{"id":3367056,"date":"2025-11-25T09:26:30","date_gmt":"2025-11-25T09:26:30","guid":{"rendered":"https:\/\/womensnetwork.org\/?p=3367056"},"modified":"2025-11-26T08:54:41","modified_gmt":"2025-11-26T08:54:41","slug":"te-mbijetuarat-e-kancerit-avokojne-per-sherbime-me-te-mira-shendetesore-ne-mitrovice","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/te-mbijetuarat-e-kancerit-avokojne-per-sherbime-me-te-mira-shendetesore-ne-mitrovice\/","title":{"rendered":"T\u00eb Mbijetuarat e Kancerit Avokojn\u00eb p\u00ebr Sh\u00ebrbime m\u00eb t\u00eb Mira Sh\u00ebndet\u00ebsore n\u00eb Mitrovic\u00eb"},"content":{"rendered":"\n<p>P\u00ebr grat\u00eb n\u00eb Mitrovic\u00eb, p\u00ebrballja me kancerin nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm barr\u00eb fizike dhe emocionale, por edhe betej\u00eb p\u00ebr qasje n\u00eb sh\u00ebrbime sh\u00ebndet\u00ebsore. Meqen\u00ebse n\u00eb k\u00ebt\u00eb komun\u00eb mungon nj\u00eb onkolog, pacientet detyrohen t\u00eb udh\u00ebtojn\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb p\u00ebr konsultime rutinore, trajtime dhe terapi. P\u00ebr shum\u00eb prej tyre, sidomos ato q\u00eb tashm\u00eb p\u00ebrballen me v\u00ebshtir\u00ebsi financiare dhe emocionale, kjo rrug\u00eb shtes\u00eb paraqet nj\u00eb pesh\u00eb t\u00eb re n\u00eb nj\u00eb sfid\u00eb tashm\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr t\u2019iu p\u00ebrgjigjur k\u00ebtij problemi, Qendra p\u00ebr Edukim dhe Zhvillim t\u00eb Komunitetit (CECD) realizoi nj\u00eb nism\u00eb q\u00eb synonte p\u00ebrfshirjen e t\u00eb mbijetuarave t\u00eb kancerit n\u00eb avokim p\u00ebr qasje m\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbime sh\u00ebndet\u00ebsore, duke ngritur nj\u00ebkoh\u00ebsisht nd\u00ebrgjegj\u00ebsimin tek grat\u00eb dhe vajzat p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e zbulimit t\u00eb hersh\u00ebm dhe trajtimit parandalues.<\/p>\n\n\n\n<h4 class=\"wp-block-heading\">Thyerja e Heshtjes rreth Kancerit<\/h4>\n\n\n\n<p>Kanceri mbetet nj\u00eb tem\u00eb e ndjeshme n\u00eb shum\u00eb komunitete. T\u00eb mbijetuarat shpesh stigmatizohen, duke zgjedhur t\u00eb mos flasin p\u00ebr p\u00ebrvojat e tyre apo t\u00eb kritikojn\u00eb sistemin sh\u00ebndet\u00ebsor. andaj CECD kuptoi se krijimi i hap\u00ebsirave t\u00eb sigurta ku grat\u00eb mund t\u00eb flasin vet\u00eb ishte hapi i par\u00eb drejt ndryshimit kolektiv.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb 12 pun\u00ebtori t\u00eb mbajtura gjat\u00eb gjasht\u00eb muajve, CECD punoi me gjithsej 208 pjes\u00ebmarr\u00ebse. U ofruan ekspertiza juridike dhe mjek\u00ebsore, duke i b\u00ebr\u00eb grat\u00eb dhe vajzat t\u00eb vet\u00ebdijshme p\u00ebr t\u00eb drejtat e tyre si paciente. Pun\u00ebtorit\u00eb mund\u00ebsuan dialog t\u00eb hapur, duke thyer heshtjen q\u00eb e rrethonte kancerin.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cE kuptova m\u00eb n\u00eb fund q\u00eb refuzimi i nj\u00eb analize apo trajtimi nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm fat i keq, por shkelje e t\u00eb drejtave,\u201d tha nj\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebse. \u201cT\u00eb dish q\u00eb mund t\u00eb insistosh t\u00eb informohesh apo edhe t\u00eb ankohesh, m\u00eb b\u00ebn t\u00eb ndjehem m\u00eb pak e pafuqishme.\u201d<\/p>\n\n\n\n<h4 class=\"wp-block-heading\">Dokumentimi i Shkeljeve t\u00eb t\u00eb Drejtave<\/h4>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb komponent qendror i nism\u00ebs s\u00eb CECD-s\u00eb ishte identifikimi dhe dokumentimi i rasteve ku t\u00eb drejtat sh\u00ebndet\u00ebsore ishin shkelur. Pjes\u00ebmarr\u00ebset ndan\u00eb hapur p\u00ebrvojat e tyre p\u00ebr mohimin e sh\u00ebrbimeve bazike, pritjet e gjata t\u00eb pajustifikueshme dhe shpenzimet e testeve private.<\/p>\n\n\n\n<p>U regjistruan gjithsej 18 raste t\u00eb shkeljeve, p\u00ebrfshir\u00eb refuzime p\u00ebr analiza t\u00eb gjakut, infuzione apo mamografi, megjith\u00ebse pajisjet ishin n\u00eb dispozicion p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrdorur. T\u00eb mbijetuarat raportuan gjithashtu se shpesh detyroheshin t\u00eb blinin vet\u00eb vitamina apo barna, duke u ngarkuar padrejt\u00ebsisht financiarisht.<\/p>\n\n\n\n<p>Me ndihm\u00ebn e nj\u00eb juristeje, pes\u00eb raste u hartuan zyrtarisht si ankesa ligjore. Ky ishte nj\u00eb hap dometh\u00ebn\u00ebs, pasi p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb grat\u00eb n\u00eb Mitrovic\u00eb jo vet\u00ebm po ndanin p\u00ebrvojat, por edhe po k\u00ebrkonin t\u00eb drejtat e tyre. Nuk ishte e leht\u00eb t\u00eb b\u00ebheshin k\u00ebto ankesa, frika nga hakmarrja apo nga refuzimi i sh\u00ebrbimeve t\u00eb ardhshme i kishte heshtur ato m\u00eb her\u00ebt. Por me mb\u00ebshtetjen e CECD-s\u00eb, ato gjet\u00ebn kurajon t\u00eb flasin.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cKjo nism\u00eb m\u00eb dha vet\u00ebbesimin t\u00eb tregoj historin\u00eb time pa frik\u00eb,\u201d tha nj\u00eb grua. \u201cE m\u00ebsova q\u00eb raportimi nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb vet\u00ebm me mua, por me \u00e7do paciente q\u00eb vjen pas meje.\u201d<\/p>\n\n\n\n<h4 class=\"wp-block-heading\">Rritja e Nd\u00ebrgjegj\u00ebsimit p\u00ebr Kancerin dhe Zbulimin e Hersh\u00ebm<\/h4>\n\n\n\n<p>P\u00ebrve\u00e7 fuqizimit ligjor, CECD u fokusua edhe n\u00eb parandalim. U organizuan gjasht\u00eb sesione informuese me pjes\u00ebmarrjen e 135 grave dhe vajzave. N\u00ebn udh\u00ebheqjen e profesionistes sh\u00ebndet\u00ebsore Merita Haradinaj Feka, sesionet u p\u00ebrqendruan n\u00eb parandalimin e kancerit t\u00eb gjirit, r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e zbulimit t\u00eb hersh\u00ebm, si dhe nevoj\u00ebn p\u00ebr kontrolle t\u00eb rregullta parandaluese dhe mamografi t\u00eb rregullt.<\/p>\n\n\n\n<p>Sesionet trajtuan si aspektet mjek\u00ebsore ashtu edhe ato kulturore. Disa pjes\u00ebmarr\u00ebse pranuan se kishin shmangur kontrollat nga frika ose stigma. Duke krijuar nj\u00eb ambient mb\u00ebshtet\u00ebs, CECD ndihmoi pjes\u00ebmarr\u00ebset t\u00eb kuptonin se kontrollet e rregullta mund t\u2019u shp\u00ebtonin jet\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb prej pjes\u00ebmarr\u00ebseve, vet\u00eb e mbijetuar dhe lidere komuniteti, theksoi r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e shtrirjes s\u00eb k\u00ebtyre aktiviteteve n\u00eb komunitetet rurale dhe fetare. Grat\u00eb n\u00eb k\u00ebto zona shpesh jan\u00eb m\u00eb pak t\u00eb informuara, por p\u00ebrballen me t\u00eb nj\u00ebjtat rreziqe, theksoi ajo, duke n\u00ebnvizuar nevoj\u00ebn p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb shtrirje n\u00eb programet e ardhshme.<\/p>\n\n\n\n<h4 class=\"wp-block-heading\">Krijimi i Bashk\u00ebpunimit me Institucionet<\/h4>\n\n\n\n<p>CECD nuk u mjaftua vet\u00ebm me nd\u00ebrgjegj\u00ebsim dhe ankesa, por punoi edhe drejtp\u00ebrdrejt me institucionet. Ato mund\u00ebsuan takime mes t\u00eb mbijetuarave dhe zyrtar\u00ebve komunal\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb Drejtorin e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhe Drejtorin e Financave n\u00eb Mitrovic\u00eb. K\u00ebto takime u ofruan grave nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr t\u00eb diskutuar drejtp\u00ebrdrejt me autoritetet dhe p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar q\u00eb nj\u00eb onkolog t\u00eb vendoset n\u00eb Mitrovic\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Grat\u00eb, t\u00eb cilat nuk kishin folur kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb me autoritete, u ndjen\u00eb t\u00eb fuqizuara dhe filluan ta shohin veten si avokuese e jo vet\u00ebm si t\u00eb mbijetuara. Avokimi solli edhe nj\u00eb rezultat konkret: Drejtoria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb filloi t\u00eb ofroj\u00eb mb\u00ebshtetje financiare p\u00ebr grat\u00eb q\u00eb p\u00ebrballen me kancer, nga 200 deri n\u00eb 500 euro. Kjo mbulonte shpenzime t\u00eb nevojshme si udh\u00ebtimi p\u00ebr n\u00eb Prishtin\u00eb dhe blerja e barnave.<\/p>\n\n\n\n<h4 class=\"wp-block-heading\">Drejt Ndryshimit t\u00eb Q\u00ebndruesh\u00ebm<\/h4>\n\n\n\n<p>Projekti gjasht\u00ebmujor mund t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb i shkurt\u00ebr, por efektet e tij jan\u00eb afatgjata. Aktivitetet e CECD-s\u00eb treguan se t\u00eb mbijetuarat, kur jan\u00eb t\u00eb informuara, t\u00eb organizuara dhe t\u00eb mb\u00ebshtetura, mund t\u2019i mbajn\u00eb institucionet p\u00ebrgjegj\u00ebse dhe ta shtyjn\u00eb sistemin t\u00eb veproj\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cDikur mendoja se ankesat ishin t\u00eb kota,\u201d tha nj\u00eb e mbijetuar. \u201cTani e kuptoj q\u00eb \u00ebsht\u00eb e drejta ime, dhe nuk do t\u00eb hezitoj n\u00eb t\u00eb ardhmen.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Nisma e CECD-s\u00eb \u201cT\u00eb mbijetuarat e kancerit avokojn\u00eb p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e sh\u00ebrbimeve sh\u00ebndet\u00ebsore\/onkologjike n\u00eb Komun\u00ebn e Mitrovic\u00ebs\u201d, u realizua me mb\u00ebshtetjen e Fondit t\u00eb Grave t\u00eb Kosov\u00ebs (FGK) t\u00eb Rrjetit t\u00eb Grave t\u00eb Kosov\u00ebs (RrGK), financuar nga Agjencia Austriake p\u00ebr Zhvillim (ADA) dhe bashk\u00ebfinancuar nga Agjencia Suedeze p\u00ebr Bashk\u00ebpunim Nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr Zhvillim (Sida), n\u00eb vler\u00eb prej 5,000 euro, nga qershori deri n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 2023. Kjo nism\u00eb kontribuoi drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb Programin e RrGK-s\u00eb \u201c<a href=\"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/programet\/right-to-health\/\">E Drejta n\u00eb Sh\u00ebndet<\/a>\u201d.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebr grat\u00eb n\u00eb Mitrovic\u00eb, p\u00ebrballja me kancerin nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm barr\u00eb fizike dhe emocionale, por edhe betej\u00eb p\u00ebr qasje n\u00eb sh\u00ebrbime sh\u00ebndet\u00ebsore. Meqen\u00ebse n\u00eb k\u00ebt\u00eb komun\u00eb mungon nj\u00eb onkolog, pacientet detyrohen t\u00eb udh\u00ebtojn\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb p\u00ebr konsultime rutinore, trajtime dhe terapi. P\u00ebr shum\u00eb prej tyre, sidomos ato q\u00eb tashm\u00eb p\u00ebrballen me v\u00ebshtir\u00ebsi financiare dhe emocionale, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":3367057,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_FSMCFIC_featured_image_caption":"","_FSMCFIC_featured_image_nocaption":"","_FSMCFIC_featured_image_hide":"","footnotes":""},"categories":[58],"tags":[],"class_list":["post-3367056","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"acf":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3367056","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3367056"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3367056\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3367097,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3367056\/revisions\/3367097"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/3367057"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3367056"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3367056"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3367056"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}