitin 1991 n\u00eb Shish \u2013 Tufin\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>M\u00eb 1993, Musine Kokalari u shpall \u201cMartir i Demokracis\u00eb\u201d nga Presidenti i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Historit\u00eb e grave t\u00eb guximshme jan\u00eb t\u00eb shumta nd\u00ebr ne dhe pa dyshim se Musine Kokalari \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga to. Musine Kokalari ishte shkrimtarja e par\u00eb grua shqiptare, feministe, disidente e regjimit komunist dhe aktiviste politike n\u00eb periudh\u00ebn nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishmet t\u00eb zhvillimeve politike n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor, para, gjat\u00eb dhe pas [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":12,"featured_media":3359624,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_FSMCFIC_featured_image_caption":"","_FSMCFIC_featured_image_nocaption":"","_FSMCFIC_featured_image_hide":"","footnotes":""},"categories":[58],"tags":[],"class_list":["post-3359623","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"acf":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3359623","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/12"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3359623"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3359623\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3359630,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3359623\/revisions\/3359630"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/3359624"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3359623"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3359623"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3359623"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}