{"id":3361208,"date":"2023-12-14T08:50:43","date_gmt":"2023-12-14T08:50:43","guid":{"rendered":"https:\/\/womensnetwork.org\/?p=3361208"},"modified":"2023-12-14T08:50:47","modified_gmt":"2023-12-14T08:50:47","slug":"fondet-sfida-qe-percjelle-organizatat-qe-avokojne-per-te-drejtat-e-grave","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/fondet-sfida-qe-percjelle-organizatat-qe-avokojne-per-te-drejtat-e-grave\/","title":{"rendered":"Fondet &#8211; Sfida q\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb organizatat q\u00eb avokojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb drejtat e grave"},"content":{"rendered":"\n<p>&nbsp;\u2018Djepi i Buz\u00ebqeshjes\u2019 \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej organizatave q\u00eb \u00ebsht\u00eb mbyllur p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb fondeve e dhjet\u00ebra t\u00eb tjera q\u00eb avokojn\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e t\u00eb drejtave t\u00eb grave dhe vajzave n\u00eb Kosov\u00eb jan\u00eb duke u p\u00ebrballur me munges\u00eb t\u00eb mjeteve financiare.<\/p>\n\n\n\n<p>Jan\u00eb af\u00ebr 200 organizata joqeveritare t\u00eb cila avokojn\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e t\u00eb drejtave t\u00eb grave dhe vajzave n\u00eb Kosov\u00eb, e t\u00eb cilat ballafaqohen me munges\u00eb t\u00eb mjeteve financiare p\u00ebr t\u00eb ushtruar veprimtarin\u00eb e tyre.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cDjepi i Buz\u00ebqeshjes\u201d ka vepruar duke bashk\u00ebpunuar me organizat\u00ebn \u201cMedica Kosova\u201d, e mision i tyre ka qen\u00eb reduktimi i simptomeve traumatike t\u00eb shkaktuara nga lufta, posa\u00e7\u00ebrisht tek viktimat e dhun\u00ebs, si dhe integrimi i tyre n\u00eb jet\u00ebn sociale dhe publike.<\/p>\n\n\n\n<p>Sipas Veprore Shehu nga \u201cMedica Kosova\u201d, kjo organizat\u00eb po ashtu \u00ebsht\u00eb duke pasur probleme me financim.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cK\u00ebt\u00eb vit, n\u00eb shkurt na kan\u00eb p\u00ebrfunduar tri projekte shum\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, kemi mbet keq jemi t`u u harrnu q\u00eb themi ne Gjakova p\u00ebr me i mbulu shpenzimet tona\u201d- tha Shehu.<\/p>\n\n\n\n<p>E nj\u00ebjta tha se kan\u00eb pasur projekt edhe me institucione qendrore, ku p\u00ebr pes\u00eb vite radhazi kan\u00eb marr\u00eb nj\u00eb shum\u00eb t\u00eb caktuar parash p\u00ebr t\u2019i zhvilluar aktivitetet e tyre. Mir\u00ebpo, edhe ky projekt ka p\u00ebrfunduar.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cNa ka p\u00ebrfundu edhe projekti edhe me institucione qendrore, p\u00ebr pes\u00eb vite i kemi marr\u00eb nga nj\u00eb shum\u00eb t\u00eb parave p\u00ebr mb\u00ebshtetje t\u00eb t\u00eb mbijetuarave t\u00eb dhun\u00ebs seksuale gjat\u00eb luft\u00ebs. Jemi n\u00eb pritje t\u00eb zgjatjes s\u00eb afatit, tash po presim me marr\u00eb p\u00ebrgjigje\u201d- ka th\u00ebn\u00eb ajo.<\/p>\n\n\n\n<p>Ajo thot\u00eb se jan\u00eb duke pritur q\u00eb t\u00eb rilicencohen, q\u00eb t\u00eb vazhdojn\u00eb me aplikime n\u00eb projekte t\u00eb tjera.<\/p>\n\n\n\n<p>Procesi i licencimit Shehu thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb sfid\u00eb n\u00eb vete.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb shty prej institucioneve shum\u00eb ky proces, \u00ebsht\u00eb sfid\u00eb n\u00eb vete edhe kjo se na duhet me u licencu n\u00eb koh\u00eb edhe me mb\u00ebrri hapin me apliku n\u00eb projekte\u201d- shtoi ajo.<\/p>\n\n\n\n<p>Tutje Shehu tha se donacionet e huaja ve\u00e7se kan\u00eb filluar q\u00eb t\u00eb fokusohen n\u00eb vende t\u00eb tjera, e q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb problem q\u00eb t\u00eb merren donacione nga jasht\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Shehu tha se ka mbetur n\u00eb dor\u00ebn e shtetit q\u00eb t\u00eb angazhohet n\u00eb k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Edhe organizata joqeveritare \u201c4 Change\u201d ka tash e disa vite q\u00eb m\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb aktive. Kjo organizat\u00eb q\u00eb fush\u00eb-veprimtari e saj kan\u00eb qen\u00eb fuqizimi i t\u00eb drejtave t\u00eb barabarta u mbyll p\u00ebr shkak t\u00eb problemeve q\u00eb kishin n\u00eb financim, dhe jo vet\u00ebm.<\/p>\n\n\n\n<p>Alba Hajdini, q\u00eb drejtonte k\u00ebt\u00eb OJQ q\u00eb vepronte n\u00eb Prishtin\u00eb, thot\u00eb se nj\u00eb nd\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet kryesore q\u00eb e ka sjell\u00eb organizat\u00ebn deri tek mbyllja lidhet edhe me fondet e pamjaftueshme.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cFinanca nuk kemi pasur shum\u00eb, kjo ka ndiku q\u00eb kur nuk ke koh\u00eb shum\u00eb me u marr\u00eb me nj\u00eb OJQ me u marr\u00eb me t\u00eb si primare mandej t\u00eb pak\u00ebsohen edhe mund\u00ebsit\u00eb edhe kushtet\u201d- thot\u00eb Hajdini.<\/p>\n\n\n\n<p>Ajo tutje shton se parat\u00eb nuk kan\u00eb qen\u00eb problemi i vet\u00ebm, koha q\u00eb duhej t\u2019ia kushtonin organizat\u00ebs ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb kjo OJQ t\u00eb mos jet\u00eb m\u00eb aktive.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cTani \u00ebsht\u00eb q\u00eb edhe an\u00ebtaret nuk kan\u00eb pas shum\u00eb koh\u00eb, nuk ka qen\u00eb primare p\u00ebr ne OJQ\u201d- shprehet tutje ajo.<\/p>\n\n\n\n<p>Shemsie Seferi, drejtuese e \u201cShoqat\u00ebs p\u00ebr Emancipimin e Femr\u00ebs \u2013 Alma\u201d n\u00eb Pej\u00eb, thot\u00eb se mungesa e fondeve po rrezikon mbylljen e k\u00ebsaj organizate. Ajo thot\u00eb se Organizata q\u00eb ajo drejton aktualisht nuk \u00ebsht\u00eb plot\u00ebsisht aktive p\u00ebr shkak t\u00eb problemeve me t\u00eb cilat po ballafaqohen.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cOJQ nuk \u00ebsht\u00eb plot\u00ebsisht aktive, po p\u00ebr momentin kemi problem me zyre. Nuk kemi fonde p\u00ebr me pagu qira, etj\u201d- shprehet Seferi.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201c\u00c7\u00ebshtjet e fondeve munden me ndiku q\u00eb me u mbyll\u00eb organizata, qysh jo\u201d- shton tutje ajo.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr tejkalimin e probleme q\u00eb kjo organizat\u00eb ka, Seferi thot\u00eb se kan\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb zgjidhje, fondet e mjaftueshme.<\/p>\n\n\n\n<p>Madje e nj\u00ebjta shton se kjo nuk vlen vet\u00ebm p\u00ebr organizat\u00ebn q\u00eb ajo drejton, por p\u00ebr shum\u00eb organizata tjera joqeveritare q\u00eb pik\u00ebsynim kan\u00eb fuqizimin e barazis\u00eb gjinore.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cP\u00ebr me pas OJQ-n\u00eb q\u00eb me vazhdu me qen\u00eb aktive duhet vet\u00ebm nj\u00eb p\u00ebrkrahje financiare e q\u00ebndrueshme\u201d- tha Seferi.<\/p>\n\n\n\n<p>Me nj\u00eb problem tjet\u00ebr q\u00eb ajo thot\u00eb se jan\u00eb duke \u2018luftuar\u2019 \u00ebsht\u00eb edhe \u00e7\u00ebshtja q\u00eb projektet, sipas saj zakonisht po fitohen nga OJQ-t\u00eb e m\u00ebdha.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrkrahja e OJQ-ve1 milion euro \u00ebsht\u00eb shuma e cila \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb gjat\u00eb 2022-\u00ebs p\u00ebr organizatat joqeveritare q\u00eb mision kryesor kan\u00eb t\u00eb drejtat e grave.<\/p>\n\n\n\n<p>Nga maji 2022 deri n\u00eb shkurt 2023 mjetet q\u00eb jan\u00eb ndar\u00eb p\u00ebr mb\u00ebshtetje financiare p\u00ebr k\u00ebto organizata jan\u00eb rritur p\u00ebr 500 mij\u00eb euro, e sipas Ministris\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr periudh\u00ebn e par\u00eb kat\u00ebr mujore t\u00eb k\u00ebtij vitit Qeveria ka ndar\u00eb edhe 500 mij\u00eb euro t\u00eb tjera.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cP\u00ebr vitin 2023, Qeveria e Kosov\u00ebs, ka mb\u00ebshtetur subjektet juridike gjegj\u00ebsisht OJQ-t\u00eb, p\u00ebr periudh\u00ebn janar-prill n\u00eb vler\u00eb prej 500 mij\u00eb eurove, nd\u00ebrsa MD \u00ebsht\u00eb n\u00eb proces e sip\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetjes financiare n\u00eb vler\u00eb prej 1 milion e 500 mij\u00eb euro p\u00ebr periudh\u00eb maj-dhjetor\/2023-shkurt 2024\u201d- thuhet n\u00eb p\u00ebrgjigjet e MD-s\u00eb p\u00ebr KALLXO.com.<\/p>\n\n\n\n<p>Sipas k\u00ebtyre p\u00ebrgjigjeve, Ministria e Drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb k\u00ebtij viti ka p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrjen e saj Departamentin p\u00ebr Politika t\u00eb Sh\u00ebrbimeve Sociale.<\/p>\n\n\n\n<p>Ky departament deri n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2022 \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb se ka funksionuar n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Financave.<\/p>\n\n\n\n<p>Madje, MD ka th\u00ebn\u00eb se n\u00eb fillim t\u00eb k\u00ebtij viti, n\u00eb p\u00ebrputhje me p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb q\u00eb i takojn\u00eb k\u00ebsaj Ministrie, ka hapur thirrjen p\u00ebr subvencionim t\u00eb OJQ-ve t\u00eb cilat ofrojn\u00eb sh\u00ebrbime sociale dhe familjare p\u00ebr qytetar\u00eb n\u00eb nevoj\u00eb sociale.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, Ministria n\u00eb fjal\u00eb ka treguar se n\u00eb vitin q\u00eb lam\u00eb pas, Ministria e Financave, ka mb\u00ebshtetur financiarisht organizatat n\u00eb vler\u00eb prej 1 milion eurove.<\/p>\n\n\n\n<p>Sipas p\u00ebrgjigjeve q\u00eb ka marr\u00eb KALLXO.com, nga kjo shif\u00ebr 400 mij\u00eb euro jan\u00eb ndar\u00eb p\u00ebr strehimoret q\u00eb jan\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, nd\u00ebrsa 600 mij\u00eb t\u00eb tjera p\u00ebr OJQ-t\u00eb q\u00eb ofrojn\u00eb sh\u00ebrbime sociale dhe familjare. T\u00eb dh\u00ebnat q\u00eb ka ndar\u00eb ministria n\u00eb fjal\u00eb, kan\u00eb treguar se nga kjo vler\u00eb monetare n\u00eb 2022 jan\u00eb mb\u00ebshtetur 44 subjekte juridike, ku prej tyre dhjet\u00eb kan\u00eb qen\u00eb strehimore dhe 34 organizata joqeveritare t\u00eb tjera. M\u00eb 3 tetor 2023, Ministria e Drejt\u00ebsis\u00eb ka n\u00ebnshkruar kontratat p\u00ebr subvencionim t\u00eb kat\u00ebr organizatave p\u00ebr sh\u00ebrbime sociale, n\u00eb vler\u00eb prej 65,000 euro. Organizatat p\u00ebrfituese nga ky subvencion jan\u00eb: Asociacioni Nacional i Autizmit n\u00eb Kosov\u00eb, HandiKOS-Gjakov\u00eb, AUTIZMI, dhe Shoqata humanitare e prind\u00ebrve me persona me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara mendore \u201cHad\u00ebr\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb janar t\u00eb k\u00ebtij viti kan\u00eb p\u00ebrfituar edhe 10 strehimore dhe 31 organizata tjera t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile t\u00eb licencuar n\u00eb ofrimin e sh\u00ebrbimeve sociale dhe familjare n\u00eb vler\u00eb prej 1,435,000 euro. Buxheti total p\u00ebr sh\u00ebrbimet sociale familjare kap\u00eb vler\u00ebn 1.5 milion\u00eb euro, subvencione t\u00eb cilat jan\u00eb destinuar p\u00ebr ngritjen e kapaciteteve dhe sh\u00ebrbimeve sociale n\u00eb t\u00ebr\u00eb Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, Rrjeti i Grave t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb vitin 2012 ka krijuar Fondin e Grave t\u00eb Kosov\u00ebs. Krijimi i k\u00ebtij fondi ka ardhur pas zhvendosjes s\u00eb prioriteteve t\u00eb ndihm\u00ebs dhe zvog\u00eblimit t\u00eb buxheteve q\u00eb kan\u00eb detyruar shum\u00eb donator\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb q\u00eb t\u00eb mbyllin programet e tyre t\u00eb granteve apo t\u00eb zvog\u00eblojn\u00eb fondet p\u00ebr organizatat joqeveritare. Sipas RRGK-s\u00eb ky fond ofron grante t\u00eb vogla p\u00ebr organizatat e grave q\u00eb nuk kan\u00eb qasje n\u00eb burime t\u00eb tjera t\u00eb financimit dhe t\u00eb cilat k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb punojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb drejtat e grave, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb mesin e grupeve nga vendet rurale apo grupeve t\u00eb margjinalizuara. Ky fond i ve\u00e7ant\u00eb po ashtu ofron mund\u00ebsi p\u00ebr zhvillim t\u00eb kapaciteteve p\u00ebr organizatat p\u00ebrfituese, por edhe p\u00ebr ato vet\u00ebm aplikuese. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Rrjetit t\u00eb Grave t\u00eb Kosov\u00ebs, me sistemet dhe procedurat transparente, efikase, efektive dhe t\u00eb v\u00ebrtetuara t\u00eb n\u00ebn-dh\u00ebnies s\u00eb granteve t\u00eb k\u00ebtij fondi, q\u00eb nga themelimi i jan\u00eb administruar 197 grante p\u00ebr 107 Organizata t\u00eb Shoq\u00ebris\u00eb Civile. Vlera totale e k\u00ebtyre granteve \u00ebsht\u00eb gjithsej 1 milion e 11 mij\u00eb e 387 euro.Ky publikim \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb i mundur me mb\u00ebshtetjen financiare t\u00eb Zyr\u00ebs s\u00eb Bashkimit Evropian n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebrmes nism\u00ebs s\u00eb Rrjetit t\u00eb Grave t\u00eb Kosov\u00ebs \u201cNgritja e kapaciteteve dhe q\u00ebndrueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb OSHC-ve: Avancimi i barazis\u00eb gjinore n\u00eb mes t\u00eb pandemis\u00eb COVID-19\u2033. P\u00ebrmbajtja e tij \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e Internews Kosova dhe jo domosdoshm\u00ebrisht reflekton pik\u00ebpamjet e Zyr\u00ebs s\u00eb Bashkimit Evropian n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&nbsp;\u2018Djepi i Buz\u00ebqeshjes\u2019 \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej organizatave q\u00eb \u00ebsht\u00eb mbyllur p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb fondeve e dhjet\u00ebra t\u00eb tjera q\u00eb avokojn\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e t\u00eb drejtave t\u00eb grave dhe vajzave n\u00eb Kosov\u00eb jan\u00eb duke u p\u00ebrballur me munges\u00eb t\u00eb mjeteve financiare. Jan\u00eb af\u00ebr 200 organizata joqeveritare t\u00eb cila avokojn\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e t\u00eb drejtave [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":13,"featured_media":3361209,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_FSMCFIC_featured_image_caption":"","_FSMCFIC_featured_image_nocaption":"","_FSMCFIC_featured_image_hide":"","footnotes":""},"categories":[58],"tags":[],"class_list":["post-3361208","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"acf":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3361208","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/13"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3361208"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3361208\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3361212,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3361208\/revisions\/3361212"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/3361209"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3361208"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3361208"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3361208"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}