{"id":3367657,"date":"2026-02-27T08:18:16","date_gmt":"2026-02-27T08:18:16","guid":{"rendered":"https:\/\/womensnetwork.org\/?p=3367657"},"modified":"2026-02-27T08:18:16","modified_gmt":"2026-02-27T08:18:16","slug":"fuqizimi-i-komuniteteve-rome-ashkali-dhe-egjiptase-per-parandalimin-e-gbv-dhe-tfgbv","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/fuqizimi-i-komuniteteve-rome-ashkali-dhe-egjiptase-per-parandalimin-e-gbv-dhe-tfgbv\/","title":{"rendered":"Fuqizimi i Komuniteteve Rome, Ashkali dhe Egjiptase per Parandalimin e GBV dhe TFGBV"},"content":{"rendered":"\n<p>P\u00ebr shum\u00eb familje nga komunitetet Rome, Ashkali dhe Egjiptase n\u00eb Kosov\u00eb, dhuna me baz\u00eb gjinore vazhdon t\u00eb trajtohet me heshtje. Frika nga paragjykimi, v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb ekonomike, mungesa e informatave dhe mosbesimi institucional kan\u00eb ndikuar q\u00eb shum\u00eb gra t\u00eb mos k\u00ebrkojn\u00eb ndihm\u00eb, edhe kur p\u00ebrballen me situata t\u00eb r\u00ebnda dhune. K\u00ebto rrethana e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb qasjen n\u00eb mekanizmat e mbrojtjes dhe kan\u00eb rritur ndjenj\u00ebn e pasiguris\u00eb dhe izolimit social.<\/p>\n\n\n\n<p>Kjo u reflektua qart\u00eb edhe gjat\u00eb vizitave t\u00eb para n\u00eb terren t\u00eb realizuara nga Rrjeti i Organizatave te Grave Rome, Ashkali dhe Egjiptiane te Kosoves (RROGRAEK) si pjes\u00eb e nism\u00ebs \u201cAdresimi i Dhun\u00ebs me Baz\u00eb Gjinore n\u00eb Kosov\u00eb: Der\u00eb m\u00eb Der\u00eb\u201d Nj\u00eb familje nga lagjja Sef n\u00eb Gjakov\u00eb u shpreh se ishte ndier e leht\u00ebsuar pasi p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb po informohej p\u00ebr ekzistenc\u00ebn e ndihm\u00ebs juridike falas p\u00ebr viktimat e dhun\u00ebs n\u00eb familje:<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cShpesh kemi heshtur nga frika dhe mungesa e informatave, por marrja e broshur\u00ebs dhe numrit kontaktues na rriti ndjenj\u00ebn e siguris\u00eb dhe shpres\u00ebs.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb e ngjashme u ndje edhe n\u00eb fshatin Hereq t\u00eb komun\u00ebs s\u00eb Gjakov\u00ebs, ku nj\u00eb familje theksoi se gjendja e r\u00ebnd\u00eb ekonomike dhe papun\u00ebsia kan\u00eb ndikuar drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb tensionet brenda familjes:<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cU ndjem\u00eb t\u00eb d\u00ebgjuar dhe t\u00eb respektuar. Informimi p\u00ebr zyr\u00ebn juridike falas na ndihmon t\u00eb dim\u00eb se nuk jemi vet\u00ebm dhe se ekzistojn\u00eb institucione q\u00eb na mb\u00ebshtesin.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb lagjjen Ali Ibra n\u00eb Gjakov\u00eb, nj\u00eb n\u00ebn\u00eb ndau emocionet e saj gjat\u00eb vizit\u00ebs, duke theksuar se frika dhe paragjykimet shoq\u00ebrore e kishin penguar t\u00eb k\u00ebrkonte ndihm\u00eb m\u00eb her\u00ebt:<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cBroshura dhe kontakti q\u00eb mora m\u00eb dhan\u00eb guxim p\u00ebr t\u00eb menduar p\u00ebr hapat e ardhsh\u00ebm drejt mbrojtjes sime dhe t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Edhe nj\u00eb familje nga lagjja Blloku i Ri n\u00eb Gjakov\u00eb reagoi pozitivisht ndaj angazhimit n\u00eb terren, duke reflektuar mbi realitetin social n\u00eb Kosov\u00eb:<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cSituata e p\u00ebrgjithshme sociale shpesh i b\u00ebn njer\u00ebzit t\u00eb ndihen t\u00eb pafuqish\u00ebm. K\u00ebto aktivitete rrisin vet\u00ebdijen dhe besimin n\u00eb mb\u00ebshtetjen ligjore, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr rastet e dhun\u00ebs n\u00eb familje.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrmes vizitave der\u00eb m\u00eb der\u00eb, RROGRAEK arriti gjithsej 1,450 persona, p\u00ebrfshir\u00eb 39 persona me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara, n\u00eb komunat e Gjakov\u00ebs, Fush\u00eb Kosov\u00ebs, Mitrovic\u00ebs, Pej\u00ebs dhe Prizrenit. Kjo qasje krijoi hap\u00ebsira t\u00eb sigurta p\u00ebr dialog dhe informim, duke u mund\u00ebsuar qytetar\u00ebve t\u00eb njihen me t\u00eb drejtat e tyre dhe me mekanizmat ekzistues t\u00eb mbrojtjes dhe raportimit.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb informacioni t\u00eb jet\u00eb i qassh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, RROGRAEK realizoi shp\u00ebrndarjen e broshurave edukative n\u00eb gjuh\u00ebn turke, rome dhe serbe, duke reflektuar gjuh\u00ebt q\u00eb p\u00ebrdoren n\u00eb komunitetet e synuara dhe duke adresuar nevoj\u00ebn p\u00ebr komunikim t\u00eb qart\u00eb dhe t\u00eb kuptuesh\u00ebm.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrve\u00e7 angazhimit n\u00eb terren, iniciativa pati ndikim edhe n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn digjitale. P\u00ebrmes fushat\u00ebs n\u00eb rrjete sociale, mesazhet p\u00ebr parandalimin e GBV dhe TFGBV arrit\u00ebn mbi 170,000 shikime, duke zgjeruar nd\u00ebrgjegj\u00ebsimin p\u00ebrtej kontakteve fizike dhe duke p\u00ebrfshir\u00eb nj\u00eb audienc\u00eb m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb rinjt\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>E zbatuar n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb programit t\u00eb East-West Management Institute (EWMI) dhe Rrjetit t\u00eb Grave t\u00eb Kosov\u00ebs (RrGK), iniciativa tregon se nd\u00ebrhyrjet e bazuara n\u00eb komunitet dhe bashk\u00ebpunimi strategjik mund t\u00eb sjellin ndryshim t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm dhe me ndikim real n\u00eb jet\u00ebn e grave dhe familjeve nga komunitetet m\u00eb t\u00eb margjinalizuara n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebr shum\u00eb familje nga komunitetet Rome, Ashkali dhe Egjiptase n\u00eb Kosov\u00eb, dhuna me baz\u00eb gjinore vazhdon t\u00eb trajtohet me heshtje. Frika nga paragjykimi, v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb ekonomike, mungesa e informatave dhe mosbesimi institucional kan\u00eb ndikuar q\u00eb shum\u00eb gra t\u00eb mos k\u00ebrkojn\u00eb ndihm\u00eb, edhe kur p\u00ebrballen me situata t\u00eb r\u00ebnda dhune. K\u00ebto rrethana e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":3367654,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_FSMCFIC_featured_image_caption":"","_FSMCFIC_featured_image_nocaption":"","_FSMCFIC_featured_image_hide":"","footnotes":""},"categories":[58],"tags":[],"class_list":["post-3367657","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"acf":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3367657","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3367657"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3367657\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3367658,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3367657\/revisions\/3367658"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/3367654"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3367657"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3367657"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3367657"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}