{"id":3367796,"date":"2026-03-27T13:33:01","date_gmt":"2026-03-27T13:33:01","guid":{"rendered":"https:\/\/womensnetwork.org\/?p=3367796"},"modified":"2026-03-27T13:33:01","modified_gmt":"2026-03-27T13:33:01","slug":"muaji-i-historise-se-grave-rachel-wareham-reflekton-mbi-trashegimine-e-motrave-qiriazi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/muaji-i-historise-se-grave-rachel-wareham-reflekton-mbi-trashegimine-e-motrave-qiriazi\/","title":{"rendered":"Muaji i Historis\u00eb s\u00eb Grave: Rachel Wareham reflekton mbi trash\u00ebgimin\u00eb e Motrave Qiriazi"},"content":{"rendered":"\n<p>Rrjeti i Grave t\u00eb Kosov\u00ebs (RrGK) s\u00eb fundmi ka <a href=\"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/motrat-qiriazi-aktivizmi-i-grave-ne-kosove-qe-nga-vitet-90-po-rrefehet-ne-nje-liber\/\">lansuar librin<\/a> <em>\u201cMotrat Qiriazi\u201d: Nj\u00eb Shoqat\u00eb p\u00ebr Edukim dhe Rezistenc\u00eb Civile n\u00eb Kosov\u00eb<\/em>, i cili rr\u00ebfen historin\u00eb e Shoqat\u00ebs Motrat Qiriazi dhe pun\u00ebn e saj p\u00ebr avancimin e arsimit t\u00eb grave dhe vajzave, fuqizimin ekonomik dhe sigurin\u00eb gjat\u00eb dhe pas luft\u00ebs s\u00eb viteve 1990.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebr t\u00eb pranishmet n\u00eb promovimin e librit ishte edhe Rachel Wareham, e cila udh\u00ebtoi n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast, si dhe p\u00ebr t\u00eb festuar dit\u00eblindjen e 80-t\u00eb t\u00eb mikesh\u00ebs dhe koleges s\u00eb saj afatgjat\u00eb, Safete Rogova. Vizita e saj p\u00ebrkoi gjithashtu me Muajin e Historis\u00eb s\u00eb Grave. Gjat\u00eb vizit\u00ebs n\u00eb zyr\u00ebn e RrGK-s\u00eb, Rachel reflektoi mbi pun\u00ebn e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb dikur s\u00eb bashku me grat\u00eb e Motrave Qiriazi.<\/p>\n\n\n\n<p>Rachel erdhi p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb rajonin e Ballkanit si vullnetare n\u00eb Kroaci pas luft\u00ebs n\u00eb Bosnje. Gjat\u00eb q\u00ebndrimit atje, ajo m\u00ebsoi p\u00ebr situat\u00ebn n\u00eb Kosov\u00eb dhe vendosi t\u00eb vizitonte bashk\u00ebthemeluesen e Motrave Qiriazi dhe drejtoresh\u00ebn ekzekutive t\u00eb RrGK-s\u00eb, Igo Rogova. Ajo vizit\u00eb u kthye n\u00eb di\u00e7ka shum\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe dhe Rachel p\u00ebrfundoi duke jetuar n\u00eb Kosov\u00eb nga viti 1995 deri n\u00eb 2001, duke punuar me Motrat Qiriazi gjat\u00eb viteve t\u00eb represionit serb, gjat\u00eb luft\u00ebs dhe pas saj.<\/p>\n\n\n\n<p>Rachel ishte p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr pun\u00ebt administrative dhe financiare, si mbledhja e fondeve dhe shkrimi i propozimeve p\u00ebr projekte. Ajo shoq\u00ebroi Igo dhe Safete Rogov\u00ebn n\u00eb udh\u00ebtime n\u00ebp\u00ebr fshatra t\u00eb ndryshme t\u00eb Kosov\u00ebs. S\u00eb bashku, ato themeluan biblioteka komunitare n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe dhe organizuan aktivitete edukative dhe sportive p\u00ebr grat\u00eb dhe vajzat. Nd\u00ebr iniciativat e tyre ishte edhe krijimi i ekipit t\u00eb par\u00eb t\u00eb volejbollit p\u00ebr vajza n\u00eb Kosov\u00eb. Rachel gjithashtu mbajti trajnime p\u00ebr grupe grash n\u00eb Kosov\u00eb dhe Maqedoni. Ajo ishte e pranishme n\u00eb dit\u00ebt e para t\u00eb Rrjetit t\u00eb Grave Rurale, e cili m\u00eb von\u00eb do t\u00eb b\u00ebhej RrGK.<\/p>\n\n\n\n<p>Duke reflektuar mbi at\u00eb koh\u00eb, Rachel theksoi r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e organizatave t\u00eb bazuara n\u00eb komunitet, me lidhje t\u00eb forta me njer\u00ebzit. \u201cP\u00ebr shkak t\u00eb m\u00ebnyr\u00ebs se si Safete, Igo dhe Marta i organizonin aktivitetet komunitare, grave ajo u dukej di\u00e7ka shum\u00eb e njohur, si di\u00e7ka e b\u00ebr\u00eb apo d\u00ebgjuar m\u00eb par\u00eb\u201d, tha ajo. \u201cTakimet zhvilloheshin n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e dikujt nga komuniteti dhe n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre, ishin nj\u00eb shk\u00ebputje nga monotonia.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00ebn kushte shtyp\u00ebse, jeta e p\u00ebrditshme pothuajse u ndal.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cNuk kishte shum\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr grat\u00eb q\u00eb t\u00eb dilnin nga sht\u00ebpia\u2026 k\u00ebshtu q\u00eb mendoj se n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre ishte shum\u00eb emocionuese, si p\u00ebr n\u00ebnat ashtu edhe p\u00ebr vajzat.\u201d Ajo vazhdoi: \u201cPor n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, grat\u00eb vinin sepse e njihnin Mart\u00ebn dhe m\u00ebsueset e tjera dhe i respektonin ato.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Mes sfidave t\u00eb asaj kohe, momentet e solidaritetit kishin nj\u00eb dometh\u00ebnie t\u00eb thell\u00eb. Rachel kujton nj\u00eb histori ve\u00e7an\u00ebrisht prek\u00ebse q\u00eb i ka mbetur n\u00eb mendje nd\u00ebr vite, duke treguar pun\u00ebn e palodhshme t\u00eb Motrave Qiriazi dhe duke d\u00ebshmuar se edhe shpresat e vogla mund t\u00eb t\u00eb ndihmojn\u00eb t\u00eb vazhdosh:<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cNj\u00ebra nga aktivistet nga Mitrovica kishte nj\u00eb aft\u00ebsi t\u00eb kufizuar, nj\u00ebra k\u00ebmb\u00eb nuk i funksiononte\u2026 Kur u martua, ajo donte t\u00eb ecte drejt altarit pa pateric\u00eb. K\u00ebshtu q\u00eb, organizuam nj\u00eb mbledhje t\u00eb brendshme fondesh p\u00ebr t\u2019i bler\u00eb nj\u00eb protez\u00eb.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Pavar\u00ebsisht gjendjes financiare, u vendos q\u00eb secila t\u00eb kontribuonte nga 20 euro. Rachel vazhdoi: \u201cPastaj filloi lufta dhe u detyruam t\u00eb largoheshim duke l\u00ebn\u00eb gjith\u00e7ka pas. Ato para ishin n\u00eb nj\u00eb zarf n\u00eb banes\u00ebn e Igos. Kur u kthyem pas luft\u00ebs, banesa ishte shkat\u00ebrruar plot\u00ebsisht\u2026 Kishte letra kudo \u2013 edhe zyra ishte aty.<\/p>\n\n\n\n<p>Por Rachel nuk deshi t\u2019i hidhte ato.\u201cThash\u00eb jo, m\u00eb duhej t\u00eb rind\u00ebrtoja llogarit\u00eb, edhe pse donator\u00ebt nuk e k\u00ebrkonin. Kalova n\u00ebp\u00ebr t\u00eb gjitha dokumentet dhe i sistemova, dhe e gjeta at\u00eb zarf me parat\u00eb ende brenda\u201d, tha ajo duke buz\u00ebqeshur. \u201cIshte shum\u00eb bukur ta gjeja at\u00eb. M\u00eb n\u00eb fund mund\u00ebm t\u2019ia siguronim protez\u00ebn.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Kur u pyet p\u00ebr k\u00ebshillat e saj mbi mbledhjen e fondeve sot, Rachel theksoi se peizazhi i financimit ka ndryshuar shum\u00eb. Nga ajo q\u00eb kemi par\u00eb vitet e fundit, me mbylljen e USAID-it dhe reduktimin apo ndryshimin e prioriteteve t\u00eb donator\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb, Rachel k\u00ebshillon grupet e grave q\u00eb t\u00eb mos supozojn\u00eb se gj\u00ebrat do t\u00eb mbeten t\u00eb nj\u00ebjta, por t\u00eb ken\u00eb fleksibilitet dhe burime t\u00eb ndryshme financimi. Ajo theksoi r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e fillimit nga vet\u00eb komuniteti, duke njohur burimet dhe forcat q\u00eb ekzistojn\u00eb brenda tij.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cDo t\u00eb thosha\u2026 dhe kjo \u00ebsht\u00eb ajo p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn Motrat Qiriazi kan\u00eb qen\u00eb gjithmon\u00eb \u2013 b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr njer\u00ebzit. N\u00ebse punon p\u00ebr nj\u00eb komunitet apo nj\u00eb grup, duhet t\u00eb ruash lidhjet me t\u00eb dhe t\u00eb mos shp\u00ebrqendrohesh nga gj\u00ebra t\u00eb tjera\u201d, tha Rachel. Ajo tregoi nj\u00eb shembull nga k\u00ebto vitet e hershme, kur nj\u00eb donator nd\u00ebrkomb\u00ebtar d\u00ebshironte t\u2019i dhuronte nj\u00eb automjet Motrave Qiriazi. Organizata refuzoi, duke zgjedhur t\u00eb vazhdonte udh\u00ebtimin me autobus p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar pran\u00eb komuniteteve q\u00eb i sh\u00ebrbente dhe p\u00ebr t\u00eb mos u ve\u00e7uar.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr Rachel, forca e q\u00ebndrueshme e organizatave si RrgK q\u00ebndron n\u00eb p\u00ebrkushtimin ndaj vlerave: \u201cNj\u00eb gj\u00eb q\u00eb RrGK e ka b\u00ebr\u00eb gjithmon\u00eb shum\u00eb mir\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb pasurit vlera dhe parime dhe t\u00eb mos b\u00ebrit kompromis p\u00ebr gj\u00ebrat q\u00eb nuk duhen komprometuar.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cPor nuk mendoj se ka di\u00e7ka q\u00eb mund t\u2019u m\u00ebsoj grave kosovare\u201d, shtoi ajo. \u201cAto jan\u00eb shum\u00eb me p\u00ebrvoj\u00eb. Duhet vet\u00ebm t\u00eb d\u00ebgjojn\u00eb se kan\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb t\u00eb madhe. Aktivizmi i tyre dhe ajo q\u00eb b\u00ebjn\u00eb \u00ebsht\u00eb e jasht\u00ebzakonshme.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Rachel kujtoi se kur filloi lufta, aktor\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb negocionin me Serbin\u00eb p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb ndihma n\u00eb Kosov\u00eb. \u201cNj\u00eb her\u00eb shkova me nj\u00eb nga ato kolona ndihme n\u00eb Drenic\u00eb. Burrat e komunitetit kishin marr\u00eb traktor\u00ebt p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb nga Drenica p\u00ebr t\u00eb siguruar furnizime, dhe kishin marr\u00eb pelena, produkte menstruale\u2026 Grupet nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb ndihm\u00ebs nuk i kishin ato n\u00eb at\u00eb koh\u00eb\u201d, tha ajo. Ajo q\u00eb e preku m\u00eb shum\u00eb ishte m\u00ebnyra si burrat e trajtuan situat\u00ebn: \u201cIshte shum\u00eb prek\u00ebse t\u00eb shihje k\u00ebta burra q\u00eb pyesnin vet\u00eb grat\u00eb se \u00e7far\u00eb u nevojitej dhe shkonin e i siguronin.\u201d Kjo histori ilustron thelbin e Motrave Qiriazi: ndryshimi i v\u00ebrtet\u00eb fillon nga komuniteti dhe jan\u00eb vet\u00eb njer\u00ebzit ata q\u00eb e din\u00eb m\u00eb mir\u00eb se \u00e7far\u00eb nevojitet.<\/p>\n\n\n\n<p>Pas largimit nga Kosova n\u00eb vitin 2001, Rachel vazhdoi t\u00eb punoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb drejtat e grave n\u00eb disa vende, p\u00ebrfshir\u00eb Afganistanin.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cN\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, gjith\u00e7ka q\u00eb kam m\u00ebsuar, e kam m\u00ebsuar nga Kosova \u2013 nga grat\u00eb k\u00ebtu, nga Motrat Qiriazi, nga aktivistet, nga Igo, Safete dhe Marta\u201d, tha Rachel me buz\u00ebqeshje n\u00eb fytyr\u00ebn e saj. \u201cKur dola n\u00eb bot\u00ebn pas Kosov\u00ebs, pas luft\u00ebs, gjithmon\u00eb mora me vete frym\u00ebn e Motrave Qiriazi dhe at\u00eb q\u00eb m\u00eb m\u00ebsoi ky komunitet.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebt\u00eb Muaj t\u00eb Historis\u00eb s\u00eb Grave, ne kujtojm\u00eb pun\u00ebn jetike q\u00eb grupet e grave n\u00eb Kosov\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb dhe vazhdojn\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb. Ne nderojm\u00eb gra si Rachel, p\u00ebrkushtimi dhe solidariteti i t\u00eb cilave kan\u00eb ndihmuar n\u00eb forcimin e komuniteteve dhe n\u00eb frym\u00ebzimin e brezave t\u00eb aktivisteve.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Rrjeti i Grave t\u00eb Kosov\u00ebs (RrGK) s\u00eb fundmi ka lansuar librin \u201cMotrat Qiriazi\u201d: Nj\u00eb Shoqat\u00eb p\u00ebr Edukim dhe Rezistenc\u00eb Civile n\u00eb Kosov\u00eb, i cili rr\u00ebfen historin\u00eb e Shoqat\u00ebs Motrat Qiriazi dhe pun\u00ebn e saj p\u00ebr avancimin e arsimit t\u00eb grave dhe vajzave, fuqizimin ekonomik dhe sigurin\u00eb gjat\u00eb dhe pas luft\u00ebs s\u00eb viteve 1990. Nd\u00ebr t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":3367793,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_FSMCFIC_featured_image_caption":"","_FSMCFIC_featured_image_nocaption":"","_FSMCFIC_featured_image_hide":"","footnotes":""},"categories":[58],"tags":[],"class_list":["post-3367796","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"acf":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3367796","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3367796"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3367796\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3367797,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3367796\/revisions\/3367797"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/3367793"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3367796"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3367796"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3367796"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}