{"id":3359663,"date":"2023-08-21T09:09:05","date_gmt":"2023-08-21T09:09:05","guid":{"rendered":"https:\/\/womensnetwork.org\/?p=3359663"},"modified":"2025-12-03T13:51:39","modified_gmt":"2025-12-03T13:51:39","slug":"thirrje-per-aplikim-ne-kuader-te-fondit-te-grave-te-kosoves-4","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/thirrje-per-aplikim-ne-kuader-te-fondit-te-grave-te-kosoves-4\/","title":{"rendered":"THIRRJE P\u00cbR APLIKIM N\u00cb KUAD\u00cbR T\u00cb FONDIT T\u00cb GRAVE T\u00cb KOSOV\u00cbS"},"content":{"rendered":"\n<p><em>Publikuar m\u00eb: 21 gusht 2023&nbsp; &nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; &nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; &nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;Afati i fundit p\u00ebr aplikim: 20 shtator 2023<\/em><\/p>\n\n\n\n<h3 class=\"wp-block-heading\">P\u00cbRSHKRIMI I PROGRAMIT<\/h3>\n\n\n\n<p>Rrjeti i Grave t\u00eb Kosov\u00ebs (RrGK) ka k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb t\u00eb publikoj\u00eb raundin e 19-t\u00eb t\u00eb granteve n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Fondit t\u00eb Grave t\u00eb Kosov\u00ebs (FGK). Ftojm\u00eb organizatat tona an\u00ebtare t\u00eb aplikojn\u00eb me projekte t\u00eb cilat do t\u00eb <strong>kontribuojn\u00eb n\u00eb avancimin e t\u00eb drejtave t\u00eb grave dhe vajzave dhe barazis\u00eb gjinore n\u00eb Kosov\u00eb.<\/strong> <strong>Aplikacionet<\/strong> duhet t\u00eb demonstrojn\u00eb se si organizatat propozojn\u00eb t\u00eb kontribuojn\u00eb n\u00eb realizimin e Strategjis\u00eb dhe objektivave t\u00eb saj t\u00eb identifikuara nga an\u00ebtaret e RrGK-s\u00eb, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Strategjis\u00eb s\u00eb RrGK-s\u00eb p\u00ebr periudh\u00ebn 2023-2026, duke avokuar p\u00ebr <strong>p\u00ebrkrahjen, mbrojtjen dhe promovimin e t\u00eb drejtave dhe interesave t\u00eb grave dhe vajzave<\/strong>, si dhe duhet t\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb qasjen e cila promovon t\u00eb drejtat e njeriut dhe t\u00eb mb\u00ebshtesin ndryshime afatgjata.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>RrGK inkurajon fuqish\u00ebm t\u00eb nd\u00ebrmerren iniciativa avokuese n\u00eb nivel lokal dhe\/ose qendror.<\/strong> Avokimi mund t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb takime me zyrtar\u00eb t\u00eb institucioneve, ngritjen e vet\u00ebdijes p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut, hulumtim t\u00eb politikave, propozime p\u00ebr ndryshimin e politikave dhe inkurajimin e qytetar\u00ebve p\u00ebr t\u2019i mbrojtur t\u00eb drejtat e tyre. K\u00ebto iniciativa duhet t\u00eb kontribuojn\u00eb n\u00eb arritjen e rezultateve t\u00eb prekshme dhe t\u00eb dukshme (p.sh., legjislacion i ri, sh\u00ebrbime t\u00eb reja, dokumentimi i shkeljeve t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb grave p\u00ebr qasje n\u00eb kujdes sh\u00ebndet\u00ebsor, etj.). Ju lutemi keni parasysh se vet\u00ebm aktivitetet e nd\u00ebrmarra nuk mund t\u00eb konsiderohen si rezultate t\u00eb arritura t\u00eb projektit.<\/p>\n\n\n\n<p><strong><u>Llojet e aktiviteteve q\u00eb do t\u00eb merren parasysh<\/u><\/strong> p\u00ebr p\u00ebrkrahje financiare p\u00ebrfshijn\u00eb: organizimin e takimeve me gra dhe vendimmarr\u00ebsit, organizimin e fushatave p\u00ebr vet\u00ebdijesim dhe avokim, ngritjen e kapaciteteve t\u00eb grave dhe vajzave q\u00eb t\u00eb avokojn\u00eb p\u00ebr prioritetet e tyre, p\u00ebrkrahjen e grave dhe vajzave n\u00eb takime me politik\u00eb-b\u00ebr\u00ebsit p\u00ebr t\u00eb influencuar ndryshime n\u00eb ligjet ekzistuese dhe rregulloret q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me shqet\u00ebsimet e tyre, hulumtime t\u00eb orientuara drejt politikave, duke p\u00ebrfshir\u00eb rishikimin e kurrikulave dhe materialeve m\u00ebsimore dhe\/ose dokumentimin e shkeljeve t\u00eb t\u00eb drejtave, propozimin e ndryshimeve t\u00eb politikave, marr\u00ebdh\u00ebniet me publikun mbi \u00e7\u00ebshtjet avokuese, rrjet\u00ebzimin\/shk\u00ebmbimin e p\u00ebrvojave me q\u00ebllim t\u00eb rritjes s\u00eb pjes\u00ebmarrjes s\u00eb grave dhe avancimin e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, trajnime, tryeza t\u00eb rrumbullak\u00ebta\/diskutime dhe strategji t\u00eb tjera avokuese.<\/p>\n\n\n\n<p><strong><u>Llojet e aktiviteteve q\u00eb nuk do t\u00eb merren parasysh<\/u><\/strong> p\u00ebrfshijn\u00eb: aktivitetet q\u00eb lidhen vet\u00ebm ose kryesisht me sponsorizime individuale p\u00ebr pjes\u00ebmarrje n\u00eb pun\u00ebtori, seminare, konferenca dhe kongrese; veprimet q\u00eb lidhen vet\u00ebm ose kryesisht me bursa individuale p\u00ebr studime ose kurse trajnimi; blerjen e objekteve ose zyrave; blerjen e automjeteve; blerjen e pajisjeve (p\u00ebrve\u00e7 n\u00ebse \u00ebsht\u00eb e nevojshme p\u00ebr zbatimin e suksessh\u00ebm t\u00eb projektit) si dhe veprimet q\u00eb p\u00ebrkrahin partit\u00eb, grupet dhe l\u00ebvizjet politike.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb p\u00ebrputhje me Strategjin\u00eb e RrGK p\u00ebr 2023-2026 dhe fondet e disponueshme, p\u00ebr financim do t\u00eb zgjidhen <strong><u>vet\u00ebm<\/u><\/strong> iniciativat q\u00eb kontribuojn\u00eb dhe kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me programet, q\u00ebllimet dhe rezultatet e pritshme t\u00eb RrGK-s\u00eb si n\u00eb vijim:<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Avancimi i barazis\u00eb gjinore p\u00ebrmes sundimit t\u00eb ligjit<\/strong><\/p>\n\n\n\n<ul class=\"wp-block-list\">\n<li><strong>Q\u00ebllimi:<\/strong> Grat\u00eb kan\u00eb qasje m\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb kujdesin sh\u00ebndet\u00ebsor.<\/li>\n\n\n\n<li><strong>Rezultatet e pritshme:<\/strong> M\u00eb shum\u00eb zyrtar\u00eb publik\u00eb, gra, vajza dhe burra t\u00eb informuar p\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn e grave p\u00ebr kujdes sh\u00ebndet\u00ebsor dhe shkeljet e t\u00eb drejtave t\u00eb tyre; M\u00eb shum\u00eb gra avokojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn e tyre p\u00ebr qasje n\u00eb kujdes sh\u00ebndet\u00ebsor cil\u00ebsor.<\/li>\n<\/ul>\n\n\n\n<ul class=\"wp-block-list\">\n<li><strong>Treguesit:<\/strong> 1) # i takimeve nd\u00ebrmjet RrGK ose an\u00ebtareve t\u00eb tij dhe zyrtar\u00ebve publik\u00eb ku diskutohen t\u00eb drejtat e grave; 2) # i grave dhe burrave t\u00eb frym\u00ebzuar t\u00eb nd\u00ebrmarrin veprime p\u00ebr t\u00eb mbrojtur t\u00eb drejt\u00ebn e tyre p\u00ebr qasje n\u00eb kujdes sh\u00ebndet\u00ebsor cil\u00ebsor, sepse kan\u00eb njohuri p\u00ebr k\u00ebt\u00eb t\u00eb drejt\u00eb; 3) # i shkeljeve t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb dokumentuara nga grupet p\u00ebr t\u00eb drejtat e grave.<\/li>\n\n\n\n<li><strong>Shembuj t\u00eb aktiviteteve<\/strong><strong>:<\/strong><\/li>\n\n\n\n<li>P\u00ebrfshirja e grave n\u00eb avokim p\u00ebr qasje m\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb kujdes cil\u00ebsor sh\u00ebndet\u00ebsor, duke p\u00ebrfshir\u00eb marrjen e masave p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar ofrimin e kujdesit sh\u00ebndet\u00ebsor cil\u00ebsor dhe t\u00eb p\u00ebrballuesh\u00ebm dhe\/ose p\u00ebr t\u00eb raportuar shkeljet e t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb grave p\u00ebr qasje n\u00eb kujdes sh\u00ebndet\u00ebsor;<\/li>\n\n\n\n<li>Bashk\u00ebpunimi me grat\u00eb p\u00ebr t\u00eb raportuar zyrtarisht shkeljet e t\u00eb drejtave tw tyre p\u00ebr qasje n\u00eb kujdes sh\u00ebndet\u00ebsor tek autoritetet p\u00ebrkat\u00ebse (sidomos p\u00ebr sh\u00ebndetin riprodhues dhe sh\u00ebndetin e n\u00ebnave pas nd\u00ebrgjegj\u00ebsimit t\u00eb tyre p\u00ebr t\u00eb drejtat e tyre, me mb\u00ebshtetjen e ekspert\u00ebve t\u00eb kontraktuar nga RrGK;<\/li>\n\n\n\n<li>Konsultimi i <a href=\"https:\/\/womensnetwork.org\/wp-content\/uploads\/2018\/12\/qasja.pdf\">raportit hulumtues t\u00eb RrGK-s\u00eb<\/a>, <a href=\"https:\/\/womensnetwork.org\/wp-content\/uploads\/2021\/05\/qasja.pdf\"><em>Qasja n\u00eb kujdesin sh\u00ebndet\u00ebsor n\u00eb Kosov\u00eb<\/em><\/a><em> <\/em>dhe t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb tjera n\u00eb dispozicion mbi qasjen e grave n\u00eb kujdes cil\u00ebsor sh\u00ebndet\u00ebsor n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb p\u00ebrdoret p\u00ebr t\u00eb kontribuar n\u00eb avokim dhe ngritjen e vet\u00ebdijes.<\/li>\n<\/ul>\n\n\n\n<p><strong>Transformimi i normave gjinore p\u00ebrmes edukimit<\/strong><\/p>\n\n\n\n<ul class=\"wp-block-list\">\n<li><strong>Q\u00ebllimi:<\/strong> RrGK dhe an\u00ebtaret e saj jan\u00eb m\u00eb t\u00eb angazhuar n\u00eb avokimin e qasjes n\u00eb edukim q\u00eb transformon rolet tradicionale gjinore.<\/li>\n\n\n\n<li><strong>Rezultatet e pritshme: <\/strong><a>RrGK dhe an\u00ebtaret e saj jan\u00eb m\u00eb t\u00eb angazhuar n\u00eb avokimin e qasjes n\u00eb edukim q\u00eb transformon rolet tradicionale gjinore<\/a>.<\/li>\n\n\n\n<li><strong>Treguesit:<\/strong> 1) # i iniciativave t\u00eb reja t\u00eb nd\u00ebrmarra p\u00ebr t\u00eb avokuar p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb qendra parashkollore dhe ato t\u00eb kujdesit p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt; 2) # i raporteve me rekomandime p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e kurrikulave t\u00eb dor\u00ebzuara tek aktor\u00ebt p\u00ebrkat\u00ebs; 3) # i kurseve t\u00eb monitoruara p\u00ebr t\u00eb siguruar m\u00ebsimdh\u00ebnie t\u00eb duhur.<\/li>\n\n\n\n<li><strong>Shembuj t\u00eb aktiviteteve:<\/strong>\n<ul class=\"wp-block-list\">\n<li>P\u00ebrdorimi i metodologjis\u00eb s\u00eb vendosur nga RrGK p\u00ebr t\u00eb v\u00ebzhguar m\u00ebsimdh\u00ebnien n\u00eb klas\u00eb nga perspektiva gjinore, me mb\u00ebshtetjen e ekspert\u00ebve t\u00eb kontraktuar nga RrGK;<\/li>\n\n\n\n<li>Avokimi n\u00eb nivel lokal dhe qendror p\u00ebr ngritjen e vet\u00ebdijes &nbsp;e m\u00eb shum\u00eb zyrtar\u00ebve p\u00ebr nevoj\u00ebn e m\u00eb shum\u00eb qendrave parashkollore dhe qendrave t\u00eb kujdesit p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb;<\/li>\n\n\n\n<li>Avokimi p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e edukimit seksual n\u00eb shkolla, dhe\/ose n\u00eb bashk\u00ebpunim me Ministrin\u00eb e Arsimit Shkenc\u00ebs, Teknologjis\u00eb dhe Inovacionit (MASHTI);<\/li>\n\n\n\n<li>Monitorimi i institucioneve parashkollore dhe qendrave t\u00eb kujdesit ditor lidhur me cil\u00ebsin\u00eb e edukimit t\u00eb ofruar n\u00eb p\u00ebrputhje me legjislacionin e edukimit parashkollor, si dhe avokimi i p\u00ebrfshirjes s\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebnies drejt transformimit t\u00eb normave tradicionale gjinore;<\/li>\n\n\n\n<li>Bashk\u00ebpunimi me komunat dhe\/ose MASHTI p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur m\u00ebsuesit n\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin e teknikave t\u00eb tyre t\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebnies drejt metodave dhe p\u00ebrmbajtjes s\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebnies transformuese gjinore;<\/li>\n\n\n\n<li>Bashk\u00ebpunimi me MASHTI p\u00ebr rishikimin dhe p\u00ebrmir\u00ebsimin e kurrikulave n\u00eb shkolla n\u00eb nivel tjet\u00ebr nga nj\u00eb perspektiv\u00eb gjinore drejt transformimit t\u00eb normave gjinore.<\/li>\n<\/ul>\n<\/li>\n<\/ul>\n\n\n\n<p><strong><u>Do t\u00eb merren parasysh vet\u00ebm propozimet q\u00eb lidhen me k\u00ebto objektiva. Propozimet e tjera nuk do t\u00eb shqyrtohen. <\/u><\/strong>RrGK rezervon t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb financoj\u00eb disa apo asnj\u00eb nga aplikacionet e paraqitura, si dhe t\u00eb diskutoj\u00eb me organizatat aplikuese aplikacionin e tyre n\u00eb p\u00ebrputhje me kategorit\u00eb e lartp\u00ebrmendura.<\/p>\n\n\n\n<h3 class=\"wp-block-heading\">NDARJA, MADH\u00cbSIA, LLOJET DHE KOH\u00cbZGJATJA E GRANTEVE<\/h3>\n\n\n\n<p>Financuar nga Agjencia Austriake p\u00ebr Zhvillim (ADA) me bashk\u00ebfinancim nga Agjencia Suedeze p\u00ebr Bashk\u00ebpunim dhe Zhvillim Nd\u00ebrkomb\u00ebtar (Sida) p\u00ebrmes Ambasad\u00ebs s\u00eb Suedis\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb dhe n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb nism\u00ebs \u201cAvancimi i m\u00ebtejsh\u00ebm i t\u00eb drejtave t\u00eb grave n\u00eb Kosov\u00eb II\u201d, RrGK parasheh t\u00eb ndaj p\u00ebraf\u00ebrsisht n\u00ebnt\u00eb grante n\u00eb vler\u00eb maksimale prej <strong>10,000 \u20ac p\u00ebr grant<\/strong> e n\u00eb vler\u00ebn e p\u00ebrgjithshme prej <strong>90,000 \u20ac.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Projektet pritet t\u00eb fillojn\u00eb m\u00eb 1 janar 2024 dhe mund t\u00eb zgjasin maksimalisht deri n\u00eb dymb\u00ebdhjet\u00eb (12) muaj nga momenti i n\u00ebnshkrimit t\u00eb kontrat\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<h3 class=\"wp-block-heading\">KRITERET E P\u00cbRZGJEDHJES<\/h3>\n\n\n\n<p>Organizatat q\u00eb aplikojn\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrmbushin <strong><u>kriteret minimale<\/u><\/strong> t\u00eb m\u00ebposhtme:<\/p>\n\n\n\n<ol class=\"wp-block-list\" type=\"1\">\n<li>T\u00eb planifikojn\u00eb dhe t\u00eb zbatojn\u00eb aktivitete n\u00eb p\u00ebrputhje me strategjin\u00eb e tyre organizative;<\/li>\n\n\n\n<li>T\u00eb nd\u00ebrmarrin aktivitete q\u00eb kontribuojn\u00eb n\u00eb zbatimin e Strategjis\u00eb s\u00eb RrGK-s\u00eb 2023-2026, q\u00eb p\u00ebrfshin\u00eb programet n\u00eb vazhdim:\n<ol class=\"wp-block-list\">\n<li>Avancimi i barazis\u00eb gjinore p\u00ebrmes sundimit t\u00eb ligjit; dhe<\/li>\n\n\n\n<li>Transformimi i normave gjinore p\u00ebrmes edukimit<\/li>\n<\/ol>\n<\/li>\n\n\n\n<li>T\u00eb sigurojn\u00eb 10% t\u00eb kostos totale t\u00eb projektit nga ndonj\u00eb donator tjet\u00ebr apo vet\u00ebkontribut (p.sh. pun\u00ebn vullnetare t\u00eb dokumentuar). Shuma e 10% duhet t\u00eb pasqyrohet n\u00eb buxhetin e propozuar;<\/li>\n\n\n\n<li>Nuk duhet t\u00eb ket\u00eb an\u00ebtare t\u00eb stafit q\u00eb jan\u00eb aktualisht pjes\u00eb e bordit t\u00eb RrGK, ose pjes\u00eb e Komisionit p\u00ebr vler\u00ebsimin e granteve (KVG).<\/li>\n\n\n\n<li>T\u00eb planifikojn\u00eb dhe t\u00eb zbatojn\u00eb iniciativa q\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb avokimin, drejt sjelljes s\u00eb ndryshimeve t\u00eb q\u00ebndrueshme n\u00eb mb\u00ebshtetjen, mbrojtjen ose promovimin e t\u00eb drejtave t\u00eb grave dhe barazis\u00eb gjinore n\u00eb nivel komunal dhe\/ose komb\u00ebtar.<\/li>\n\n\n\n<li>T\u00eb planifikojn\u00eb iniciativa q\u00eb synojn\u00eb t\u00eb sjellin rezultate t\u00eb prekshme dhe t\u00eb dukshme (p.sh., legjislacion i ri, sh\u00ebrbime t\u00eb reja, raportime p\u00ebr rastet e shkeljes s\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb grave p\u00ebr qasje n\u00eb kujdes sh\u00ebndet\u00ebsor, raste t\u00eb monitoruara gjyq\u00ebsore, kurrikula transformuese gjinore, etj.).<\/li>\n\n\n\n<li>T\u00eb mos ken\u00eb qen\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshira n\u00eb korrupsion, keqp\u00ebrdorim t\u00eb fondeve, apo keqmenaxhim t\u00eb projekteve apo fondeve t\u00eb projektit; dhe nuk kan\u00eb marr\u00eb asnj\u00eb njoftim zyrtar nga RrGK n\u00eb lidhje me keqmenaxhimin e projekteve t\u00eb m\u00ebparshme t\u00eb financuara nga FGK, gj\u00eb q\u00eb nuk e lejon organizat\u00ebn t\u00eb aplikoj\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment<\/li>\n<\/ol>\n\n\n\n<p><strong><u>T\u00eb gjitha aplikacionet p\u00ebrfundimtare duhet t\u00eb plot\u00ebsojn\u00eb k\u00ebto kritere minimale gjat\u00eb kontrollit administrativ nga FGK, p\u00ebrpara se t\u00eb kalojn\u00eb tek KVG. Aplikacionet q\u00eb nuk plot\u00ebsojn\u00eb k\u00ebto kritere minimale do t\u00eb diskualifikohen nga procesi.<\/u><\/strong><strong><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong><u>Thirrje p\u00ebr Propozime si dhe KVG do t&#8217;i jap\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsi financimit t\u00eb:<\/u><\/strong><\/p>\n\n\n\n<ul class=\"wp-block-list\">\n<li>Iniciativave q\u00eb angazhojn\u00eb persona me aft\u00ebsi t\u00eb ndryshme; grupet etnike t\u00eb minoriteteve; dhe grupet e margjinalizuara;<\/li>\n\n\n\n<li>Organizatave t\u00eb cilat nuk kan\u00eb mund\u00ebsi tjera t\u00eb sigurimit t\u00eb fondeve nga donator\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm.<\/li>\n<\/ul>\n\n\n\n<h3 class=\"wp-block-heading\">PROCEDURAT E APLIKIMIT<\/h3>\n\n\n\n<p>RrGK do t\u00eb pranoj\u00eb aplikacione t\u00eb shkruara n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, serbe dhe angleze. Aplikacionet mund t\u00eb dor\u00ebzohen n\u00eb e-mail adres\u00ebn: <a href=\"mailto:grants@womensnetwork.org\">grants@womensnetwork.org<\/a>.<\/p>\n\n\n\n<p>Aplikuesit duhet t\u00eb paraqesin dokumentet e m\u00ebposhtme:<\/p>\n\n\n\n<ol class=\"wp-block-list\" type=\"1\">\n<li>Aplikacionin, duke p\u00ebrdorur form\u00ebn e aplikimit t\u00eb RrGK-s\u00eb (n\u00eb formatin Word, t\u00eb bashkangjitur dhe n\u00eb dispozicion <a href=\"https:\/\/womensnetwork.org\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/FGK_Forma-e-aplikimit_ADA.docx\">k\u00ebtu<\/a>; dhe<\/li>\n\n\n\n<li>Propozimin e buxhetit, duke p\u00ebrdorur form\u00ebn e RrGK-s\u00eb (n\u00eb formatin Excel, t\u00eb bashkangjitur dhe n\u00eb dispozicion<a href=\"https:\/\/womensnetwork.org\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/FGK_Forma-per-Buxhet-Propozim_ADA.xlsx\"> k\u00ebtu<\/a>.<\/li>\n<\/ol>\n\n\n\n<p><strong><em><u>Ju lutemi vini re:<\/u><\/em><\/strong> t\u00eb gjitha buxhetet duhet t\u00eb paraqesin ndarje t\u00eb shpenzimeve (q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb bashk\u00eb-financim nga nj\u00eb tjet\u00ebr institucion) dhe\/ose kontribut jo-financiar (q\u00eb n\u00ebnkupton pun\u00eb vullnetare, kontribute t\u00eb dhuruara nga bizneset, p\u00ebrfshirja e komunitetit) n\u00eb vler\u00eb prej 10% t\u00eb buxhetit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm q\u00eb \u00ebsht\u00eb propozuar. Kjo duhet t\u00eb ceket n\u00eb buxhetin e propozuar. FGK mund t\u00eb konsideroj\u00eb mbulimin e pagave dhe shpenzimet operative por vet\u00ebm n\u00eb rastet kur aplikuesi t\u00eb ket\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb shpjegim t\u00eb qart\u00eb se si mbulimi i till\u00eb do t&#8217;ju mund\u00ebsoj\u00eb atyre avancimin e t\u00eb drejtave t\u00eb grave dhe\/ose barazin\u00eb gjinore.<\/p>\n\n\n\n<p>Propozimet e paraqitura RrGK-s\u00eb duhet t\u00eb jen\u00eb pun\u00eb origjinale q\u00eb i p\u00ebrkasin vet\u00ebm organizat\u00ebs aplikuese. Plagjiatura do t\u00eb rezultoj\u00eb n\u00eb diskualifikimin nga procesi i vler\u00ebsimit t\u00eb m\u00ebtutjesh\u00ebm.<\/p>\n\n\n\n<p>RrGK do t\u00eb mbaj\u00eb t\u00eb gjitha materialet dhe dokumentet e dor\u00ebzuara nga aplikant\u00ebt. RrGK nuk do t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb informacionin e paraqitur nga aplikant\u00ebt p\u00ebr q\u00ebllime t\u00eb tjera, p\u00ebrve\u00e7 shqyrtimit dhe nuk do t\u00eb ofroj\u00eb k\u00ebt\u00eb informacion p\u00ebr persona t\u00eb tjer\u00eb apo institucione, p\u00ebrve\u00e7 kur k\u00ebrkohet nga ligjet e Kosov\u00ebs ose nga donator\u00ebt.<\/p>\n\n\n\n<p>Pas dor\u00ebzimit t\u00eb aplikacioneve, organizatat aplikuese do t\u00eb marrin nj\u00eb let\u00ebr konfirmimi t\u00eb pranimit me nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb aplikimit, t\u00eb n\u00ebnshkruar nga stafi i RrGK-s\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<h3 class=\"wp-block-heading\">AFATET KOHORE<\/h3>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image size-full\"><img fetchpriority=\"high\" decoding=\"async\" width=\"782\" height=\"353\" src=\"https:\/\/womensnetwork.org\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/Tabela-r19-1.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-3359732\" srcset=\"https:\/\/womensnetwork.org\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/Tabela-r19-1.jpg 782w, https:\/\/womensnetwork.org\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/Tabela-r19-1-300x135.jpg 300w, https:\/\/womensnetwork.org\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/Tabela-r19-1-768x347.jpg 768w\" sizes=\"(max-width: 782px) 100vw, 782px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<h3 class=\"wp-block-heading\">KONTAKTET P\u00cbR INFORMATA<\/h3>\n\n\n\n<p>K\u00ebrkesa p\u00ebr sqarime \/ informata shtes\u00eb: Organizatat aplikuese duhet t\u00eb dor\u00ebzojn\u00eb k\u00ebrkesat e tyre p\u00ebr sqarim p\u00ebrmes e-mailit n\u00eb <a href=\"mailto:grants@womensnetwork.org\">grants@womensnetwork.org<\/a> deri m\u00eb <strong>15 shtator 2023 n\u00eb or\u00ebn 17:00<\/strong>.<\/p>\n\n\n\n<p>Thirrjen e plot\u00eb mund ta gjeni edhe <a href=\"https:\/\/womensnetwork.org\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/FGK_Thirrja-per-Aplikim_Raundi_19_2023-1.pdf\">k\u00ebtu.<\/a><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Publikuar m\u00eb: 21 gusht 2023&nbsp; &nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; &nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; &nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;Afati i fundit p\u00ebr aplikim: 20 shtator 2023 P\u00cbRSHKRIMI I PROGRAMIT Rrjeti i Grave t\u00eb Kosov\u00ebs (RrGK) ka k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb t\u00eb publikoj\u00eb raundin e 19-t\u00eb t\u00eb granteve n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Fondit t\u00eb Grave t\u00eb Kosov\u00ebs (FGK). Ftojm\u00eb organizatat tona an\u00ebtare t\u00eb aplikojn\u00eb me projekte t\u00eb cilat do t\u00eb kontribuojn\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":12,"featured_media":3358274,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_FSMCFIC_featured_image_caption":"","_FSMCFIC_featured_image_nocaption":"","_FSMCFIC_featured_image_hide":"","footnotes":""},"categories":[72,200],"tags":[],"class_list":["post-3359663","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-grantet","category-thirrje-per-aplikim"],"acf":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3359663","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/12"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3359663"}],"version-history":[{"count":14,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3359663\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3360031,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3359663\/revisions\/3360031"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/3358274"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3359663"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3359663"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3359663"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}