{"id":3366534,"date":"2025-09-23T13:48:14","date_gmt":"2025-09-23T13:48:14","guid":{"rendered":"https:\/\/womensnetwork.org\/?p=3366534"},"modified":"2025-09-23T13:48:14","modified_gmt":"2025-09-23T13:48:14","slug":"shendeti-mbi-te-gjitha-mbeshtetja-e-kwf-nxit-avokimin-e-qendrueshem-per-te-drejtat-e-grave-ne-lipjan","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/shendeti-mbi-te-gjitha-mbeshtetja-e-kwf-nxit-avokimin-e-qendrueshem-per-te-drejtat-e-grave-ne-lipjan\/","title":{"rendered":"Sh\u00ebndeti mbi t\u00eb gjitha: Mb\u00ebshtetja e KWF nxit avokimin e q\u00ebndruesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb drejtat e grave n\u00eb Lipjan"},"content":{"rendered":"\n<p>Qasja n\u00eb informacione t\u00eb sakta rreth sh\u00ebndetit riprodhues dhe kujdesit p\u00ebr n\u00ebnat ende nuk \u00ebsht\u00eb e garantuar p\u00ebr shum\u00eb gra dhe vajza n\u00eb Kosov\u00eb. N\u00eb zonat rurale, tema si planifikimi familjar, am\u00ebsia e sigurt dhe se ku t\u00eb k\u00ebrkohet ndihm\u00eb n\u00eb rast abuzimi rrall\u00eb diskutohen n\u00eb hap\u00ebsirat publike dhe mungojn\u00eb nga programet m\u00ebsimore n\u00eb shkolla. Mungesa e informacionit t\u00eb qart\u00eb e t\u00eb kuptuesh\u00ebm, e kombinuar me procedura institucionale q\u00eb shpesh jan\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira p\u00ebr t\u2019u ndjekur, mund t\u2019i l\u00ebr\u00eb grat\u00eb pa vet\u00ebbesim apo mjete t\u00eb nevojshme p\u00ebr t\u00eb vepruar kur t\u00eb drejtat e tyre shkelen.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb komun\u00ebn e Lipjanit, Shoqata Rinore p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut (YAHR) vendosi t\u00eb adresoj\u00eb k\u00ebt\u00eb problematik\u00eb duke krijuar hap\u00ebsira ku grat\u00eb mund t\u00eb flasin hapur p\u00ebr sh\u00ebndetin e tyre, t\u00eb kuptojn\u00eb t\u00eb drejtat q\u00eb kan\u00eb dhe t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb si t\u00eb marrin mb\u00ebshtetje nga institucionet, duke u mb\u00ebshtetur n\u00eb bindjen se vet\u00eb grat\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb forca m\u00eb e fuqishme e ndryshimit n\u00eb komunitetet e tyre.<\/p>\n\n\n\n<h4 class=\"wp-block-heading\">Vendosja e Bazave p\u00ebrmes Dialogut dhe Angazhimit n\u00eb Komunitet<\/h4>\n\n\n\n<p>Hapi i par\u00eb ishte t\u00eb d\u00ebgjojn\u00eb nevojat e grave. N\u00eb korrik t\u00eb vitit 2023, YAHR u takua me udh\u00ebheq\u00ebs lokal\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb zyrtarin komunal p\u00ebr barazi gjinore Hasan Luma, an\u00ebtar\u00eb t\u00eb kuvendit komunal dhe Hyre Bytyqin, e cila udh\u00ebheq nj\u00eb grup joformal grash n\u00eb Lipjan. S\u00eb bashku, ata identifikuan sfidat m\u00eb t\u00eb ngutshme me t\u00eb cilat p\u00ebrballeshin grat\u00eb dhe shqyrtuan m\u00ebnyrat p\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebpunuar. K\u00ebto biseda vendos\u00ebn bazat p\u00ebr bashk\u00ebpunim, i cili m\u00eb von\u00eb gjat\u00eb vitit u formalizua me dy memorandume mir\u00ebkuptimi.<\/p>\n\n\n\n<p>Nga aty, YAHR mblodhi 20 persona nga zonat urbane dhe rurale t\u00eb Lipjanit, kryesisht gra, por edhe disa burra, p\u00ebr nj\u00eb pun\u00ebtori tre-ditore n\u00eb Rugov\u00eb. E udh\u00ebhequr nga ekspertja mjek\u00ebsore dr. Egzona Bytyqi, trajnimi mbuloi sh\u00ebndetin riprodhues, am\u00ebsin\u00eb e sigurt, qasjen n\u00eb kujdes sh\u00ebndet\u00ebsor cil\u00ebsor dhe hapat q\u00eb duhen nd\u00ebrmarr\u00eb kur t\u00eb drejtat shkelen. Pjes\u00ebmarr\u00ebsit m\u00ebsuan si t\u00eb dokumentojn\u00eb keqtrajtimin dhe t\u00eb paraqesin ankesa zyrtare, si dhe diskutuan pengesat me t\u00eb cilat p\u00ebrballen grat\u00eb p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb. Dr. Egzona Bytyqi udh\u00ebhoqi k\u00ebto seanca duke ofruar udh\u00ebzime praktike p\u00ebr navigimin e sistemit sh\u00ebndet\u00ebsor dhe shpjegoi hapat p\u00ebr raportimin e shkeljeve, duke inkurajuar pjes\u00ebmarr\u00ebsit t\u00eb ndajn\u00eb p\u00ebrvojat dhe pyetjet e tyre.<\/p>\n\n\n\n<p>Pun\u00ebtoria u realizua jo vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb informuar, por p\u00ebr t\u2019i p\u00ebrgatitur pjes\u00ebmarr\u00ebsit t\u00eb ndajn\u00eb njohurit\u00eb e tyre. T\u00eb ndar\u00eb n\u00eb kat\u00ebr grupe t\u00eb vogla, ata zgjodh\u00ebn fshatrat ku do t\u00eb mbanin sesione pasuese: Smallush\u00eb, Janjev\u00eb, Babush\u00eb i Muhaxher\u00ebve dhe Qylag\u00eb. N\u00eb muajt n\u00eb vijim, ata u kthyen n\u00eb vendlindjet e tyre dhe nis\u00ebn t\u00eb mblidhnin grat\u00eb n\u00eb komunitetet lokale. N\u00eb Smallush\u00eb, nj\u00eb duzin\u00eb grash diskutuan sh\u00ebndetin am\u00ebsor dhe r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e kontrolleve t\u00eb rregullta, duke ndar\u00eb histori personale rreth shtatz\u00ebnis\u00eb dhe procesit t\u00eb pasindjes. N\u00eb Babush\u00eb t\u00eb Muhaxher\u00ebve, nj\u00eb grup m\u00eb i vog\u00ebl foli p\u00ebr lidhjen mes zakoneve t\u00eb p\u00ebrditshme dhe mir\u00ebqenies afatgjate, nd\u00ebrsa n\u00eb Qylag\u00eb mbi dyzet gra u mblodh\u00ebn p\u00ebr t\u00eb folur p\u00ebr pengesat q\u00eb hasin n\u00eb qasjen n\u00eb sh\u00ebrbime sh\u00ebndet\u00ebsore dhe se si mund t\u00eb ndihmojn\u00eb nj\u00ebra-tjetr\u00ebn p\u00ebr t\u2019i kap\u00ebrcyer ato.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb Janjev\u00eb, gjasht\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb gra u ul\u00ebn me Dr. Bytyqin, duke b\u00ebr\u00eb pyetje rreth sh\u00ebndetit riprodhues dhe duke m\u00ebsuar ku t\u00eb raportojn\u00eb rastet e abuzimit. Disa prej grave treguan se m\u00eb her\u00ebt kishin besuar se ndihm\u00eb nga komuna mund t\u00eb merrje vet\u00ebm n\u00ebse njihje dik\u00eb brenda saj. Pas takimit, ato kuptuan se ka persona t\u00eb caktuar, detyra e t\u00eb cil\u00ebve \u00ebsht\u00eb t\u00eb d\u00ebgjojn\u00eb grat\u00eb, dhe tani din\u00eb ku t\u2019i gjejn\u00eb. \u201cEdukimi p\u00ebr sh\u00ebndetin riprodhues dhe sh\u00ebndetin e n\u00ebnave \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tem\u00eb e cila rrall\u00eb her\u00eb diskutohet n\u00eb vendin ton\u00eb. Si tema shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme jan\u00eb edhe sh\u00ebndeti i grave gjat\u00eb shtatz\u00ebnis\u00eb, lindjes s\u00eb f\u00ebmij\u00ebve dhe periudh\u00ebs pas lindjes\u201d- tha Fatbardha Hajdari, koordinatore n\u00eb YAHR. \u201cT\u00eb gjitha k\u00ebto nuk jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshira n\u00eb kurrikula shkollore, andaj lind nevoja e plot\u00ebsimit t\u00eb k\u00ebsaj zbraz\u00ebtire.\u201d<\/p>\n\n\n\n<h4 class=\"wp-block-heading\">Zgjerimi i Bashk\u00ebpunimit: Nd\u00ebrlidhja e Komuniteteve dhe Institucioneve<\/h4>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrsa k\u00ebto takime n\u00eb fshatra po zhvilloheshin, YAHR punoi p\u00ebr t\u00eb forcuar lidhjen mes komuniteteve dhe institucioneve. N\u00eb n\u00ebntor, ata mblodh\u00ebn zyrtar\u00eb komunal\u00eb, oficer\u00eb policie, an\u00ebtar\u00eb t\u00eb kuvendit dhe p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile n\u00eb nj\u00eb tryez\u00eb t\u00eb rrumbullak\u00ebt p\u00ebr dhun\u00ebn dhe abuzimin ndaj grave. Diskutimi nxori ide konkrete: krijimin e nj\u00eb fondi emergjent p\u00ebr t\u00eb mbijetuarat, ndarjen e banesave komunale p\u00ebr strehim t\u00eb p\u00ebrkohsh\u00ebm dhe partneritet me biznese p\u00ebr t\u00eb krijuar mund\u00ebsi pun\u00ebsimi p\u00ebr grat\u00eb e prekura nga dhuna. K\u00ebto propozime pasqyruan shqet\u00ebsimet q\u00eb grat\u00eb kishin shprehur n\u00eb takimet e tyre n\u00eb fshatra, duke siguruar q\u00eb planet institucionale t\u00eb mb\u00ebshteteshin n\u00eb realitetin e jet\u00ebs s\u00eb p\u00ebrditshme.<\/p>\n\n\n\n<p>Kjo nism\u00eb arriti t\u00eb ndikoj edhe tek njer\u00ebz t\u00eb tjer\u00eb, p\u00ebrtej atyre q\u00eb mor\u00ebn pjes\u00eb fizikisht. P\u00ebrmes nj\u00eb fushate t\u00eb synuar n\u00eb rrjete sociale, YAHR shp\u00ebrndau postera edukativ\u00eb mbi barazin\u00eb gjinore, kancerin e gjirit dhe r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e raportimit t\u00eb dhun\u00ebs me baz\u00eb gjinore, si dhe njoftime p\u00ebr takimet n\u00eb fshatra. Edhe pse nisi me nj\u00eb num\u00ebr shum\u00eb t\u00eb vog\u00ebl, shtrirja e fushat\u00ebs pati nj\u00eb rrite t\u00eb shpejt\u00eb. Qysh n\u00eb fillim fushata arriti t\u00eb ket\u00eb shtrirje tek mbi dyqind ndjek\u00ebs, e k\u00ebshtu vazhdoi deri n\u00eb fund tek m\u00eb shum\u00eb se dhjet\u00eb mij\u00eb njer\u00ebz, duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb shum\u00eb gra ta hasnin k\u00ebt\u00eb informacion p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb telefonat e tyre.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb p\u00ebrmbyllje t\u00eb nism\u00ebs s\u00eb YAHR, mbi nj\u00ebqind gra kishin marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb sesione nd\u00ebrgjegj\u00ebsimi, dhe nj\u00ebzet an\u00ebtar\u00eb t\u00eb komunitetit ishin trajnuar p\u00ebr t\u00eb udh\u00ebhequr diskutimet e ardhshme. Grat\u00eb q\u00eb mor\u00ebn pjes\u00eb u larguan jo vet\u00ebm me dije t\u00eb reja, por edhe me nj\u00eb ndjenj\u00eb m\u00eb t\u00eb qart\u00eb t\u00eb fuqis\u00eb s\u00eb tyre. Nj\u00ebra nga fasilitatoret tregoi se e nisi procesin si nj\u00eb nx\u00ebn\u00ebse, por u rrit n\u00eb nj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebse. Sot, grat\u00eb e tjera n\u00eb fshatin e saj i drejtohen asaj p\u00ebr udh\u00ebzim dhe mb\u00ebshtetje.<\/p>\n\n\n\n<h4 class=\"wp-block-heading\">Nga t\u00eb M\u00ebsuarit te Marr\u00ebdh\u00ebniet e Q\u00ebndrueshme<\/h4>\n\n\n\n<p>Memorandumet e Mir\u00ebkuptimit krijuan nj\u00eb korniz\u00eb p\u00ebr bashk\u00ebpunim t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm dhe t\u00eb vazhduesh\u00ebm midis grupeve lokale t\u00eb grave dhe institucioneve komunale. Pas p\u00ebrfundimit t\u00eb projektit, YAHR vazhdoi p\u00ebrpjekjet p\u00ebr avokim dhe lobim me kryetarin e komun\u00ebs dhe zyrtar\u00ebt komunal\u00eb. Me 29 mars 2024, gjat\u00eb mbledhjes s\u00eb 28-t\u00eb t\u00eb Kuvendit Komunal t\u00eb Lipjanit, u miratua Plani Lokal i Veprimit p\u00ebr Barazi Gjinore p\u00ebr periudh\u00ebn 2024\u20132026, pas nj\u00eb procesi n\u00eb t\u00eb cilin YAHR luajti nj\u00eb rol aktiv p\u00ebrmes avokimit t\u00eb synuar. Vet\u00ebm disa jav\u00eb m\u00eb von\u00eb, me 8 maj, Kuvendi Komunal miratoi Planin e Veprimit p\u00ebr Mbrojtje nga Dhuna n\u00eb Familje dhe Dhuna ndaj Grave p\u00ebr periudh\u00ebn 2024\u20132026. YAHR mb\u00ebshteti hartimin e atij plani n\u00eb bashk\u00ebpunim t\u00eb ngusht\u00eb me Qendr\u00ebn p\u00ebr Pun\u00eb Sociale. N\u00eb mbledhjen e 31-t\u00eb t\u00eb Kuvendit Komunal, t\u00eb mbajtur me 28 qershor 2024, u ndan\u00eb fonde p\u00ebr Qendr\u00ebn p\u00ebr Mbrojtjen e Grave dhe F\u00ebmij\u00ebve, strehimoren locale, p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur viktimat e dhun\u00ebs n\u00eb familje dhe dhun\u00ebs me baz\u00eb gjinore, n\u00eb p\u00ebrputhje me rekomandimet e ngritura gjat\u00eb tryez\u00ebs s\u00eb n\u00ebntorit.<\/p>\n\n\n\n<p>Nisma e YAHR tregon se si nj\u00eb projekt i vet\u00ebm mund t\u00eb nxis\u00eb ndryshim afatgjat\u00eb, duke fuqizuar grat\u00eb me dije, vet\u00ebbesim dhe lidhje institucionale, si dhe duke hapur rrug\u00ebn p\u00ebr avokim t\u00eb vazhduesh\u00ebm dhe ndikim afatgjat\u00eb n\u00eb komunitet.<\/p>\n\n\n\n<p>Nisma e YAHR \u201cSh\u00ebndeti mbi t\u00eb gjitha!\u201d u realizua me mb\u00ebshtetjen e Fondit t\u00eb Grave t\u00eb Kosov\u00ebs (FGK), i Rrjetit t\u00eb Grave t\u00eb Kosov\u00ebs (RrGK), financuar nga Agjencia Austriake p\u00ebr Zhvillim (ADA) dhe bashk\u00ebfinancuar nga Agjencia Suedeze p\u00ebr Bashk\u00ebpunim dhe Zhvillim Nd\u00ebrkomb\u00ebtar (Sida), n\u00eb shum\u00ebn prej 5,000\u20ac, nga korriku 2023 deri n\u00eb janar t\u00eb vitit 2024. Nisma kontribuoi drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb Programin e RrGK \u201c<a href=\"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/programet\/right-to-health\/\">E drejta p\u00ebr sh\u00ebndet<\/a>\u201d, duke siguruar q\u00eb grat\u00eb dhe vajzat t\u00eb jen\u00eb m\u00eb t\u00eb vet\u00ebdijshme p\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn e tyre p\u00ebr kujdes sh\u00ebndet\u00ebsor dhe si ta ken\u00eb at\u00eb n\u00eb dispozicion.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Qasja n\u00eb informacione t\u00eb sakta rreth sh\u00ebndetit riprodhues dhe kujdesit p\u00ebr n\u00ebnat ende nuk \u00ebsht\u00eb e garantuar p\u00ebr shum\u00eb gra dhe vajza n\u00eb Kosov\u00eb. N\u00eb zonat rurale, tema si planifikimi familjar, am\u00ebsia e sigurt dhe se ku t\u00eb k\u00ebrkohet ndihm\u00eb n\u00eb rast abuzimi rrall\u00eb diskutohen n\u00eb hap\u00ebsirat publike dhe mungojn\u00eb nga programet m\u00ebsimore n\u00eb shkolla. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":3366535,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_FSMCFIC_featured_image_caption":"","_FSMCFIC_featured_image_nocaption":"","_FSMCFIC_featured_image_hide":"","footnotes":""},"categories":[58],"tags":[],"class_list":["post-3366534","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"acf":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3366534","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3366534"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3366534\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3366538,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3366534\/revisions\/3366538"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/3366535"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3366534"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3366534"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3366534"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}