{"id":3367461,"date":"2026-01-30T09:12:21","date_gmt":"2026-01-30T09:12:21","guid":{"rendered":"https:\/\/womensnetwork.org\/?p=3367461"},"modified":"2026-01-30T09:12:22","modified_gmt":"2026-01-30T09:12:22","slug":"nga-dyer-te-mbyllura-ne-biseda-te-hapura-ndergjegjesimi-i-komuniteteve-serbe-per-gbv-dhe-tfgbv","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/nga-dyer-te-mbyllura-ne-biseda-te-hapura-ndergjegjesimi-i-komuniteteve-serbe-per-gbv-dhe-tfgbv\/","title":{"rendered":"Nga dyer t\u00eb mbyllura n\u00eb biseda t\u00eb hapura: Nd\u00ebrgjegj\u00ebsimi i komuniteteve serbe p\u00ebr GBV dhe TFGBV"},"content":{"rendered":"\n<p>P\u00ebr shum\u00eb gra dhe familje brenda komuniteteve serbe n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Kosoven, diskutimi i dhun\u00ebs mbetet nj\u00eb sfid\u00eb e madhe. Frika, presioni shoq\u00ebror dhe heshtja e gjat\u00eb shpesh i pengojn\u00eb individ\u00ebt t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb informacion, t\u00eb b\u00ebjn\u00eb pyetje ose t\u00eb qasen n\u00eb sh\u00ebrbime mb\u00ebshtet\u00ebse. K\u00ebto barriera jan\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb theksuara n\u00eb zonat rurale, ku qasja e kufizuar n\u00eb informacione mbi t\u00eb drejtat, sigurin\u00eb dhe rreziqet digjitale ka kontribuar n\u00eb izolim dhe cenueshm\u00ebri.<\/p>\n\n\n\n<p>Ky realitet filloi t\u00eb ndryshoj\u00eb kur dialogu u iniciua p\u00ebrmes angazhimit t\u00eb drejt\u00ebp\u00ebrdrejt\u00eb, ball\u00eb p\u00ebr ball\u00eb, n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e vet\u00eb komunitetit.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrmes angazhimit intensiv der\u00eb m\u00eb der\u00eb, Zenski Inkluzivni Centar (\u017dEC) p\u00ebrfshiu gra, burra dhe familje q\u00eb rrall\u00eb ose asnj\u00ebher\u00eb m\u00eb par\u00eb nuk kishin qen\u00eb pjes\u00eb e diskutimeve mbi dhun\u00ebn me baz\u00eb gjinore (GBV) dhe dhun\u00ebn me baz\u00eb gjinore t\u00eb leht\u00ebsuar nga teknologjia (TFGBV). K\u00ebto vizita krijuan hap\u00ebsira t\u00eb sigurta, respektuese dhe kulturalisht t\u00eb ndjeshme, duke u mund\u00ebsuar an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb komunitetit t\u00eb flasin hapur, p\u00ebr p\u00ebrvojat, shqet\u00ebsimet dhe rreziqet q\u00eb lidhen me dhun\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr shum\u00eb gra, marrja e informatave mbi mekanizmat e mbrojtj\u00ebs solli si qet\u00ebsi ashtu edhe nj\u00eb ndjenj\u00eb t\u00eb rip\u00ebrtir\u00eb t\u00eb vet\u00ebbesimit. Si\u00e7 shpjegoi nj\u00eb n\u00ebn\u00eb vetushqyese nga Sht\u00ebrpca:<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cTani e di kujt mund t\u2019i drejtohem dhe si ta mbroj vet\u00ebn dhe f\u00ebmijen tim.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebse tjet\u00ebr theksoi se si qasja n\u00eb informacion ndikoi n\u00eb gatishm\u00ebrin\u00eb e saj p\u00ebr t\u00eb reaguar ndaj dhun\u00ebs:<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cInformacionet q\u00eb mora m\u00eb dhan\u00eb guximin t\u00eb reagoj n\u00ebse dhuna p\u00ebrs\u00ebritet.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Pjes\u00ebmarr\u00ebsit nga zonat rurale theksuan se vet\u00eb qasja u pa si e domosdoshme, sepse adresonte pengesat strukturore dhe shoq\u00ebrore n\u00eb qasjen e grave ndaj informatave. Nj\u00eb grua theksoi:<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cKjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shum\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb edukuar grat\u00eb n\u00eb zonat rurale lidhur me dhun\u00ebn digjitale dhe dhun\u00ebn n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. P\u00ebr shkak t\u00eb barrierave gjeografike, grat\u00eb shpesh jan\u00eb t\u00eb privuara nga edukimi n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb, ve\u00e7anerisht pasi ende mbizot\u00ebron patriarkati.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Edhe burrat raportuan ndryshime t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb kendv\u00ebshtrim si rezultat i diskutimeve. Nj\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs 30 vje\u00e7ar nga Brezovica reflektoi:<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cSi burr\u00eb, deri tani nuk e kisha menduar se sa te ekspozuara jan\u00eb grat\u00eb ndaj dhun\u00ebs n\u00eb rrjetet sociale. \u00c7do fotografi q\u00eb publikojn\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhet shkak p\u00ebr komente fyese, si nga burrat ashtu edhe nga grat\u00eb e tjera.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr disa pjes\u00ebmarr\u00ebs, vet\u00eb p\u00ebrvoja e t\u00eb qenit t\u00eb qasur dhe t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb k\u00ebto biseda ishte dometh\u00ebn\u00ebse n\u00eb vetvete. Nj\u00eb grua ndau p\u00ebrvoj\u00ebn e saj:<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cP\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb dikush ka ardhur t\u00eb flas\u00eb me mua p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tem\u00eb, ndaj as nuk di si t\u00eb reagoj.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrmes dialogut respektues, ndjeshm\u00ebris\u00eb kulturore dhe pranis\u00eb s\u00eb vazhdueshme n\u00eb komunitet, ky angazhim ndihmoi n\u00eb thyerjen e heshtjes, nd\u00ebrtimin e besimit dhe pajisjen e individ\u00ebve me njohuri q\u00eb mb\u00ebshtesin vendimmarrje m\u00eb t\u00eb sigurta dhe reagime m\u00eb t\u00eb informuara ndaj dhun\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>\u017dEC ka p\u00ebrfunduar me sukses iniciativ\u00ebn \u201cAddressing Gender-based Violence in Serbian Neighborhoods\u201d, duke kontribuar n\u00eb fuqizimin dhe mb\u00ebshtetjen e grave, vajzave, burrave dhe djemve t\u00eb komunitetit serb n\u00eb te gjithe Kosoven, me fokus te ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb zonat veriore dhe rurale, n\u00eb parandalimin dhe adresimin e GBV dhe TFGBV.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrmes angazhimit intensiv der\u00eb m\u00eb der\u00eb, u arrit\u00ebn gjithsej 3,054 persona, p\u00ebrfshir\u00eb 2,087 persona nga zonat rurale dhe 38 persona me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara, n\u00eb komunat e Novoberdes, Gracanices, Mitrovices se Veriut, Zvecanit, Parteshit\/Pasjanit, Gjilanit, Ranillugut, Shterpces, Zubin Potokut dhe Leposaviqit. K\u00ebto nd\u00ebrveprime krijuan hap\u00ebsira t\u00eb sigurta p\u00ebr dialog, rritje t\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsimit dhe forcim t\u00eb besimit. U shp\u00ebrndan\u00eb flet\u00ebpalosje dhe materiale edukative n\u00eb gjuh\u00ebt shqipe, serbe, boshnjake dhe rome, duke siguruar q\u00eb informacionet mbi GBV dhe TFGBV t\u00eb jen\u00eb t\u00eb kuptueshme dhe te qasshme, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr grupet m\u00eb t\u00eb margjinalizuara.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrve\u00e7 aktiviteteve n\u00eb terren, iniciativa pati ndikim te konsideruesh\u00ebm edhe n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn digjitale. Publikimet online lidhur me iniciativ\u00ebn arrit\u00ebn 202,000 shikime, duke kontribuar n\u00eb rritjen e nd\u00ebrgjegj\u00ebsimit mbi dhun\u00ebn digjitale dhe duke nxitur gatishm\u00ebri m\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar informacion dhe mb\u00ebshtetje.<\/p>\n\n\n\n<p>Iniciativa u zbatua nga \u017dEC n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb projektit t\u00eb zbatuar nga East-West Management Institute (EWMI) dhe Rrjeti i Grave t\u00eb Kosoves (RrGK), duke ilustruar se bashkepunimi strategjik mund t\u00eb nxis\u00eb ndryshime kuptimplota dhe t\u00eb q\u00ebndrueshme brenda komuniteteve n\u00eb Kosove.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebr shum\u00eb gra dhe familje brenda komuniteteve serbe n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Kosoven, diskutimi i dhun\u00ebs mbetet nj\u00eb sfid\u00eb e madhe. Frika, presioni shoq\u00ebror dhe heshtja e gjat\u00eb shpesh i pengojn\u00eb individ\u00ebt t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb informacion, t\u00eb b\u00ebjn\u00eb pyetje ose t\u00eb qasen n\u00eb sh\u00ebrbime mb\u00ebshtet\u00ebse. K\u00ebto barriera jan\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb theksuara n\u00eb zonat rurale, ku qasja e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":3367458,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_FSMCFIC_featured_image_caption":"","_FSMCFIC_featured_image_nocaption":"","_FSMCFIC_featured_image_hide":"","footnotes":""},"categories":[58],"tags":[],"class_list":["post-3367461","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"acf":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3367461","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3367461"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3367461\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3367462,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3367461\/revisions\/3367462"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/3367458"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3367461"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3367461"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3367461"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}