{"id":3366987,"date":"2025-11-07T13:22:11","date_gmt":"2025-11-07T13:22:11","guid":{"rendered":"https:\/\/womensnetwork.org\/?p=3366987"},"modified":"2025-11-07T13:22:11","modified_gmt":"2025-11-07T13:22:11","slug":"permiresimi-i-qasjes-se-grave-ne-kujdesin-shendetesor-ne-zonat-rurale-te-rahovecit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/permiresimi-i-qasjes-se-grave-ne-kujdesin-shendetesor-ne-zonat-rurale-te-rahovecit\/","title":{"rendered":"P\u00ebrmir\u00ebsimi i Qasjes s\u00eb Grave n\u00eb Kujdesin Sh\u00ebndet\u00ebsor n\u00eb Zonat Rurale t\u00eb Rahovecit"},"content":{"rendered":"\n<p>N\u00eb Kosov\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb zonat rurale, qasja n\u00eb sh\u00ebrbimet bazike sh\u00ebndet\u00ebsore dhe t\u00eb sh\u00ebndetit riprodhues, mbeten t\u00eb kufizuara. Financimi i pamjaftuesh\u00ebm ka sjell\u00eb munges\u00eb t\u00eb pajisjeve mjek\u00ebsore dhe specialist\u00ebve, cil\u00ebsi t\u00eb dob\u00ebt t\u00eb kujdesit dhe sh\u00ebrbime t\u00eb pasigurta t\u00eb maternitetit dhe emergjenc\u00ebs. Grat\u00eb nga komunitetet minorene shpesh p\u00ebrballen me barriera t\u00eb shtuara.<\/p>\n\n\n\n<p>Duke e njohur k\u00ebt\u00eb sfid\u00eb, OJQ Gruaja Fermere nisi nj\u00eb nism\u00eb lokale p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar qasjen e grave n\u00eb kujdes sh\u00ebndet\u00ebsor cil\u00ebsor. Gjithsej 291 pjes\u00ebmarr\u00ebs, kryesisht gra dhe vajza nga 11 fshatra t\u00eb komun\u00ebs rurale t\u00eb Rahovecit, mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb aktivitetet e projektit, p\u00ebrmes kombinimit t\u00eb aktiviteteve nd\u00ebrgjegj\u00ebsuese, edukimit dhe avokimit, Gruaja Fermere fuqizoi grat\u00eb q\u00eb t\u00eb kuptojn\u00eb t\u00eb drejtat e tyre dhe t\u00eb raportojn\u00eb shkeljet, duke bashk\u00ebpunuar nj\u00ebkoh\u00ebsisht me institucionet sh\u00ebndet\u00ebsore p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsime sistematike.<\/p>\n\n\n\n<h4 class=\"wp-block-heading\">Nd\u00ebrgjegj\u00ebsimi P\u00ebrmes Edukimit<\/h4>\n\n\n\n<p>Gruaja Fermere zhvilloi 11 takime joformale p\u00ebr t\u00eb ngritur nd\u00ebrgjegj\u00ebsimin mbi kujdesin sh\u00ebndetsor cil\u00ebsor tek grat\u00eb dhe vajzat, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe ato nga komunitetet minorene. K\u00ebto sesione u fokusuan n\u00eb edukimin e pjes\u00ebmarr\u00ebseve rreth t\u00eb drejtave t\u00eb tyre, me theks t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb sh\u00ebndetin riprodhues dhe am\u00ebsor, si dhe n\u00eb udh\u00ebzime p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e raportimit t\u00eb shkeljeve. Grat\u00eb u inkurajuan gjithashtu t\u00eb avokojn\u00eb aktivisht p\u00ebr t\u00eb drejtat e tyre n\u00eb institucionet lokale. Gjat\u00eb takimeve, 20 raste t\u00eb shkeljeve u dokumentuan nga Gruaja Fermere dhe m\u00eb pas iu prezantuan Qendr\u00ebs s\u00eb Mjek\u00ebsis\u00eb Familjare n\u00eb Rahovec. Grat\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebse gjithashtu theksuan prioritetet e tyre kryesore, duke p\u00ebrfshir\u00eb rritjen e numrit t\u00eb mjek\u00ebve dhe infermier\u00ebve t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm n\u00eb zonat rurale, qasjen n\u00eb sh\u00ebrbime lokale t\u00eb specialist\u00ebve dhe zgjerimin e edukimit sh\u00ebndetsor p\u00ebr tema si planifikimi familjar dhe s\u00ebmundjet jo t\u00eb transmetueshme.<\/p>\n\n\n\n<p>Gruaja Fermere organizoi 11 ligj\u00ebrata t\u00eb synuara p\u00ebr grat\u00eb shqiptare, rome dhe serbe. N\u00ebn udh\u00ebheqjen e nj\u00eb doktoreshe, k\u00ebto ligj\u00ebrata trajtuan tema si parandalimi i kancerit t\u00eb gjirit dhe qaf\u00ebs s\u00eb mitr\u00ebs, teknikat e duhura t\u00eb vet\u00ebkontrollit dhe kur t\u00eb k\u00ebrkohet ndihm\u00eb mjek\u00ebsore, si dhe menaxhimin e s\u00ebmundjeve sekualisht t\u00eb transmetueshme, n\u00eb p\u00ebrputhje me prioritetet e shprehura gjat\u00eb takimeve n\u00eb fshatra.<\/p>\n\n\n\n<h4 class=\"wp-block-heading\">Forcimi i Sh\u00ebrbimeve Sh\u00ebndet\u00ebsore Lokale<\/h4>\n\n\n\n<p>Nisma p\u00ebrfshiu edhe vizita n\u00eb terren n\u00eb ambulancat e fshatrave p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar funksionimin e mekanizmave p\u00ebr t\u00eb drejtat e pacient\u00ebve. Gjat\u00eb vizitave, ekipi i Gruaja Fermere kontrolloi prezenc\u00ebn e kartelave t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb pacient\u00ebve, formular\u00ebve t\u00eb ankesave, kutive t\u00eb ankesave dhe komisioneve t\u00eb shqyrtimit t\u00eb tyre. U identifikuan disa probleme: n\u00eb disa klinika mungonin kutit\u00eb e ankesave; aty ku ishin t\u00eb pranishme, mjek\u00ebt informuan se shumica e pacient\u00ebve nuk ishin n\u00eb dijeni p\u00ebr procesin e raportimit; dhe n\u00eb disa fshatra mjek\u00ebt ishin rrall\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm, duke detyruar banor\u00ebt t\u00eb udh\u00ebtonin deri n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Rahovecit p\u00ebr kujdes mjek\u00ebsor.<\/p>\n\n\n\n<p>Diskutimet me grat\u00eb lokale zbuluan sfida shtes\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb munges\u00ebn e informacionit nga mjek\u00ebt, higjien\u00eb t\u00eb pamjaftueshme dhe munges\u00eb t\u00eb kontrolleve pasuese. Edhe pse grat\u00eb shpreh\u00ebn gatishm\u00ebri p\u00ebr t\u00eb raportuar problemet p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar sistemin sh\u00ebndet\u00ebsor, shpesh u mungonte besimi se institucionet do t\u2019i trajtonin ankesat n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb duhur.<\/p>\n\n\n\n<h4 class=\"wp-block-heading\">Avokimi p\u00ebr Ndryshime Institucionale<\/h4>\n\n\n\n<p>Bazuar n\u00eb k\u00ebto gjetje, Gruaja Fermere p\u00ebrgatiti rekomandime p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e mekanizmave t\u00eb trajtimit t\u00eb ankesave, t\u00eb cilat iu dor\u00ebzuan Drejtoris\u00eb s\u00eb Qendr\u00ebs s\u00eb Mjek\u00ebsis\u00eb Familjare. U organizua nj\u00eb tryez\u00eb e rrumbullak\u00ebt me tet\u00eb zyrtar\u00eb komunal\u00eb t\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, ku Gruaja Fermere avokoi p\u00ebr adresimin e problemeve q\u00eb kishin ngritur grat\u00eb. Diskutimet u p\u00ebrqendruan n\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin e qasjes n\u00eb kujdes sh\u00ebndet\u00ebsor dhe sigurimin e funksionimit t\u00eb mekanizmave t\u00eb ankesave, si dhe n\u00eb nevojat m\u00eb urgjente t\u00eb grave p\u00ebr kujdes. Zyrtar\u00ebt u zotuan t\u00eb zbatojn\u00eb rekomandimet aty ku \u00ebsht\u00eb e mundur, duke krijuar baz\u00ebn p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsime t\u00eb prekshme.<\/p>\n\n\n\n<h4 class=\"wp-block-heading\">Rezultatet Afatgjata<\/h4>\n\n\n\n<p>Fal\u00eb p\u00ebrpjekjeve t\u00eb avokimit nga Gruaja Fermere, u themeluan Klinika t\u00eb Mjek\u00ebsis\u00eb Familjare n\u00eb fshatrat Brestovc, Zoqisht dhe Denj\u00eb, me mjek\u00eb q\u00eb punojn\u00eb nga ora 07:00 deri n\u00eb 15:00. Tashm\u00eb, personat e moshuar mund t\u00eb marrin ndihm\u00eb n\u00eb klinika p\u00ebr t\u00eb hapur llogari online n\u00eb E-Kosova, ku mund t\u00eb zgjedhin ofruesin e kujdesit sh\u00ebndet\u00ebsor. Sistemi institucional p\u00ebr menaxhimin e ankesave t\u00eb pacient\u00ebve \u00ebsht\u00eb forcuar. Kartelat e t\u00eb drejtave t\u00eb pacient\u00ebve jan\u00eb t\u00eb ekspozuara, kutit\u00eb e ankesave funksionojn\u00eb dhe nj\u00eb komision shqyrtues siguron p\u00ebrgjigje me shkrim brenda dhjet\u00eb dit\u00ebve. Grat\u00eb dhe burrat n\u00eb Rahovec tani kan\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb t\u00eb qart\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrgjegjshme p\u00ebr t\u00eb ngritur shqet\u00ebsime dhe p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrgjigje q\u00eb u garantohen me ligj. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, nj\u00eb mjek dhe nj\u00eb infermiere kryejn\u00eb vizita n\u00eb sht\u00ebpi p\u00ebr t\u2019u ofruar kujdes atyre q\u00eb nuk mund t\u00eb arrijn\u00eb klinik\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrvoja e Gruaja Fermere tregon se ndryshimi i v\u00ebrtet\u00eb vjen nga fuqizimi i komuniteteve, krahas forcimit t\u00eb institucioneve. Duke u ofruar grave njohuri mbi t\u00eb drejtat e tyre dhe duke krijuar mekanizma t\u00eb besuesh\u00ebm p\u00ebr zbatimin e tyre, u arrit\u00ebn p\u00ebrmir\u00ebsime t\u00eb prekshme n\u00eb qasjen dhe cil\u00ebsin\u00eb e kujdesit sh\u00ebndet\u00ebsor. Nisma d\u00ebshmon se kur pacient\u00ebt jan\u00eb t\u00eb informuar dhe institucionet mbahen p\u00ebrgjegj\u00ebse, edhe komunitetet m\u00eb t\u00eb margjinalizuara mund t\u00eb p\u00ebrjetojn\u00eb ndryshim dometh\u00ebn\u00ebs dhe afatgjat\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Nisma e Gruaja Fermere \u201cPromovimi i kujdesit sh\u00ebndet\u00ebsor par\u00ebsor p\u00ebr grat\u00eb e Rahovecit\u201d u realizua me mb\u00ebshtetjen e Fondit t\u00eb Grave t\u00eb Kosov\u00ebs (FGK) i Rrjetit t\u00eb Grave t\u00eb Kosov\u00ebs (RrGK), financuar nga Agjencia Austriake p\u00ebr Zhvillim (ADA) dhe bashk\u00ebfinancuar nga Agjencia Suedeze p\u00ebr Bashk\u00ebpunim Nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr Zhvillim (Sida), n\u00eb shum\u00ebn prej 9,930 euro, nga janari deri n\u00eb dhjetor 2024. Kjo nism\u00eb kontribuoi drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb programin e RrGK \u201c<a href=\"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/programet\/right-to-health\/\">E drejta p\u00ebr sh\u00ebndet<\/a>\u201d.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb Kosov\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb zonat rurale, qasja n\u00eb sh\u00ebrbimet bazike sh\u00ebndet\u00ebsore dhe t\u00eb sh\u00ebndetit riprodhues, mbeten t\u00eb kufizuara. Financimi i pamjaftuesh\u00ebm ka sjell\u00eb munges\u00eb t\u00eb pajisjeve mjek\u00ebsore dhe specialist\u00ebve, cil\u00ebsi t\u00eb dob\u00ebt t\u00eb kujdesit dhe sh\u00ebrbime t\u00eb pasigurta t\u00eb maternitetit dhe emergjenc\u00ebs. Grat\u00eb nga komunitetet minorene shpesh p\u00ebrballen me barriera t\u00eb shtuara. Duke e njohur [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":3366988,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_FSMCFIC_featured_image_caption":"","_FSMCFIC_featured_image_nocaption":"","_FSMCFIC_featured_image_hide":"","footnotes":""},"categories":[58],"tags":[],"class_list":["post-3366987","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"acf":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3366987","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3366987"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3366987\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3366991,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3366987\/revisions\/3366991"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/3366988"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3366987"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3366987"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3366987"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}