{"id":3366838,"date":"2025-10-31T09:10:35","date_gmt":"2025-10-31T09:10:35","guid":{"rendered":"https:\/\/womensnetwork.org\/?p=3366838"},"modified":"2025-10-31T15:18:07","modified_gmt":"2025-10-31T15:18:07","slug":"pertej-pengesave-grate-me-aftesi-te-kufizuara-qe-udheheqin-ndryshimin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/pertej-pengesave-grate-me-aftesi-te-kufizuara-qe-udheheqin-ndryshimin\/","title":{"rendered":"P\u00ebrtej pengesave: grat\u00eb me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara q\u00eb udh\u00ebheqin ndryshimin"},"content":{"rendered":"\n<p>Grat\u00eb dhe vajzat me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara shpesh p\u00ebrballen me dy shtresa margjinalizimi: diskriminimin me baz\u00eb gjinore dhe barrierat e krijuara nga diskriminimi i bazuar n\u00eb aft\u00ebsi. K\u00ebto pabarazi t\u00eb nd\u00ebrthurura kufizojn\u00eb qasjen e tyre n\u00eb t\u00eb drejtat themelore, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb fush\u00ebn e kujdesit sh\u00ebndet\u00ebsor dhe sh\u00ebndetit riprodhues. Mungesa e qasjes fizike n\u00eb objektet sh\u00ebndet\u00ebsore, mungesa e informacioneve t\u00eb p\u00ebrshtatura dhe stereotipet e p\u00ebrhapura l\u00ebn\u00eb shum\u00eb gra pa njohuri ose mjete p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vendime t\u00eb bazuara n\u00eb informata p\u00ebr trupin e tyre.<\/p>\n\n\n\n<p>Te vajzat adoleshente, k\u00ebto sfida r\u00ebndohen nga tabut\u00eb rreth menstruacioneve dhe seksualitetit. Shum\u00eb prej tyre shmangin diskutimin p\u00ebr shqet\u00ebsimet sh\u00ebndet\u00ebsore ose nuk kan\u00eb qasje n\u00eb produkte e informacione thelb\u00ebsore, duke rezultuar k\u00ebshtu n\u00eb rrezik sh\u00ebndet\u00ebsor dhe p\u00ebrjashtim shoq\u00ebror.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr t\u00eb mbyllur k\u00ebto boshll\u00ebqe, OJQ Handikos Mitrovica filloi nj\u00eb nism\u00eb t\u00eb dizajnuar p\u00ebr t\u00eb thyer barrierat dhe p\u00ebr t\u00eb zhvilluar vet\u00ebbesimin, duke u ofruar grave dhe vajzave me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara njohurit\u00eb, mb\u00ebshtetjen dhe mjetet p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar t\u00eb drejt\u00ebn e tyre p\u00ebr kujdes sh\u00ebndet\u00ebsor.<\/p>\n\n\n\n<h4 class=\"wp-block-heading\">Fuqizimi i vet\u00ebdijesimit dhe vet\u00ebbesimit<\/h4>\n\n\n\n<p>Handikos Mitrovica angazhoi gra dhe vajza me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara n\u00eb Mitrovic\u00eb p\u00ebrmes nj\u00eb pakoje t\u00eb integruar t\u00eb trajnimeve, sesioneve informuese, vizitave t\u00eb organizuara dhe veprimtarive avokuese, me synim forcimin e njohurive, pavar\u00ebsis\u00eb dhe t\u00eb qasjes s\u00eb tyre n\u00eb sh\u00ebndetin riprodhues. Dy trajnime tre-ditore, n\u00eb fillim t\u00eb korrikut 2023, ofruan p\u00ebr 20 pjes\u00ebmarr\u00eb informacione thelb\u00ebsore p\u00ebr sh\u00ebndetin riprodhues, seksualitetin, infeksionet e transmetueshme seksualisht, rreziqet e shtatz\u00ebnis\u00eb s\u00eb hershme dhe mekanizmat institucional\u00eb t\u00eb ankesave. N\u00eb gusht, nj\u00eb sesion pasues me gra dhe me n\u00ebna t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara i thelloi edhe m\u00eb tej njohurit\u00eb e pjes\u00ebmarr\u00ebseve p\u00ebr t\u00eb drejtat e pacientit, duke dokumentuar nj\u00ebkoh\u00ebsisht dhjet\u00eb raste t\u00eb shkeljeve t\u00eb pretenduara dhe duke hedhur baz\u00eb p\u00ebr avokim t\u00eb m\u00ebtejm\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, Handikos Mitrovica ofroi nj\u00eb trajnim t\u00eb dedikuar p\u00ebr n\u00ebnat, p\u00ebr t\u00eb forcuar komunikimin prind-f\u00ebmij\u00eb p\u00ebr tema t\u00eb ndjeshme si puberteti, sh\u00ebndeti menstrual dhe marr\u00ebdh\u00ebniet e sh\u00ebndetshme, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ato t\u2019i mb\u00ebshtesin m\u00eb mir\u00eb vajzat e tyre.<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb sesion i udh\u00ebhequr nga kryeinfermierja e Qendr\u00ebs Kryesore t\u00eb Mjek\u00ebsis\u00eb Familjare u ofroi pjes\u00ebmarr\u00ebseve njohuri t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e paraqitjes dhe p\u00ebrcjelljes s\u00eb ankesave. Nj\u00ebzet e kat\u00ebr gra parashtruan pyetje praktike p\u00ebr hapat q\u00eb duhen ndjekur, afatet e pritshme t\u00eb p\u00ebrgjigjes dhe llojet e \u00e7\u00ebshtjeve q\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsive t\u00eb Qendr\u00ebs. Si rezultat i k\u00ebsaj, pjes\u00ebmarr\u00ebset filluan t\u2019i shohin mekanizmat e ankesave jo si pengesa burokratike, por si mjete t\u00eb dobishme p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar t\u00eb drejtat e tyre.<\/p>\n\n\n\n<h4 class=\"wp-block-heading\">Nga vet\u00ebdijesimi te angazhimi<\/h4>\n\n\n\n<p>P\u00ebrmes vizitave t\u00eb organizuara n\u00eb sh\u00ebrbimet k\u00ebshilluese t\u00eb Qendr\u00ebs Kryesore t\u00eb Mjek\u00ebsis\u00eb Familjare, pjes\u00ebmarr\u00ebset pat\u00ebn mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb njihen nga af\u00ebr me hap\u00ebsirat dhe profesionist\u00ebt q\u00eb u q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb dispozicion. Gjat\u00eb k\u00ebtyre vizitave, 22 gra u informuan p\u00ebr sh\u00ebrbimet e planifikimit familjar, t\u00eb shtatz\u00ebnis\u00eb, t\u00eb lindjes dhe t\u00eb kujdesit pas lindjes, si dhe diskutuan me stafin mbi p\u00ebrshtatjet e mundshme p\u00ebr grat\u00eb me v\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb l\u00ebvizje ose me probleme me shqisa. Shum\u00eb prej tyre theksuan se thjesht njohja e ambienteve, orientimi se ku t\u00eb shkojn\u00eb dhe me k\u00eb t\u00eb flasin ua rrit\u00eb vet\u00ebbesimin p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar sh\u00ebrbime n\u00eb t\u00eb ardhmen.<\/p>\n\n\n\n<p>Trajnimet nuk ofruan vet\u00ebm dije, por krijuan edhe nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb t\u00eb sigurt ku pjes\u00ebmarr\u00ebset ndan\u00eb p\u00ebrvoja personale, duke ushqyer solidaritetin dhe mb\u00ebshtetjen e nd\u00ebrsjell\u00eb. Pas trajnimeve, pjes\u00ebmarr\u00ebset raportuan rritje t\u00eb ndjeshme t\u00eb vet\u00ebbesimit. Ato u ndien m\u00eb t\u00eb gatshme t\u00eb shkonin n\u00eb vizita mjek\u00ebsore n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavarur, t\u00eb b\u00ebnin pyetje dhe t\u00eb k\u00ebmb\u00ebngulnin p\u00ebr t\u00eb drejtat e tyre. Disa madje nis\u00ebn ta shp\u00ebrndajn\u00eb njohurit\u00eb e reja me bashk\u00ebmoshataret n\u00eb komunitet e tyre, duke shum\u00ebfishuar ndikimin e nism\u00ebs p\u00ebrtej p\u00ebrfituesve t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Handikos Mitrovica u angazhua edhe me pal\u00ebt lokale t\u00eb interesit p\u00ebr t\u00eb rritur vet\u00ebdijesimin rreth barrierave specifike me t\u00eb cilat p\u00ebrballen grat\u00eb me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara. Ky dialog hapi rrug\u00eb p\u00ebr bashk\u00ebpunime t\u00eb ardhshme me autoritetet komunale p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e qasjes n\u00eb sh\u00ebrbime, si n\u00eb aspektin e infrastruktur\u00ebs fizike ashtu edhe n\u00eb ndjeshm\u00ebrin\u00eb e ofruesve t\u00eb sh\u00ebrbimeve.<\/p>\n\n\n\n<h4 class=\"wp-block-heading\">Ndryshimi i q\u00ebndruesh\u00ebm p\u00ebr dinjitet dhe barazi<\/h4>\n\n\n\n<p>Duke u p\u00ebrqendruar te nj\u00eb grup q\u00eb shpesh lihet anash, kjo nism\u00eb theu heshtjen dhe sfidoi stereotipet, duke d\u00ebshmuar se p\u00ebrfshirja e personave me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara \u00ebsht\u00eb dimension thelb\u00ebsor i barazis\u00eb gjinore. Ajo tregoi se kur grat\u00eb me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara jan\u00eb t\u00eb informuara dhe t\u00eb fuqizuara, ato mund t\u00eb marrin kontrollin mbi sh\u00ebndetin e tyre dhe t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb respektin q\u00eb meritojn\u00eb. Kjo nism\u00eb e Handikos Mitrovica p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb hap drejt nj\u00eb shoq\u00ebrie ku t\u00eb gjitha grat\u00eb, pavar\u00ebsisht aft\u00ebsive, mund t\u00eb jetojn\u00eb me dinjitet, barazi dhe autonomi.<\/p>\n\n\n\n<p>Nisma \u201cFuqizimi i grave dhe vajzave me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara: nj\u00eb qasje gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse ndaj sh\u00ebndetit riprodhues\u201d u realizua me mb\u00ebshtetje nga Fondi i Grave t\u00eb Kosov\u00ebs i Rrjetit t\u00eb Grave t\u00eb Kosov\u00ebs, u financua nga Agjencia Austriake p\u00ebr Zhvillim (ADA) dhe bashk\u00ebfinancua nga Agjencia Suedeze p\u00ebr Bashk\u00ebpunim dhe Zhvillim Nd\u00ebrkomb\u00ebtar (Sida), n\u00eb vler\u00eb prej 5,000\u20ac, nga qershori deri n\u00eb gusht 2023. Kjo nism\u00eb kontribuoi drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb Programin e RrGK-s\u00eb \u201c<a href=\"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/programet\/right-to-health\/\">E drejta p\u00ebr sh\u00ebndet<\/a>\u201d.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Grat\u00eb dhe vajzat me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara shpesh p\u00ebrballen me dy shtresa margjinalizimi: diskriminimin me baz\u00eb gjinore dhe barrierat e krijuara nga diskriminimi i bazuar n\u00eb aft\u00ebsi. K\u00ebto pabarazi t\u00eb nd\u00ebrthurura kufizojn\u00eb qasjen e tyre n\u00eb t\u00eb drejtat themelore, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb fush\u00ebn e kujdesit sh\u00ebndet\u00ebsor dhe sh\u00ebndetit riprodhues. Mungesa e qasjes fizike n\u00eb objektet sh\u00ebndet\u00ebsore, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":3366839,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_FSMCFIC_featured_image_caption":"","_FSMCFIC_featured_image_nocaption":"","_FSMCFIC_featured_image_hide":"","footnotes":""},"categories":[58],"tags":[],"class_list":["post-3366838","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"acf":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3366838","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3366838"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3366838\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3366928,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3366838\/revisions\/3366928"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/3366839"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3366838"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3366838"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3366838"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}