{"id":3367297,"date":"2025-12-18T15:05:05","date_gmt":"2025-12-18T15:05:05","guid":{"rendered":"https:\/\/womensnetwork.org\/?p=3367297"},"modified":"2025-12-18T15:05:05","modified_gmt":"2025-12-18T15:05:05","slug":"edukimi-gjitheperfshires-seksual-nje-ndryshim-i-nevojshem","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/edukimi-gjitheperfshires-seksual-nje-ndryshim-i-nevojshem\/","title":{"rendered":"Edukimi Gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs Seksual: Nj\u00eb Ndryshim i Nevojsh\u00ebm"},"content":{"rendered":"\n<p>P\u00ebr shum\u00eb nx\u00ebn\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, bisedat rreth sh\u00ebndetit seksual, p\u00eblqimit dhe respektit mbeten ende tabu. Sistemi arsimor n\u00eb vend nuk p\u00ebrfshin ende edukimin seksual si nj\u00eb l\u00ebnd\u00eb t\u00eb dedikuar n\u00eb kurrikul\u00eb. N\u00eb vend t\u00eb k\u00ebsaj, temat q\u00eb lidhen me sh\u00ebndetin seksual dhe riprodhues jan\u00eb t\u00eb shp\u00ebrndara n\u00eb disa l\u00ebnd\u00eb, si biologjia, psikologjia dhe edukata qytetare, t\u00eb cilat zakonisht trajtohen vet\u00ebm sip\u00ebrfaq\u00ebsisht. Studimet kan\u00eb treguar se tekstet shkollore p\u00ebrmbajn\u00eb stereotipe gjinore dhe gjuh\u00eb diskriminuese, nd\u00ebrsa diskutimet mbi p\u00eblqimin, ngacmimin seksual dhe dhun\u00ebn mungojn\u00eb pothuajse plot\u00ebsisht.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb t\u00eb njejt\u00ebn koh\u00eb, <a href=\"https:\/\/womensnetwork.org\/wp-content\/uploads\/2018\/10\/20160224112147815.pdf\">hulumtimi<\/a> nga Rrjeti i Grave t\u00eb Kosov\u00ebs (RrGK) ka zbuluar se af\u00ebr 50 p\u00ebr qind e kosovar\u00ebve kan\u00eb p\u00ebrjetuar ndonj\u00eb form\u00eb t\u00eb ngacmimit seksual gjat\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tyre, me grat\u00eb q\u00eb preken n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb disproporcionale. K\u00ebto t\u00eb gjetura n\u00ebnvizojn\u00eb nevoj\u00ebn urgjente p\u00ebr nj\u00eb edukim seksual gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs q\u00eb sfidon stereotipet, eliminon stigm\u00ebn dhe promovon barazin\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr t\u00eb adresuar k\u00ebto boshll\u00ebqe, Qendra p\u00ebr Arsim dhe Zhvillim t\u00eb Komunitetit \u2013 Friends (CECD Friends) zbatoi nj\u00eb iniciativ\u00eb me synim promovimin e edukimit seksual gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs, t\u00eb ndjesh\u00ebm gjinorisht dhe pa stigmatizim n\u00eb shkollat fillore t\u00eb Mitrovic\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Vendosja e Themeleve p\u00ebr Ndryshim P\u00ebrmes Hulumtimit<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Hulumtuesja Rita Berisha analizoi tekstet shkollore t\u00eb biologjis\u00eb, edukat\u00ebs qytetare dhe gjuh\u00ebs shqipe, p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar se si trajtoheshin temat q\u00eb lidhen me seksualitetin. Studimi zbuloi se materialet ekzistuese i trajtonin k\u00ebto tema vet\u00ebm pjes\u00ebrisht dhe pa qart\u00ebsi, duke konfirmuar nevoj\u00ebn p\u00ebr t\u2019i p\u00ebrdit\u00ebsuar dhe plot\u00ebsuar me p\u00ebrmbajtje gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse dhe t\u00eb ndjeshme ndaj gjinis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Nga ky aktivite doli raporti i par\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs mbi edukimin seksual n\u00eb tekstet e shkollave fillore n\u00eb Kosov\u00eb, duke identifikuar boshll\u00ebqe dhe duke ofruar rekomandime konkrete p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e p\u00ebrmbajtjes dhe p\u00ebrfshirjen e temave t\u00eb reja.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>V\u00ebzhgimi i Praktikave M\u00ebsimore<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>CECD m\u00eb pas realizoi 12 or\u00eb obzervuese m\u00ebsimore n\u00eb dy shkolla fillore, p\u00ebr t\u00eb kuptuar se si trajtohej aktualisht edukimi seksual. Ekipi gjithashtu mblodhi t\u00eb dh\u00ebna kualitative p\u00ebrmes intervistave me m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebs t\u00eb biologjis\u00eb, gjuh\u00ebs shqipe dhe edukat\u00ebs qytetare. K\u00ebto gjetje ndihmuan CECD-n\u00eb dhe RrGK-n\u00eb t\u00eb dizajnonin nj\u00eb trajnim nj\u00ebditor p\u00ebr m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsit dhe drejtor\u00ebt e shkollave, t\u00eb fokusuar n\u00eb metoda m\u00ebsimore gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse dhe t\u00eb ndjeshme ndaj gjinis\u00eb. Trajnimi, pra, ndikoi q\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsit t\u00eb jen\u00eb m\u00eb t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e diskutimit t\u00eb temave t\u00eb edukimit seksual me ndjeshm\u00ebri gjinore dhe pa paragjykime. Pas trajnimit, disa prej tyre filluan t\u2019i zbatojn\u00eb qasjet e reja n\u00eb praktik\u00eb, duke p\u00ebrdorur m\u00ebsimet e marra.<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00ebra prej m\u00ebsueseve pjes\u00ebmarr\u00ebse tha: \u201cDefinitivisht do t\u00eb mundohem t\u2019i aplikoj ato q\u00eb i m\u00ebsuam n\u00eb klasat e mia gjate k\u00ebtij viti shkollor.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Pun\u00eb me nx\u00ebn\u00ebs nga komunitete t\u00eb ndryshme<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00ebs tjet\u00ebr i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i projektit ishte angazhimi i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb me nx\u00ebn\u00ebsit. CECD organizoi tre sesione edukative, t\u00eb ndjekura nga 79 nx\u00ebn\u00ebs, p\u00ebrfshir\u00eb nx\u00ebn\u00ebs nda komunitetet rom\u00eb, ashkali, boshnjak\u00eb dhe egjiptian\u00eb. Sesionet prezantuan tema ky\u00e7e t\u00eb edukimit seksual gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs, p\u00ebrfshir\u00eb njohjen e trupit, p\u00eblqimin, sh\u00ebndetin seksual dhe riprodhues, si dhe parandalimin e shtatz\u00ebnive t\u00eb pad\u00ebshiruara. Nx\u00ebn\u00ebsit u shpreh\u00ebn se ishin t\u00eb k\u00ebnaqur me p\u00ebrmbajtjen e m\u00ebsimeve dhe se kishin m\u00ebsuar tema t\u00eb reja q\u00eb zakonisht nuk trajtohen n\u00eb shkoll\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Avokimi dhe nd\u00ebrveprimi institucional<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Bazuar n\u00eb gjetjet e hulumtimit, CECD gjithashtu p\u00ebrgatiti dhe d\u00ebrgoi nj\u00eb let\u00ebr avokuese dhe raportin p\u00ebrfundimtar n\u00eb Ministrin\u00eb e Arsimit, Shkenc\u00ebs, Teknologjis\u00eb dhe Inovacionit (MAShTI). Dokumentet p\u00ebrmbanin rekomandime p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e teksteve shkollore dhe p\u00ebrfshirjen e edukimit seksual gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs n\u00eb kurrikul\u00ebn zyrtare. Letra avokuese mori mb\u00ebshtetje nga organizatat lokale n\u00eb Mitrovic\u00eb, duke treguar p\u00ebrkushtimin e shoq\u00ebris\u00eb civile p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e qasjes s\u00eb t\u00eb rinjve n\u00eb informata t\u00eb sakta dhe gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse p\u00ebr sh\u00ebndetin seksual dhe riprodhues.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Rritja e Nd\u00ebrgjegj\u00ebsimit Publik<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr t\u00eb zgjeruar ndikimin p\u00ebrtej shkollave, CECD bashk\u00ebpunoi me Katror Media p\u00ebr t\u00eb dizajnuar dhe lansuar nj\u00eb fushat\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsuese n\u00eb rrjetet sociale. Fushata p\u00ebrfshiu postime edukative, pjes\u00eb nga hulumtimi dhe nj\u00eb video t\u00eb animuar mbi p\u00eblqimin seksual, sh\u00ebndetin seksual dhe riprodhues, si dhe legjislacionin p\u00ebrkat\u00ebs komb\u00ebtar, p\u00ebrfshir\u00eb Ligjin p\u00ebr Sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb dhe Ligjin p\u00ebr Sh\u00ebndetin Riprodhues. Videoja dhe materialet u shp\u00ebrndan\u00eb n\u00eb Facebook dhe YouTube, me synimin p\u00ebr t\u00eb arritur sa m\u00eb shum\u00eb t\u00eb rinj dhe p\u00ebr t\u00eb sfiduar q\u00ebndrimet patriarkale rreth edukimit seksual. Fushata arriti tek t\u00eb pakt\u00ebn 60,000 persona online, duke rritur vet\u00ebdijen mbi p\u00eblqimin seksual dhe barazin\u00eb gjinore, si dhe duke nxitur nj\u00eb dialog publik t\u00eb hapur p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje q\u00eb shpesh stigmatizohen n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>T\u00eb gjitha k\u00ebto arritje s\u00eb bashku e fuqizuan dialogun publik p\u00ebr edukimin seksual gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs dhe kontribuan n\u00eb p\u00ebrpjekjet p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e politikave arsimore n\u00eb Kosov\u00eb, duke ofruar nj\u00ebkoh\u00ebsisht informacione t\u00eb p\u00ebrshtatshme p\u00ebr mosh\u00ebn p\u00ebr t\u2019u kujdesur p\u00ebr mir\u00ebqenien dhe sh\u00ebndetin e tyre. Iniciativa sh\u00ebnon nj\u00eb hap dometh\u00ebn\u00ebs drejt nj\u00eb sistemi arsimor m\u00eb t\u00eb informuar dhe gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs, ku \u00e7do nx\u00ebn\u00ebs rritet i pajisur me njohurit\u00eb q\u00eb i nevojiten p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vendime t\u00eb sigurta, t\u00eb sh\u00ebndetshme dhe t\u00eb respektueshme.<\/p>\n\n\n\n<p>Nisma e CECD-s\u00eb \u201cEdukimi gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs seksual si prioritet\u201d u realizua me mb\u00ebshtetjen e Fondit t\u00eb Grave t\u00eb Kosov\u00ebs (FGK), i Rrjetit t\u00eb Grave t\u00eb Kosov\u00ebs (RrGK), financuar nga Agjencia Austriake p\u00ebr Zhvillim (ADA) dhe bashk\u00eb-financuar nga Agjencia Suedeze p\u00ebr Bashk\u00ebpunim Nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr Zhvillim (Sida), n\u00eb vler\u00eb prej 9,933 euro, nga janari deri n\u00eb tetor 2024. Iniciativa kontribuoi drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb Programin e RrGK-s\u00eb \u201c<a href=\"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/programet\/permiresimi-i-qasjes-ne-edukim-cilesor-dhe-te-ndjeshem-gjinor\/\">Edukimi q\u00eb transformon normat gjinore<\/a>.\u201d<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebr shum\u00eb nx\u00ebn\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, bisedat rreth sh\u00ebndetit seksual, p\u00eblqimit dhe respektit mbeten ende tabu. Sistemi arsimor n\u00eb vend nuk p\u00ebrfshin ende edukimin seksual si nj\u00eb l\u00ebnd\u00eb t\u00eb dedikuar n\u00eb kurrikul\u00eb. N\u00eb vend t\u00eb k\u00ebsaj, temat q\u00eb lidhen me sh\u00ebndetin seksual dhe riprodhues jan\u00eb t\u00eb shp\u00ebrndara n\u00eb disa l\u00ebnd\u00eb, si biologjia, psikologjia dhe edukata qytetare, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":3367298,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_FSMCFIC_featured_image_caption":"","_FSMCFIC_featured_image_nocaption":"","_FSMCFIC_featured_image_hide":"","footnotes":""},"categories":[58],"tags":[],"class_list":["post-3367297","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"acf":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3367297","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3367297"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3367297\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3367301,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3367297\/revisions\/3367301"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/3367298"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3367297"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3367297"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3367297"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}