{"id":3367639,"date":"2026-02-25T12:28:58","date_gmt":"2026-02-25T12:28:58","guid":{"rendered":"https:\/\/womensnetwork.org\/?p=3367639"},"modified":"2026-02-25T12:28:58","modified_gmt":"2026-02-25T12:28:58","slug":"thyerja-e-heshtjes-drejtesia-gjinore-ne-veriun-e-kosoves","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/thyerja-e-heshtjes-drejtesia-gjinore-ne-veriun-e-kosoves\/","title":{"rendered":"Thyerja e heshtjes: drejt\u00ebsia gjinore n\u00eb veriun e Kosov\u00ebs"},"content":{"rendered":"\n<p>Dhuna me baz\u00eb gjinore dhe dhuna n\u00eb familje jan\u00eb dukuri globale q\u00eb prekin grat\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb joproporcionale. N\u00eb shum\u00eb komunitete n\u00eb Kosov\u00eb, dhuna n\u00eb familje ende shihet si \u00e7\u00ebshtje private q\u00eb duhet zgjidhur brenda familjes. Korniza ligjore e Kosov\u00ebs p\u00ebr dhun\u00ebn me baz\u00eb gjinore dhe dhun\u00ebn n\u00eb familje \u00ebsht\u00eb e harmonizuar me standardet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, por zbatimi i q\u00ebndruesh\u00ebm mbetet sfid\u00eb. Pak gra e raportojn\u00eb dhun\u00ebn dhe, edhe kur e b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb, rastet e tyre shpesh trajtohen pa ndjeshm\u00ebri e seriozitet t\u00eb mjaftuesh\u00ebm.<\/p>\n\n\n\n<p>OJQ-ja \u201cZensko Pravo\u201d synoi ta sjell\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje n\u00eb v\u00ebmendjen e aktor\u00ebve t\u00eb gjyq\u00ebsorit dhe t\u00eb zbatimit t\u00eb ligjit n\u00eb veriun e Kosov\u00ebs, duke nxitur nj\u00ebkoh\u00ebsisht koordinim m\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm multi-sektorial p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar reagimin ndaj rasteve t\u00eb dhun\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Ngritja e nd\u00ebrgjegj\u00ebsimit dhe krijimi i besimit<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>\u201cZensko Pravo\u201d filloi me ngritjen e nd\u00ebrgjegj\u00ebsimit p\u00ebrmes takimeve dhe trajnimeve me prokuror\u00ebt, avokat\u00ebt e viktimave dhe gjyqtar\u00eb q\u00eb trajtojn\u00eb raste t\u00eb dhun\u00ebs n\u00eb familje dhe t\u00eb dhun\u00ebs me baz\u00eb gjinore. Pjes\u00ebmarr\u00ebsit diskutuan qasjet e ndjeshme gjinore dhe shqyrtuan studime t\u00eb rasteve praktike, duke u p\u00ebrballur me sfidat e vazhdueshme n\u00eb zbatimin e korniz\u00ebs ligjore t\u00eb Kosov\u00ebs, t\u00eb harmonizuar me standardet nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb tryez\u00eb e rrumbullak\u00ebt mblodhi profesionist\u00eb nga gjyq\u00ebsori, prokuroria dhe organet e zbatimit t\u00eb ligjit, s\u00eb bashku me aktor\u00eb t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile q\u00eb punojn\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e dhun\u00ebs me baz\u00eb gjinore, me q\u00ebllim t\u00eb shk\u00ebmbimit t\u00eb pik\u00ebpamjeve dhe p\u00ebr t\u00eb reflektuar mbi pengesat sistemike. Diskutimi q\u00eb u zhvillua trajtoi \u00e7\u00ebshtje t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura t\u00eb tilla si referimet e pap\u00ebrshtatshme n\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsim n\u00eb rastet e dhun\u00ebs n\u00eb familje, zhvendosja e viktimave nga sht\u00ebpit\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebta dhe mungesa e mb\u00ebshtetjes p\u00ebr strehim social p\u00ebr t\u00eb mbijetuarat.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrmes performancave artistike, nj\u00eb debati dhe nj\u00eb fushate t\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsimit publik, grat\u00eb, vajzat dhe grupet pakic\u00eb arrit\u00ebn t\u00eb kuptojn\u00eb m\u00eb qart\u00eb t\u00eb drejtat e tyre dhe sh\u00ebrbimet n\u00eb dispozicion p\u00ebr t\u00eb mbijetuarat e dhun\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00ebra nga gjyqtaret q\u00eb mori pjes\u00eb n\u00eb takime, Vesna Milic, theksoi se shum\u00eb t\u00eb mbijetuara p\u00ebrballen me pasiguri ekonomike, gj\u00eb q\u00eb ua kufizon pavar\u00ebsin\u00eb. Pas rekomandimit t\u00eb saj, \u201cZensko Pravo\u201d organizoi gjithashtu nj\u00eb seminar q\u00eb trajtoi t\u00eb drejtat pron\u00ebsore dhe trash\u00ebgimore t\u00eb grave.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Nga njohurit\u00eb te p\u00ebrkushtimi<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Duke u mb\u00ebshtetur n\u00eb rritjen e nd\u00ebrgjegj\u00ebsimit, nisma kaloi n\u00eb bashk\u00ebpunim aktiv nd\u00ebrmjet gjyq\u00ebsorit, prokuroris\u00eb, policis\u00eb dhe shoq\u00ebris\u00eb civile. U lidh\u00ebn tri marr\u00ebveshje bashk\u00ebpunimi dhe pun\u00ebtorit\u00eb u mund\u00ebsuan p\u00ebrfaq\u00ebsuesve ky\u00e7 t\u00eb zhvillojn\u00eb strategji t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta p\u00ebr menaxhim m\u00eb efektiv t\u00eb rasteve, duke p\u00ebrfshir\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin e raportimit dhe t\u00eb p\u00ebrcjelljes s\u00eb rasteve. U p\u00ebrfshin\u00eb edhe institucionet sh\u00ebndet\u00ebsore dhe arsimore, duke i forcuar p\u00ebrpjekjet nd\u00ebrsektoriale p\u00ebr t\u00eb reaguar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb bashk\u00ebrenduar ndaj incidenteve t\u00eb dhun\u00ebs n\u00eb familje dhe dhun\u00ebs me baz\u00eb gjinore.<\/p>\n\n\n\n<p>T\u00eb mbijetuarave iu ofrua mb\u00ebshtetje juridike falas si dhe mb\u00ebshtjetje psiko-sociale. N\u00eb mesin e rasteve ishte edhe rasti i nj\u00eb gruaje q\u00eb kishte duruar 17 vjet sulme t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura dhe mori ndihm\u00eb p\u00ebr ta raportuar abuzimin dhe p\u00ebr t\u00eb siguruar shkuror\u00ebzimin; i nj\u00eb i mitur me probleme t\u00eb sjelljes n\u00eb familje, i cili u trajtua me terapi s\u00eb bashku me n\u00ebn\u00ebn e tij; si dhe rasti i viktimave rome t\u00eb dhun\u00ebs q\u00eb mor\u00ebn udh\u00ebzime ligjore, mb\u00ebshtetje psikologjike dhe strehim t\u00eb sigurt. Nj\u00eb konsultim ligjor u zhvillua me nj\u00eb nga avokat\u00ebt e viktimave q\u00eb ishte pjes\u00ebmarr\u00ebs, Burhan Medjuni, i cili e ndihmoi nj\u00eb t\u00eb mbijetuar t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb procedura q\u00eb ishin n\u00eb vazhdim e sip\u00ebr q\u00eb t\u00eb t\u00eb kuptoj\u00eb procesin ligjor, duke e inkurajuar nj\u00ebkoh\u00ebsisht q\u00eb t\u00eb vazhdoj\u00eb ta ndjek\u00eb rastin.<\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebto nd\u00ebrhyrje v\u00ebn\u00eb n\u00eb pah sa e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb ndihma juridike e qasshme p\u00ebr nd\u00ebrtimin e besimit n\u00eb institucione dhe p\u00ebr t\u2019i ndihmuar t\u00eb mbijetuarat t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb drejt\u00ebsi.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Drejt drejt\u00ebsis\u00eb dhe siguris\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Kjo nism\u00eb la nj\u00eb gjurm\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme: ajo vuri themelet p\u00ebr bashk\u00ebpunim m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt dhe m\u00eb efikas nd\u00ebrmjet institucioneve, duke rritur gjithashtu njohurit\u00eb e njer\u00ebzve p\u00ebr t\u00eb drejtat e viktimave. \u201cProjekti \u2018T\u00eb mbrojtura dhe t\u00eb sigurta\u2019 na mund\u00ebsoi t\u00eb nd\u00ebrmarrim hapa t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb lidhjen e institucioneve dhe organizatave lokale\u201d, thot\u00eb Andrijana Strauss, Asistente e Projektit n\u00eb \u201cZensko Pravo\u201d. \u201cP\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb aktor\u00ebt u ul\u00ebn n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn tryez\u00eb dhe diskutuan p\u00ebr raste konkrete, jo vet\u00ebm p\u00ebr procedura. Besoj se ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga kontributet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb projektit \u2013 bashk\u00ebpunim i v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb praktik\u00eb\u201d. Mbulimi mediatik i nism\u00ebs ishte i madh, ku <a href=\"https:\/\/youtu.be\/Mr25Gz4TwXY?si=ILMN4i9baxmpkLSi\">kanale lokale televizive dhe radiofonike<\/a> i transmetuan aktivitetet dhe pun\u00ebtorit\u00eb, duke e forcuar edhe m\u00eb tej nd\u00ebrgjegj\u00ebsimin publik.<\/p>\n\n\n\n<p>Rekomandimet kryesore nga pjes\u00ebmarr\u00ebsit p\u00ebrfshinin ruajtjen e bashk\u00ebpunimit nd\u00ebr-sektorial, vazhdimin e fushatave t\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsimit publik dhe zgjerimin e sh\u00ebrbimeve t\u00eb mb\u00ebshtetjes sociale dhe ligjore p\u00ebr t\u00eb mbijetuarat. Duke u bazuar n\u00eb k\u00ebto rekomandime, \u201cZensko Pravo\u201d vazhdoi t\u00eb punoj\u00eb me p\u00ebrfaq\u00ebsues nga pushteti lokal, policia, sh\u00ebrbimet sh\u00ebndet\u00ebsore dhe sociale edhe pas p\u00ebrfundimit t\u00eb nism\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb siguruar bashk\u00ebpunim t\u00eb vazhduesh\u00ebm. N\u00eb partneritet me organizata t\u00eb tjera, ata realizuan edhe nj\u00eb fushat\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsimit publik, me materiale informuese q\u00eb u shp\u00ebrndan\u00eb p\u00ebr qytetar\u00eb dhe dy ngjarje publike.<\/p>\n\n\n\n<p>Ndihma juridike falas dhe mb\u00ebshtetja psiko-sociale p\u00ebr viktimat e dhun\u00ebs vazhdon t\u00eb ofrohet nga \u201cZensko Pravo\u201d, fal\u00eb burimeve shtes\u00eb t\u00eb financimit. \u201cNumri i p\u00ebrfituesve t\u00eb k\u00ebtyre sh\u00ebrbimeve \u00ebsht\u00eb n\u00eb rritje, gj\u00eb q\u00eb ne e shohim si tregues pozitiv t\u00eb besimit dhe t\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsimit t\u00eb shtuar te grat\u00eb p\u00ebr t\u00eb drejtat e tyre\u201d, thot\u00eb Ru\u017eica Simi\u0107, Drejtoresh\u00eb e \u201cZensko Pravo\u201d. \u201cZensko Pravo\u201d \u00ebsht\u00eb gjithashtu n\u00eb proces t\u00eb krijimit t\u00eb nj\u00eb ekipi mobil p\u00ebr t\u00eb ofruar mb\u00ebshtetje n\u00eb terren p\u00ebr viktimat, me synim zgjerimin e qasjes n\u00eb sh\u00ebrbime t\u00eb specializuara.<\/p>\n\n\n\n<p>Nisma e \u201cZensko Pravo\u201d hapi rrug\u00ebn drejt nj\u00eb shoq\u00ebrie m\u00eb t\u00eb sigurt dhe m\u00eb t\u00eb drejt\u00eb, ku t\u00eb drejtat e t\u00eb gjitha t\u00eb mbijetuarave njihen dhe mbrohen. M\u00ebsimet e nxjerra dhe partneritetet e nd\u00ebrtuara vazhdojn\u00eb t\u00eb udh\u00ebheqin p\u00ebrpjekjet drejt ndryshimit t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm.<\/p>\n\n\n\n<p>Nisma e Zensko Pravo \u201cParandalimi i dhun\u00ebs ndaj grave n\u00eb veriun e Kosov\u00ebs \u2013 t\u00eb mbrojtura dhe t\u00eb sigurta\u201d u realizua me mb\u00ebshtetjen e Fondit t\u00eb Grave t\u00eb Kosov\u00ebs (FGK), i Rrjetit t\u00eb Grave t\u00eb Kosov\u00ebs (RrGK), financuar nga Agjencia Austriake p\u00ebr Zhvillim (ADA) dhe bashk\u00ebfinancuar nga Agjencia Suedeze p\u00ebr Bashk\u00ebpunim dhe Zhvillim Nd\u00ebrkomb\u00ebtar (Sida), n\u00eb shum\u00ebn prej \u20ac4,927, nga tetori 2021 deri n\u00eb prill 2022. Kjo nism\u00eb kontribuoi drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb Programin e RrGK-s\u00eb \u201c<a href=\"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/programet\/dhuna-ne-baza-gjinore\/\">Jeta pa dhun\u00eb me baz\u00eb gjinore<\/a>\u201d.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dhuna me baz\u00eb gjinore dhe dhuna n\u00eb familje jan\u00eb dukuri globale q\u00eb prekin grat\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb joproporcionale. N\u00eb shum\u00eb komunitete n\u00eb Kosov\u00eb, dhuna n\u00eb familje ende shihet si \u00e7\u00ebshtje private q\u00eb duhet zgjidhur brenda familjes. Korniza ligjore e Kosov\u00ebs p\u00ebr dhun\u00ebn me baz\u00eb gjinore dhe dhun\u00ebn n\u00eb familje \u00ebsht\u00eb e harmonizuar me standardet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, por [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":3367640,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_FSMCFIC_featured_image_caption":"","_FSMCFIC_featured_image_nocaption":"","_FSMCFIC_featured_image_hide":"","footnotes":""},"categories":[58],"tags":[],"class_list":["post-3367639","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"acf":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3367639","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3367639"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3367639\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3367643,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3367639\/revisions\/3367643"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/3367640"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3367639"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3367639"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3367639"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}