{"id":3360172,"date":"2023-10-02T11:55:48","date_gmt":"2023-10-02T11:55:48","guid":{"rendered":"https:\/\/womensnetwork.org\/?p=3360172"},"modified":"2023-10-02T11:55:50","modified_gmt":"2023-10-02T11:55:50","slug":"diskriminimi-i-ojq-ve-per-te-drejtat-e-grave-ne-zonat-rurale","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/diskriminimi-i-ojq-ve-per-te-drejtat-e-grave-ne-zonat-rurale\/","title":{"rendered":"Diskriminimi i OJQ-ve p\u00ebr t\u00eb drejtat e grave n\u00eb zonat rurale"},"content":{"rendered":"\n<p>Rreth 90 kilometra larg nga Prishtina ndodhet Krusha e Madhe, fshat ky q\u00eb n\u00eb mendje ta sjell\u00eb luft\u00ebn e fundit n\u00eb Kosov\u00eb, e simbolin e rezistenc\u00ebs, Fahrije Hotin.<\/p>\n\n\n\n<p>Historia e Fahrijes mban\u00eb n\u00eb vete historin\u00eb e mij\u00ebra grave t\u00eb tjera n\u00eb Kosov\u00eb, e puna e saj sot merret si shembull suksesi an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Forca e saj u b\u00eb forc\u00eb p\u00ebr shum\u00eb gra t\u00eb tjera, e forca q\u00eb ajo kishte n\u00eb at\u00eb koh\u00eb q\u00eb t\u2019i vler\u00ebsohen t\u00eb drejtat e saja, duke nisur nga e drejta p\u00ebr pun\u00eb, sot \u00ebsht\u00eb shtys\u00eb q\u00eb grat\u00eb t\u00eb mos ndalen e t\u00eb fitojn\u00eb t\u00eb drejtat e tyre.<\/p>\n\n\n\n<p>Ndon\u00ebse larg nga qendra e Kosov\u00ebs, Fahrija arriti t\u2019ia dal q\u00eb p\u00ebrpos veten, n\u00eb k\u00ebmb\u00eb t\u00eb mbaj\u00eb edhe shum\u00eb vajza e gra t\u00eb tjera, q\u00eb u diskriminuan nga shoq\u00ebria. Me pun\u00ebn e tyre, fituan t\u00eb drejtat q\u00eb u takojn\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>E nj\u00eb fat si t\u00eb Fahris\u00eb nuk e kan\u00eb as sot shum\u00eb grat\u00eb e vajza n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Organizatat jo qeveritare q\u00eb merren me t\u00eb drejtat e grave e me promovimin e tyre po vler\u00ebsojn\u00eb se larg\u00ebsia me qendrat e qyteteve e me kryeqytetin e Kosov\u00ebs po b\u00ebn q\u00eb puna e grave t\u00eb mos njihet e vler\u00ebsohet aq sa duhet.<\/p>\n\n\n\n<p>Madje k\u00ebto OJQ po vler\u00ebsojn\u00eb se fokusi m\u00eb i madh i donator\u00ebve \u00ebsht\u00eb tek organizatat q\u00eb jan\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha e q\u00eb zakonisht t\u00eb nj\u00ebjtat jan\u00eb n\u00eb zona urbane e fare pak n\u00eb ato rurale.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Nga Hasi i Prizrenit \u2013 me grat\u00eb e p\u00ebr grat\u00eb<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>\u00cbsht\u00eb Marte Prekpalaj nga organizata jo qeveritare \u201cGrat\u00eb Vizionare t\u00eb Shekullit XXI\u201d q\u00eb si pak kolege t\u00eb saj pati guximin t\u00eb punoj me grat\u00eb e qendr\u00ebn t\u00eb mos e ket\u00eb n\u00eb zon\u00eb urbane.<\/p>\n\n\n\n<p>V\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb i shtohen pasi puna e saj fokus kryesor ka grat\u00eb n\u00eb fshatra, e qendr\u00ebn e OJQ-s\u00eb ku ajo punon e kan\u00eb n\u00eb Has t\u00eb Prizrenit.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cJemi n\u00eb Has n\u00eb Prizren. N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi OJQ-t\u00eb qendrat i kan\u00eb n\u00eb qytete, un\u00eb jam nd\u00ebr t\u00eb rrallat q\u00eb qendr\u00ebn e kam n\u00eb Has k\u00ebtu, larg nga qyteti\u201d \u2013 thot\u00eb Prekpalaj.<\/p>\n\n\n\n<p>Ajo, si shum\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtore t\u00eb saj, mendon se organizatat q\u00eb jan\u00eb n\u00eb qytet, m\u00eb af\u00ebr qendr\u00ebs, e kan\u00eb pun\u00ebn m\u00eb t\u00eb leht\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Mir\u00ebpo, Prekpalaj prap\u00eb thot\u00eb se fal\u00eb d\u00ebshir\u00ebs p\u00ebr t\u00eb punuar n\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb grave, b\u00ebn q\u00eb ajo t\u00eb vazhdoj\u00eb pun\u00ebn e n\u00eb fund t\u00eb dal fitimtare.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cEdhe un\u00eb kur kam apliku n\u00eb projekte, nuk e kam pas t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb se tash teknologjia po na i jep mund\u00ebsit\u00eb, mir\u00ebpo po q\u00ebndron edhe ajo q\u00eb OJQ-t\u00eb n\u00eb qend\u00ebr kan\u00eb leht\u00ebsira\u201d \u2013 shprehet ajo.<\/p>\n\n\n\n<p>E nj\u00ebjta thekson se angazhimi dhe puna m\u00eb e madhe p\u00ebr grat\u00eb po b\u00ebhet n\u00ebp\u00ebr qytete.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cN\u00eb fshatra m\u00eb pak \u00ebsht\u00eb duke u punu p\u00ebr t\u00eb drejtat e grave. Njohurit\u00eb grat\u00eb i kan\u00eb, i din\u00eb t\u00eb drejtat e tyre n\u00eb shumic\u00ebn e rasteve p\u00ebr shkak t\u00eb mjeteve t\u00eb shumta t\u00eb informimit q\u00eb jan\u00eb aktualisht, mir\u00ebpo si po ju qasen rasteve kjo ka shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi, duhet t\u00eb punohet n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt\u201d- thot\u00eb Prekpalaj.<\/p>\n\n\n\n<p>Ajo shton se me qeverisjen lokale merren m\u00eb shum\u00eb e se me ta kan\u00eb bashk\u00ebpunim shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Madje ajo tregon se jan\u00eb edhe pjes\u00eb e Rrjetit t\u00eb Grave Kosov\u00ebs dhe vet Prekpalaj \u00ebsht\u00eb an\u00ebtare e rregullt e bashk\u00ebpunojn\u00eb me k\u00ebt\u00eb rrjet.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cMe an\u00ebtar\u00ebt e RRGK-s\u00eb vazhdimisht kemi takime dhe bashk\u00ebpunojm\u00eb\u201d- shton ajo.<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb rrjet t\u00eb till\u00eb, Prekpalaj thot\u00eb se nj\u00eb koh\u00eb e kan\u00eb pas edhe n\u00eb mes komunave me OJQ-t\u00eb e tjera.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cKemi bashk\u00ebpunu mjaft\u00eb mir\u00eb\u201d- kujton Prekpalaj teksa shton se ky rrjet\u00ebzim ka d\u00ebshtuar.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cPo tash ka ra, ka ra edhe bashk\u00ebpunimi e edhe ky rrjet\u00ebzimi q\u00eb e kemi pas\u201d- thot\u00eb ajo.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr t\u00eb drejtat e grave jan\u00eb angazhuar edhe nga Peja. Nga organizata jo qeveritare \u201cAlma\u201d p\u00ebr KALLXO.com kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se n\u00eb mesin e problemeve t\u00eb tjera q\u00eb sfidojn\u00eb edhe mbylljen e organizat\u00ebs \u00ebsht\u00eb q\u00eb fondet jan\u00eb fokusuar n\u00eb qytet, n\u00eb OJQ-t\u00eb e m\u00ebdha.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cNa kan\u00eb ngulfat OJQ-t\u00eb e m\u00ebdha, shum\u00eb e thjesht\u00eb, un\u00eb b\u00ebj\u00eb apel edhe nuk do t\u00eb ndalem deri sa OJQ-t\u00eb e m\u00ebdha mos t\u2019i thithin krejt fondet, mos t\u2019i l\u00ebn\u00eb organizatat q\u00eb kan\u00eb punu me vite me u mbyll\u00eb dhe ato e marrin kapacitetin ton\u00eb, e marrin pun\u00eb prej neve, marrin vullnetariz\u00ebm\u201d- thot\u00eb Shemsie Seferi, drejtuese e \u201cShoqat\u00ebs p\u00ebr Emancipimin e Femr\u00ebs \u2013 Alma\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Seferi thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb aktive n\u00eb form\u00eb vullnetare p\u00ebr OJQ-t\u00eb e m\u00ebdha q\u00eb fokusin e kan\u00eb n\u00eb qytet, e q\u00eb sipas saj k\u00ebto organizata n\u00eb fund p\u00ebrfitojn\u00eb fonde.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cKjo nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb rregullt, ta flasim realitetin\u201d- shprehet ajo.<\/p>\n\n\n\n<p>Sipas aktivistes p\u00ebr barazi gjinore, Neri Ferizi, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e organizatave n\u00eb qytetet e vogla q\u00eb jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrb\u00ebra nga gra t\u00eb cilat n\u00eb vazhdim\u00ebsi kan\u00eb kontribuar n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e gruas.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cK\u00ebto gra ende q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb k\u00ebto organizata duke mos e fresku ekipin me gra tjera. Grat\u00eb e tjera, mendoj un\u00eb do t\u00eb sillnin ide tjera\u201d- thot\u00eb Ferizi.<\/p>\n\n\n\n<p>Ajo shton se n\u00ebse do t\u00eb ket\u00eb sjellje t\u00eb aktivisteve t\u00eb reja nga zona t\u00eb ndryshme do t\u00eb b\u00ebhej nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsim m\u00eb i gjer\u00eb i grave dhe kauza do t\u00eb ishte m\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Gjendja e vullnetar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb p\u00ebr t\u00eb drejtat e grave<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Shtrirja gjeografike ndikon n\u00eb arsimin e grave, n\u00eb pjes\u00ebmarrjen e tyre n\u00eb pun\u00eb e n\u00eb emancipimin e tyre, p\u00ebrderisa p\u00ebrgjigjet e organizatave tregojn\u00eb se kjo shtrirje ndikon edhe n\u00eb pjes\u00ebmarrjen e grave p\u00ebr t\u2019i ditur e p\u00ebr t\u00eb luftuar p\u00ebr t\u00eb drejtat e tyre.<\/p>\n\n\n\n<p>Edhe&nbsp;<a href=\"chrome-extension:\/\/efaidnbmnnnibpcajpcglclefindmkaj\/https:\/abgj.rks-gov.net\/assets\/cms\/uploads\/files\/Programi%20i%20Kosov%C3%ABs%20p%C3%ABr%20Barazi%20Gjinore%202020-2024%20-%20SHQIP%20-%20FINAL.pdf\">n\u00eb programin e Kosov\u00ebs p\u00ebr barazi gjinore t\u00eb vitit 2020-2024<\/a>&nbsp;thuhet se vler\u00ebsimet e OJQ-v\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb se grat\u00eb e zonave rurale dhe ato me m\u00eb pak arsim formal kan\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie m\u00eb t\u00eb dob\u00ebta me ofruesit e sh\u00ebrbimeve sesa grat\u00eb e zonave urbane.<\/p>\n\n\n\n<p>Krahas OJQ-v\u00eb q\u00eb prioritet kryesor kan\u00eb t\u00eb drejtat e grave, jan\u00eb edhe disa organizata t\u00eb tjera q\u00eb n\u00eb vazhdim\u00ebsi tentojn\u00eb t\u00eb merren me k\u00ebt\u00eb tem\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb\u00a0<a href=\"https:\/\/kallxo.com\/gjate\/analize\/mosperfshirja-e-organizatave-rinore-ne-aktivitete-te-edukimit-per-barazi-gjinore\/\">hulumtim i KALLXO.com<\/a>\u00a0kishte b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur se as n\u00eb planet e shumic\u00ebs s\u00eb K\u00ebshillave t\u00eb Veprimit Rinor Lokal (KVRL) dhe Qendrave rinore t\u00eb cilat funksionojn\u00eb n\u00eb disa komuna t\u00eb Kosov\u00ebs, q\u00eb jan\u00eb af\u00ebr e larg kryeqytetit, nuk jan\u00eb parapar\u00eb aktivitete t\u00eb edukimit p\u00ebr barazi gjinore n\u00eb vitet e fundit.<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb rast i till\u00eb q\u00eb e p\u00ebrshkruan mjaft\u00eb mir\u00eb situat\u00ebn n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn gjendet Kosova, \u00ebsht\u00eb K\u00ebshilli i Veprimit Rinor Lokal n\u00eb Mitrovic\u00eb t\u00eb cil\u00ebt kishin th\u00ebn\u00eb se n\u00eb tri vitet e fundit nuk kan\u00eb mbajtur aktivitetet p\u00ebr barazi gjinore.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cKVRL Mitrovic\u00eb p\u00ebr momentin \u00ebsht\u00eb duke kaluar n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb zgjedhore. Ju informojm\u00eb se aktivitete t\u00eb tilla nuk kemi mbajtur n\u00eb tri vitet e fundit\u201d- kishin deklaruar shkurt p\u00ebr KALLXO.com nga ky K\u00ebshill.<\/p>\n\n\n\n<p>Pra, kjo d\u00ebshmon se ndon\u00ebse Mitrovica q\u00eb nuk llogaritet si nj\u00eb qytet i vog\u00ebl, pasi sip\u00ebrfaqja e saj kalon 300 km2, prap\u00eb larg\u00ebsia e saj me kryeqytetin b\u00ebn q\u00eb aktivitetet p\u00ebr t\u00eb drejtat e grave t\u00eb jen\u00eb m\u00eb t\u00eb shpeshta e OJQ-t\u00eb p\u00ebr k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje t\u00eb jen\u00eb m\u00eb t\u00eb pakta.<\/p>\n\n\n\n<p>KALLXO.com ka kontaktuar me Neri Ferizi, aktiviste p\u00ebr t\u00eb drejtat e grave n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet. Ajo thot\u00eb se n\u00eb Kosov\u00eb ende ekziston ndarja klasore duke u bazuar n\u00eb prejardhje gjeografike.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cDiskriminimi n\u00eb baz\u00eb t\u00eb shtrirjes gjeografike \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr i theksuar n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb Prishtin\u00eb ndjehet nj\u00ebfar\u00eb lloj superioriteti\u201d \u2013 thot\u00eb ajo teksa shton se shtrirja gjeografike, mbetet si p\u00ebrcaktuese e progresit dhe vet\u00ebdijes ende n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Sipas Ferizit, puna e OJQ-ve q\u00eb merren me t\u00eb drejtat e grave n\u00eb zona rurale vler\u00ebsohet deri n\u00eb nj\u00eb mas\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cKjo v\u00ebrehet edhe n\u00eb mb\u00ebshtetjen q\u00eb e kan\u00eb organizatat n\u00eb Prishtin\u00eb, e po ashtu ndikimin q\u00eb e kan\u00eb ato p\u00ebr shkak q\u00eb kan\u00eb krijuar rreth m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb. Pastaj, konteksti historik i secilit qytet ndryshon, dhe nganj\u00ebher\u00eb nuk i kemi sfidat e nj\u00ebjta dhe idet\u00eb, t\u00eb cilat ide mund t\u00eb zhvillohen lirsh\u00ebm n\u00eb Prishtin\u00eb, e nuk mund t\u00eb jen\u00eb relevante n\u00eb qytetet tjera\u201d- thot\u00eb aktivistja nga Mitrovica.<\/p>\n\n\n\n<p>Ajo thot\u00eb se fokusi p\u00ebr t\u00eb punuar p\u00ebr grat\u00eb do duhet tani t\u00eb zhvendoset edhe n\u00eb qytetet e tjera t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>P\u00ebrkrahja e OJQ-ve q\u00eb veprojn\u00eb n\u00eb zonat rurale<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Rrjeti i Grave t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb vitin 2012 kishte krijuar Fondin e Grave t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>E sipas Rrjetit ky fond ofron grante t\u00eb vogla p\u00ebr organizatat e grave q\u00eb nuk kan\u00eb qasje n\u00eb burime t\u00eb tjera t\u00eb financimit dhe t\u00eb cilat k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb punojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb drejtat e grave.<\/p>\n\n\n\n<p>T\u00eb ve\u00e7uara n\u00eb k\u00ebt\u00eb fond jan\u00eb OJQ-t\u00eb t\u00eb cilat veprojn\u00eb n\u00eb vendet rurale, e po ashtu ishin ve\u00e7uar edhe ato organizata q\u00eb merren me grupe t\u00eb margjinalizuara.<\/p>\n\n\n\n<p>Krijimi i k\u00ebtij fondi kishte ardhur pas zhvendosjes s\u00eb prioriteteve t\u00eb ndihm\u00ebs dhe zvog\u00eblimit t\u00eb buxheteve q\u00eb kan\u00eb detyruar shum\u00eb donator\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb q\u00eb t\u00eb mbyllin programet e tyre t\u00eb granteve apo t\u00eb zvog\u00eblojn\u00eb fondet p\u00ebr organizatat joqeveritare.<\/p>\n\n\n\n<p>OJQ-t\u00eb m\u00eb t\u00eb vogla, q\u00eb zakonisht jan\u00eb n\u00eb qytete larg qendrave kryesore t\u00eb Kosov\u00ebs, e q\u00eb merren me t\u00eb drejtat e grave, e me t\u00eb cilat ka komunikuar KALLXO.com pretendojn\u00eb se jan\u00eb t\u00eb diskriminuara.<\/p>\n\n\n\n<p>Ministria e Drejt\u00ebsis\u00eb, kur ishte pyetur nga KALLXO.com n\u00ebse ka diskriminim n\u00eb mes organizatave, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb madh\u00ebsis\u00eb s\u00eb tyre, pasi pretendimet e OJQ-ve m\u00eb t\u00eb vogla ishin se ka dallime, Ministria kishte mohuar di\u00e7ka t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cMD nuk e b\u00ebn nj\u00eb dallim t\u00eb till\u00eb. \u00c7do OJQ e cila \u00ebsht\u00eb e licencuar n\u00eb fush\u00ebn e mbrojtjes sociale dhe dh\u00ebnies s\u00eb sh\u00ebrbimeve sociale dhe e cila i plot\u00ebson kushtet sipas legjislacionit n\u00eb fuqi, do mb\u00ebshtetet p\u00ebrmes subvencionimit nga Ministria e Drejt\u00ebsis\u00eb\u201d- kishte th\u00ebn\u00eb MD.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, p\u00ebr p\u00ebrkrahjen e qeverisja qendrore e lokale p\u00ebr OJQ-t\u00eb e grave, aktivistja Neri Ferizi thot\u00eb se s\u00eb fundmi, ka nj\u00eb rritje t\u00eb p\u00ebrkrahjes, por q\u00eb sipas saj nevoja p\u00ebr p\u00ebrkrahje \u00ebsht\u00eb m\u00eb e madhe n\u00eb vendet jasht\u00eb kryeqytetit.<\/p>\n\n\n\n<p>Ajo thot\u00eb se kjo b\u00ebn q\u00eb t\u00eb kuptohet q\u00eb ka pabarazi n\u00eb ndarjen e mjeteve p\u00ebr OJQ-t\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Ministria e Drejt\u00ebsis\u00eb, n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrjen e saj ka Departamentin p\u00ebr Politika t\u00eb Sh\u00ebrbimeve Sociale, i cili deri n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2022 kishte funksionuar n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Financave.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb 2023-\u00ebs, Ministria e Drejt\u00ebsis\u00eb, n\u00eb p\u00ebrputhje me p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb, kishte hapur thirrjen p\u00ebr subvencionim t\u00eb OJQ-ve t\u00eb cilat ofrojn\u00eb sh\u00ebrbime sociale dhe familjare p\u00ebr qytetar\u00eb n\u00eb nevoj\u00eb sociale.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr vitin 2023, sipas MD-s\u00eb, Qeveria e Kosov\u00ebs, ka mb\u00ebshtetur subjektet juridike gjegj\u00ebsisht OJQ-t\u00eb, p\u00ebr periudh\u00ebn janar-prill 2023 n\u00eb vler\u00eb prej 500 mij\u00eb euro.<\/p>\n\n\n\n<p>Ministria e Drejt\u00ebsis\u00eb kishte th\u00ebn\u00eb se jan\u00eb n\u00eb proces e sip\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetjes financiare n\u00eb vler\u00eb prej 1 milion e 500 mij\u00eb euro periudh\u00eb maj-dhjetor 2023 deri n\u00eb shkurt 2024.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrgjigjet e MD-s\u00eb kishin b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur se n\u00eb vitin 2022, Ministria e Financave, kishte mb\u00ebshtetur financiarisht organizatat n\u00eb vler\u00eb prej 1 milion euro. Ku prej k\u00ebsaj shume, 400 mij\u00eb euro ishin ndar\u00eb p\u00ebr strehimoret, nd\u00ebrsa 600 mij\u00eb p\u00ebr OJQ-t\u00eb tjera t\u00eb cilat ofrojn\u00eb sh\u00ebrbime sociale dhe familjare.<\/p>\n\n\n\n<p>Pra nga kjo vler\u00eb monetare n\u00eb 2022 jan\u00eb mb\u00ebshtetur 44 Subjekte Juridike, prej tyre 10 strehimore dhe 34 OJQ tjera n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb territorin e vendit.<\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>Kallxo.com<\/em><\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Rreth 90 kilometra larg nga Prishtina ndodhet Krusha e Madhe, fshat ky q\u00eb n\u00eb mendje ta sjell\u00eb luft\u00ebn e fundit n\u00eb Kosov\u00eb, e simbolin e rezistenc\u00ebs, Fahrije Hotin. Historia e Fahrijes mban\u00eb n\u00eb vete historin\u00eb e mij\u00ebra grave t\u00eb tjera n\u00eb Kosov\u00eb, e puna e saj sot merret si shembull suksesi an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":13,"featured_media":3360173,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_FSMCFIC_featured_image_caption":"","_FSMCFIC_featured_image_nocaption":"","_FSMCFIC_featured_image_hide":"","footnotes":""},"categories":[58],"tags":[],"class_list":["post-3360172","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"acf":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3360172","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/13"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3360172"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3360172\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3360176,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3360172\/revisions\/3360176"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/3360173"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3360172"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3360172"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3360172"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}