{"id":3361132,"date":"2023-12-04T14:11:42","date_gmt":"2023-12-04T14:11:42","guid":{"rendered":"https:\/\/womensnetwork.org\/?p=3361132"},"modified":"2023-12-04T14:11:45","modified_gmt":"2023-12-04T14:11:45","slug":"rrgk-lanson-raportin-e-vleresimit-per-kosoven-integrimi-i-perspektives-gjinore-ne-procesin-e-anetaresimit-ne-be","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/rrgk-lanson-raportin-e-vleresimit-per-kosoven-integrimi-i-perspektives-gjinore-ne-procesin-e-anetaresimit-ne-be\/","title":{"rendered":"RrGK Lanson Raportin e Vler\u00ebsimit p\u00ebr Kosov\u00ebn: Integrimi i Perspektiv\u00ebs Gjinore n\u00eb Procesin e An\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE"},"content":{"rendered":"\n<p><strong>4 Dhjetor 2023<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Rrjeti i Grave t\u00eb Kosov\u00ebs (RrGK) do t\u00eb lansoj\u00eb nes\u00ebr, m\u00eb <strong>5 dhjetor n\u00eb ora 14:00-15:30<\/strong> n\u00eb Europe House, <strong>Raportin e Vler\u00ebsimit p\u00ebr Kosov\u00ebn: Integrimi i Perspektiv\u00ebs Gjinore n\u00eb Procesin e An\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb Bashkimin Evropian<\/strong> (BE).<\/p>\n\n\n\n<p>Marr\u00eb parasysh q\u00eb qeveria e Kosov\u00ebs dhe BE-ja kan\u00eb b\u00ebr\u00eb disa zotime p\u00ebr avancimin e barazis\u00eb gjinore si pjes\u00eb e procesit t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE, duke u bazuar n\u00eb treguesit zyrtar\u00eb t\u00eb politikave dhe n\u00eb metodologjin\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb rajonin e Ballkanit Per\u00ebndimor (BP), ky raport i cili po publikohet monitoron dhe raporton mbi progresin e b\u00ebr\u00eb n\u00eb avancimin e barazis\u00eb gjinore sa i p\u00ebrket proceseve ky\u00e7e q\u00eb lidhen me an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb BE dhe dialogun politik n\u00eb vitin 2022. Gjetjet dhe rekomandimet e p\u00ebrmbledhura synojn\u00eb t\u2019u ofrojn\u00eb zyrtar\u00ebve t\u00eb qeveris\u00eb dhe BE-s\u00eb reflektime mbi p\u00ebrmir\u00ebsimin e p\u00ebrfshirjes s\u00eb perspektiv\u00ebs gjinore brenda k\u00ebtyre proceseve. T\u00eb nj\u00ebjtat, synojn\u00eb t\u00eb informojn\u00eb edhe organizatat e grave t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile (OGSHC) p\u00ebr nj\u00eb qasje m\u00eb transformuese gjinore n\u00eb iniciativat e tyre avokuese n\u00eb lidhje me procesin e an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrgjith\u00ebsisht, raporti i RrGK-s\u00eb ka gjetur se qeveria e Kosov\u00ebs dhe BE-ja kan\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ndjeshme shkall\u00ebn n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn kan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb gjinin\u00eb n\u00eb procesin e An\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE, me rreth 31% m\u00eb shum\u00eb n\u00eb krahasim me vitin 2021. Lidhur me disa nga indikator\u00ebt mat\u00ebs, n\u00eb krahasim me vendet tjera t\u00eb BP, Kosova ka qasjen m\u00eb p\u00ebrfshir\u00ebse t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile n\u00eb procesin e an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE. Megjithat\u00eb, ende ekzistojn\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsime t\u00eb tjera.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cNe e vler\u00ebsojm\u00eb shum\u00eb ushtrimin e llogaridh\u00ebnies n\u00eb lidhje me p\u00ebrfshirjen e gjinis\u00eb n\u00eb Raportin e KE p\u00ebr Kosov\u00ebn t\u00eb vitit 2023,\u201d komentoi Zyrja e BE-s\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb lidhje me publikimin e k\u00ebtij raporti. \u201c\u00c7do vit ne v\u00ebrejm\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsim n\u00eb adresimin e nevojave t\u00eb grave dhe vajzave, dhe po ashtu e dim\u00eb q\u00eb p\u00ebrpjekjet duhet t\u00eb zgjerohen n\u00eb disa fusha t\u00eb tjera. BE-ja do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb tregohet e p\u00ebrgjegjshme drejt avancimit t\u00eb barazis\u00eb gjinore n\u00eb t\u00eb gjitha politikat n\u00eb bashk\u00ebpunim t\u00eb ngusht\u00eb me t\u00eb gjitha pal\u00ebt e interesuara.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Valmira Rashiti, bashk\u00eb-autore e k\u00ebtij raporti dhe Zyrtare p\u00ebr Integrim t\u00eb Perspektiv\u00ebs Gjinore n\u00eb RrGK, gjat\u00eb lansimit do t\u00eb prezantoj\u00eb disa nga gjetjet n\u00eb vijim:<\/p>\n\n\n\n<ul class=\"wp-block-list\">\n<li>Ngritjen e p\u00ebrfshirjes s\u00eb perspektiv\u00ebs gjinore n\u00eb raportin e Komisionit Evropian p\u00ebr Kosov\u00ebn p\u00ebr vitin 2022;<\/li>\n\n\n\n<li>Munges\u00ebn e konsultimit m\u00eb t\u00eb p\u00ebraf\u00ebrt t\u00eb qeveris\u00eb dhe BE-s\u00eb me OGSHC, mbi prioritetet e tyre;<\/li>\n\n\n\n<li>Munges\u00ebn e nj\u00eb dialogu t\u00eb rregullt dhe t\u00eb strukturuar mes zyr\u00ebs s\u00eb BE-s\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb dhe OGSHC-ve, p\u00ebr t\u00eb diskutuar perspektivat e tyre mbi zhvillimet politike;<\/li>\n\n\n\n<li>Nivelin e moderuar t\u00eb p\u00ebrfshirjes s\u00eb OGSHC-ve, sidomos t\u00eb atyre nga niveli lokal, n\u00eb procesin e dialogut politik dhe strukturave t\u00eb Marr\u00ebveshjes s\u00eb Stabilizim Asociimit (MSA-s\u00eb), me theks n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb N\u00ebn-Komiteteve dhe Komiteteve t\u00eb MSA-s\u00eb;<\/li>\n\n\n\n<li>Nivelin e moderuar t\u00eb p\u00ebrfshirjes gjinore n\u00eb takimet e MSA-s\u00eb dhe mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr ngritje t\u00eb transparenc\u00ebs qeveritare p\u00ebrmes publikimit t\u00eb agjendave dhe konkluzioneve t\u00eb takimeve t\u00eb MSA-s\u00eb mes qeveris\u00eb dhe BE-s\u00eb, p\u00ebr t\u00eb arritur tek grat\u00eb dhe burrat e ndrysh\u00ebm, dhe organizatat e shoq\u00ebris\u00eb civile; dhe<\/li>\n\n\n\n<li>Nivelin e ul\u00ebt t\u00eb zbatimit t\u00eb Rezolut\u00ebs s\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit t\u00eb Organizat\u00ebs s\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara (KB) 1325 p\u00ebr Grat\u00eb, Sigurin\u00eb dhe Paqen, nga BE dhe qeveria e Kosov\u00ebs.<\/li>\n<\/ul>\n\n\n\n<p>Nga perspektiva institucionale, Artan \u00c7ollaku, Zyra e Koordinimit t\u00eb Procesit t\u00eb Stabilizim Asociimit, Zyra e Kryeministrit, tha se: \u201cNga p\u00ebrvoja e deritanishme n\u00eb koordinimin e planifikimit dhe monitorimit p\u00ebr integrim n\u00eb BE q\u00eb nga hyrja n\u00eb fuqi e MSA-s\u00eb, mund t\u00eb konstatojm\u00eb se \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar bashk\u00ebpunimi me shoq\u00ebrin\u00eb civile p\u00ebr integrimin e perspektiv\u00ebs gjinore n\u00eb korniz\u00ebn e planifikimit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb proces. Administrata publike e ka kuptuar m\u00eb mir\u00eb r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb dhe relevanc\u00ebn e perspektiv\u00ebs gjinore p\u00ebr k\u00ebt\u00eb proces, dhe jan\u00eb b\u00ebr\u00eb disa p\u00ebrmir\u00ebsime n\u00eb zbatim t\u00eb disa kapitujve prioritar\u00eb t\u00eb negociatave p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim, si kapitulli 23 [mbi Drejt\u00ebsin\u00eb dhe Lirit\u00eb Fundamentale], apo 20 [mbi Nd\u00ebrmarr\u00ebsin\u00eb dhe Politikat Industriale]\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>RrGK pajtohet me k\u00ebt\u00eb dhe rithekson se Kosova cil\u00ebsohet si nj\u00eb praktik\u00eb pozitive n\u00eb rajon.<\/p>\n\n\n\n<p>Megjithat\u00eb, Luljeta Demolli nga Qendra Kosovare p\u00ebr Studime Gjinore dhe Vetone Veliu nga Shoqata e Grave t\u00eb Mitrovic\u00ebs p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut, theksuan nevoj\u00ebn urgjente p\u00ebr p\u00ebrfshirjen e m\u00eb shum\u00eb grave n\u00eb struktura t\u00eb dialogut politik, me theks, grave n\u00eb nivel lokal, duke p\u00ebrfshir\u00eb prioritetet dhe sfidat e tyre n\u00eb agjendat politike.<\/p>\n\n\n\n<p>Rekomandimet ky\u00e7e t\u00eb k\u00ebtij raporti, jan\u00eb si n\u00eb vijim.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>P\u00ebr qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs:<\/strong><\/p>\n\n\n\n<ul class=\"wp-block-list\">\n<li>T\u00eb b\u00ebhet konsistente mbledhja dhe publikimi i rregullt i t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb ndara sipas gjinis\u00eb, n\u00eb p\u00ebrputhje me Ligjin p\u00ebr Barazi Gjinore, p\u00ebr informimin e reformave t\u00eb procesit t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE.<\/li>\n\n\n\n<li>T\u00eb rimendohet organizimi dhe konsultimi i domosdosh\u00ebm me OGSHC-t\u00eb dhe p\u00ebrfshirja e tyre n\u00eb struktura t\u00eb integrimit Evropian. T\u00eb prioritizohet marrja dhe konsultimi i kontributeve t\u00eb tyre lidhur me takimet e strukturave t\u00eb MSA-s\u00eb.<\/li>\n\n\n\n<li>T\u00eb shqyrtohet mund\u00ebsia e publikimit t\u00eb agjendave dhe konkluzioneve nga takimet e strukturave t\u00eb MSA-s\u00eb.<\/li>\n\n\n\n<li>T\u00eb konsiderohet p\u00ebrfshirja e ekspert\u00ebve t\u00eb OGSHC-ve n\u00eb konsultime dhe grupet e pun\u00ebs qysh n\u00eb fazat e hershme t\u00eb hartimit t\u00eb politikave dhe dokumenteve sektoriale (para konsultimeve zyrtare publike) p\u00ebr t\u00eb garantuar q\u00eb v\u00ebmendja ndaj barazis\u00eb gjinore \u00ebsht\u00eb integruar nga fillimi, si dhe p\u00ebr t\u00eb shmangur \u00e7do penges\u00eb strukturore ose sistematike q\u00eb t\u00eb sigurojm\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb mjaftueshme ndaj barazis\u00eb gjinore n\u00eb politikat publike.<\/li>\n\n\n\n<li>T\u00eb synohet p\u00ebrmir\u00ebsimi i kapaciteteve t\u00eb zyrtar\u00ebve t\u00eb barazis\u00eb gjinore p\u00ebr t\u2019i angazhuar n\u00eb proceset e hartimit t\u00eb politikave p\u00ebrmes grupeve punuese, drejt integrimit t\u00eb perspektiv\u00ebs gjinore n\u00eb politikat q\u00eb dalin nga procesi i an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE.<\/li>\n<\/ul>\n\n\n\n<p><strong>P\u00ebr Bashkimin Evropian n\u00eb Kosov\u00eb:<\/strong><\/p>\n\n\n\n<ul class=\"wp-block-list\">\n<li>T\u00eb vazhdohet organizimi i konsultimeve t\u00eb domosdoshme me OGSHC t\u00eb ndryshme dhe t\u00eb integrohet kontributi i tyre n\u00eb Raportin e Komisionit Evropian p\u00ebr Kosov\u00ebn.<\/li>\n\n\n\n<li>T\u00eb theksohet bashk\u00ebpunimi dhe zhvillimi i strategjive me rrjetet e OGSHC-ve p\u00ebr t\u00eb rritur konsultimet me gra dhe burra t\u00eb ndrysh\u00ebm, p\u00ebrfshir\u00eb nga niveli lokal, persona me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara dhe nga etnit\u00eb e ndryshme.<\/li>\n\n\n\n<li>T\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohet m\u00eb tej v\u00ebmendja ndaj barazis\u00eb gjinore n\u00eb dialogun politik me Qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs, duke p\u00ebrfshir\u00eb Agjencin\u00eb p\u00ebr Barazi Gjinore dhe mekanizmat e barazis\u00eb gjinore n\u00eb strukturat e dialogut.<\/li>\n\n\n\n<li>T\u00eb zhvillohen takime t\u00eb rregullta mes Shefit t\u00eb Zyr\u00ebs s\u00eb BE-s\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb\/P\u00ebrfaq\u00ebsuesit Special t\u00eb BE-s\u00eb dhe OGSHC-ve t\u00eb ndryshme lidhur me \u00e7\u00ebshtjet e barazis\u00eb gjinore dhe t\u00eb drejtat e grave, si dhe lidhur me zhvillimet politike n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, n\u00eb pajtim me zotimet e BE-s\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Rezolut\u00ebs 1325 dhe Planit t\u00eb Veprimit Gjinor III.<\/li>\n\n\n\n<li>T\u00eb nd\u00ebrmerren hapa t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb siguruar p\u00ebrfshirjen e p\u00ebrmir\u00ebsuar dhe t\u00eb rregullt t\u00eb OGSHC-ve t\u00eb ndryshme n\u00eb Dialogun Prishtin\u00eb-Beograd, duke p\u00ebrfshir\u00eb konsulta t\u00eb rregullta, sipas Rezolut\u00ebs 1325.<\/li>\n\n\n\n<li>T\u00eb sigurohet zbatimi dhe monitorimi i Planit t\u00eb Veprimit Gjinor n\u00eb nivel vendi, n\u00eb konsultim t\u00eb p\u00ebraf\u00ebrt me OGSHC-t\u00eb.<\/li>\n<\/ul>\n\n\n\n<p>Tutje, lansimi do t\u00eb ndjek\u00eb form\u00ebn e diskutimit interaktiv mes ekspert\u00ebve dhe pjes\u00ebmarr\u00ebsve p\u00ebr t\u00eb gjetur m\u00ebnyra t\u00eb ndryshme q\u00eb kontribuojn\u00eb n\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin e barazis\u00eb gjinore n\u00eb proces t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE. P\u00ebrve\u00e7 personave t\u00eb lartp\u00ebrmendur, pjes\u00ebmarr\u00ebs t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb panel do t\u00eb jen\u00eb: Monika Gajowy, nga Seksioni p\u00ebr Integrime Evropiane, Politik\u00eb, Informim dhe Shtyp, Zyra e Bashkimit Evropian n\u00eb Kosov\u00eb; dhe Reyes Charle Cuellar, K\u00ebshilltare p\u00ebr \u00c7\u00ebshtjet Gjinore, P\u00ebrfaq\u00ebsuese Speciale e Bashkimit Evropian. Nd\u00ebrkaq Nicole Farnsworth, bashk\u00ebautore dhe Drejtuese e Programit t\u00eb Hulumtimit, do t\u00eb moderoj\u00eb panelin.<\/p>\n\n\n\n<p>RrGK ka p\u00ebrpiluar k\u00ebt\u00eb p\u00ebrmbledhje t\u00eb politikave, duke p\u00ebrdorur metodologjin\u00eb e zhvilluar nga organizatat partnere t\u00eb Koalicionit p\u00ebr Avancimin e Barazis\u00eb Gjinore p\u00ebrmes Procesit t\u00eb An\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE (EQUAPRO) si pjes\u00eb e iniciativ\u00ebs son\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt \u201cP\u00ebrforcimi i barazis\u00eb gjinore p\u00ebrmes procesit t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE\u201d i bashk\u00eb-financuar nga Komisioni Evropian dhe Suedia.<\/p>\n\n\n\n<p>Ju mund t\u00eb gjeni ftes\u00ebn dhe agjend\u00ebn e bashkangjitur me k\u00ebt\u00eb kumtes\u00eb. Nd\u00ebrkaq, Raporti i plot\u00eb i RrGK do t\u00eb jet\u00eb publik n\u00eb faqen zyrtare t\u00eb RrGK nes\u00ebr me 5 dhjetor: <a href=\"http:\/\/www.womensnetwork.org\">www.womensnetwork.org<\/a>.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>4 Dhjetor 2023 Rrjeti i Grave t\u00eb Kosov\u00ebs (RrGK) do t\u00eb lansoj\u00eb nes\u00ebr, m\u00eb 5 dhjetor n\u00eb ora 14:00-15:30 n\u00eb Europe House, Raportin e Vler\u00ebsimit p\u00ebr Kosov\u00ebn: Integrimi i Perspektiv\u00ebs Gjinore n\u00eb Procesin e An\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb Bashkimin Evropian (BE). Marr\u00eb parasysh q\u00eb qeveria e Kosov\u00ebs dhe BE-ja kan\u00eb b\u00ebr\u00eb disa zotime p\u00ebr avancimin e barazis\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":12,"featured_media":3358274,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_FSMCFIC_featured_image_caption":"","_FSMCFIC_featured_image_nocaption":"","_FSMCFIC_featured_image_hide":"","footnotes":""},"categories":[82],"tags":[],"class_list":["post-3361132","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-deklaratat-per-shtyp"],"acf":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3361132","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/12"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3361132"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3361132\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3361137,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3361132\/revisions\/3361137"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/3358274"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3361132"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3361132"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3361132"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}