{"id":3363625,"date":"2024-10-28T14:27:51","date_gmt":"2024-10-28T14:27:51","guid":{"rendered":"https:\/\/womensnetwork.org\/?p=3363625"},"modified":"2024-10-28T14:29:06","modified_gmt":"2024-10-28T14:29:06","slug":"grupet-mbeshtetese-vendi-ku-grate-e-prekura-nga-kanceri-e-gjejne-mbeshtetje-dhe-kuraje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/grupet-mbeshtetese-vendi-ku-grate-e-prekura-nga-kanceri-e-gjejne-mbeshtetje-dhe-kuraje\/","title":{"rendered":"Grupet mb\u00ebshtet\u00ebse, vendi ku grat\u00eb e prekura nga kanceri e gjejn\u00eb mb\u00ebshtetje dhe kuraj\u00eb"},"content":{"rendered":"\n<p>\u201cGrupet Mb\u00ebshtet\u00ebse p\u00ebr Grat\u00eb e Prekura nga Kanceri i Gjirit\u201d nj\u00eb iniciativ\u00eb e organizat\u00ebs Have Hope, q\u00eb ka p\u00ebr mision t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb grat\u00eb dhe vajzat e prekura nga kjo s\u00ebmundje e r\u00ebnd\u00eb, kan\u00eb ofruar p\u00ebrkrahje emocionale dhe sociale, si dhe informacione p\u00ebr marrjen e ndihm\u00ebs mjek\u00ebsore.<\/p>\n\n\n\n<p>Kjo nism\u00eb filloi m\u00eb 1 korrik 2023 dhe zgjati deri m\u00eb 31 dhjetor 2023. Po ashtu, ka zhvilluar disa aktivitete q\u00eb synuan nd\u00ebrgjegj\u00ebsimin e grave ndaj ose kund\u00ebr kancerit t\u00eb gjirit, duke b\u00ebr\u00eb formimin e grupeve mb\u00ebshtet\u00ebse dhe shp\u00ebrndarjen e pyet\u00ebsor\u00ebve p\u00ebr mbledhjen e t\u00eb dh\u00ebnave, si dy pikat ky\u00e7e t\u00eb saj. Me mbledhjen n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb sigurt p\u00ebr t\u00eb shprehur brengat dhe sfidat e tyre, k\u00ebto gra t\u00eb prekura nga kanceri i gjirit, m\u00ebsuan m\u00eb shum\u00eb dhe m\u00eb detajisht p\u00ebrmes p\u00ebrvojave t\u00eb nj\u00ebra-tjetr\u00ebs. Ndihma psikologjike e cila \u00ebsht\u00eb e nevojshme p\u00ebr nj\u00eb grup t\u00eb till\u00eb t\u00eb prekur nga kjo s\u00ebmundje, e q\u00eb nuk jepet n\u00eb mas\u00eb t\u00eb duhur, ato e gjejn\u00eb n\u00eb mesin e tyre dhe me ndjeshm\u00ebrin\u00eb q\u00eb e kan\u00eb nga vet\u00eb p\u00ebrvojat personale.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cSesioni Informativ i Nd\u00ebrgjegj\u00ebsimit p\u00ebr Kancerin e Gjirit\u201d ishte nd\u00ebr aktivitetet me fokus n\u00eb edukimin e grave p\u00ebr simptomat e hershme t\u00eb kancerit t\u00eb gjirit dhe r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e kontrollit t\u00eb rregullt mjek\u00ebsor. Specialistja onkologjike ka dh\u00ebn\u00eb informata p\u00ebr \u00e7asjen n\u00eb sh\u00ebrbimet sh\u00ebndet\u00ebsore p\u00ebr grat\u00eb e prekura nga kanceri, specifkishit nga kanceri i gjirit.<\/p>\n\n\n\n<p>Have Hope ka mbledhur kat\u00ebrmb\u00ebdhjet\u00eb (14) grupime mb\u00ebshtet\u00ebse, ku grat\u00eb kan\u00eb ndar\u00eb eksperiencat e tyre personale dhe kan\u00eb marr\u00eb mb\u00ebshtetje emocionale nga nj\u00ebra-tjetra. K\u00ebto takime jan\u00eb mbajtur \u00e7do t\u00eb enjte nga ora 17:00-18:30 n\u00eb Prishtin\u00eb, dhe jan\u00eb moderuar nga drejtoresha e organizat\u00ebs Arnisa Osmani, me ndihm\u00ebn e vullnetar\u00ebve. K\u00ebto takime kan\u00eb qen\u00eb mjaft t\u00eb frytshme duke ndikuar pozitivisht n\u00eb mir\u00ebqenien emocionale t\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebseve.<\/p>\n\n\n\n<p>Gjat\u00eb grupeve mb\u00ebshtet\u00ebse, grat\u00eb jan\u00eb motivuar q\u00eb t\u00eb dokumentojn\u00eb dhe raportojn\u00eb rastet e trajtimit t\u00eb pabarabart\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbimet sh\u00ebndet\u00ebsore.<\/p>\n\n\n\n<p>Pika kryesore dhe m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e arritur p\u00ebrmes mbledhjes n\u00eb k\u00ebto grupe, ka qen\u00eb mb\u00ebshtetja emocionale q\u00eb i \u00ebsht\u00eb ofruar grave. N\u00eb secilin takim \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb prezantimi i pjes\u00ebmarr\u00ebseve t\u00eb reja dhe \u00ebsht\u00eb shpalosur historia e secil\u00ebs grua e cila \u00ebsht\u00eb prekur nga kanceri apo e ka mundur. Grat\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebse kan\u00eb kuptuar se atyre ju takon nj\u00eb mb\u00ebshtetje\/pension invalidor t\u00eb cilin mund ta marrin nj\u00eb her\u00eb n\u00eb vit, jan\u00eb marr\u00eb informacione edhe p\u00ebr sjelljen t\u00eb cil\u00ebn mjek\u00ebt dhe personeli sh\u00ebndet\u00ebsor duhet ta ket\u00eb n\u00eb trajtimin e tyre.<\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebto takime kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb frytshme, aktivitete t\u00eb nevojshme p\u00ebr k\u00ebto gra, sidomos n\u00eb aspektin emocional, dhe gjithashtu ato jan\u00eb ndar\u00eb t\u00eb k\u00ebnaqura.<\/p>\n\n\n\n<p>Organizata ka shp\u00ebrndar\u00eb pyet\u00ebsor\u00eb elektronik\u00eb tek rreth 60 gra, dhe t\u00eb dh\u00ebnat e mbledhura do t\u00eb p\u00ebrdoren p\u00ebr formulimin e politikave t\u00eb reja dhe p\u00ebrmir\u00ebsimin e sh\u00ebrbimeve sh\u00ebndet\u00ebsore.<\/p>\n\n\n\n<p>Projekti ka arritur t\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsoj\u00eb dhe informoj\u00eb 48 gra dhe vajza p\u00ebr rrezikun e kancerit dhe r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e identifikimit t\u00eb hersh\u00ebm t\u00eb simptomave. Nj\u00eb rezultat tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb ngritja e vet\u00ebdijes s\u00eb grave p\u00ebr t\u00eb drejtat e tyre n\u00eb kujdes sh\u00ebndet\u00ebsor cil\u00ebsor dhe informimi i tyre p\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr trajtim t\u00eb duhur mjek\u00ebsor dhe mbrojtjen nga diskriminimi.<\/p>\n\n\n\n<p>Projekti gjithashtu ka ndikuar pozitivisht tek rreth 100 familjar\u00eb dhe t\u00eb af\u00ebrm t\u00eb grave pjes\u00ebmarr\u00ebse, duke u dh\u00ebn\u00eb atyre nj\u00eb ndjenj\u00eb mb\u00ebshtetjeje dhe sigurie.<\/p>\n\n\n\n<p>Nisma e organizat\u00ebs Have Hope ka kontribuuar n\u00eb avancimin e barazis\u00eb gjinore p\u00ebrmes sundimit t\u00eb ligjit, duke adresuar pabarazit\u00eb n\u00eb kujdesin sh\u00ebndet\u00ebsor dhe duke siguruar q\u00eb grat\u00eb t\u00eb ken\u00eb qasje t\u00eb barabart\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbime sh\u00ebndet\u00ebsore cil\u00ebsore. Kjo ka ndihmuar n\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin e sh\u00ebrbimeve mb\u00ebshtet\u00ebse p\u00ebr pacient\u00ebt me kancer, p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebshillimin, edukimin dhe kontaktin me komunitetin.<\/p>\n\n\n\n<p>Projekti \u201cGrupet Mb\u00ebshtet\u00ebse p\u00ebr Grat\u00eb e Prekura nga Kanceri i Gjirit\u201d ka qen\u00eb nj\u00eb iniciativ\u00eb jetike p\u00ebr mb\u00ebshtetjen dhe fuqizimin e grave t\u00eb prekura nga kjo s\u00ebmundje, dhe ka arritur t\u00eb ndikoj\u00eb pozitivisht n\u00eb jet\u00ebn e shum\u00eb grave dhe familjar\u00ebve t\u00eb tyre.<\/p>\n\n\n\n<p>Have Hope e realizoi k\u00ebt\u00eb nism\u00eb si p\u00ebrfituese e rundit t\u00eb 18-t\u00eb t\u00eb Fondit t\u00eb Grave t\u00eb Kosov\u00ebs, p\u00ebrmes nism\u00ebs s\u00eb RrGK-s\u00eb \u201cAvancimi i iniciativ\u00ebs p\u00ebr t\u00eb drejtat e grave\u201d, financuar nga Agjencia Austriake p\u00ebr Zhvillim (ADA) dhe bashk\u00ebfinancuar nga Agjencia Suedeze p\u00ebr Bashk\u00ebpunim dhe Zhvillim Nd\u00ebrkomb\u00ebtar (Sida).<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cGrupet Mb\u00ebshtet\u00ebse p\u00ebr Grat\u00eb e Prekura nga Kanceri i Gjirit\u201d nj\u00eb iniciativ\u00eb e organizat\u00ebs Have Hope, q\u00eb ka p\u00ebr mision t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb grat\u00eb dhe vajzat e prekura nga kjo s\u00ebmundje e r\u00ebnd\u00eb, kan\u00eb ofruar p\u00ebrkrahje emocionale dhe sociale, si dhe informacione p\u00ebr marrjen e ndihm\u00ebs mjek\u00ebsore. Kjo nism\u00eb filloi m\u00eb 1 korrik 2023 dhe zgjati [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":3363630,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_FSMCFIC_featured_image_caption":"","_FSMCFIC_featured_image_nocaption":"","_FSMCFIC_featured_image_hide":"","footnotes":""},"categories":[58],"tags":[],"class_list":["post-3363625","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"acf":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3363625","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3363625"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3363625\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3363634,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3363625\/revisions\/3363634"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/3363630"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3363625"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3363625"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3363625"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}