{"id":3366597,"date":"2025-09-29T13:33:56","date_gmt":"2025-09-29T13:33:56","guid":{"rendered":"https:\/\/womensnetwork.org\/?p=3366597"},"modified":"2025-09-29T13:33:57","modified_gmt":"2025-09-29T13:33:57","slug":"ekw-mbeshtet-sherbimet-shendetesore-per-komunitetet-e-margjinalizuara-ne-fushe-kosove","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/ekw-mbeshtet-sherbimet-shendetesore-per-komunitetet-e-margjinalizuara-ne-fushe-kosove\/","title":{"rendered":"EKW mb\u00ebshtet sh\u00ebrbimet sh\u00ebndet\u00ebsore p\u00ebr komunitetet e margjinalizuara n\u00eb Fush\u00eb Kosov\u00eb"},"content":{"rendered":"\n<p>N\u00eb komun\u00ebn e Fush\u00eb Kosov\u00ebs, komunitetet e margjinalizuara p\u00ebrballen me barriera strukturore dhe institucionale q\u00eb kufizojn\u00eb r\u00ebnd\u00eb qasjen e tyre n\u00eb t\u00eb drejtat themelore, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb kujdesin sh\u00ebndet\u00ebsor cil\u00ebsor. Grat\u00eb dhe vajzat jan\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb prekura. Pavar\u00ebsisht mbrojtjes kushtetuese dhe ligjore, ato shpesh p\u00ebrballen me diskriminim dhe trajtim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm n\u00eb sh\u00ebrbimet sh\u00ebndet\u00ebsore publike p\u00ebr shkak t\u00eb etnis\u00eb dhe gjinis\u00eb. V\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb socio-ekonomike dhe niveli i ul\u00ebt i arsimit formal mund t\u00eb kufizojn\u00eb m\u00eb tej kuptimin e tyre p\u00ebr t\u00eb drejtat sh\u00ebndet\u00ebsore, m\u00ebnyrat e qasjes n\u00eb sh\u00ebrbime dhe raportimin e shkeljeve.<\/p>\n\n\n\n<p>Vajzat adoleshente p\u00ebrballen me pengesa shtes\u00eb: menstruacionet vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb nj\u00eb tem\u00eb tabu, gj\u00eb q\u00eb i b\u00ebn shum\u00eb prej tyre t\u00eb neglizhojn\u00eb higjien\u00ebn ose t\u00eb shmangin diskutimin p\u00ebr shqet\u00ebsimet sh\u00ebndet\u00ebsore. Kjo mund t\u00eb \u00e7oj\u00eb n\u00eb mungesa n\u00eb shkoll\u00eb, duke ndikuar negativisht si n\u00eb sh\u00ebndetin, ashtu edhe n\u00eb arsimin e tyre.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr t\u00eb adresuar k\u00ebto pabarazi, OJQ EcoKosWomen (EKW) ka nisur nj\u00eb nism\u00eb q\u00eb synon fuqizimin e grave dhe vajzave p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar t\u00eb drejt\u00ebn e tyre p\u00ebr sh\u00ebndet me dinjitet.<\/p>\n\n\n\n<h4 class=\"wp-block-heading\">Edukimi, fuqizimi dhe avokimi p\u00ebr ndryshim<\/h4>\n\n\n\n<p>E bazuar n\u00eb nj\u00eb qasje gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse t\u00eb sh\u00ebndetit dhe fuqizimit n\u00eb komunitet, kjo nism\u00eb ka vepruar n\u00eb disa nivele, duke rritur nd\u00ebrgjegj\u00ebsimin individual, duke nxitur mb\u00ebshtetjen mes bashk\u00ebmoshatar\u00ebve dhe duke inkurajuar ndryshime institucionale.<\/p>\n\n\n\n<p>Pjesa e par\u00eb e projektit p\u00ebrfshiu 38 gra nga komunitetet e margjinalizuara. P\u00ebrmes sesioneve interaktive, ato thelluan njohurit\u00eb e tyre mbi t\u00eb drejtat ligjore n\u00eb kujdesin sh\u00ebndet\u00ebsor dhe m\u00ebsuan si t\u00eb raportojn\u00eb shkeljet dhe t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb llogaridh\u00ebnie nga stafi mjek\u00ebsor. Kjo ishte gjithashtu nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb ku ato ndan\u00eb p\u00ebrvojat e tyre dhe kuptuan se nuk jan\u00eb t\u00eb vetme p\u00ebrball\u00eb neglizhenc\u00ebs sistemike.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, nisma arriti tek 293 vajza t\u00eb mosh\u00ebs 12-15 vje\u00e7are, p\u00ebrfshir\u00eb nx\u00ebn\u00ebse rome, ashkali, egjiptiane dhe turke t\u00eb nj\u00eb shkolle t\u00eb mesme t\u00eb ul\u00ebt. Nj\u00eb leksion i udh\u00ebhequr nga nj\u00eb psikologe trajtoi sh\u00ebndetin riprodhues, higjien\u00ebn menstruale dhe t\u00eb drejtat e pacientit, shpesh p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb nj\u00eb ambient t\u00eb hapur dhe respektues.<\/p>\n\n\n\n<p>Shtylla e tret\u00eb e nism\u00ebs ishte e p\u00ebrqendruar n\u00eb avokimin institucional. Gjasht\u00eb zyrtar\u00eb komunal mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb nj\u00eb sesion mbi p\u00ebrmir\u00ebsimin e qasjes n\u00eb kujdesin sh\u00ebndet\u00ebsor dhe reduktimin e diskriminimit. EKW gjithashtu hulumtoi dhe dokumentoi shkeljet n\u00eb kujdesin sh\u00ebndet\u00ebsor t\u00eb komunitetit, duke ndar\u00eb gjetjet e tyre me autoritetet lokale p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur avokimin e vazhduesh\u00ebm, edhe p\u00ebrtej koh\u00ebzgjatjes s\u00eb projektit.<\/p>\n\n\n\n<h4 class=\"wp-block-heading\">Nd\u00ebrtimi i ndikimit afatgjat\u00eb<\/h4>\n\n\n\n<p>Nisma e EKW-s\u00eb solli ndikim t\u00eb qart\u00eb dhe dometh\u00ebn\u00ebs. Grat\u00eb q\u00eb dikur ndiheshin t\u00eb pafuqishme, tani raportojn\u00eb vet\u00ebbesim dhe njohuri m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha. Nj\u00ebra prej tyre deklaroi: \u201cKy projekt na b\u00ebri t\u00eb ndihemi m\u00eb t\u00eb forta dhe m\u00eb t\u00eb informuara. Tani jemi t\u00eb gatshme t\u00eb negociojm\u00eb dhe t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb kujdes sh\u00ebndet\u00ebsor m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Na ka rritur vet\u00ebbesimin dhe nd\u00ebrgjegj\u00ebsimin p\u00ebr t\u00eb drejtat tona sh\u00ebndet\u00ebsore.\u201d Nj\u00eb tjet\u00ebr shtoi: \u201cTani jemi m\u00eb t\u00eb vet\u00ebdijshme p\u00ebr higjien\u00ebn menstruale dhe do ta p\u00ebrcjellim k\u00ebt\u00eb njohuri tek vajzat tona.\u201d Ato tani e din\u00eb si t\u00eb paraqesin ankesa, \u00e7far\u00eb standardesh trajtimi t\u00eb presin dhe si t\u00eb mb\u00ebshtesin vajzat e tyre n\u00eb menaxhimin e sh\u00ebndetit riprodhues si nj\u00eb pjes\u00eb normale e jet\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Vajzat n\u00eb shkoll\u00ebn lokale kan\u00eb fituar nj\u00eb vet\u00ebdije m\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr autonomin\u00eb e trupit dhe t\u00eb drejtat e tyre. Sipas stafit t\u00eb EKW-s\u00eb, q\u00eb nga p\u00ebrfundimi i projektit vajzat jan\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb t\u00eb gatshme t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb mb\u00ebshtetje nga psikologu i shkoll\u00ebs dhe tani diskutojn\u00eb me m\u00eb leht\u00ebsi tema personale. Kjo vet\u00ebdije e shtuar ka ndikuar gjithashtu te bashk\u00ebmoshatar\u00ebt dhe familjet e tyre, duke ndihmuar n\u00eb nxitjen e nj\u00eb ndryshimi m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb n\u00eb komunitet.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cNdikimi tek shoq\u00ebria \u00ebsht\u00eb i duksh\u00ebm, pasi vajzat ndajn\u00eb informacionet me shoqet e tyre dhe i inkurajojn\u00eb t\u00eb flasin hapur,\u201d thot\u00eb Shpresa Gosalci, Menaxhere e Projektit n\u00eb EKW.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb nivel institucional, nisma forcoi v\u00ebmendjen dhe angazhimin e autoriteteve. Sesioni me zyrtar\u00ebt komunal\u00eb \u00e7oi n\u00eb hapat e par\u00eb drejt krijimit t\u00eb nj\u00eb linje buxhetore lokale p\u00ebr produktet sanitare n\u00eb shkolla, nj\u00eb mas\u00eb ky\u00e7e politike p\u00ebr t\u00eb normalizuar higjien\u00ebn menstruale dhe p\u00ebr t\u00eb ulur mungesat n\u00eb shkoll\u00eb. Duke u mb\u00ebshtetur n\u00eb shkeljet e kujdesit sh\u00ebndet\u00ebsor t\u00eb dokumentuara gjat\u00eb projektit, EKW ka vazhduar avokimin p\u00ebrmes takimeve periodike me Drejtorin\u00eb e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhe Zyrtarin p\u00ebr Barazi Gjinore n\u00eb komun\u00eb, duke mb\u00ebshtetur p\u00ebrpjekjet e komun\u00ebs p\u00ebr t\u00eb ofruar sh\u00ebrbime sh\u00ebndet\u00ebsore t\u00eb barabarta p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb banor\u00ebt.<\/p>\n\n\n\n<p>Kjo nism\u00eb tregon se progresi i q\u00ebndruesh\u00ebm k\u00ebrkon nd\u00ebrgjegj\u00ebsim dhe reforma strukturore, t\u00eb cilat mund t\u00eb arrihen duke adresuar nj\u00ebkoh\u00ebsisht edukimin n\u00ebkomunitet dhe ndryshimet institucionale. Edhe projektet modeste, kur dizajnohen mir\u00eb, mund t\u00eb promovojn\u00eb dinjitetin, barazin\u00eb dhe drejt\u00ebsin\u00eb p\u00ebr grat\u00eb dhe vajzat e margjinalizuara.<\/p>\n\n\n\n<p>Nisma e EKW-s\u00eb \u201cPromovimi i kujdesit sh\u00ebndet\u00ebsor; pjes\u00eb e domosdoshme e jet\u00ebs\u201d u realizua me mb\u00ebshtetjen e Fondit t\u00eb Grave t\u00eb Kosov\u00ebs (FGK), i Rrjetit t\u00eb Grave t\u00eb Kosov\u00ebs (RrGK), financuar nga Agjencia Austriake p\u00ebr Zhvillim (ADA) dhe bashk\u00ebfinancuar nga Agjencia Suedeze p\u00ebr Bashk\u00ebpunim dhe Zhvillim Nd\u00ebrkomb\u00ebtar (Sida), n\u00eb shum\u00ebn prej 4,937\u20ac, nga qershori deri n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 2023. Kjo nism\u00eb kontribuoi drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb Programin e RrGK-s\u00eb \u201c<a href=\"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/programet\/right-to-health\/\">E drejta n\u00eb sh\u00ebndet<\/a>\u201d duke inkurajuar grat\u00eb t\u00eb avokojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb drejtat e tyre sh\u00ebndet\u00ebsore dhe duke nxitur institucionet lokale t\u00eb adresojn\u00eb pengesat ekzistuese.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb komun\u00ebn e Fush\u00eb Kosov\u00ebs, komunitetet e margjinalizuara p\u00ebrballen me barriera strukturore dhe institucionale q\u00eb kufizojn\u00eb r\u00ebnd\u00eb qasjen e tyre n\u00eb t\u00eb drejtat themelore, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb kujdesin sh\u00ebndet\u00ebsor cil\u00ebsor. Grat\u00eb dhe vajzat jan\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb prekura. Pavar\u00ebsisht mbrojtjes kushtetuese dhe ligjore, ato shpesh p\u00ebrballen me diskriminim dhe trajtim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm n\u00eb sh\u00ebrbimet sh\u00ebndet\u00ebsore publike p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":3366598,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_FSMCFIC_featured_image_caption":"","_FSMCFIC_featured_image_nocaption":"","_FSMCFIC_featured_image_hide":"","footnotes":""},"categories":[58],"tags":[],"class_list":["post-3366597","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"acf":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3366597","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3366597"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3366597\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3366601,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3366597\/revisions\/3366601"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/3366598"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3366597"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3366597"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3366597"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}