{"id":3367521,"date":"2026-02-05T14:21:46","date_gmt":"2026-02-05T14:21:46","guid":{"rendered":"https:\/\/womensnetwork.org\/?p=3367521"},"modified":"2026-02-05T14:21:47","modified_gmt":"2026-02-05T14:21:47","slug":"aktivistet-per-te-drejtat-e-grave-kerkojne-vazhdimin-e-mbeshtetjes-suedeze-per-ballkanin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/aktivistet-per-te-drejtat-e-grave-kerkojne-vazhdimin-e-mbeshtetjes-suedeze-per-ballkanin\/","title":{"rendered":"Aktivistet p\u00ebr t\u00eb drejtat e grave k\u00ebrkojn\u00eb vazhdimin e mb\u00ebshtetjes suedeze p\u00ebr Ballkanin"},"content":{"rendered":"\n<p>Kush do t\u2019u k\u00ebrkoj\u00eb llogari qeverive kur shkurtohet mb\u00ebshtetja p\u00ebr organizatat e pavarura v\u00ebzhguese? Kjo ishte pyetja q\u00eb Z\u00ebvend\u00ebsdrejtoresha e Rrjetit t\u00eb Grave t\u00eb Kosov\u00ebs (RrGK), Nicole Farnsworth, s\u00eb bashku me organizatat partnere p\u00ebr t\u00eb drejtat e grave nga Ballkani Per\u00ebndimor, e ngrit\u00ebn m\u00eb her\u00ebt gjat\u00eb k\u00ebsaj jave para zyrtar\u00ebve suedez\u00eb n\u00eb Stokholm. Vizita erdhi pas vendimit t\u00eb fundit, t\u00eb papritur, t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Suedis\u00eb p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb fund mb\u00ebshtetjes financiare p\u00ebr bashk\u00ebpunimin rajonal p\u00ebr zhvillim n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor, nj\u00eb hap q\u00eb ka ndikuar drejtp\u00ebrdrejt programin rajonal t\u00eb Kvinna till Kvinna-s p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur demokracin\u00eb, q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb dhe p\u00ebrfshirjen e nevojave t\u00eb ndryshme t\u00eb grave dhe burrave n\u00eb procesin e an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb Bashkimin Evropian (BE).<\/p>\n\n\n\n<p>Ky program i ka siguruar RrGK-s\u00eb financimin jetik dhe ka financuar edhe 14 grupe t\u00eb tjera p\u00ebr t\u00eb drejtat e grave n\u00eb rajon. Ai u ka mund\u00ebsuar organizatave p\u00ebr t\u00eb drejtat e grave t\u00eb <a href=\"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/publications\/integrimi-i-perspektives-gjinore-ne-procesin-e-anetaresimit-ne-be-3\/\">monitorojn\u00eb<\/a> <em>cil\u00ebsin\u00eb<\/em> e reformave t\u00eb lidhura me an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb BE; t\u00eb ofrojn\u00eb d\u00ebshmi dhe <a href=\"https:\/\/womensnetwork.org\/wp-content\/uploads\/2025\/11\/Lexim-Gjinor-i-Raportit-te-Komisionit-Evropian-per-Kosoven-per-Vitin-2025.pdf\">ekspertiz\u00eb<\/a> p\u00ebr t\u00eb siguruar informata p\u00ebr Pakon vjetore t\u00eb Zgjerimit t\u00eb BE-s\u00eb; t\u00eb angazhojn\u00eb gra t\u00eb ndryshme n\u00eb proceset demokratike q\u00eb lidhen me reformat; t\u2019u k\u00ebrkojn\u00eb llogari qeverive; t\u00eb forcojn\u00eb sundimin e ligjit; si dhe t\u00eb rrisin nd\u00ebrgjegj\u00ebsimin publik dhe mb\u00ebshtetjen p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb BE, ve\u00e7an\u00ebrisht e r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur euroskepticizmi po rritet. N\u00eb disa vende, shkurtimet e fondeve kan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb rrezik sh\u00ebrbime thelb\u00ebsore p\u00ebr grat\u00eb, si p\u00ebrfaq\u00ebsimi ligjor p\u00ebr t\u00eb mbijetuarat e dhun\u00ebs, t\u00eb cilat e kishin forcuar qasjen n\u00eb drejt\u00ebsi dhe e kan\u00eb mb\u00ebshtetur avokimin e organizatave p\u00ebr t\u00eb drejtat e grave p\u00ebr sundim m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb ligjit, duke pasur parasysh se dhuna n\u00eb familje mbetet nd\u00ebr veprat penale m\u00eb t\u00eb p\u00ebrhapura n\u00eb rajon.<\/p>\n\n\n\n<p>Gjat\u00eb udh\u00ebtimit, Farnsworth dhe aktivistet e tjera u takuan me an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Komitetit Parlamentar suedez p\u00ebr Pun\u00eb t\u00eb Jashtme, me p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme dhe t\u00eb Agjencis\u00eb Suedeze p\u00ebr Zhvillim dhe Bashk\u00ebpunim Nd\u00ebrkomb\u00ebtar (Sida). Aktivistet ndan\u00eb informata p\u00ebr situat\u00ebn shqet\u00ebsuese n\u00eb rajon, i cili \u00ebsht\u00eb n\u00eb rrezik p\u00ebr kthim prapa n\u00eb demokraci, n\u00eb nj\u00eb klim\u00eb ku forcat antidemokratike dhe kund\u00ebr t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, nga brenda dhe nga jasht\u00eb, po fuqizohen.<\/p>\n\n\n\n<p>Farnsworth theksoi rolin ky\u00e7 t\u00eb RrGK-s\u00eb si rrjet i 103 organizatave t\u00eb ndryshme t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile, si dhe si qend\u00ebr e \u201cmendimit dhe veprimit\u201d q\u00eb monitoron proceset demokratike, sundimin e ligjit dhe an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb BE. \u201cNe i sjellim n\u00eb proceset e reformave z\u00ebrat e grave dhe burrave t\u00eb t\u00eb gjitha etnive, nga zonat urbane dhe rurale, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe personat me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara\u201d, shpjegoi ajo. \u201cNe sigurojm\u00eb q\u00eb qeverit\u00eb t\u00eb jen\u00eb llogaridh\u00ebn\u00ebse, q\u00eb demokracia t\u00eb forcohet dhe q\u00eb reformat t\u00eb pasqyrojn\u00eb nevojat e njer\u00ebzve\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Mb\u00ebshtetja suedeze p\u00ebrmes \u201cKvinna till Kvinna\u201d i ka mund\u00ebsuar RrGK-s\u00eb t\u00eb angazhoj\u00eb mij\u00ebra gra t\u00eb ndryshme n\u00eb proceset e vendimmarrjes, ndonj\u00ebher\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb. Po ashtu, ajo i ka siguruar RrGK-s\u00eb burimet p\u00ebr t\u00eb shqyrtuar dhe komentuar qindra drafte ligje dhe politika n\u00eb nivel komunal dhe komb\u00ebtar, duke pasqyruar nevojat e grave dhe burrave t\u00eb ndrysh\u00ebm. N\u00eb mbi dy t\u00eb tretat e k\u00ebtyre ligjeve dhe politikave, qeveria e ka pranuar kontributin e RrGK-s\u00eb, duke u mb\u00ebshtetur n\u00eb ekspertiz\u00ebn e saj. Kosova pritet s\u00eb shpejti t\u00eb formoj\u00eb nj\u00eb qeveri t\u00eb re, e cila pritet t\u00eb miratoj\u00eb mbi 30 ligje t\u00eb reja q\u00eb nd\u00ebrlidhen me an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb BE n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb shum\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr. Meq\u00eb shkurtimet e fondeve e kan\u00eb detyruar RrGK-n\u00eb t\u00eb reduktoj\u00eb stafin e angazhuar n\u00eb shqyrtimin e ligjeve dhe n\u00eb konsultimin e grave t\u00eb ndryshme p\u00ebr t\u2019i informuar p\u00ebr k\u00ebto procese, RrGK \u00ebsht\u00eb e shqet\u00ebsuar se sa mir\u00eb do t\u00eb p\u00ebrfshihen grat\u00eb e ndryshme n\u00eb k\u00ebto procese dhe kush do ta monitoroj\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e reformave nga perspektiva e barazis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, qeverit\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor duhet t\u00eb zbatojn\u00eb planet e rritjes t\u00eb BE-s\u00eb si pjes\u00eb e p\u00ebrfitimit t\u00eb mb\u00ebshtetjes financiare n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb procesit t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE, por k\u00ebto plane <a href=\"https:\/\/kvinnatillkvinna.org\/publications\/blind-spots-or-inclusive-growth\/\">nuk i marrin mjaftuesh\u00ebm parasysh<\/a> nevojat e ndryshme t\u00eb grave dhe burrave, <a href=\"https:\/\/womensnetwork.org\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/Gender-Review-of-EU-Growth-Plan-Reform-Agenda-Kosovo_2024.pdf\">duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe n\u00eb Kosov\u00eb<\/a>. \u201c\u00cbsht\u00eb thelb\u00ebsore q\u00eb t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb monitorojm\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e reformave p\u00ebr t\u00eb siguruar adresimin e nevojave t\u00eb grave dhe burrave t\u00eb ndrysh\u00ebm dhe q\u00eb planet e ardhshme t\u00eb rritjes, q\u00eb lidhen me Korniz\u00ebn e ardhshme Financiare Shum\u00ebvje\u00e7are t\u00eb BE-s\u00eb, t\u2019i inkorporojn\u00eb k\u00ebto perspektiva\u201d, tha Farnsworth. Shkurtimet e fondeve e v\u00ebn\u00eb n\u00eb rrezik angazhimin aktiv t\u00eb organizatave p\u00ebr t\u00eb drejtat e grave n\u00eb monitorimin e reformave.<\/p>\n\n\n\n<p>Historikisht, organizatat p\u00ebr t\u00eb drejtat e grave <a href=\"https:\/\/womensnetwork.org\/publications\/a-seat-at-the-table\/\">kan\u00eb udh\u00ebhequr p\u00ebrpjekjet<\/a> p\u00ebr avancimin e paqes dhe siguris\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb dhe n\u00eb rajon. Ato kan\u00eb avokuar p\u00ebr p\u00ebrfshirjen e grave n\u00eb proceset e paqes dhe <a href=\"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/publications\/fakte-dhe-fabula-per-rezoluten-1325\/\">i kan\u00eb sjell\u00eb z\u00ebrat e grave n\u00eb k\u00ebto procese<\/a> kur qeverit\u00eb dhe aktor\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb kan\u00eb d\u00ebshtuar, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe rastin gjat\u00eb <a href=\"https:\/\/womensnetwork.org\/wp-content\/uploads\/2018\/10\/20130124004244419.pdf\">negociatave<\/a> dhe Dialogut nd\u00ebrmjet Beogradit dhe Prishtin\u00ebs. Konflikti n\u00eb Kosov\u00eb <a href=\"https:\/\/womensnetwork.org\/wp-content\/uploads\/2025\/10\/Paqja-dhe-siguria-ne-Kosove-Analize-gjinore-1.pdf\">nuk \u00ebsht\u00eb zgjidhur<\/a> dhe pasigurit\u00eb reale vazhdojn\u00eb p\u00ebr gra dhe burra t\u00eb ndrysh\u00ebm. Agjenda \u201cGrat\u00eb, Paqja dhe Siguria\u201d ka theksuar se angazhimi i grave \u00ebsht\u00eb vendimtar p\u00ebr paqe t\u00eb q\u00ebndrueshme. Megjithat\u00eb, shkurtimet e fondeve po e v\u00ebn\u00eb n\u00eb rrezik k\u00ebt\u00eb pun\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb organizatave p\u00ebr t\u00eb drejtat e grave, duke e minuar zbatimin e Agjend\u00ebs \u201cGrat\u00eb, Paqja dhe Siguria\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Farnsworth theksoi se organizatat p\u00ebr t\u00eb drejtat e grave n\u00eb rajon kan\u00eb humbur m\u00eb shum\u00eb se 2 milion\u00eb euro vet\u00ebm gjat\u00eb vitit t\u00eb kaluar. Sipas anket\u00ebs s\u00eb koh\u00ebve t\u00eb fundit t\u00eb RrGK-s\u00eb me organizata p\u00ebr t\u00eb drejtat e grave, m\u00eb shum\u00eb se 40% kan\u00eb humbur fonde n\u00eb dy vitet e fundit, nd\u00ebrsa 9% nuk kan\u00eb t\u00eb siguruara asnj\u00eb fond p\u00ebr vitin 2027 e tutje. \u201cJemi thell\u00ebsisht t\u00eb shqet\u00ebsuara se si do t\u00eb ndikoj\u00eb kjo si n\u00eb ofrimin e sh\u00ebrbimeve ashtu edhe n\u00eb aft\u00ebsin\u00eb e shoq\u00ebris\u00eb civile p\u00ebr t\u00eb ruajtur qeverisjen e mir\u00eb, p\u00ebr t\u00eb avancuar demokracin\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb vazhduar mb\u00ebshtetjen e reformave n\u00eb p\u00ebrputhje me BE-n\u00eb\u201d, tha Farnsworth.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 15 vjet, RrGK ka mb\u00ebshtetur dhe mentoruar institucionet e BE-s\u00eb, shtetet an\u00ebtare dhe qeverit\u00eb e Ballkanit Per\u00ebndimor p\u00ebr t\u00eb avancuar nj\u00eb proces gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE. \u201cNe jemi partner\u00ebt tuaj\u201d, theksoi Farnsworth para vendimmarr\u00ebsve suedez\u00eb, \u201cdhe shpresojm\u00eb t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb mbi progresin q\u00eb kemi arritur s\u00eb bashku, n\u00eb mbrojtje t\u00eb vlerave tona t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Organizatat p\u00ebr t\u00eb drejtat e grave u takuan gjithashtu me stafin e Fondacionit \u201cKvinna till Kvinna\u201d p\u00ebr t\u00eb reflektuar mbi ndikimin e madh t\u00eb arritur s\u00eb bashku gjat\u00eb 20 viteve t\u00eb fundit, si dhe p\u00ebr t\u00eb diskutuar p\u00ebr situat\u00ebn aktuale dhe mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr hapat e ardhsh\u00ebm. Delegacioni u takua edhe me Ambasad\u00ebn e Irland\u00ebs n\u00eb Suedi, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb <a href=\"https:\/\/www.gov.ie\/en\/department-of-foreign-affairs\/speeches\/speech-by-minister-mcentee-irelands-enduring-place-in-europe-our-2026-eu-presidency-europe-house-22-january-2026\/?utm_source=chatgpt.com\">mb\u00ebshtetjes s\u00eb z\u00ebshme<\/a> t\u00eb Irland\u00ebs p\u00ebr ruajtjen e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, hapjen e p\u00ebrfaq\u00ebsive t\u00eb reja n\u00eb Beograd dhe Sarajev\u00eb, si dhe rolit udh\u00ebheq\u00ebs q\u00eb pritet t\u00eb marr\u00eb n\u00eb Presidenc\u00ebn e BE-s\u00eb n\u00eb vjesht\u00ebn e vitit 2026.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrmes k\u00ebsaj vizite, organizatat p\u00ebr t\u00eb drejtat e grave e ritheksuan mesazhin e tyre prej koh\u00ebsh: reformat e q\u00ebndrueshme, p\u00ebrparimi demokratik, qeverisja e mir\u00eb, sundimi i ligjit, rritja ekonomike, t\u00eb drejtat themelore dhe integrimi kuptimplot\u00eb n\u00eb BE k\u00ebrkojn\u00eb angazhim t\u00eb vazhduesh\u00ebm t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile, ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb organizatave p\u00ebr t\u00eb drejtat e grave.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cDuhet t\u00eb pyesim: \u00e7far\u00eb lloj shtetesh an\u00ebtare d\u00ebshiron BE-ja\u201d, tha Ines Leskaj nga Rrjeti i Fuqizimit t\u00eb Gruas n\u00eb Shqip\u00ebri (AWEN). \u201cN\u00ebse t\u00eb drejtat themelore zbatohen si\u00e7 duhet, pjesa tjet\u00ebr do t\u00eb vij\u00eb natyrsh\u00ebm.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00ebse d\u00ebshironi t\u00eb mb\u00ebshtesni RrGK-n\u00eb, an\u00ebtaret e saj dhe pun\u00ebn ton\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme gjat\u00eb k\u00ebtyre koh\u00ebrave t\u00eb v\u00ebshtira, mund t\u00eb dhuroni donacionin <a href=\"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/donate\/\">k\u00ebtu<\/a>.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kush do t\u2019u k\u00ebrkoj\u00eb llogari qeverive kur shkurtohet mb\u00ebshtetja p\u00ebr organizatat e pavarura v\u00ebzhguese? Kjo ishte pyetja q\u00eb Z\u00ebvend\u00ebsdrejtoresha e Rrjetit t\u00eb Grave t\u00eb Kosov\u00ebs (RrGK), Nicole Farnsworth, s\u00eb bashku me organizatat partnere p\u00ebr t\u00eb drejtat e grave nga Ballkani Per\u00ebndimor, e ngrit\u00ebn m\u00eb her\u00ebt gjat\u00eb k\u00ebsaj jave para zyrtar\u00ebve suedez\u00eb n\u00eb Stokholm. Vizita erdhi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":3367518,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_FSMCFIC_featured_image_caption":"Foto: Maida Omer\u0107ehaji\u0107\/Kvinna till Kvinna","_FSMCFIC_featured_image_nocaption":"","_FSMCFIC_featured_image_hide":"","footnotes":""},"categories":[58],"tags":[],"class_list":["post-3367521","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"acf":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3367521","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3367521"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3367521\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3367522,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3367521\/revisions\/3367522"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/3367518"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3367521"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3367521"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3367521"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}