{"id":3361303,"date":"2023-12-07T09:20:27","date_gmt":"2023-12-07T09:20:27","guid":{"rendered":"https:\/\/womensnetwork.org\/?p=3361303"},"modified":"2023-12-26T09:31:44","modified_gmt":"2023-12-26T09:31:44","slug":"20-vite-pune-te-rrgk-se-per-ta-luftuar-dhunen-me-baze-gjinore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/20-vite-pune-te-rrgk-se-per-ta-luftuar-dhunen-me-baze-gjinore\/","title":{"rendered":"20 vite pun\u00eb t\u00eb RrGK-s\u00eb p\u00ebr ta luftuar dhun\u00ebn me baz\u00eb gjinore"},"content":{"rendered":"\n<p>Me dat\u00eb 6 dhjetor, n\u00eb Konferenc\u00ebn Rajonale \u201cT\u00eb bashkuar kund\u00ebr dhun\u00ebs &#8211; mjaft!\u201d t\u00eb organizuar nga Zyra e Presidentes t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs dhe Ministria e Drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00eb panelin diskutues \u201cRoli i shoq\u00ebris\u00eb civile n\u00eb avokimin dhe politik\u00ebb\u00ebrjen n\u00eb fush\u00ebn e dhun\u00ebs ndaj grave dhe dhun\u00ebs n\u00eb familje\u201d, mori pjes\u00eb edhe Adelina Berisha, Menaxhere e Programit p\u00ebr Adresim t\u00eb Dhun\u00ebs me Baz\u00eb Gjinore n\u00eb RrGK.<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image size-large\"><img fetchpriority=\"high\" decoding=\"async\" width=\"1024\" height=\"537\" src=\"https:\/\/womensnetwork.org\/wp-content\/uploads\/2023\/12\/Konferenca-1024x537.png\" alt=\"\" class=\"wp-image-3361307\" srcset=\"https:\/\/womensnetwork.org\/wp-content\/uploads\/2023\/12\/Konferenca-1024x537.png 1024w, https:\/\/womensnetwork.org\/wp-content\/uploads\/2023\/12\/Konferenca-300x157.png 300w, https:\/\/womensnetwork.org\/wp-content\/uploads\/2023\/12\/Konferenca-768x403.png 768w, https:\/\/womensnetwork.org\/wp-content\/uploads\/2023\/12\/Konferenca.png 1200w\" sizes=\"(max-width: 1024px) 100vw, 1024px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<p>N\u00eb fjalimin e saj, znj. Berisha p\u00ebrmendi disa prej sukseseve t\u00eb RrGK-s\u059d\u00eb q\u00eb nga paslufta,n\u00eb drejtim t\u00eb luftimit t\u00eb dhun\u00ebs me baz\u00eb gjinore. M\u00eb posht\u00eb lexojeni fjalimin e saj n\u00eb k\u00ebt\u00eb Konferenc\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi sot ta ndaj k\u00ebt\u00eb panel me gjith\u00eb k\u00ebto motra aktiviste nga rajoni prej t\u00eb cilave kemi pasur fatin t\u00eb m\u00ebsojm\u00eb shum\u00eb. Besoj q\u00eb secila prej nesh jemi nj\u00eb arkiv i gjall\u00eb dhe kemi nj\u00eb histori t\u00eb aktivizmit n\u00eb vendet tona. Arkivi im fillon me dokumente nga viti 2007, kur edhe u b\u00ebra pjes\u00eb e Rrjetit t\u00eb Grave t\u00eb Kosov\u00ebs dhe mendoj q\u00eb p\u00ebr k\u00ebto vite kam mjaft suksese me i nda, por koha nuk ka me mjaftu.<\/p>\n\n\n\n<p>Duke qen\u00eb nj\u00eb organizat\u00eb me baz\u00eb me an\u00ebtar\u00ebsi, me 144 organizata an\u00ebtare t\u00eb cilat vijn\u00eb nga gjitha rajonet e Kosov\u00ebs p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb t\u00eb gjitha etnit\u00eb n\u00eb Kosov\u00ebs, pa dallim t\u00eb orientimit seksual, t\u00eb besimit etj, ne kemi pasur fatin q\u00eb gjithmon\u00eb realitetin dhe problemet e grave t\u2019i marrim nga terreni. E kemi k\u00ebt\u00eb bashk\u00ebdyzim t\u00eb <em>grassroot<\/em> dhe t\u00eb <em>think tank<\/em>, q\u00eb na ka ndihmu me e kuptu se \u00e7ka vjen nga terreni, por edhe si t\u00eb ndikojm\u00eb n\u00eb politika.<\/p>\n\n\n\n<p>Organizatat e grave jan\u00eb themeluar p\u00ebr shkak t\u00eb nevoj\u00ebs, jo pse kan\u00eb pasur projekte apo buxhet, por pse grat\u00eb iu kan\u00eb trokitur k\u00ebtyre grave n\u00eb dyer dhe kan\u00eb k\u00ebrkuar mb\u00ebshtetje. Ka filluar prej dhun\u00ebs seksuale gjat\u00eb luft\u00ebs dhe nga viti \u201899 kemi filluar t\u00eb krijojm\u00eb mekanizma p\u00ebr adresim t\u00eb dhun\u00ebs ndaj grave, e ka vazhduar edhe n\u00eb periudh\u00ebn e pasluft\u00ebs duke avancuar politika, por edhe duke e pozicionuar r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb ton\u00eb (e grave) n\u00eb krijimin e politikave dhe shtetb\u00ebrjes dhe t\u00eb arritjes s\u00eb barazis\u00eb gjinore. Strehimoret, qendrat t\u00eb cilat kan\u00eb ofruar sh\u00ebrbime p\u00ebr viktimat e dhun\u00ebs seksuale jan\u00eb t\u00eb gjitha an\u00ebtare t\u00eb Rrjetit dhe bashk\u00eb me Rrjetin fillimisht e kemi tejkaluar stigm\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p>Kemi qen\u00eb t\u00eb parat q\u00eb k\u00ebto problematika i kemi sjell\u00eb n\u00eb sfer\u00eb publike dhe i kemi b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditura p\u00ebr qytetar\u00ebt, por edhe politikb\u00ebr\u00ebsit t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb periudha t\u00eb ndryshme as nuk kan\u00eb dashur as t\u00eb na d\u00ebgjojn\u00eb, e as t\u00eb na besojn\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Mir\u00ebpo si Rrjet gjithmon\u00eb kemi dashur t\u00eb avokojm\u00eb bazuar n\u00eb fakte. N\u00eb vitin 2008 kemi b\u00ebr\u00eb hulumtimin e par\u00eb si organizat\u00eb e par\u00eb q\u00eb ka vler\u00ebsuar shtrirjen e dhun\u00ebs n\u00eb familje n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u2019i njoftojm\u00eb institucionet tona q\u00eb ky problem ekziston dhe q\u00eb sa m\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb marrim hapat q\u00eb duhet p\u00ebr ta adresuar. Po flas p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb kur Kosova ende nuk ishte shtet dhe funksiononte me rregullore t\u00eb UNMIKU-t&nbsp; dhe ky hulumtim ishte baz\u00eb p\u00ebr fillim t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb hartimit t\u00eb Ligjit t\u00eb par\u00eb p\u00ebr Mbrojtje nga Dhuna n\u00eb Familje, i cili u miratua n\u00eb vitin 2010 dhe ishte aktual deri n\u00eb shtator t\u00eb k\u00ebtij viti, kur edhe u plot\u00ebsua dhe u ndryshua. Pas k\u00ebtij ligji menj\u00ebher\u00eb puna jon\u00eb ka ndikuar n\u00eb hartimin e strategjis\u00eb dhe planit t\u00eb par\u00eb t\u00eb veprimit i cili ishte p\u00ebr periudh\u00ebn 2011 -2015 i p\u00ebrcjell\u00eb edhe me dy strategji tjera p\u00ebrfshir\u00eb edhe k\u00ebt\u00eb aktualen, e cila sot ka diku rreth 70 p\u00ebr qind t\u00eb rekomandimeve t\u00eb RrGK-s\u00eb t\u00eb integruara n\u00eb t\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Ne jemi gjithmon\u00eb pjes\u00eb e gjitha grupeve punuese gjat\u00eb hartimit t\u00eb \u00e7far\u00ebdo ligji q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me barazi gjinore, p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu edhe legjislacionin p\u00ebr adresimin e dhun\u00ebs me baza gjinore. &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb vitin 2012 b\u00ebm\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb (<a href=\"https:\/\/womensnetwork.org\/wp-content\/uploads\/2018\/10\/20130211130931258.pdf\">Me \u00e7far\u00eb \u00e7mimi<\/a>?!) p\u00ebr ta par\u00eb se sa i kushton shtetit p\u00ebr ta parandaluar dhun\u00ebn. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb hulumtim, i cili besoj se edhe sot \u00ebsht\u00eb aktual dhe mund t\u00eb p\u00ebrdoret edhe sot nga institucionet tona p\u00ebr ta par\u00eb se si do t\u00eb ishte shum\u00eb m\u00eb efikase t\u00eb fokusohemi n\u00eb parandalim dhe sa do t\u2019i kushtoj\u00eb trajtimi dhe rehabilitimi shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Kemi b\u00ebr\u00eb hulumtimin e par\u00eb dhe kemi filluar fushat\u00ebn e par\u00eb p\u00ebr ta sujell\u00eb n\u00eb sken\u00eb publike ngacmimin seksual, pasi ne ishim n\u00eb terren dhe vajzat tona po vuanin nga ngacmimi seksual, por p\u00ebr k\u00ebt\u00eb problematik\u00eb nuk fliste askush.<\/p>\n\n\n\n<p>Andaj filluam fushat\u00ebn \u201cTake Back the Night\u201d n\u00eb vitin 2014, pra 4-5 vite para se #metoo Movement ta merrte k\u00ebt\u00eb p\u00ebrmas\u00eb globale, ne n\u00eb Kosov\u00eb ishim t\u00eb njoftuara me problemin e ngacmimit seksual dhe se sa grat\u00eb dhe vajzat vuanin nga kjo dukuri n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Kjo fushat\u00eb u p\u00ebrcjell me hulumtimin e par\u00eb <a href=\"https:\/\/womensnetwork.org\/wp-content\/uploads\/2018\/10\/20160224112147815.pdf\">Ngacmimi Seksual n\u00eb Kosov\u00eb<\/a> i cili u lansua n\u00eb vitin 2016. \u00c7do nism\u00eb ne e b\u00ebmj\u00eb me strategji, pra duke hulumtuar dhe duke i njoftuar format e dhun\u00ebs q\u00eb jan\u00eb prezente n\u00eb shoq\u00ebri q\u00eb sa m\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb avkokojm\u00eb dhe ta integrojm\u00eb Konvent\u00ebn e Stambollit n\u00eb Kushtetut\u00ebn e Kosov\u00ebs. Pra, kur t\u00eb vjen kjo faz\u00eb t\u00eb mos na thon\u00eb se k\u00ebto probleme nuk ekzistojn\u00eb n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb. N\u00eb mundohemi \u00e7do gj\u00eb ta d\u00ebshmojm\u00eb me fakte me hulumtime me gra e burra qytetar\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs me mostra p\u00ebrfaq\u00ebsuese me mbi 1300 qytetar\u00eb t\u00eb anketuar.<\/p>\n\n\n\n<p>Pas hulumtimit t\u00eb ngacmimit seksual jemi fokusuar n\u00eb adresim t\u00eb legjislacionit dhe n\u00ebse ju kujtohet, diku n\u00eb vitin 2018 ka filluar puna p\u00ebr ndryshimin p\u00ebr Kodin Penal. Donator\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm ishin kund\u00ebr propozimeve tona p\u00ebr futjen e dhun\u00ebs n\u00eb familje, ngacmimit seksual, gjymtimit t\u00eb organeve gjenitale fem\u00ebrore, p\u00ebrndjekjes e q\u00eb gjitha k\u00ebto k\u00ebrkoheshin me Konvent\u00ebn e Stambollit e ne nuk e kishim ende Konvent\u00ebn e Stambollit pjes\u00eb t\u00eb Kushtetut\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. Ne i paraprim\u00eb k\u00ebtij procesi &nbsp;dhe me grupe punuese edhe pse kishte kund\u00ebrshtime ne arrit\u00ebn t\u2019i bindim dhe gjitha k\u00ebto vepra tani figurojn\u00eb si vepra penale n\u00eb Kodin Penal t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Ky hap u p\u00ebrcjell me strategji e cila u zgjerua me t\u00eb gjitha format e dhun\u00ebs edhe pse nuk e kishim Konvent\u00ebn e Stambollit n\u00eb Kushtetut\u00eb, por ne ve\u00e7 ishim n\u00eb proces q\u00eb t\u00eb votohet Konventa dhe prej vitit 2020 Konventa \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e Kushtetut\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs dhe pa modesti mund t\u00eb them q\u00eb ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kontribut direkt i organizatave t\u00eb grave dhe aktivisteve feministe.<\/p>\n\n\n\n<p>Nga viti 2018 kemi tejkaluar sfid\u00ebn e strehimoreve. P\u00ebr vite me radh\u00eb strehimoret e kan\u00eb pasur sfid\u00ebn e mb\u00ebshtetjes financiare nga shteti e shteti \u00ebsht\u00eb i obliguar t\u2019i mb\u00ebshtes\u00eb&nbsp; ato p\u00ebr shkak se i blen sh\u00ebrbimet prej k\u00ebtyre organizatave dhe nga viti 2018 kemi arritur ta kemi nj\u00eb linj\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb Buxhetin e Kosov\u00ebs &#8211; Linja p\u00ebr Sh\u00ebrbimet Bazike p\u00ebr Strehimoret. Jan\u00eb disa problematika me linj\u00ebn sepse nuk po shkon direkt tek strehimoret, por edhe organizatat tjera p\u00ebrfitojn\u00eb nga kjo linj\u00eb, por kjo ka qen\u00eb nj\u00eb sukses, t\u00eb cilin me krenari e themi dhe nga ajo koh\u00eb&nbsp; buxheti \u00ebsht\u00eb rritur vit pas viti dhe shpresojm\u00eb q\u00eb ky buxhet t\u00eb jet\u00eb konform nevojave t\u00eb strehimoreve.<\/p>\n\n\n\n<p>Tash s\u00eb fundmi bashk\u00eb me Ministrin\u00eb e Drejt\u00ebsis\u00eb, me mb\u00ebshtetjen e UN Women p\u00ebrmes fondeve t\u00eb BE kemi hartuar <a href=\"https:\/\/md.rks-gov.net\/desk\/inc\/media\/04F016B5-48F2-4DB3-A595-D320114AC25D.pdf\">Protokolin e par\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebr trajtimin e rasteve t\u00eb Dhun\u00ebn Seksuale<\/a>, bashk\u00eb me juve Ariana kemi hartuar dy module t\u00eb trajtimit t\u00eb dhun\u00ebs n\u00eb familje dhe dhun\u00ebs seksuale e trafikimin, e q\u00eb jan\u00eb t\u00eb&nbsp; obligueshme p\u00ebr pun\u00ebtor\u00ebt social\u00eb. T\u00eb h\u00ebn\u00ebn e pat\u00ebm \u00e7ertifikimin e trajner\u00ebve t\u00eb par\u00eb e q\u00eb do ta shp\u00ebrndajn\u00eb dijen tek pun\u00ebtor\u00ebt tjer\u00eb social\u00eb q\u00eb punojn\u00eb me viktimat e dhun\u00ebs me baz\u00eb gjinore.<\/p>\n\n\n\n<p>Gjithmon\u00eb d\u00ebrgojm\u00eb rekomandime tek hartimet e buxheteve var\u00ebsisht prej nevojave dhe k\u00ebt\u00eb her\u00eb kemi pasur fokus q\u00eb Komuna t\u00eb rris\u00eb numrin e pun\u00ebtor\u00ebve social\u00eb dhe presim, q\u00eb t\u00eb marr linja e cila jet\u00eb n\u00eb praktik\u00eb dhe numri i pun\u00ebtor\u00ebve social\u00eb t\u00eb rritet n\u00ebp\u00ebr qendra n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb pun\u00ebtor\u00eb t\u00eb jen\u00eb n\u00eb dispozicion t\u00eb viktimave. Kemi k\u00ebrkuar edhe rritje numrit t\u00eb mbrojt\u00ebsve t\u00eb viktimave p\u00ebr rastet e dhun\u00ebs me baz\u00eb gjinore. Jemi duke i monitoruar rastet e dhun\u00ebs me baz\u00eb gjinore si dhe t\u00eb ofrojm\u00eb mb\u00ebshtetje ligjore p\u00ebr viktimat. Ne nuk kemi qen\u00eb organizat\u00eb q\u00eb ofrojm\u00eb sh\u00ebrbime, por nevoja na ka b\u00ebr\u00eb pasi q\u00eb e kemi par\u00eb se grat\u00eb po mbesin dyerve t\u00eb institucioneve duke k\u00ebrkuar mb\u00ebshtetje dhe kemi vendosur ta angazhojm\u00eb nj\u00eb avokat i cili po iu ndihmon grave n\u00eb k\u00ebshillim, referim dhe p\u00ebrfaq\u00ebsim n\u00eb gjykata.<\/p>\n\n\n\n<p>Po e shohim q\u00eb kur ne jemi prezent n\u00eb k\u00ebto raste, m\u00eb mir\u00eb po trajtohen rastet, e neve na vjen keq p\u00ebr k\u00ebt\u00eb sepse institucionet tona do t\u00eb duhej t\u2019i trajtojn\u00eb dinjitetsh\u00ebm rastet ashtu si e meritojn\u00eb dhe ashtu si e k\u00ebrkon ligji. Por, prezenca jon\u00eb po e rrit efikasitetin.<\/p>\n\n\n\n<p>Adresimi i dhun\u00ebs nuk b\u00ebhet vet\u00ebm nga nj\u00eb k\u00ebnd, ne kemi nj\u00eb qasje multisektoriale n\u00eb adresim t\u00eb dhun\u00ebs dhe jemi pjes\u00eb e grupeve punuese n\u00eb hartimin e kurrikulave t\u00eb arsimit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb ndikojm\u00eb edhe ndryshimin e normave sociale e q\u00eb jan\u00eb ato t\u00eb cilat na pengojn\u00eb ta luftojm\u00eb dhun\u00ebn. Fatkeq\u00ebsisht qytetar\u00ebt q\u00eb e tolerojn\u00eb dhun\u00ebn jan\u00eb punonj\u00ebs t\u00eb institucioneve. Po d\u00ebrgojm\u00eb rekomandime edhe n\u00eb Ligjin e Pun\u00ebs, sepse t\u00eb gjitha jan\u00eb t\u00eb nd\u00ebrlidhura.<\/p>\n\n\n\n<p>Jemi duke i b\u00ebr\u00eb gjitha k\u00ebto q\u00eb ta adresojm\u00eb dhun\u00ebn dhe mesazhi im sot \u00ebsht\u00eb se:&nbsp; Si qytetar\u00eb, secili prej nesh kemi rol ta luftojm\u00eb dhun\u00ebn, pra dhuna nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje private dhe vet\u00ebm duke qen\u00eb aktiv dhe z\u00ebri i viktimave, ne mund ta luftojm\u00eb dhun\u00ebn. Nj\u00eb thirrje edhe burrave q\u00eb t\u00eb jen\u00eb m\u00eb vet\u00ebkritik, sepse ata duhet t\u00eb nd\u00ebrmarrin masa p\u00ebr t\u2019i ndryshuar sjelljet dhe veprimet e tyre n\u00ebse d\u00ebshirojm\u00eb q\u00eb grat\u00eb e burrat t\u00eb jen\u00eb t\u00eb barabart\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Me dat\u00eb 6 dhjetor, n\u00eb Konferenc\u00ebn Rajonale \u201cT\u00eb bashkuar kund\u00ebr dhun\u00ebs &#8211; mjaft!\u201d t\u00eb organizuar nga Zyra e Presidentes t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs dhe Ministria e Drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00eb panelin diskutues \u201cRoli i shoq\u00ebris\u00eb civile n\u00eb avokimin dhe politik\u00ebb\u00ebrjen n\u00eb fush\u00ebn e dhun\u00ebs ndaj grave dhe dhun\u00ebs n\u00eb familje\u201d, mori pjes\u00eb edhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":12,"featured_media":3361304,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_FSMCFIC_featured_image_caption":"","_FSMCFIC_featured_image_nocaption":"","_FSMCFIC_featured_image_hide":"","footnotes":""},"categories":[58],"tags":[],"class_list":["post-3361303","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"acf":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3361303","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/12"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3361303"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3361303\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3361310,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3361303\/revisions\/3361310"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/3361304"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3361303"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3361303"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3361303"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}