{"id":3363967,"date":"2024-11-22T12:17:49","date_gmt":"2024-11-22T12:17:49","guid":{"rendered":"https:\/\/womensnetwork.org\/?p=3363967"},"modified":"2024-11-25T13:20:21","modified_gmt":"2024-11-25T13:20:21","slug":"manifest-per-zbatimin-e-te-drejtave-te-njeriut-dhe-barazise-gjinore-ne-kosove","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/manifest-per-zbatimin-e-te-drejtave-te-njeriut-dhe-barazise-gjinore-ne-kosove\/","title":{"rendered":"Manifest p\u00ebr Zbatimin e t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut dhe Barazis\u00eb Gjinore n\u00eb Kosov\u00eb"},"content":{"rendered":"\n<p><strong>Fuqizimi i Grave, Fuqizim i Shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Me afrimin e zgjedhjeve t\u00eb ardhshme, ne u b\u00ebjm\u00eb thirrje t\u00eb gjitha partive politike n\u00eb Kosov\u00eb q\u00eb t\u00eb ken\u00eb prioritet dhe t\u00eb mbrojn\u00eb t\u00eb drejtat e grave. E ardhmja jon\u00eb varet nga p\u00ebrkushtimi p\u00ebr barazi, drejt\u00ebsi dhe respekt p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt. Ky manifest p\u00ebrshkruan k\u00ebrkesat thelb\u00ebsore q\u00eb do t\u00eb duhej t\u00eb respektohen dhe t\u00eb integrohen n\u00eb politikat e partive politike. Gjithashtu, i b\u00ebjm\u00eb thirrje t\u00eb gjitha partive politike q\u00eb t\u00eb adresojn\u00eb k\u00ebrkesat tona n\u00eb programet e tyre partiake.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>1. Fushat\u00eb zgjedhore pa gjuh\u00eb t\u00eb urrejtjes<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Ne k\u00ebrkojm\u00eb q\u00eb t\u00eb gjitha partit\u00eb politike n\u00eb Kosov\u00eb t\u00eb angazhohen p\u00ebr nj\u00eb fushat\u00eb zgjedhore pa gjuh\u00eb t\u00eb urrejtjes dhe gjuh\u00eb diskriminuese, ve\u00e7an\u00ebrisht ndaj grave, personave LGBTIQ+, komuniteteve joshumic\u00eb dhe grupeve t\u00eb tjera t\u00eb margjinalizuara. Zgjedhjet duhet t\u00eb jen\u00eb nj\u00eb platform\u00eb p\u00ebr t\u00eb promovuar gjith\u00ebp\u00ebrfshirjen, barazin\u00eb dhe respektin, e jo p\u00ebr t\u00eb thelluar ndarjet apo p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrforcuar edhe m\u00eb tutje paragjykimet. Gjithashtu, \u00e7do informacion mbi fushat\u00ebn zgjedhore dhe programet politike t\u00eb b\u00ebhen n\u00eb t\u00eb gjitha gjuh\u00ebt zyrtare n\u00eb Kosov\u00eb, konform standardeve t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut dhe legjislacionit n\u00eb fuqi.<\/p>\n\n\n\n<p>U b\u00ebjm\u00eb thirrje lider\u00ebve politik\u00eb q\u00eb t&#8217;u japin prioritet politikave q\u00eb vendosin n\u00eb fokus t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt pa dallim, dhe t\u00eb udh\u00ebheqin me integritet, duke u siguruar q\u00eb \u00e7do z\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb t\u00eb vler\u00ebsohet dhe mbrohet.&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p><strong>2. Votoni dhe respektoni Ligjin e Pun\u00ebs<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrfshirja urgjente dhe votimi p\u00ebr Ligjin e Pun\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb e drejt\u00eb e vonuar. Ne k\u00ebrkojm\u00eb q\u00eb t\u00eb gjitha partit\u00eb politike t\u00eb zbatojn\u00eb menj\u00ebher\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e grave n\u00eb pun\u00eb duke siguruar paga t\u00eb barabarta, pushim prind\u00ebror, kushte t\u00eb sigurta pune dhe eliminimin e diskriminimit n\u00eb vendin e pun\u00ebs. Grat\u00eb, t\u00eb cilat p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb konsiderueshme t\u00eb fuqis\u00eb pun\u00ebtore, meritojn\u00eb mund\u00ebsi dhe mbrojtje t\u00eb barabarta urgjentisht. Ligji i pun\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga arsyet kryesore p\u00ebr nivelin e ul\u00ebt t\u00eb pun\u00ebsimit t\u00eb grave, pasi vet\u00ebm 2 n\u00eb 10 gra kan\u00eb punuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme prej dekadash. Kjo e pengon zhvillimin ekonomik, prandaj duhet t\u00eb ndryshohet menj\u00ebher\u00eb. Direktiva e BE-s\u00eb (2019) p\u00ebr Balanc\u00ebn Pun\u00eb-Jet\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrfshihet n\u00eb k\u00ebt\u00eb ligj, p\u00ebr t\u00eb siguruar q\u00eb t\u00eb drejtat prind\u00ebrore dhe t\u00eb kujdestar\u00ebve \u2014 si leja prind\u00ebrore e patransferueshme, leja e at\u00ebsis\u00eb dhe opsionet fleksibile t\u00eb pun\u00ebs \u2014 t\u00eb jen\u00eb t\u00eb arritshme p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb. Kjo do ta p\u00ebrmir\u00ebsonte barazin\u00eb gjinore, do t\u00eb mb\u00ebshteste stabilitetin ekonomik dhe do t\u00eb promovonte nj\u00eb qasje t\u00eb balancuar ndaj p\u00ebrgjegj\u00ebsive familjare dhe profesionale.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr t\u00eb financuar k\u00ebt\u00eb nism\u00eb, pushimi prind\u00ebror me pages\u00eb duhet t\u00eb mb\u00ebshtetet nga nj\u00eb fond social, ashtu si\u00e7 kan\u00eb b\u00ebr\u00eb vendet e tjera t\u00eb rajonit. Q\u00ebllimi i krijimit t\u00eb k\u00ebtij fondi do t\u00eb ofronte mb\u00ebshtetje financiare p\u00ebr prind\u00ebrit gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb pushimit, duke i lejuar ata t\u00eb p\u00ebrqendrohen n\u00eb kujdesin e f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb tyre pa u shqet\u00ebsuar p\u00ebr humbjen e t\u00eb ardhurave.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>3. Votoni Kodin Civil q\u00eb mbron t\u00eb drejtat e njeriut<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Ne k\u00ebrkojm\u00eb urgjentisht votimin e Kodit Civil, si nj\u00eb hap i domosdosh\u00ebm drejt nj\u00eb shoq\u00ebrie m\u00eb t\u00eb drejt\u00eb dhe gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse. N\u00eb p\u00ebrputhje me Kushtetut\u00ebn e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, q\u00eb garanton t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr barazi dhe ndalimin e diskriminimit, Kodi Civil duhet t\u00eb siguroj\u00eb nj\u00eb baz\u00eb ligjore t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr t\u00eb rregulluar martes\u00ebn p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, pa diskriminim.&nbsp; N\u00ebp\u00ebrmjet Kodit Civil, do t\u00eb forcohet mbrojtja e grupeve t\u00eb cenueshme, do t\u00eb promovohet barazia gjinore dhe do t\u00eb sigurohet qasja e barabart\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbime dhe mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb moment vendimtar p\u00ebr t\u00eb avancuar t\u00eb drejtat e njeriut dhe p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb sistem juridik q\u00eb respekton diversitetin dhe gjith\u00ebp\u00ebrfshirjen.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>4. Zbatimi i Buxhetimit t\u00eb P\u00ebrgjegjsh\u00ebm Gjinor sipas Ligjit p\u00ebr Barazi Gjinore<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Zbatimi i Buxhetimit t\u00eb P\u00ebrgjegjsh\u00ebm Gjinor (BPGj), n\u00eb baz\u00eb t\u00eb Ligjit p\u00ebr Barazin\u00eb Gjinore, k\u00ebrkon institucionalizimin e BPGj-s\u00eb n\u00eb sistemin financiar t\u00eb Kosov\u00ebs. Kjo do t\u00eb fuqizoj\u00eb barazin\u00eb, transparenc\u00ebn dhe efikasitetin e buxheteve, pasi do t\u00eb bazohet n\u00eb identifikimin e nevojave t\u00eb ndryshme t\u00eb grave dhe burrave. Duhet gjithashtu t\u00eb integrohet BPGj n\u00eb Ligjin p\u00ebr Financimin Lokal dhe n\u00eb Ligjin p\u00ebr Prokurim.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>5. Zbatimi i Ligjit kund\u00ebr Dhun\u00ebs me Baz\u00eb Gjinore<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>\u00cbsht\u00eb e nevojshme t\u00eb shqyrtohen amendamente n\u00eb Kodin Penal p\u00ebr t\u00eb forcuar sanksionet ndaj krimeve t\u00eb dhun\u00ebs n\u00eb familje dhe p\u00ebr t\u00eb siguruar q\u00eb ka mekanizma t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr ndjekjen e k\u00ebtyre rasteve. Duhet t\u00eb zbatohen ligjet dhe legjislacioni sekondar n\u00eb lidhje me adresimin e dhun\u00ebs me baz\u00eb gjinore. Zbatimi k\u00ebrkon alokimin e financave t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr ta implementuar at\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb duhur. Kjo p\u00ebrfshin financimin p\u00ebr trajnimet e stafit t\u00eb ndihm\u00ebs sociale, policis\u00eb, sistemit gjyq\u00ebsor, dhe mekanizmat koordinues p\u00ebr t&#8217;u siguruar q\u00eb ata jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatitur p\u00ebr t\u00eb trajtuar rastet e dhun\u00ebs me baz\u00eb gjinore n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efektive dhe me ndjeshm\u00ebri. Investimi n\u00eb k\u00ebto fusha do t\u00eb ndihmoj\u00eb n\u00eb rritjen e mbrojtjes p\u00ebr viktimat dhe n\u00eb forcimin e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb p\u00ebr autor\u00ebt e dhun\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>6. Rritja e qasjes n\u00eb kopshte publike, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe zonat rurale<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Ne k\u00ebrkojm\u00eb hapjen e m\u00eb shum\u00eb kopshteve publike, qendra ditore p\u00ebr t\u00eb moshuarit dhe personave me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb zonat rurale, p\u00ebr t\u00eb leht\u00ebsuar hyrjen e grave n\u00eb fuqin\u00eb pun\u00ebtore, si dhe t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohen sh\u00ebrbimet p\u00ebr k\u00ebto kategori t\u00eb ndjeshme t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb. Opsionet e qasshme t\u00eb kujdesit p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt jan\u00eb thelb\u00ebsore p\u00ebr fuqizimin e grave dhe promovimin e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb tyre ekonomike dhe fuqizimin ekonomik t\u00eb shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs. Kjo mb\u00ebshtetje do t\u00eb ndihmoj\u00eb n\u00eb zbutjen e barr\u00ebs s\u00eb kujdesit q\u00eb kan\u00eb grat\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb pritjeve shoq\u00ebrore, dhe p\u00ebrmes k\u00ebtyre nismave, grave do t&#8217;u mund\u00ebsohet pjes\u00ebmarrja e plot\u00eb n\u00eb fuqin\u00eb pun\u00ebtore.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>7. Siguroni qasje n\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsi, sigurime sh\u00ebndet\u00ebsore dhe sh\u00ebndet riprodhues<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Ne k\u00ebrkojm\u00eb urgjentisht q\u00eb sh\u00ebndeti i grave t\u00eb jet\u00eb prioritet dhe t\u00eb adresohet n\u00eb programet e partive politike. Grat\u00eb nga zonat rurale kan\u00eb qasje t\u00eb kufizuar n\u00eb sh\u00ebrbime sh\u00ebndet\u00ebsore. Ne k\u00ebrkojm\u00eb q\u00eb Ligji p\u00ebr Sh\u00ebndetin Riprodhues t\u00eb votohet, dhe t\u00eb gjitha sh\u00ebrbimet p\u00ebr sh\u00ebndetin riprodhues t\u00eb jen\u00eb t\u00eb qasshme dhe t\u00eb arritshme p\u00ebr t\u00eb gjitha grat\u00eb, pa marr\u00eb parasysh gjendjen e tyre ekonomike.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>8. Fuqizoni nj\u00eb sistem arsimor q\u00eb ndryshon normat gjinore<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Ne k\u00ebrkojm\u00eb q\u00eb partit\u00eb politik\u00eb t\u00eb fuqizojn\u00eb nj\u00eb sistem arsimor i cili sfidon normat gjinore tradicionale, me nj\u00eb kurrikul\u00eb t\u00eb duhur q\u00eb kontribuon drejt barazis\u00eb gjinore. Poashtu, k\u00ebrkojm\u00eb q\u00eb t\u00eb planifikohet financim i mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr trajnime t\u00eb obligueshme p\u00ebr m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsit q\u00eb ata t\u00eb jen\u00eb kontribuues t\u00eb barazis\u00eb gjinore duke ndikuar n\u00eb ndryshimin e normave gjinore tradicionale.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>9. Respektimi i parimeve t\u00eb Ligjit p\u00ebr Barazi Gjinore drejt rritjes s\u00eb pjes\u00ebmarrjes s\u00eb grave n\u00eb politik\u00eb<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Partit\u00eb politike duhet t\u00eb respektojn\u00eb dhe promovojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb aktive k\u00ebrkesat e ligjeve ekzistuese p\u00ebr barazin\u00eb gjinore, duke siguruar p\u00ebrfaq\u00ebsimin e barazis\u00eb gjinore 50-50 n\u00eb listat zgjedhore, n\u00eb ministrit\u00eb, dhe n\u00eb \u00e7do nivel t\u00eb qeveris\u00eb dhe administrat\u00ebs publike. Ne k\u00ebrkojm\u00eb q\u00eb grat\u00eb jo vet\u00ebm t\u00eb p\u00ebrfshihen, por edhe t\u00eb mb\u00ebshteten n\u00eb rolet drejtuese brenda strukturave politike dhe pas zgjedhjes s\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb ardhshme t\u00eb Kosov\u00ebs, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe procesin e dialogut me Serbin\u00eb n\u00eb baz\u00eb t\u00eb Rezolut\u00ebs 1325 t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit t\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara mbi Grat\u00eb, Paqen dhe Sigurin\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Ne u b\u00ebjm\u00eb thirrje t\u00eb gjitha partive politike q\u00eb t&#8217;i miratojn\u00eb k\u00ebto parime dhe t\u00eb demonstrojn\u00eb p\u00ebrkushtimin e tyre ndaj t\u00eb drejtave t\u00eb grave p\u00ebrmes veprimeve dhe politikave t\u00eb tyre.<\/p>\n\n\n\n<p>Ne u b\u00ebjm\u00eb thirrje votuesve q\u00eb t\u2019i mbajn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs lider\u00ebt politik\u00eb dhe t\u00eb mb\u00ebshtesin kandidat\u00ebt q\u00eb kan\u00eb prioritet barazin\u00eb gjinore dhe fuqizimin e grave.<\/p>\n\n\n\n<p>Koha p\u00ebr ndryshim \u00ebsht\u00eb tani &#8211; le t\u00eb d\u00ebgjohen z\u00ebrat tan\u00eb!<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00ebnshkruar nga:&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Artpolis<\/p>\n\n\n\n<p>Iniciativa Kosovare p\u00ebr Stabilitet (IKS)<\/p>\n\n\n\n<p>Instituti Riinvest<\/p>\n\n\n\n<p>Kosova Women 4 Women<\/p>\n\n\n\n<p>Nisma e t\u00eb Rinj\u00ebve p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut (YIHR-KS)<\/p>\n\n\n\n<p>Qendra Kosovare p\u00ebr Studime Gjinore<\/p>\n\n\n\n<p>Qendra p\u00ebr Barazi dhe Liri t\u00eb Komunitetit LGBT n\u00eb Kosov\u00eb (CEL)<\/p>\n\n\n\n<p>Qendra p\u00ebr Informim, Kritik\u00eb dhe Aksion &#8211; QIKA<\/p>\n\n\n\n<p>Qendra p\u00ebr Zhvillimin e Grupeve Shoq\u00ebrore \u2013 CSGD<\/p>\n\n\n\n<p>Rrjeti i Grave t\u00eb Kosov\u00ebs<\/p>\n\n\n\n<p>Rrjeti i Organizatave t\u00eb Grave Rome, Ashkali, Egjiptase t\u00eb Kosov\u00ebs<\/p>\n\n\n\n<p>The Foundation House<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Fuqizimi i Grave, Fuqizim i Shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs Me afrimin e zgjedhjeve t\u00eb ardhshme, ne u b\u00ebjm\u00eb thirrje t\u00eb gjitha partive politike n\u00eb Kosov\u00eb q\u00eb t\u00eb ken\u00eb prioritet dhe t\u00eb mbrojn\u00eb t\u00eb drejtat e grave. E ardhmja jon\u00eb varet nga p\u00ebrkushtimi p\u00ebr barazi, drejt\u00ebsi dhe respekt p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt. Ky manifest p\u00ebrshkruan k\u00ebrkesat thelb\u00ebsore [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":3363968,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_FSMCFIC_featured_image_caption":"","_FSMCFIC_featured_image_nocaption":"","_FSMCFIC_featured_image_hide":"","footnotes":""},"categories":[58],"tags":[],"class_list":["post-3363967","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"acf":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3363967","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3363967"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3363967\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3363981,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3363967\/revisions\/3363981"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/3363968"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3363967"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3363967"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3363967"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}