{"id":3367182,"date":"2025-12-12T15:11:39","date_gmt":"2025-12-12T15:11:39","guid":{"rendered":"https:\/\/womensnetwork.org\/?p=3367182"},"modified":"2025-12-22T13:39:01","modified_gmt":"2025-12-22T13:39:01","slug":"a-mund-grate-kosovare-te-kene-ndikim-ne-bashkimin-evropian","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/a-mund-grate-kosovare-te-kene-ndikim-ne-bashkimin-evropian\/","title":{"rendered":"A mund t\u00eb ken\u00eb ndikim n\u00eb Bashkimin Evropian grat\u00eb kosovare?"},"content":{"rendered":"\n<p>Kjo pyetje u ngrit gjat\u00eb aktivitetit \u201cNd\u00ebrmjet Lindjes dhe Per\u00ebndimit\u201d, t\u00eb organizuar nga <a href=\"https:\/\/bgfundforwomen.org\/en\/\">Fondi Bullgar p\u00ebr Grat\u00eb<\/a> (FBG) dhe <a href=\"https:\/\/womenlobby.org\/\">Lobit Evropian p\u00ebr Grat\u00eb<\/a> (LEG).<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cNe kemi ndikuar dhe vazhdojm\u00eb t\u00eb p\u00ebrpiqemi\u201d, tha z\u00ebvend\u00ebsdrejtoresha dhe hulumtuesja kryesore e Rrjetit t\u00eb Grave t\u00eb Kosov\u00ebs (RrGK), Nicole Farnsworth.<\/p>\n\n\n\n<p>Ajo tregoi se si aktivistet e t\u00eb drejtave t\u00eb grave n\u00eb Kosov\u00eb jan\u00eb bashkuar me organizata t\u00eb tjera p\u00ebr t\u00eb drejtat e grave n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor (BP) p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 15 vjet, kryesisht me mb\u00ebshtetje nga <a href=\"https:\/\/kvinnatillkvinna.org\/\">Fondacioni Kvinna till Kvinna<\/a> dhe Suedia. Q\u00ebllimi ka qen\u00eb monitorimi i procesit t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb Bashkimin Evropian (BE) nga perspektiva gjinore dhe avokimi p\u00ebr nj\u00eb v\u00ebmendje m\u00eb t\u00eb madhe ndaj nevojave t\u00eb ndryshme t\u00eb grave dhe burrave n\u00eb k\u00ebto procese. Sukseset p\u00ebrfshijn\u00eb ndryshimin e qasjes s\u00eb BE-s\u00eb, e cila ka filluar t\u00eb trajtoj\u00eb barazin\u00eb gjinore si \u00e7\u00ebshtje t\u00eb sundimit t\u00eb ligjit, me r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr gjyqtar\u00ebt dhe prokuror\u00ebt, dhe jo vet\u00ebm si \u00e7\u00ebshtje t\u00eb barazis\u00eb gjinore, n\u00eb raportet e Paket\u00ebs s\u00eb Zgjerimit. Gjithashtu, \u00ebsht\u00eb rritur v\u00ebmendja ndaj \u00e7\u00ebshtjeve me r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr gra dhe burra t\u00eb ndrysh\u00ebm n\u00eb m\u00eb shum\u00eb kapituj t\u00eb k\u00ebtyre raporteve. RrGK ka mb\u00ebshtetur gjithashtu m\u00eb shum\u00eb grupe t\u00eb ndryshme t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb grave q\u00eb t\u00eb kuptojn\u00eb m\u00eb mir\u00eb procesin e an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE, t\u00eb angazhohen n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces dhe t\u00eb monitorojn\u00eb p\u00ebrparimin n\u00eb nivel lokal, me q\u00ebllim t\u00eb llogaridh\u00ebnies dhe arritjes s\u00eb rezultateve.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cNe besojm\u00eb shum\u00eb n\u00eb rrjet\u00ebzim,\u201d shpjegoi Farnsworth. \u201cE kuptuam shum\u00eb koh\u00eb m\u00eb par\u00eb se \u00e7far\u00eb ndodh n\u00eb nivel t\u00eb BE-s\u00eb dhe globalisht ndikon tek ne dhe tek puna jon\u00eb, por nuk mund t\u00eb kemi ndikim mbi k\u00ebto politika vet\u00eb. Duhet t\u00eb punojm\u00eb s\u00eb bashku me rrjete dhe aleanca t\u00eb tjera p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb ndryshime.\u201d Ajo shpjegoi gjithashtu se si organizatat p\u00ebr t\u00eb drejtat e grave, p\u00ebrfshir\u00eb edhe si pjes\u00eb e <a href=\"https:\/\/reactor.org.mk\/en\/coalition-for-gender-equality-in-the-eu-accession-process\/\">Koalicionit EQUAPRO<\/a>, kan\u00eb shfryt\u00ebzuar procesin e an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE p\u00ebr t\u00eb inkurajuar qeverit\u00eb e BP-s\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb p\u00ebrparim p\u00ebr t\u00eb avancuar t\u00eb drejtat e grave, duke i trajtuar ato si t\u00eb drejta t\u00eb njeriut.<\/p>\n\n\n\n<p>Farnsworth ishte n\u00eb Bruksel gjat\u00eb gjith\u00eb jav\u00ebs s\u00eb kaluar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb RrGK-s\u00eb, <a href=\"https:\/\/gbwn.net\/en\/gender-budgeting-in-the-new-mff-moving-forward-policy-brief\/\">Rrjetit Mbik\u00ebqyr\u00ebs s\u00eb Buxhetimit t\u00eb P\u00ebrgjegjsh\u00ebm Gjinor<\/a> dhe Rrjetit Evropian t\u00eb Buxhetimit Gjinor, p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb avokim lidhur me Korniz\u00ebn Shum\u00ebvje\u00e7are Financiare (KShF) t\u00eb BE-s\u00eb, buxhetin e BE-s\u00eb p\u00ebr vitet 2028-2034. Aktualisht, KShF-ja dhe rregulloret shoq\u00ebruese po negociohen nga Komisioni Evropian, Parlamenti Evropian dhe K\u00ebshilli Evropian, dhe do t\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb financimin e disponuesh\u00ebm p\u00ebr avancimin e barazis\u00eb gjinore, mbrojtjen e shoq\u00ebris\u00eb civile dhe mb\u00ebshtetjen e organizatave p\u00ebr t\u00eb drejtat e grave n\u00eb t\u00eb ardhmen.<\/p>\n\n\n\n<p>Duke njohur fuqin\u00eb e rrjeteve dhe koalicioneve, RrGK-ja ka bashkuar forcat me Rrjetin Mbik\u00ebqyr\u00ebs s\u00eb Buxhetimit t\u00eb P\u00ebrgjegjsh\u00ebm Gjinor, Rrjetin Evropian t\u00eb Buxhetimit Gjinor dhe Lobin Evropian t\u00eb Grave p\u00ebr t\u00eb <a href=\"https:\/\/womensnetwork.org\/wp-content\/uploads\/2025\/10\/EGBN-GBWN-MFF-Position-Paper.pdf\">avokuar<\/a> q\u00eb barazia gjinore t\u00eb p\u00ebrfshihet m\u00eb qart\u00eb n\u00eb KShF-n\u00eb si nj\u00eb rezultat me tregues dhe ndarje t\u00eb qarta buxhetore.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebpunimit me koalicione t\u00eb tjera, RrGK u takua edhe me <a href=\"https:\/\/civilsocietyeurope.eu\/working-groups\/\">Grupin Punues t\u00eb Financimit t\u00eb Civil Society Europe<\/a>, <a href=\"https:\/\/concordeurope.org\/\">Concord<\/a>-in, <a href=\"https:\/\/eplo.org\/\">Zyr\u00ebn Nd\u00ebrlidh\u00ebse Evropiane p\u00ebr Nd\u00ebrtimin e Paqes<\/a>, <a href=\"https:\/\/alliance-genderequality.org\/\">Aleanc\u00ebn p\u00ebr Barazi Gjinore n\u00eb Evrop\u00eb<\/a>, <a href=\"https:\/\/odi.org\/en\/about\/our-work\/walking-the-talk\/\">iniciativ\u00ebn \u201cWalking the Talk\u201d t\u00eb ODI Europe<\/a>, <a href=\"https:\/\/www.friendsofeurope.org\/\">Friends of Europe<\/a> dhe <a href=\"https:\/\/prospera-inwf.org\/\">Prospera<\/a>, p\u00ebr t\u00eb diskutuar mund\u00ebsit\u00eb e bashk\u00ebpunimit drejt arritjes s\u00eb synimeve t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta.<\/p>\n\n\n\n<p>RrGK u takua gjithashtu me deputet\u00ebt e Parlamentit Evropian, Alexandra Geese, Tomas Waitz dhe Ilhan Kyuchyuk, p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar mb\u00ebshtetjen e tyre p\u00ebr integrimin e perspektiv\u00ebs gjinore n\u00eb buxhetin e BE-s\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Gjat\u00eb q\u00ebndrimit n\u00eb Bruksel, RrGK u takua gjithashtu me p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb Komisionit Evropian (KE) lidhur me Paket\u00ebn e Zgjerimit, duke k\u00ebrkuar q\u00eb buxhetimi i p\u00ebrgjegjsh\u00ebm gjinor t\u00eb zbatohet si pjes\u00eb e Agjendave t\u00eb Reformave n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb BP-n\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb edhe si pjes\u00eb e mb\u00ebshtetjes direkte buxhetore t\u00eb KE-s\u00eb p\u00ebr qeverit\u00eb. Kjo do t\u00eb ishte plot\u00ebsisht n\u00eb p\u00ebrputhje me sundimin e ligjit, duke marr\u00eb parasysh se qeverit\u00eb e Ballkanit Per\u00ebndimor jan\u00eb zotuar t\u00eb zbatojn\u00eb buxhetimin e p\u00ebrgjegjsh\u00ebm gjinor si pjes\u00eb t\u00eb Objektivave t\u00eb Zhvillimit t\u00eb Q\u00ebndruesh\u00ebm, nd\u00ebr shum\u00eb zotimet t\u00eb tjera ligjore. RrGK ndau gjithashtu rekomandimet kryesore nga <a href=\"https:\/\/womensnetwork.org\/wp-content\/uploads\/2025\/11\/Lexim-Gjinor-i-Raportit-te-Komisionit-Evropian-per-Kosoven-per-Vitin-2025.pdf\">Komenti i saj p\u00ebr Raportin p\u00ebr Kosov\u00ebn 2025<\/a>, analizat gjinore mbi <em><a href=\"https:\/\/womensnetwork.org\/wp-content\/uploads\/2025\/10\/Paqja-dhe-siguria-ne-Kosove-Analize-gjinore-1.pdf\">paqen dhe sigurin\u00eb<\/a><\/em>, <a href=\"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/publications\/nen-hije-analiza-gjinore-e-punes-joformale-ne-kosove\/\">joformaliteti<\/a> dhe <a href=\"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/publications\/analiza-gjinore-e-digjitalizimit-ne-kosove\/\">digjitalizimi<\/a>, si dhe gjetjet kryesore nga analizat q\u00eb priten t\u00eb publikohen, si analiza gjinore mbi transportin dhe analiza e reagimit institucional ndaj dhun\u00ebs me baz\u00eb gjinore n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>RrGK u takua me p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb Civil Society Facility t\u00eb KE-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar financim n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb organizatave p\u00ebr t\u00eb drejtat e grave, q\u00eb jan\u00eb aktualisht t\u00eb rrezikuara. P\u00ebrfaq\u00ebsuesit e KE-s\u00eb deklaruan se shumica e financimeve lidhur me barazin\u00eb gjinore p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb civile do t\u00eb sigurohen p\u00ebrmes UNDP-s\u00eb dhe projektit t\u00eb vazhduesh\u00ebm t\u00eb UN Women, i financuar nga KE, p\u00ebr fuqizimin ekonomik t\u00eb grave dhe adresimin e dhun\u00ebs me baz\u00eb gjinore, ve\u00e7an\u00ebrisht dhun\u00ebs s\u00eb mund\u00ebsuar nga teknologjia. Disa fonde do t\u00eb ndahen gjithashtu nga <a href=\"https:\/\/westernbalkansfund.org\/\">Fondi i BP-s\u00eb<\/a> p\u00ebrmes <a href=\"https:\/\/westernbalkansfund.org\/good-news-from-london-wbf-establishes-the-gender-equality-fund\/\">Fondit p\u00ebr Barazi Gjinore<\/a>, i cili do t\u00eb krijohet s\u00eb shpejti. Ky fond \u00ebsht\u00eb rezultat i avokimit t\u00eb grupeve p\u00ebr t\u00eb drejtat e grave gjat\u00eb <a href=\"https:\/\/www.berlinprocess.de\/#about-berlin-process\">Procesit t\u00eb Berlinit<\/a> p\u00ebr krijimin e nj\u00eb Fondi t\u00eb till\u00eb. N\u00eb t\u00eb ardhmen, shumica e financimeve do t\u00eb ofrohen p\u00ebrmes partneriteteve strategjike me shtetet an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb. RrGK k\u00ebrkoi q\u00eb KE t\u00eb siguroj\u00eb q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb implementuesit t\u00eb bashk\u00eb-krijojn\u00eb programet dhe thirrjet p\u00ebr propozime me organizatat p\u00ebr t\u00eb drejtat e grave, p\u00ebr t\u00eb garantuar q\u00eb financimi t\u00eb p\u00ebrgjigjet nevojave aktuale dhe t\u00eb mb\u00ebshtetet n\u00eb p\u00ebrpjekjet, ekspertiz\u00ebn dhe rrjetet ekzistuese n\u00eb rajon.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, e gjith\u00eb mb\u00ebshtetja e ardhshme financiare p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb civile do t\u00eb lidhet me Agjendat e Reformave. N\u00eb vitin 2026 do t\u00eb ket\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb avokuar q\u00eb qeverit\u00eb dhe KE t\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb m\u00eb mir\u00eb perspektiv\u00ebn gjinore n\u00eb k\u00ebto Agjenda dhe t\u00eb monitorojn\u00eb zbatimin e tyre nga perspektiva gjinore. Nd\u00ebrkoh\u00eb, bazuar n\u00eb hulumtime t\u00eb m\u00ebparshme nga <a href=\"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/publications\/https-womensnetwork-org-wp-content-uploads-2020-09-funding-wcsos_alb_-pdf\/\">RrGK<\/a> dhe <a href=\"https:\/\/www.awid.org\/witm\">AWID<\/a>, nd\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt, RrGK theksoi r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e mb\u00ebshtetjes fleksibile dhe organizative p\u00ebr OShC-t\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb rrethanat aktuale. Financimi i BE-s\u00eb p\u00ebr \u201cGrante operacionale\u201d do t\u00eb ofrohet vet\u00ebm n\u00eb nivel komb\u00ebtar, dhe OShC-t\u00eb jan\u00eb inkurajuar t\u00eb tregojn\u00eb pse kjo form\u00eb mb\u00ebshtetjeje \u00ebsht\u00eb e nevojshme, p\u00ebrndryshe mund t\u00eb t\u00ebrhiqet n\u00eb t\u00eb ardhmen. Gjithashtu, KE planifikon t\u00eb p\u00ebrgatis\u00eb udh\u00ebzime p\u00ebr veprimet e integrimit t\u00eb perspektiv\u00ebs gjinore, duke p\u00ebrfshir\u00eb analiza gjinore q\u00eb do t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb p\u00ebr udh\u00ebheqjen e hartimit dhe sigurimin e zbatimit t\u00eb zotimeve.<\/p>\n\n\n\n<p>M\u00eb 4 dhjetor, RrGK mori pjes\u00eb n\u00eb Samitin vjetor t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor, t\u00eb organizuar nga Friends of Europe. Samiti u fokusua n\u00eb tendencat gjeopolitike, duke diskutuar mbi procesin e an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE bazuar n\u00eb merit\u00eb kundrejt procesit politik, rritjen ekonomike dhe sundimin e ligjit. Lidhur me rritjen ekonomike, Farnsworth theksoi se ajo nuk mund t\u00eb ndodh\u00eb pa grat\u00eb, pasi vet\u00ebm dy nga dhjet\u00eb gra jan\u00eb pjes\u00eb e fuqis\u00eb pun\u00ebtore n\u00eb Kosov\u00eb. \u201cN\u00ebse v\u00ebrtet duam t\u00eb shohim rritje, duhet t\u2019i p\u00ebrfshijm\u00eb grat\u00eb atje [n\u00eb fuqin\u00eb pun\u00ebtore],\u201d tha Farnsworth. Ajo b\u00ebri thirrje p\u00ebr adresimin e shkaqeve rr\u00ebnj\u00ebsore t\u00eb pjes\u00ebmarrjes s\u00eb ul\u00ebt, t\u00eb identifikuara nga hulumtimet e RrGK-s\u00eb dhe t\u00eb tjera studime, p\u00ebrfshir\u00eb p\u00ebrmes transformimit t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb pa-paguar n\u00eb pun\u00eb t\u00eb paguar, duke adresuar k\u00ebshtu joformalitetin, si dhe p\u00ebrmes krijimit t\u00eb sh\u00ebrbimeve t\u00eb kujdesit dhe p\u00ebrmir\u00ebsimit t\u00eb transportit.<\/p>\n\n\n\n<p>Lidhur me sundimin e ligjit, ajo theksoi rolin thelb\u00ebsor q\u00eb luajn\u00eb organizatat p\u00ebr t\u00eb drejtat e grave n\u00eb monitorimin e institucioneve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb dhe n\u00eb k\u00ebrkimin e llogaridh\u00ebnies nga ato lidhur me m\u00ebnyr\u00ebn se si trajtohen rastet e dhun\u00ebs me baz\u00eb gjinore. Ajo vuri n\u00eb dukje se organizatat p\u00ebr t\u00eb drejtat e grave aktualisht p\u00ebrballen me nj\u00eb kriz\u00eb financimi, e cila mund t\u00eb kufizoj\u00eb mund\u00ebsin\u00eb e tyre p\u00ebr t\u00eb vazhduar t\u00eb jen\u00eb partner i BE-s\u00eb n\u00eb avancimin e reformave t\u00eb sundimit t\u00eb ligjit. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, ajo b\u00ebri thirrje q\u00eb BE-ja t\u00eb siguroj\u00eb q\u00eb Civil Society Facility dhe Planet e Rritjes t\u00eb caktojn\u00eb fonde p\u00ebr kontributin e vazhduesh\u00ebm t\u00eb organizatave p\u00ebr t\u00eb drejtat e grave n\u00eb procesin e an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cN\u00ebse duam t\u00eb mund\u00ebsojm\u00eb rritjen ekonomike dhe t\u00eb krijojm\u00eb nj\u00eb mjedis ku sundimi i ligjit respektohet, duhet t\u00eb mb\u00ebshtesim shoq\u00ebrin\u00eb civile,\u201d u pajtua eurodeputeti Thomas Waitz, duke theksuar se nj\u00eb shumic\u00eb brenda Parlamentit Evropian \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrkushtuar ndaj k\u00ebtij q\u00ebllimi.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kjo pyetje u ngrit gjat\u00eb aktivitetit \u201cNd\u00ebrmjet Lindjes dhe Per\u00ebndimit\u201d, t\u00eb organizuar nga Fondi Bullgar p\u00ebr Grat\u00eb (FBG) dhe Lobit Evropian p\u00ebr Grat\u00eb (LEG). \u201cNe kemi ndikuar dhe vazhdojm\u00eb t\u00eb p\u00ebrpiqemi\u201d, tha z\u00ebvend\u00ebsdrejtoresha dhe hulumtuesja kryesore e Rrjetit t\u00eb Grave t\u00eb Kosov\u00ebs (RrGK), Nicole Farnsworth. Ajo tregoi se si aktivistet e t\u00eb drejtave t\u00eb grave [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":3367179,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_FSMCFIC_featured_image_caption":"","_FSMCFIC_featured_image_nocaption":"","_FSMCFIC_featured_image_hide":"","footnotes":""},"categories":[58],"tags":[],"class_list":["post-3367182","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"acf":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3367182","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3367182"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3367182\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3367362,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3367182\/revisions\/3367362"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/3367179"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3367182"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3367182"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3367182"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}