{"id":3367833,"date":"2026-04-01T07:53:20","date_gmt":"2026-04-01T07:53:20","guid":{"rendered":"https:\/\/womensnetwork.org\/?p=3367833"},"modified":"2026-04-01T08:20:03","modified_gmt":"2026-04-01T08:20:03","slug":"aktivistet-avokojne-se-procesi-i-anetaresimit-ne-be-ndihmon-ne-avancimin-e-barazise-gjinore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/aktivistet-avokojne-se-procesi-i-anetaresimit-ne-be-ndihmon-ne-avancimin-e-barazise-gjinore\/","title":{"rendered":"Aktivistet avokojn\u00eb se procesi i an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE ndihmon n\u00eb avancimin e barazis\u00eb gjinore"},"content":{"rendered":"\n<p>Bashkimi Evropian (BE) duhet \u201ct\u00eb investoj\u00eb n\u00eb t\u00eb drejtat e grave dhe barazin\u00eb gjinore, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sikur me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb doni t\u00eb dalim fitimtar\u00eb\u201d, tha Nicole Farnsworth, z\u00ebvend\u00ebsdrejtoresh\u00eb dhe hulumtuese kryesore n\u00eb Rrjetin e Grave t\u00eb Kosov\u00ebs (RrGK), duke cituar deklarata t\u00eb b\u00ebra nga aktiviste t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb grave n\u00eb ngjarje t\u00eb ndryshme. Kjo deklarat\u00eb pasqyron nj\u00eb shqet\u00ebsim t\u00eb ngritur vazhdimisht nga grupet e grave nga Ballkani Per\u00ebndimor (BP) gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb tyre t\u00eb fundit n\u00eb Bruksel: partner\u00ebt e BE-s\u00eb &#8211; akter\u00eb ky\u00e7 n\u00eb avancimin e agjend\u00ebs s\u00eb saj &#8211; jan\u00eb n\u00eb rrezik t\u00eb madh, pa financim strategjik, t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm dhe t\u00eb dedikuar. Kufizimet e vazhdueshme me t\u00eb cilat p\u00ebrballen organizatat p\u00ebr t\u00eb drejtat e grave (OShCG) mund t\u00eb minoj\u00eb avancimin e vlerave t\u00eb BE-s\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb qeverisjen e mir\u00eb, demokracin\u00eb, sundimin e ligjit, qasjen n\u00eb drejt\u00ebsi, t\u00eb drejtat e njeriut dhe barazin\u00eb gjinore. Prandaj, aktivistet i b\u00ebjn\u00eb thirrje BE-s\u00eb q\u00eb t\u00eb ndaj\u00eb fonde t\u00eb dedikuara p\u00ebr OShCG-t\u00eb, n\u00eb p\u00ebrputhje me zotimet e saj n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Agjend\u00ebs p\u00ebr grat\u00eb, paqen dhe sigurin\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>M\u00eb 22\u201325 mars, RrGK bashkoi forcat me Fondacionin Kvinna till Kvinna dhe OShCG-t\u00eb partnere nga i gjith\u00eb BP, duke organizuar nj\u00eb jav\u00eb aktivitetesh avokuese dhe veprimi t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt n\u00eb Bruksel. P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 10 vjet, ky koalicion ka avokuar p\u00ebr rritjen e v\u00ebmendjes ndaj nevojave t\u00eb grave dhe burrave t\u00eb grupeve t\u00eb ndryshme n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb procesit t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE, p\u00ebrfshir\u00eb edhe p\u00ebrmes vizitave vjetore n\u00eb Bruksel, t\u00eb mb\u00ebshtetura nga Fondacioni Kvinna till Kvinna dhe Suedia. Megjithat\u00eb, kjo mund t\u00eb jet\u00eb vizita e fundit e k\u00ebtij lloji, p\u00ebr shkak t\u00eb shkurtimit t\u00eb fondeve.<\/p>\n\n\n\n<p>Partner\u00ebt shfryt\u00ebzuan mund\u00ebsin\u00eb e t\u00eb qen\u00ebt s\u00eb bashku p\u00ebr t\u00eb reflektuar mbi rezultatet e p\u00ebrbashk\u00ebta gjat\u00eb ngjarjes publike \u201cMbrojtja e demokracis\u00eb: Organizatat p\u00ebr t\u00eb drejtat e grave n\u00eb procesin e an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE\u201d. Aktivistet theksuan se ky bashk\u00ebpunim ka forcuar partneritetet afatgjata, ka sjell\u00eb rezultate konkrete, si qindra ligje dhe politika m\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse dhe t\u00eb ndjeshme ndaj aspektit gjinor, si dhe ka kontribuar n\u00eb forcimin e barazis\u00eb, demokracis\u00eb dhe paqes. OShCG-t\u00eb <a href=\"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/publications\/https-womensnetwork-org-wp-content-uploads-2020-09-funding-wcsos_alb_-pdf\/\">kan\u00eb kontribuar<\/a> n\u00eb proceset e an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE, ofruan sh\u00ebrbime jetike t\u00eb parashikuara me ligj, por t\u00eb pa mb\u00ebshtetura financiarisht nga shteti, p\u00ebrfshir\u00eb sh\u00ebrbimet p\u00ebr mbijetarat e dhun\u00ebs me baz\u00eb gjinore; p\u00ebrmir\u00ebsuan qasjen n\u00eb drejt\u00ebsi p\u00ebrmes ndihm\u00ebs juridike falas dhe monitorimit t\u00eb institucioneve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar llogari nga ato; zhvilluan hulumtime p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur ndryshime ligjore dhe n\u00eb politika t\u00eb bazuara n\u00eb prova; mb\u00ebshtet\u00ebn dhe monitoruan reformat; dhe forcuan demokracin\u00eb dhe qeverisjen e mir\u00eb p\u00ebrmes rritjes s\u00eb p\u00ebrfshirjes s\u00eb grave n\u00eb politik\u00eb, vendimmarrje, buxhetim dhe n\u00eb proceset e an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb nivele t\u00eb ndryshme, \u00e7ka mund\u00ebsoi reformat m\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse dhe t\u00eb zbatueshme.<\/p>\n\n\n\n<p>Gjat\u00eb ngjarjes \u201cMbrojtja e Demokracis\u00eb\u201d, Farnsworth prezantoi gjetjet nga raporti i fundit i RrGK-s\u00eb, \u201c<a href=\"https:\/\/womensnetwork.org\/wp-content\/uploads\/2026\/02\/Under-Threat-and-Resilient_ALB.pdf\">T\u00eb sfiduara, por t\u00eb q\u00ebndrueshme: Situata e organizatave t\u00eb grave n\u00eb Kosov\u00eb<\/a>\u201d. Ajo theksoi se OShCG-t\u00eb jan\u00eb thelb\u00ebsore, jo opsionale, p\u00ebr procesin e an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb BE, duke n\u00ebnvizuar se grupet e grave kan\u00eb qen\u00eb forca kryesore pas arritjeve ky\u00e7e n\u00eb demokraci, qeverisje t\u00eb mir\u00eb, sundim t\u00eb ligjit, qasje n\u00eb drejt\u00ebsi dhe t\u00eb drejtat e njeriut. Duke u bazuar n\u00eb raportin, i cili p\u00ebrfshin anketa me m\u00eb shum\u00eb se 100 OShCG n\u00eb Kosov\u00eb, ajo gjithashtu t\u00ebrhoqi v\u00ebmendjen ndaj sfidave financiare me t\u00eb cilat p\u00ebrballen k\u00ebto organizata.<\/p>\n\n\n\n<p>OShCG-t\u00eb p\u00ebrballen me nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb p\u00ebr veprim, e kombinuar me shkurtime t\u00eb fundit t\u00eb financimit nga SHBA-ja dhe donator\u00ebt e njohur evropian\u00eb, gj\u00eb q\u00eb k\u00ebrc\u00ebnon kontributin e tyre ky\u00e7 n\u00eb procesin e an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE. Planet e BE-s\u00eb p\u00ebr shp\u00ebrndarjen e fondeve vet\u00ebm p\u00ebrmes Agjendave t\u00eb Reform\u00ebs dhe p\u00ebrmes donator\u00ebve t\u00eb m\u00ebdhenj (t\u00eb cil\u00ebt shpesh japin grante t\u00eb vogla dhe afatshkurtra) mund t\u00eb dob\u00ebsojn\u00eb pun\u00ebn e OShCG-ve, pasi k\u00ebto grante nuk mund\u00ebsojn\u00eb avokim t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ndikuar n\u00eb ligje dhe politika, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr shkak t\u00eb paq\u00ebndrueshm\u00ebris\u00eb politike n\u00eb BP-n\u00eb. Kjo mund t\u00eb pengoj\u00eb progresin drejt arritjes s\u00eb vlerave t\u00eb BE-s\u00eb, si t\u00eb drejtat e njeriut dhe barazia gjinore. Farnsworth theksoi se uljet n\u00eb financim kan\u00eb \u00e7uar n\u00eb reduktim t\u00eb sh\u00ebrbimeve, p\u00ebrfshir\u00eb ato p\u00ebr viktimat e dhun\u00ebs me baz\u00eb gjinore, si dhe dob\u00ebsim t\u00eb p\u00ebrpjekjeve t\u00eb avokimit, monitorimit, nd\u00ebrgjegj\u00ebsimit, edukimit dhe hulumtimit. Kjo gjithashtu ka \u00e7uar n\u00eb djegie profesionale te aktivistet.<\/p>\n\n\n\n<p>Farnsworth dhe Etleva Zeneli nga Qendra Kosovare p\u00ebr Studime Gjinore gjithashtu u takuan me p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb Komisionit Evropian (KE) dhe t\u00eb Sh\u00ebrbimit Evropian p\u00ebr Veprim t\u00eb Jasht\u00ebm (EEAS). Zeneli theksoi se mungesa e nj\u00eb qeverie funksionale ka ngadal\u00ebsuar progresin n\u00eb proceset e paqes dhe n\u00eb reformat ky\u00e7e ligjore drejt barazis\u00eb, si ndryshimet n\u00eb Ligjin e Pun\u00ebs, ligjet p\u00ebr t\u00eb drejtat e personave me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara dhe Kodi Civil. Farnsworth dhe Zeneli <a href=\"https:\/\/womensnetwork.org\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/Input-for-Enlargement-Package-2026.pdf\">ofruan informacion t\u00eb p\u00ebrdit\u00ebsuar<\/a> mbi pabarazit\u00eb gjinore n\u00eb Kosov\u00eb, t\u00eb cilat duhet t\u00eb adresohen n\u00eb Pakon e ardhshme t\u00eb Zgjerimit, p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb kapitujt mbi sigurin\u00eb, marr\u00ebdh\u00ebniet e mira fqinj\u00ebsore dhe klim\u00ebn. Edhe pse korniza ligjore p\u00ebr adresimin e dhun\u00ebs me baz\u00eb gjinore \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar, ato theksuan nevoj\u00ebn p\u00ebr mbrojtje shtes\u00eb ndaj dhun\u00ebs s\u00eb kryer p\u00ebrmes teknologjis\u00eb n\u00eb Kodin Penal, si dhe p\u00ebr ndarje m\u00eb t\u00eb plota buxhetore p\u00ebr zbatimin e Konvent\u00ebs s\u00eb Stambollit, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr qendrat p\u00ebr trajtimin e rasteve t\u00eb p\u00ebrdhunimit, strehimoret dhe linj\u00ebn SOS. Ato gjithashtu theksuan nevoj\u00ebn p\u00ebr institucionalizimin e buxhetimit t\u00eb p\u00ebrgjegjsh\u00ebm gjinor, p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur p\u00ebrdorimin e fondeve mbi baz\u00ebn e provave. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, nevojiten mekanizma m\u00eb t\u00eb fort\u00eb institucional\u00eb p\u00ebr t\u00eb siguruar integrimin sistematik t\u00eb barazis\u00eb gjinore n\u00eb hartimin e politikave, p\u00ebrfshir\u00eb edhe n\u00eb kontekstin e an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE, dhe OShCG-t\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kuptimplote n\u00eb proceset e an\u00ebtar\u00ebsimit dhe t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb paqes.<\/p>\n\n\n\n<p>Ata gjithashtu u takuan me p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb KE-s\u00eb q\u00eb fokusohen n\u00eb Planin e Rritjes dhe Agjendat e Reform\u00ebs. Analizat e fundit nga RrGK-ja dhe an\u00ebtare t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb <a href=\"https:\/\/gbwn.net\/sq\/\">Rrjetit Mbik\u00ebqyr\u00ebs t\u00eb Buxhetimit Gjinor<\/a> tregojn\u00eb se agjendat p\u00ebr reforma n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi nuk e integrojn\u00eb buxhetimin e p\u00ebrgjegjsh\u00ebm gjinor. Ato e trajtojn\u00eb barazin\u00eb gjinore si nj\u00eb parim t\u00eb integruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjithshme dhe jo si nj\u00eb qasje konkrete buxhetore, dhe nuk ka as baza, as objektiva dhe tregues q\u00eb lidhin qart\u00eb fondet me rezultatet konkrete n\u00eb avancimin e barazis\u00eb gjinore. Kjo, s\u00eb bashku me faktin q\u00eb fondet integrohen direkt n\u00eb buxhetet komb\u00ebtare dhe nuk ndahen p\u00ebr q\u00ebllime t\u00eb ve\u00e7anta, e b\u00ebn t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb ndiqet ndikimi i tyre n\u00eb avancimin e barazis\u00eb gjinore.<\/p>\n\n\n\n<p>Koalicioni gjithashtu u takua me p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb P\u00ebrfaq\u00ebsis\u00eb s\u00eb P\u00ebrhershme t\u00eb Irland\u00ebs n\u00eb BE, teksa Irlanda po p\u00ebrgatitet t\u00eb marr\u00eb Presidenc\u00ebn e K\u00ebshillit t\u00eb BE-s\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb informacion, shihni analiz\u00ebn e Fondacionit Kvinna till Kvinna, \u201c<a href=\"https:\/\/kvinnatillkvinna.org\/publications\/gender-analysis-of-the-2025-european-commission-country-reports-for-eu-accession-countries\/\">Analiza gjinore e raporteve t\u00eb Komisionit Evropian p\u00ebr vitin 2025 p\u00ebr vendet n\u00eb proces t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit<\/a>\u201d, e cila ofron rekomandime p\u00ebr p\u00ebrfshirje m\u00eb t\u00eb theksuar t\u00eb perspektiv\u00ebs gjinore n\u00eb k\u00ebto raporte dhe n\u00eb proceset e an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Bashkimi Evropian (BE) duhet \u201ct\u00eb investoj\u00eb n\u00eb t\u00eb drejtat e grave dhe barazin\u00eb gjinore, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sikur me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb doni t\u00eb dalim fitimtar\u00eb\u201d, tha Nicole Farnsworth, z\u00ebvend\u00ebsdrejtoresh\u00eb dhe hulumtuese kryesore n\u00eb Rrjetin e Grave t\u00eb Kosov\u00ebs (RrGK), duke cituar deklarata t\u00eb b\u00ebra nga aktiviste t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb grave n\u00eb ngjarje t\u00eb ndryshme. Kjo [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":3367830,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_FSMCFIC_featured_image_caption":"Foto: Johanna de Tessieres","_FSMCFIC_featured_image_nocaption":"","_FSMCFIC_featured_image_hide":"","footnotes":""},"categories":[58],"tags":[],"class_list":["post-3367833","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"acf":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3367833","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3367833"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3367833\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3367855,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3367833\/revisions\/3367855"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/3367830"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3367833"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3367833"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3367833"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}