{"id":3365634,"date":"2025-08-15T14:03:32","date_gmt":"2025-08-15T14:03:32","guid":{"rendered":"https:\/\/womensnetwork.org\/?p=3365634"},"modified":"2025-08-15T14:03:33","modified_gmt":"2025-08-15T14:03:33","slug":"nderlidhja-e-artit-arkivave-dhe-aktivizmit-praktika-e-lucias-ne-rrgk","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/nderlidhja-e-artit-arkivave-dhe-aktivizmit-praktika-e-lucias-ne-rrgk\/","title":{"rendered":"Nd\u00ebrlidhja e artit, arkivave dhe aktivizmit: praktika e Lucias n\u00eb RrGK"},"content":{"rendered":"\n<p>Lucia Caputo u rrit n\u00eb nj\u00eb familje ku vlerat si kujdesi p\u00ebr \u201ct\u00eb gjith\u00eb dhe gjithsecilin\u201d ishin n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb saj. Q\u00eb n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb re, ajo u ekspozua ndaj bisedave p\u00ebr t\u00eb drejtat e grave, barazin\u00eb gjinore dhe t\u00eb drejtat e LGBTIQ+ dhe ideve p\u00ebr t\u2019i pranuar njer\u00ebzit ashtu si\u00e7 jan\u00eb. Me kalimin e koh\u00ebs, kur ajo u b\u00eb m\u00eb e pjekur, Lucia e kuptoi se k\u00ebto nuk ishin vet\u00ebm vlera personale, por edhe fusha t\u00eb interesimit akademik ku ajo mund t\u2019i zhvillonte k\u00ebrkimet e saj. Kjo b\u00ebri q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrthurte studimet e saj primare mbi Historin\u00eb e Artit me studimet shtes\u00eb lidhur me \u00c7\u00ebshtjet Gjinore, Grat\u00eb dhe Seksualitetin n\u00eb Kolegjin Carleton n\u00eb Minnesota t\u00eb SHBA-ve. \u201cK\u00ebto dy fusha kan\u00eb shum\u00eb pika t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta, ve\u00e7an\u00ebrisht kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr artin bashk\u00ebkohor\u201d, shpjegon ajo. Si pjes\u00eb e studimeve t\u00eb saj, Lucia s\u00eb fundi p\u00ebrfundoi nj\u00eb pun\u00eb praktike n\u00eb Rrjetin e Grave t\u00eb Kosov\u00ebs (RrGK), e mund\u00ebsuar p\u00ebrmes \u201cIsla Internships\u201d. Kjo i ka ndihmuar asaj t\u00eb thelloj\u00eb njohurit\u00eb p\u00ebr barazin\u00eb gjinore si dhe i ka mund\u00ebsuar ta zbatoj\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebn akademike dhe p\u00ebrvoj\u00ebn e saj t\u00eb pun\u00ebs n\u00eb nj\u00eb mjedis real, duke punuar p\u00ebrkrah aktivisteve q\u00eb po form\u00ebsojn\u00eb politika t\u00eb reja dhe po nxisin ndryshime.<\/p>\n\n\n\n<p>Lucia p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb d\u00ebgjoi p\u00ebr \u201cIsla Internships\u201d gjat\u00eb nj\u00eb sesioni informues n\u00eb shkoll\u00ebn e saj. Ajo gjithashtu njihte dik\u00eb q\u00eb kishte kryer praktik\u00ebn n\u00eb Kosov\u00eb vitin e kaluar. Pas kontaktit me ekipin e Isla-s, interesimet e saj u \u201cp\u00ebrputh\u00ebn\u201d me pun\u00ebn e RrGK-n\u00eb, q\u00eb ve\u00e7ohej p\u00ebr ofrimin e mund\u00ebsive m\u00eb premtuese dhe m\u00eb interesante.<\/p>\n\n\n\n<p>Lucia mb\u00ebrriti n\u00eb Kosov\u00eb tet\u00eb jav\u00eb m\u00eb par\u00eb, vet\u00ebm pak koh\u00eb pasi kishte p\u00ebrfunduar <a href=\"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/arti-aktivizmi-dhe-sherimi-lulezojne-ne-femart-2025\/\">Festivali FemArt<\/a>, nj\u00eb ngjarje q\u00eb do t\u00eb kishte dashur shum\u00eb ta ndiqte, duke pasur parasysh sfondin e saj akademik. Edhe pse kjo ishte vizita e saj e par\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, p\u00ebrshtatja ishte e leht\u00eb. Duke qen\u00eb bij\u00eb e nj\u00eb n\u00ebne franceze, ajo ka kaluar shum\u00eb koh\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb dhe i sheh ngjashm\u00ebrit\u00eb kulturore. Lucia ka shijuar shum\u00eb aspekte t\u00eb jet\u00ebs n\u00eb Prishtin\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb kultur\u00ebn e kafes\u00eb, q\u00eb i p\u00ebrshtatet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrkryer nj\u00ebrit prej hobeve t\u00eb saj t\u00eb preferuara: \u201cv\u00ebzhgimi i njer\u00ebzve\u201d nga nj\u00eb prej shum\u00eb kafeneve t\u00eb Prishtin\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Lucia ka nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb mjediset muzeale dhe arkivore. Ajo punon n\u00eb koleksionet e muzeut t\u00eb kampusit universitar ku ajo studion dhe ka realizuar projekte gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse t\u00eb katalogimit dhe organizimit, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe projekte arkivore p\u00ebr biznese t\u00eb vogla, madje edhe p\u00ebr nj\u00eb ordinanc\u00eb stomatologjike. Puna e saj praktike n\u00eb RrGK \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtetur gjer\u00ebsisht n\u00eb k\u00ebto aft\u00ebsi. Lucia ka ndihmuar n\u00eb riorganizimin dhe renditjen alfabetike t\u00eb arkivave, baz\u00ebs s\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave online dhe bibliotek\u00ebs s\u00eb RrGK-s\u00eb, duke p\u00ebrmir\u00ebsuar qasjen p\u00ebr stafin dhe vizitor\u00ebt. E pyetur se nga vjen dashuria e saj p\u00ebr arkivimin, ajo qesh dhe thot\u00eb: \u201cBesoj se thjesht jam nj\u00eb person shum\u00eb i organizuar, \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb m\u00eb qet\u00ebson. M\u00eb p\u00eblqen puna kur je p\u00ebrball\u00eb publikut dhe nd\u00ebrvepron me njer\u00ebzit, por m\u00eb p\u00eblqen edhe organizimi dhe arkivimi, sepse \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pun\u00eb individuale ku i kushton koh\u00ebn t\u00ebnde\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb projekt tjet\u00ebr n\u00eb t\u00eb cilin Lucia ka punuar gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb saj n\u00eb RrGK \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rr\u00ebfim p\u00ebr <a href=\"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/nga-heshtja-ne-ze-si-grante-te-vogla-i-dhane-fuqi-mijera-grave-ne-kosove\/\">Fondin e Grave t\u00eb Kosov\u00ebs<\/a>, duke reflektuar mbi ndikimin e tij q\u00eb nga viti 2012, ve\u00e7an\u00ebrisht tani q\u00eb RrGK \u00ebsht\u00eb detyruar ta pezulloj\u00eb Fondin p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb q\u00eb nga themelimi. Puna n\u00eb k\u00ebt\u00eb studim i m\u00ebsoi asaj shum\u00eb mbi procesin e shkrimit dhe redaktimit: \u201cSi studente, kur shkruan ese apo punime, ka nj\u00eb proces redaktimi, por me nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb kufizuar njer\u00ebzish. P\u00ebr mua ishte shum\u00eb interesante ta shoh se si rr\u00ebfimi \u2018kalon\u2019 te shum\u00eb njer\u00ebz, ve\u00e7an\u00ebrisht kur \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrkthehet n\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb tjera. M\u00eb par\u00eb, nuk kisha pasur nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb t\u00eb till\u00eb\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Duke reflektuar mbi \u00e7\u00ebshtjet gjinore dhe shoq\u00ebrore, Lucia v\u00ebren se si Kosova, ashtu edhe SHBA-t\u00eb kan\u00eb role dhe norma t\u00eb forta gjinore. Nj\u00eb ndryshim pozitiv q\u00eb e v\u00ebren n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekja e dukshme p\u00ebr t\u2019i adresuar k\u00ebto sfida, sidomos aktivizmi brenda shoq\u00ebris\u00eb civile: \u201cK\u00ebtu, njer\u00ebzit me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb po nd\u00ebrmarrin nisma\u201d. Nd\u00ebrsa shoq\u00ebria civile \u00ebsht\u00eb aktive edhe n\u00eb SHBA, ve\u00e7an\u00ebrisht organizatat jofitimprur\u00ebse n\u00eb shtetin e saj t\u00eb lindjes, n\u00eb Kaliforni, ato kryesisht fokusohen n\u00eb \u201cmbushjen e boshll\u00ebqeve\u201d t\u00eb sh\u00ebrbimeve shtet\u00ebrore. Duke e krahasuar me atje, Lucia ndien se n\u00eb Kosov\u00eb, OJQ-t\u00eb si RrGK-ja luajn\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm edhe n\u00eb nivel t\u00eb politikave t\u00eb k\u00ebsaj fushe.<\/p>\n\n\n\n<p>Duke iu kthyer pun\u00ebs s\u00eb saj praktike, Lucia thot\u00eb se e ka shijuar shum\u00eb koh\u00ebn n\u00eb RrGK, ashtu si edhe n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Kosov\u00ebn. Pozita gjeografike e vendit e ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb leht\u00eb udh\u00ebtimin e saj gjat\u00eb fundjavave, dhe tashm\u00eb Lucia ka vizituar Prizrenin, t\u00eb cilin e konsideron nj\u00eb qytet shum\u00eb t\u00eb bukur, si dhe Shqip\u00ebrin\u00eb fqinje, Maqedonin\u00eb e Veriut dhe s\u00eb fundmi edhe Greqin\u00eb. Duke biseduar me praktikant\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb Isla-s, ajo vuri re se disa mendonin se puna e tyre po ecte ngadal\u00eb ose se nuk kishin shum\u00eb angazhime. Lucia p\u00ebr vete thot\u00eb se ka nj\u00eb p\u00ebrshtypje krejt tjet\u00ebr. Ajo shprehet se e ndjen q\u00eb n\u00eb RrGK gjithmon\u00eb ka gjall\u00ebri dhe gjithmon\u00eb ka pun\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb, gj\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb pozitive: \u201cBarazia gjinore nuk \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb thjesht ngadal\u00ebsohet gjat\u00eb ver\u00ebs,\u201d thot\u00eb ajo me nj\u00eb buz\u00ebqeshje.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb dit\u00ebn e saj t\u00eb fundit n\u00eb RrGK, Lucia reflekton mbi p\u00ebrvoj\u00ebn e fituar nga nj\u00eb organizat\u00eb q\u00eb punon me baz\u00ebn e saj, si edhe perspektiv\u00ebn e fituar nga puna jasht\u00eb vendit. Ajo \u00ebsht\u00eb e bindur se k\u00ebto p\u00ebrvoja do t\u2019i sh\u00ebrbejn\u00eb karrier\u00ebs s\u00eb saj n\u00eb t\u00eb ardhmen. Ajo largohet me nj\u00eb zotim edhe m\u00eb t\u00eb fort\u00eb p\u00ebr t\u00eb avancuar barazin\u00eb gjinore kudo q\u00eb shkon.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00ebse d\u00ebshironi t\u00eb kontribuoni n\u00eb pun\u00ebn e RrGK-s\u00eb, ne gjithmon\u00eb kemi nevoj\u00eb dhe mir\u00ebpresim vullnetare dhe vullnetar\u00eb me prejardhje, p\u00ebrvoja dhe vendndodhje t\u00eb ndryshme. P\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar m\u00eb shum\u00eb rreth Programit ton\u00eb t\u00eb Vullnetar\u00ebve, na kontaktoni n\u00eb <a href=\"mailto:info@womensnetwork.org\">info@womensnetwork.org<\/a>.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Lucia Caputo u rrit n\u00eb nj\u00eb familje ku vlerat si kujdesi p\u00ebr \u201ct\u00eb gjith\u00eb dhe gjithsecilin\u201d ishin n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb saj. Q\u00eb n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb re, ajo u ekspozua ndaj bisedave p\u00ebr t\u00eb drejtat e grave, barazin\u00eb gjinore dhe t\u00eb drejtat e LGBTIQ+ dhe ideve p\u00ebr t\u2019i pranuar njer\u00ebzit ashtu si\u00e7 jan\u00eb. Me kalimin e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":3365631,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_FSMCFIC_featured_image_caption":"","_FSMCFIC_featured_image_nocaption":"","_FSMCFIC_featured_image_hide":"","footnotes":""},"categories":[58],"tags":[],"class_list":["post-3365634","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"acf":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3365634","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3365634"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3365634\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3365635,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3365634\/revisions\/3365635"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/3365631"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3365634"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3365634"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3365634"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}