{"id":3367676,"date":"2026-03-03T14:57:37","date_gmt":"2026-03-03T14:57:37","guid":{"rendered":"https:\/\/womensnetwork.org\/?p=3367676"},"modified":"2026-04-01T08:09:34","modified_gmt":"2026-04-01T08:09:34","slug":"motrat-qiriazi-aktivizmi-i-grave-ne-kosove-qe-nga-vitet-90-po-rrefehet-ne-nje-liber","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/motrat-qiriazi-aktivizmi-i-grave-ne-kosove-qe-nga-vitet-90-po-rrefehet-ne-nje-liber\/","title":{"rendered":"Motrat Qiriazi: Aktivizmi i grave n\u00eb Kosov\u00eb q\u00eb nga vitet \u201990 po rr\u00ebfehet n\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr"},"content":{"rendered":"\n<p>N\u00ebn tingujt e flaut\u00ebs e poezis\u00eb kushtuar Motrave Qiriazi, me 2 mars 2026, filloi mbr\u00ebmja e promovimit t\u00eb librit <em>\u201cMotrat Qiriazi\u201d Shoqat\u00eb Arsimimi dhe Rezistenc\u00eb Civile n\u00eb Kosov\u00eb<\/em>, duke sh\u00ebnuar nj\u00ebkoh\u00ebsisht 80-vjetorin e aktores dhe aktivistes Safete Rogova si dhe 36-vjetorin e themelimit t\u00eb Shoqat\u00ebs Motrat Qiriazi.<\/p>\n\n\n\n<p>Libri, i botuar nga sht\u00ebpia botuese Buzuku dhe i shkruar nga Nicole Farnsworth, sjell p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb rr\u00ebfimet e aktivisteve q\u00eb vepruan p\u00ebrmes Shoqat\u00ebs Motrat Qiriazi q\u00eb nga viti 1989, n\u00eb koh\u00ebn kur regjimi i Slobodan Milo\u0161evi\u0107 shtypte sistematikisht arsimin dhe kultur\u00ebn shqiptare n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>E themeluar nga Safete Rogova dhe Igballe Rogova, Shoqata Motrat Qiriazi luajti rol ky\u00e7 n\u00eb arsimimin dhe fuqizimin e grave gjat\u00eb viteve \u201990. N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur librat shqip konsideroheshin \u201cilegal\u00eb\u201d, aktivistet hap\u00ebn biblioteka t\u00eb fshehta, organizuan shkolla dhe kurse shkrim-leximi, duke u mund\u00ebsuar mbi 6,000 grave, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb zonat rurale, qasje n\u00eb arsim.<\/p>\n\n\n\n<p>Shoqata Motrat Qiriazi ka luajtur nj\u00eb rol tejet t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb Kosov\u00eb. Ajo ndoqi dhe arsyetoi frym\u00ebn e motrave Parashqevi e Sevasti Qiriazi, duke promovuar dije dhe arsimim, me emancipimin e vajzave dhe grave n\u00eb zonat m\u00eb t\u00eb rrezikuara anemban\u00eb Kosov\u00ebs, sidomos n\u00eb Has, dhe n\u00eb periudha tejet t\u00eb v\u00ebshtira, sikurse ndodhi me popullat\u00ebn e n\u00eb ve\u00e7anti me grat\u00eb e zhvendosura nga fillimi i terrorit serb n\u00eb Kosov\u00eb. Edhe n\u00eb rrethanat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda q\u00eb kaloi Kosova, ato nuk pushuan s\u00eb vepruari duke ndihmuar njer\u00ebzit n\u00eb nevoj\u00eb n\u00eb kampet e mbipopulluara n\u00eb Bllace, Stankovec, \u00c7egran, Kuk\u00ebs e anemban\u00eb shqiptaris\u00eb ku kishte refugjat\u00eb lufte.<\/p>\n\n\n\n<p>Promovimi u mbajt n\u00eb nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb me simbolik\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Hani i 2 Robert\u00ebve, gjat\u00eb viteve \u201990, kishte sh\u00ebrbyer si vendtakim i jet\u00ebs paralele kulturore dhe politike n\u00eb Kosov\u00eb. Aktoret e mir\u00ebnjohura Igballe Qena, Kumrije Hoxha dhe Drita Begolli lexuan pjes\u00eb nga libri, duke sjell\u00eb n\u00eb jet\u00eb rr\u00ebfime prek\u00ebse p\u00ebr guximin, q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb dhe fuqin\u00eb e heshtur t\u00eb arsimit.<\/p>\n\n\n\n<p>Mbr\u00ebmjen e hapi Presidentja Atifete Jahjaga, e cila n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn kishte dekoruar Motrat Qiriazi me medalje presidenciale p\u00ebr kontributin e tyre n\u00eb arsim, kultur\u00eb dhe afirmimin e \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cN\u00ebse dikush para shum\u00eb dekadash do t\u00eb kishte th\u00ebn\u00eb se do t\u00eb shkruhej nj\u00eb lib\u00ebr p\u00ebr trash\u00ebgimin\u00eb e Motrave Qiriazi, askush nuk do ta kishte besuar. Por sot jemi k\u00ebtu fal\u00eb rrug\u00ebs q\u00eb ato e kan\u00eb trasuar,\u201d tha Jahjaga, duke theksuar r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e solidaritetit mes grave.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cM\u00eb lejoni q\u00eb nga zemra t\u2019ja uroj dit\u00eblindjen Safetes,\u201d vazhdoi tutje zonja Albulena Haxhiu, Kryetare e Kuvendit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. \u201cVajzat e Kosov\u00ebs, p\u00ebrfshir\u00eb edhe mua, jan\u00eb me fat q\u00eb kan\u00eb gra si Safetja, si Igo, si Presidetja Jahjaga, e si plot aktiviste q\u00eb po i shoh sot k\u00ebtu pas nj\u00eb kohe t\u00eb gjat\u00eb,\u201d shtoi ajo.<\/p>\n\n\n\n<p>E kur shpesh flasim, e besa edhe e \u00ebnd\u00ebrrojm\u00eb bashkimin komb\u00ebtar, n\u00eb fakt p\u00ebrmes aktivizmit t\u00eb Motrave Qiriazi, ky bashkim ka ndodhur qysh moti, e shum\u00eb natyrsh\u00ebm. Mikesha e kahmotshme, zonja Delina Fico, aktiviste, fjal\u00ebn e saj e filloi me situat\u00ebn e tanishme ku po jetojm\u00eb, t\u00eb rrethuar me luft\u00ebra dhe urrejtje p\u00ebr nj\u00ebri tjetrin, p\u00ebr migrantin p\u00ebr rac\u00ebn tjet\u00ebr e p\u00ebr fen\u00eb e tjetrit. Ajo kujtoi se, edhe kur autoritetet e koh\u00ebs ua nd\u00ebrpren\u00eb burimet e jetes\u00ebs, aktivistet vazhduan t\u00eb punonin p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur grat\u00eb dhe vajzat, ve\u00e7an\u00ebrisht ato q\u00eb nuk kishin mund\u00ebsi t\u00eb ngrinin z\u00ebrin e tyre.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cE sot dua t\u00eb ndalem dhe t\u00eb nderoj nj\u00ebr\u00ebn nga aktoret kryesore. Dua t\u00eb nderoj nj\u00eb qenie t\u00eb bukur njer\u00ebzore n\u00eb kuptimin m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb, zonj\u00ebn Safete Rogova, bashk\u00ebthemeluese e Motrave Qiriazi krahas Igos t\u00eb dashur dhe Nuredin Loxh\u00ebs. Pasi njoha Safeten, ajo q\u00eb m\u00eb fasionoi m\u00eb shum\u00eb ka qen\u00eb aft\u00ebsia e saj p\u00ebr t\u00eb thurur dashurin\u00eb p\u00ebr familjen nga e cila vinte dhe p\u00ebr familjen t\u00eb cil\u00ebn e krijoi\u2026. E gjith\u00eb puna n\u00eb teren me gra e vajza p\u00ebr tju hapur syt\u00eb dhe p\u00ebr tju dh\u00ebn\u00eb lirin\u00eb,\u201d shtoi zonja Fico.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrsa zonja Vjosa Dobruna, nj\u00eb aktiviste e pandalshme dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe an\u00ebtare e bordit t\u00eb RrGK, theksoi se p\u00ebrparimet e grave sot n\u00eb jet\u00ebn publike dhe institucionale jan\u00eb rezultat i aktivizmit t\u00eb grave t\u00eb viteve \u201990.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cJu, Motrat Qiriazi, jeni t\u00eb mdhaja ashtu si emri q\u00eb mbani. Grat\u00eb e Kosov\u00ebs kan\u00eb dit\u00eb me i identifiku sfidat edhe at\u00ebher\u00eb kur s\u2019jan\u00eb v\u00ebrejt. Kan\u00eb nd\u00ebrtu politika duke i emancipu grat\u00eb, duke i par\u00eb si faktor\u00eb n\u00eb shoq\u00ebri. Ne kemi gra n\u00eb pozita, Kryetare t\u00eb Kuvendit, Presidente, kemi gra t\u00eb suksesshme n\u00eb kultur\u00eb, artiste t\u00eb m\u00ebdha, por t\u00eb gjitha k\u00ebto nuk jan\u00eb fal\u00eb instiucioneve q\u00eb as nuk kan\u00eb ekzistuar at\u00ebher\u00eb, por fal\u00eb aktivizmit t\u00eb grave,\u201d u shpreh zonja Dobruna.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb vazhd\u00ebn e fjal\u00ebve mir\u00ebnjoh\u00ebse p\u00ebr pun\u00ebn dhe aktivizmin e jasht\u00ebzakonsh\u00ebm, ajo e cila i plasoi fjal\u00ebt n\u00eb let\u00ebr, ishte autorja e k\u00ebtij libri, zonja Nicole Farnsworth, Z\u00ebvend\u00ebsdrejtore dhe hulumtuese kryesore e RrGK.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cKjo \u00ebsht\u00eb historia e tyre. Un\u00eb thjesht\u00eb kam d\u00ebgjuar shum\u00eb histori frym\u00ebzuese, dhe kam b\u00ebr\u00eb aq sa kam mundur p\u00ebr t\u00eb ndar\u00eb me t\u00eb tjer\u00ebt pun\u00ebn e tyre t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, me shpres\u00ebn se kjo do t\u00eb frym\u00ebzoj edhe gra e burra t\u00eb tjer\u00eb, ashtu si mua\u201d u shpreh zonja Nicole.<\/p>\n\n\n\n<p>E p\u00ebr ta p\u00ebrmbyllur \u00ebmb\u00eblsisht k\u00ebt\u00eb mbr\u00ebmje, doli n\u00eb sken\u00eb zonja Safete Rogova. Ajo shprehu mir\u00ebnjohjen e saj p\u00ebr aktivistet e Krush\u00ebs s\u00eb Vog\u00ebl, aktivistet e Mitrovic\u00ebs si dhe t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb pranishmit n\u00eb k\u00ebt\u00eb promovim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, duke theksuar rolin e tyre n\u00eb nderimin e trash\u00ebgimis\u00eb s\u00eb Shoqat\u00ebs Motrat Qiriazi.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cFaleminderit t\u00eb gjith\u00ebve. Kontributi jon\u00eb ka qen\u00eb modest. Ne jemi frym\u00ebzu nga Motrat Qiriazi q\u00eb nga hapja e shkollave t\u00eb para shqipe, ku motoja e tyre ka qen\u00eb \u2018do t\u00eb punoj p\u00ebr m\u00ebm\u00ebdhen\u00eb, pastaj jet\u00ebn ta mbaroj\u2019. Po m\u2019duket 80 i bona, po s\u2019po m\u2019lojn\u00eb me pushu. Do t\u00eb vazhdoj bashk\u00eb me ty Igo dhe gjitha aktivistet e tjera,\u201d p\u00ebrfundoi ajo me shum\u00eb emocione.<\/p>\n\n\n\n<p>Libri \u201cMotrat Qiriazi\u201d dokumenton nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb historis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs dhe rolin e grave n\u00eb arsimim, rezistenc\u00eb civile dhe nd\u00ebrtim t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, duke sjell\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje nj\u00eb kapitull t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb aktivizmit t\u00eb viteve \u201990.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00ebn tingujt e flaut\u00ebs e poezis\u00eb kushtuar Motrave Qiriazi, me 2 mars 2026, filloi mbr\u00ebmja e promovimit t\u00eb librit \u201cMotrat Qiriazi\u201d Shoqat\u00eb Arsimimi dhe Rezistenc\u00eb Civile n\u00eb Kosov\u00eb, duke sh\u00ebnuar nj\u00ebkoh\u00ebsisht 80-vjetorin e aktores dhe aktivistes Safete Rogova si dhe 36-vjetorin e themelimit t\u00eb Shoqat\u00ebs Motrat Qiriazi. Libri, i botuar nga sht\u00ebpia botuese Buzuku dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":3367673,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_FSMCFIC_featured_image_caption":"","_FSMCFIC_featured_image_nocaption":"","_FSMCFIC_featured_image_hide":"","footnotes":""},"categories":[58],"tags":[],"class_list":["post-3367676","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"acf":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3367676","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3367676"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3367676\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3367843,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3367676\/revisions\/3367843"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/3367673"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3367676"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3367676"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3367676"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}