{"id":3364364,"date":"2025-02-03T08:27:05","date_gmt":"2025-02-03T08:27:05","guid":{"rendered":"https:\/\/womensnetwork.org\/?p=3364364"},"modified":"2025-02-24T09:46:08","modified_gmt":"2025-02-24T09:46:08","slug":"fuqizimi-i-grave-dhe-te-rinjve-te-komuniteteve-pakice-dhe-roli-aktiv-i-tip-ne-ofrimin-e-mundesive","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/fuqizimi-i-grave-dhe-te-rinjve-te-komuniteteve-pakice-dhe-roli-aktiv-i-tip-ne-ofrimin-e-mundesive\/","title":{"rendered":"Fuqizimi i grave dhe t\u00eb rinjve t\u00eb komuniteteve pakic\u00eb dhe roli aktiv i TIP n\u00eb ofrimin e mund\u00ebsive\u00a0"},"content":{"rendered":"\n
The Ideas Partnership (TIP), e themeluar n\u00eb vitin 2009, punon me p\u00ebrkushtim p\u00ebr avancimin e edukimit, rritjen e vet\u00ebdijes, sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb dhe mbrojtjen e mjedisit, duke u fokusuar kryesisht n\u00eb komunitetet pakic\u00eb. <\/p>\n\n\n\n
Nga korriku i vitit 2023 e deri n\u00eb janar t\u00eb 2024-t\u00ebs, TIP ka zhvilluar iniciativ\u00ebn \u201cFuqizimi i grave dhe t\u00eb rinjve rom, ashkali dhe egjiptian\u00eb n\u00eb avokim dhe edukim sh\u00ebndet\u00ebsor\u201d, e fokusuar n\u00eb komun\u00ebn e Fush\u00eb-Kosov\u00ebs dhe n\u00eb Janjev\u00eb, dy vende t\u00eb banuara me num\u00ebr t<\/s>\u00eb madh t\u00eb komuniteteve pakic\u00eb, e nganj\u00ebher\u00eb edhe t\u00eb izoluara.  <\/p>\n\n\n\n
Me an\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj nisme, TIP-i e ka vazhduar pun\u00ebn t\u00eb cil\u00ebn e b\u00ebn n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb konstante, me aktivitetet t\u00eb cilat kan\u00eb p\u00ebr q\u00ebllim rritjen e vet\u00ebdijes kund\u00ebr  martesave t\u00eb hershme t\u00eb komuniteteve pakic\u00eb, edukimin dhe pavar\u00ebsimin ekonomik sidomos t\u00eb vajzave nga k\u00ebto komunitete, ndihm\u00eb n\u00eb procesin edukativ dhe arsimor dhe p\u00ebrkushtimin p\u00ebr edukimin e f\u00ebmij\u00ebve qysh nga kopshti.  <\/p>\n\n\n\n
Nga iniciativa e TIP, k\u00ebto jan\u00eb nga aktivitetet kryesore, vazhdim i pun\u00ebs t\u00eb cil\u00ebn kjo organizat\u00eb e b\u00ebn \u00e7do dit\u00eb – Klubi i vajzave, aktivitetet edukative-sh\u00ebndet\u00ebsore, pun\u00ebtor\u00ebt e rinj social\u00eb, klasat e shkrim-leximit\/prind\u00ebrimit. <\/p>\n\n\n\n
P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebtyre, avokimi i t\u00eb rinjve dhe mini-projektet kan\u00eb qen\u00eb nj\u00eb shtes\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e pun\u00ebs s\u00eb TIP p\u00ebrmes k\u00ebsaj iniciative, duke e zhvilluar dhe nj\u00eb  p\u00ebrmbledhje t\u00eb politikave p\u00ebr qasjen e grave t\u00eb komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian\u00eb n\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsi gjat\u00eb situat\u00ebs me pandemi.
<\/p>\n\n\n\n
Klubi i Vajzave<\/strong> i nisur me iden\u00eb e edukimit dhe ngritjes s\u00eb vet\u00ebdijes s\u00eb vajzave t\u00eb reja p\u00ebr martesat e hershme,  rrodhi nga nj\u00eb hulumtim i zhvilluar nga TIP n\u00eb vitin 2016 nga i cili ka dal\u00eb se 65% e t\u00eb anketuarave jan\u00eb martuar n\u00ebn mosh\u00ebn 18-vje\u00e7are, 35 % e tyre n\u00ebn mosh\u00ebn 16-vje\u00e7are.  <\/p>\n\n\n\n
P\u00ebr t\u00eb zvog\u00ebluar k\u00ebt\u00eb num\u00ebr t\u00eb martesave t\u00eb hershme, Klubi i Vajzave funksionon si nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb sociale p\u00ebr vajzat t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb dhe t\u00eb edukohen n\u00eb aspekte jo-formale, p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb t\u00eb vet\u00ebdijshme p\u00ebr pasojat e martesave t\u00eb hershme dhe r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e pavar\u00ebsimit ekonomik.  <\/p>\n\n\n\n
\u201cDuke treguar histori dhe duke ju dh\u00ebn\u00eb k\u00ebtyre vajzave modele tjera t\u00eb grave dhe vajzave t\u00eb cilat me nj\u00eb shkollim m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, e kan\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb jet\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, q\u00eb mundohen t\u2019iu japin shembuj t\u00eb tjer\u00eb nga ato q\u00eb jan\u00eb m\u00ebsuar k\u00ebto vajza t\u2019i shohin zakonisht, nga grat\u00eb e familjeve t\u00eb tyre\u201d,  tregon Elza Luzha Bacaj- <\/strong>Koordinatore e vullnetar\u00ebve dhe p\u00ebr vizibilitet n\u00eb TIP.  <\/p>\n\n\n\n
Pjes\u00eb e aktiviteteve n\u00eb Klubin e Vajzave gjat\u00eb k\u00ebsaj iniciative ka qen\u00eb tregimi dhe ndarja  e p\u00ebrvojave t\u00eb vajzave t\u00eb k\u00ebtyre komuniteteve, apo tjera, aktiviste, gra t\u00eb suksesshme t\u00eb cilat duke i dh\u00ebn\u00eb prioritet shkollimit dhe pavar\u00ebsimit ekonomik, kan\u00eb ndikuar n\u00eb vajzat e k\u00ebtij klubi.  <\/p>\n\n\n\n
\u201cN\u00eb klubin e vajzave kemi pas\u00eb vajza dhe gra t\u00eb cilat kan\u00eb arrit\u00eb di\u00e7ka. Vajza edhe nga vet\u00eb komuniteti t\u00eb cilat kan\u00eb qen\u00eb rol model p\u00ebr vajzat pjes\u00ebmarr\u00ebse!, tha tutje.
Si rezultat i nism\u00ebs s\u00eb TIP, m\u00eb shum\u00eb se 100 vajza<\/strong> u nd\u00ebrgjegj\u00ebsuan p\u00ebr fenomenet e martesave t\u00eb hershme dhe traditat kulturore q\u00eb i shoq\u00ebrojn\u00eb ato. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hap i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr rritjen e vet\u00ebdijes dhe p\u00ebrmir\u00ebsimin e kushteve p\u00ebr vajzat nga komunitetet pakic\u00eb. <\/p>\n\n\n\n
Aktivitetet edukative-sh\u00ebndet\u00ebsore <\/strong> <\/p>\n\n\n\n
Me an\u00eb t\u00eb k\u00ebtij aktiviteti, grat\u00eb ne Fush\u00eb -Kosov\u00eb dhe n\u00eb Janjev\u00eb kan\u00eb marr\u00eb informata nga mamia e angazhuar nga TIP, p\u00ebr t\u2019i informuar m\u00eb mir\u00eb grat\u00eb rreth periudh\u00ebs s\u00eb shtatz\u00ebnis\u00eb, gjendjes psikologjike gjat\u00eb dhe pas saj, koh\u00ebn e depresionit post-natal, dhe k\u00ebshilla t\u00eb ndryshme p\u00ebr grat\u00eb n\u00eb baz\u00eb t\u00eb nevojave dhe p\u00ebrvoj\u00ebs s\u00eb tyre.  <\/p>\n\n\n\n
Koordinatorja e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, mamia Mirnije Gojnovci ka qen\u00eb e gatshme t\u2019iu p\u00ebrgjigjet shum\u00eb pyetjeve t\u00eb grave dhe t\u2019u jap\u00eb k\u00ebshilla edhe n\u00eb aspekte t\u00eb planifikimit familjar, vitamina dhe masa mbrojt\u00ebse kur ato kan\u00eb k\u00ebrkuar.
M\u00eb shum\u00eb se 110 gra<\/strong> dhe n\u00ebna jan\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb t\u00eb informuara gjat\u00eb fazave t\u00eb shtatz\u00ebnis\u00eb, duke p\u00ebrfshir\u00eb qasjen n\u00eb institucionet sh\u00ebndet\u00ebsore dhe sh\u00ebrbimet q\u00eb kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb marrin. Kjo ka ndihmuar n\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin e sh\u00ebndetit dhe mir\u00ebqenies s\u00eb tyre dhe t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb tyre.  <\/p>\n\n\n\n
Aktiviteti me pun\u00ebtor\u00ebt e rinj social\u00eb<\/strong> ka p\u00ebr q\u00ebllim q\u00eb vet\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb e komuniteteve pakic\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb t\u00eb cil\u00ebn munden. M\u00eb konkretisht, i inkurajon ata t\u00eb kuptojn\u00eb nevojat e komunitetit t\u00eb tyre dhe t\u00eb b\u00ebhen bart\u00ebs t\u00eb ndryshimeve pozitive brenda tij.  P\u00ebr k\u00ebto komunitete \u00ebsht\u00eb shum\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsohen denj\u00ebsisht n\u00eb institucione t\u00eb ndryshme dhe t\u00eb ken\u00eb persona nga vet\u00eb komuniteti i tyre, q\u00eb i din\u00eb dhe i njohin mir\u00eb nevojat e tyre.  <\/p>\n\n\n\n

M\u00eb shum\u00eb se 45 t\u00eb rinj<\/strong> u angazhuan n\u00eb m\u00ebnyra p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsim m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian n\u00eb institucione si Qendra p\u00ebr Pun\u00eb Sociale. Ky angazhim ka mund\u00ebsuar nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsim m\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm t\u00eb k\u00ebtyre grupeve n\u00eb proceset vendimmarr\u00ebse. <\/p>\n\n\n\n
Klasat e shkrim-leximit\/prind\u00ebrimit <\/strong> <\/p>\n\n\n\n
K\u00ebto klas\u00eb t\u00eb mbajtura p\u00ebr n\u00ebnat e lagjeve pran\u00eb t\u00eb cilave funksionojn\u00eb qendrat e TIP, n\u00eb Fush\u00eb-Kosov\u00eb dhe Janjev\u00eb, duke iu ofruar m\u00ebsime bazike n\u00eb shkrim, lexim dhe n\u00eb matematik\u00eb. P\u00ebr shkak se shum\u00eb gra nga komunitet e ndryshme q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb k\u00ebto vende jan\u00eb detyruar t\u00eb nd\u00ebrpresin m\u00ebsimin n\u00eb mosh\u00eb shum\u00eb t\u00eb re, ofrimi i k\u00ebtyre m\u00ebsimeve \u00ebsht\u00eb esencial p\u00ebr to, p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar dhe p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb n\u00eb gjendje t\u2019u ndihmojn\u00eb edhe vet\u00eb f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb tyre.
“Edhe n\u00ebnat p\u00ebrfitojn\u00eb, dhe f\u00ebmij\u00ebt gjithashtu. N\u00ebnat marrin pjes\u00eb n\u00eb or\u00ebt e prind\u00ebrimit, derisa f\u00ebmij\u00ebt jan\u00eb n\u00eb kopsht. Kjo ua leht\u00ebson jet\u00ebn duke i ndihmuar t\u00eb dalin nga rutina e p\u00ebrditshme e pun\u00ebve t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb dhe angazhimeve t\u00eb tjera\u201d, tregon  Elza Luzha Bacaj nga TIP.  <\/p>\n\n\n\n
Nd\u00ebr t\u00eb tjera ajo thot\u00eb \u201ce kemi pa q\u00eb mungesa e shkollimit te k\u00ebto komunitete, vjen edhe nga mungesa e nj\u00eb rutine, nj\u00eb p\u00ebrditshm\u00ebrie, me u zgju n\u00eb m\u00ebngjes me shku n\u00eb shkoll\u00eb edhe me ndejt gjat\u00eb krejt orarit. Kjo ka qen\u00eb edhe ideja qysh ka fillu kopshti n\u00eb TIP, me e m\u00ebsu f\u00ebmij\u00ebt n\u00eb mosh\u00ebn e hershme, nga mosha 3 vje\u00e7are, me ardh\u00eb n\u00eb kopsht, me pas\u00eb aktivitete t\u00eb ndryshme dhe me u p\u00ebrshtat\u00eb me sistemin q\u00eb i ndihmon me u p\u00ebrshtat\u00eb pastaj n\u00eb shkoll\u00eb\u201d, thot\u00eb ajo.
P\u00ebr k\u00ebto gra gjithashtu \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb aspekt t\u00eb cilin e kan\u00eb p\u00ebrmendur shpesh, si\u00e7 tregon Elza \u201cato nuk duan q\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e tyre t\u00eb p\u00ebrfundojn\u00eb nj\u00ebsoj, si ato\u201d.  <\/p>\n\n\n\n
Nga nisma e TIP, m\u00eb shum\u00eb se 75 gra j<\/strong>an\u00eb certifikuar n\u00eb aft\u00ebsit\u00eb e shkrim-leximit dhe num\u00ebrimit, duke p\u00ebrmir\u00ebsuar mund\u00ebsit\u00eb e tyre p\u00ebr integrim dhe p\u00ebr t\u00eb pasur mund\u00ebsi m\u00eb t\u00eb mira ekonomike.
Me an\u00eb t\u00eb aktivitetit t\u00eb mini-projekteve,<\/strong> t\u00eb rinjt\u00eb e t\u00eb rejat nga komunitetet e Fush\u00eb-Kosov\u00ebs dhe t\u00eb Janjev\u00ebs kan\u00eb pasur mund\u00ebsi t\u00eb ndihmojn\u00eb komunitetet e tyre duke marr\u00eb iniciativ\u00eb p\u00ebr nevojat t\u00eb cilat i kan\u00eb par\u00eb si m\u00eb evidente.  <\/p>\n\n\n\n
\u201cKlubi i Vajzave n\u00eb Fush\u00eb-Kosov\u00eb n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn nga takimet kan\u00eb treguar se sa v\u00ebshtir\u00eb e kan\u00eb q\u00eb \u00e7do muaj t\u00eb sigurojn\u00eb t\u00eb holla p\u00ebr peceta higjienike dhe k\u00ebshtu ka lindur ideja e tyre q\u00eb t\u2018i ndihmojn\u00eb grat\u00eb e vajzat n\u00eb lagjen e tyre me peceta higjienike dhe t\u2019ua leht\u00ebsojn\u00eb barr\u00ebn sadopak t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb muaj\u201d,tregon Elza Luzha-Bacaj. K\u00ebto sfida dhe p\u00ebrjetimi i t\u00eb rinjve duke shkuar n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e lagjes, ka ndikuar n\u00eb k\u00ebta t\u00eb rinj e t\u00eb reja, p\u00ebr t\u00eb par\u00eb gjendjen n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn jetojn\u00eb edhe njer\u00ebzit e tjer\u00eb n\u00eb lagje.  <\/p>\n\n\n\n

T\u00eb rinjt\u00eb n\u00eb Janjev\u00eb i kan\u00eb identifikuar disa familje me kushte m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda ekonomike, ku kan\u00eb d\u00ebrguar pako me ushqime esenciale dhe ila\u00e7e, k\u00ebto kan\u00eb qen\u00eb familje t\u00eb cilat kan\u00eb f\u00ebmij\u00eb me probleme sh\u00ebndet\u00ebsore.  <\/p>\n\n\n\n
Si rezultat n\u00eb fund t\u00eb k\u00ebsaj inicative nga TIP, \u00ebsht\u00eb publikuar nj\u00eb p\u00ebrmbledhje e politikave bazuar n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e hulumtimit, me rekomandime t\u00eb drejtuara p\u00ebr institucionet p\u00ebrkat\u00ebse, duke kontribuar n\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin e qasjes dhe sh\u00ebrbimeve p\u00ebr grat\u00eb dhe komunitetet pakic\u00eb. <\/p>\n\n\n\n
Iniciativa e TIP ka kontribuar n\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin e t\u00eb drejtave t\u00eb grave n\u00eb kujdesin sh\u00ebndet\u00ebsor p\u00ebrmes avokimit dhe ofrimit t\u00eb informacioneve q\u00eb ndihmojn\u00eb n\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsimin e komunitetit. TIP e sheh q\u00eb ndikimi n\u00eb k\u00ebto komunitete \u00ebsht\u00eb gradual dhe duhet nj\u00eb koh\u00eb m\u00eb e gjat\u00eb p\u00ebr t\u2019u par\u00eb, mir\u00ebpo puna e tyre dhe angazhimi i vazhduesh\u00ebm me p\u00ebrkushtim, shihet n\u00eb secil\u00ebn pik\u00eb.  <\/p>\n\n\n\n
Kjo nism\u00eb u mb\u00ebshtetet nga Fondi i Grave t\u00eb Kosov\u00ebs me nj\u00eb grant prej \u20ac 9,998.00, financuar nga EU COVID.  <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"
The Ideas Partnership (TIP), e themeluar n\u00eb vitin 2009, punon me p\u00ebrkushtim p\u00ebr avancimin e edukimit, rritjen e vet\u00ebdijes, sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb dhe mbrojtjen e mjedisit, duke u fokusuar kryesisht n\u00eb komunitetet pakic\u00eb.  Nga korriku i vitit 2023 e deri n\u00eb janar t\u00eb 2024-t\u00ebs, TIP ka zhvilluar iniciativ\u00ebn \u201cFuqizimi i grave dhe t\u00eb rinjve rom, ashkali dhe […]<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":3364415,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_FSMCFIC_featured_image_caption":"","_FSMCFIC_featured_image_nocaption":"","_FSMCFIC_featured_image_hide":"","footnotes":""},"categories":[58],"tags":[],"class_list":["post-3364364","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"acf":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3364364","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3364364"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3364364\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3364418,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3364364\/revisions\/3364418"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/3364415"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3364364"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3364364"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3364364"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}