{"id":3367873,"date":"2026-04-15T08:25:02","date_gmt":"2026-04-15T08:25:02","guid":{"rendered":"https:\/\/womensnetwork.org\/?p=3367873"},"modified":"2026-04-15T08:25:02","modified_gmt":"2026-04-15T08:25:02","slug":"zyra-e-kryeministrit-lanson-vleresimin-e-ndikimit-gjinor-te-programeve-per-parandalimin-dhe-reduktimin-e-barres-administrative-ne-kosove","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/zyra-e-kryeministrit-lanson-vleresimin-e-ndikimit-gjinor-te-programeve-per-parandalimin-dhe-reduktimin-e-barres-administrative-ne-kosove\/","title":{"rendered":"Zyra e Kryeministrit lanson Vler\u00ebsimin e Ndikimit Gjinor t\u00eb programeve p\u00ebr parandalimin dhe reduktimin e barr\u00ebs administrative n\u00eb Kosov\u00eb"},"content":{"rendered":"\n<p>Procesi i zvog\u00eblimit t\u00eb barr\u00ebs administrative (ZBA), p\u00ebrfshir\u00eb programet qeveritare p\u00ebr periudhat 2022\u20132027 dhe 2025\u20132028, synon modernizimin e administrat\u00ebs publike n\u00eb Kosov\u00eb, p\u00ebrmes thjeshtimit t\u00eb procedurave p\u00ebr qytetar\u00ebt dhe forcimit t\u00eb efikasitetit, transparenc\u00ebs dhe besimit publik.<\/p>\n\n\n\n<p>M\u00eb 31 mars, Zyra p\u00ebr Planifikim Strategjik n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Zyr\u00ebs s\u00eb Kryeministrit (ZKM), me mb\u00ebshtetjen e iniciativave p\u00ebr zvog\u00eblimin e barr\u00ebs administrative, t\u00eb bashk\u00ebfinancuara nga Bashkimi Evropian (BE) dhe Gjermania dhe t\u00eb zbatuara nga GIZ Kosova, lansoi zyrtarisht <em>Vler\u00ebsimin e Ndikimit Gjinor t\u00eb programeve p\u00ebr parandalimin dhe reduktimin e barr\u00ebs administrative n\u00eb Kosov\u00eb<\/em>.<\/p>\n\n\n\n<p>Rrjeti i Grave t\u00eb Kosov\u00ebs (RrGK) \u00ebsht\u00eb kontraktuar p\u00ebr realizimin e k\u00ebtij vler\u00ebsimi, i cili synon t\u00eb nxjerr\u00eb m\u00ebsime nga programet e m\u00ebparshme p\u00ebr ZBA, me q\u00ebllim t\u00eb sigurimit t\u00eb integrimit sistematik t\u00eb barazis\u00eb gjinore n\u00eb planet e ardhshme t\u00eb veprimit, programet dhe aktivitetet, duke i b\u00ebr\u00eb ato m\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse dhe m\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me nevojat e t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p>Ky vler\u00ebsim \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr vler\u00ebsimet e para gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse ex-post t\u00eb ndikimit gjinor q\u00eb realizohen p\u00ebr nj\u00eb strategji ose program qeveritar, p\u00ebrve\u00e7 atyre q\u00eb fokusohen drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb barazin\u00eb gjinore. Po ashtu, \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsimi i par\u00eb i k\u00ebtij lloji p\u00ebr ndikimin gjinor t\u00eb ZBA-s\u00eb n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor. Si i till\u00eb, sh\u00ebrben edhe si shembull p\u00ebr ministrit\u00eb e tjera mbi r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e analizave t\u00eb tilla, si dhe mbi m\u00ebnyr\u00ebn e realizimit dhe p\u00ebrdorimit t\u00eb tyre p\u00ebr t\u00eb udh\u00ebzuar programet e ardhshme n\u00eb sektor\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm.<\/p>\n\n\n\n<p>Ngjarja e lansimit theksoi r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e analiz\u00ebs gjinore dhe t\u00eb mjeteve t\u00eb ndjeshme gjinore n\u00eb form\u00ebsimin e sh\u00ebrbimeve publike m\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse, m\u00eb t\u00eb qasshme dhe m\u00eb t\u00eb drejta.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cKy Komision [Evropian] synon nj\u00eb Evrop\u00eb m\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb, si dhe nj\u00eb administrate m\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb e m\u00eb efikase, gj\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsore. Ne mund ta thjeshtojm\u00eb ndjesh\u00ebm administrat\u00ebn publike, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht duhet t\u00eb sjellim vler\u00eb,\u201d tha Hubert Perr, shef i bashk\u00ebpunimit n\u00eb Zyr\u00ebn e BE-s\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb. \u201cKy dimension gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet ky\u00e7: jo vet\u00ebm reduktimi i barr\u00ebs, por edhe integrimi i barazis\u00eb gjinore si nj\u00eb element q\u00eb krijon vler\u00eb t\u00eb shtuar\u201d, theksoi ai.<\/p>\n\n\n\n<p>Nicole Farnsworth, z\u00ebvend\u00ebsdrejtoresh\u00eb dhe hulumtuese kryesore n\u00eb RrGK, e cila udh\u00ebhoqi hartimin e vler\u00ebsimit n\u00eb bashk\u00ebpunim t\u00eb ngusht\u00eb me Ariana Qosaj-Mustafa dhe Donjeta Morina, p\u00ebrkrahu komentet e z. Perr, duke theksuar se vler\u00ebsimi tregon q\u00eb analiza gjinore nuk krijon domosdoshm\u00ebrisht barr\u00eb shtes\u00eb administrative (si\u00e7 ndonj\u00ebher\u00eb perceptohet). P\u00ebrkundrazi, p\u00ebrmes digjitalizimit t\u00eb mbledhjes s\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave, sigurimit t\u00eb nd\u00ebrveprueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb tyre dhe p\u00ebrdorimit t\u00eb analiz\u00ebs gjinore n\u00eb planifikim dhe vler\u00ebsim, qeveria mund t\u00eb hartoj\u00eb programe m\u00eb efikase dhe me ndikim m\u00eb t\u00eb madh.<\/p>\n\n\n\n<p>Hulumtimi p\u00ebrfshiu analiz\u00eb gjinore t\u00eb dokumenteve ligjore, nj\u00eb anket\u00eb me 203 zyrtar\u00eb publik\u00eb (48% gra) dhe 247 qytetar\u00eb (75% gra), si dhe 34 intervista me p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb institucioneve, donator\u00ebve dhe shoq\u00ebris\u00eb civile (65% gra).<\/p>\n\n\n\n<p>Gjetjet tregojn\u00eb se Programi p\u00ebr Parandalimin dhe Zvog\u00eblimin e Barr\u00ebs Administrative 2022\u20132027 nuk p\u00ebrfshinte objektiva dhe tregues p\u00ebr barazin\u00eb gjinore, t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb mund\u00ebsonin monitorimin e ndikimit t\u00eb reformave. Nd\u00ebrkoh\u00eb, programi 2025\u20132028 ka identifikuar disa \u00e7\u00ebshtje, si pjes\u00ebmarrja m\u00eb e ul\u00ebt e grave n\u00eb trajnime (39% n\u00eb vitin 2023), gj\u00eb q\u00eb ka mund\u00ebsuar nd\u00ebrmarrjen e veprimeve p\u00ebr rritjen e pjes\u00ebmarrjes s\u00eb grave n\u00eb 45% n\u00eb vitin 2024.<\/p>\n\n\n\n<p>Analiza thekson se digjitalizimi dhe thjeshtimi i procedurave kan\u00eb sjell\u00eb p\u00ebrfitime t\u00eb konsiderueshme, duke ulur barrierat administrative. Sh\u00ebrbime si eKosova kan\u00eb leht\u00ebsuar qasjen p\u00ebr grat\u00eb me mobilitet t\u00eb kufizuar ose ato q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb zona rurale, duke reduktuar nevoj\u00ebn p\u00ebr vizita fizike dhe pritje n\u00eb radh\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cGrat\u00eb kan\u00eb m\u00eb pak koh\u00eb, prandaj p\u00ebrmes digjitalizimit t\u00eb proceseve po u kursejm\u00eb koh\u00ebn e kufizuar q\u00eb kan\u00eb\u201d, vuri n\u00eb dukje nj\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebse n\u00eb hulumtim.<\/p>\n\n\n\n<p>Mrika Berisha nga Zyra p\u00ebr Planifikim Strategjik dha disa shembuj se si iniciativat p\u00ebr ZBA-n\u00eb kan\u00eb ulur barr\u00ebn p\u00ebr grat\u00eb, si\u00e7 jan\u00eb sh\u00ebrbimet p\u00ebr ngjarje jet\u00ebsore, ve\u00e7an\u00ebrisht ato q\u00eb lidhen me regjistrimin e lindjes dhe p\u00ebrfitimet p\u00ebrkat\u00ebse. K\u00ebto sh\u00ebrbime kan\u00eb thjeshtuar hapat administrativ\u00eb p\u00ebr prind\u00ebrit e rinj dhe kan\u00eb reduktuar nevoj\u00ebn p\u00ebr dor\u00ebzimin e p\u00ebrs\u00ebritur t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave personale. Po ashtu, praktika e mir\u00eb e Suharek\u00ebs p\u00ebr ofrimin e stimujve p\u00ebr grat\u00eb q\u00eb t\u00eb regjistrojn\u00eb pron\u00ebn, e cila mund t\u00eb ket\u00eb ndikim m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb n\u00eb qasjen m\u00eb t\u00eb barabart\u00eb t\u00eb grave n\u00eb pron\u00eb, po zgjerohet edhe n\u00eb komuna t\u00eb tjera. Ajo theksoi gjithashtu se korniza udh\u00ebzuese q\u00eb del nga ky raport do t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si baz\u00eb p\u00ebr integrimin sistematik t\u00eb perspektiv\u00ebs gjinore n\u00eb reformat e ardhshme p\u00ebr ZBA-n\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Megjith\u00ebse \u00ebsht\u00eb arritur p\u00ebrparim i konsideruesh\u00ebm, p\u00ebrfitimet nga ZBA varen nga qasja n\u00eb internet, aft\u00ebsit\u00eb digjitale dhe dizajni i sh\u00ebrbimeve. Gjetjet tregojn\u00eb se vet\u00ebm nj\u00eb pjes\u00eb e procedurave \u00ebsht\u00eb digjitalizuar plot\u00ebsisht, nd\u00ebrsa shum\u00eb t\u00eb tjera ende k\u00ebrkojn\u00eb verifikim fizik. Shum\u00eb p\u00ebrdorues kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr ndihm\u00eb nga an\u00ebtar\u00eb t\u00eb familjes ose t\u00eb tjer\u00eb p\u00ebr t\u00eb aplikuar p\u00ebr sh\u00ebrbime. Edhe pse k\u00ebto barriera ndikojn\u00eb te t\u00eb gjith\u00eb, ato kan\u00eb efekt m\u00eb t\u00eb theksuar te grat\u00eb me p\u00ebrgjegj\u00ebsi kujdesi, personat me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara, banor\u00ebt e zonave rurale, grupet minoritare (p\u00ebr shkak t\u00eb gjuh\u00ebs), t\u00eb moshuarit dhe personat me nivel m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt t\u00eb arsimit.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cN\u00ebse keni telefon inteligjent, duhet t\u00eb dini si ta p\u00ebrdorni eKosova me t\u00eb,\u201d tha nj\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb hulumtim. \u201cNdoshta vet\u00ebm 5% e personave me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara mund ta b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb; \u00ebsht\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr personat e moshuar.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, shqyrtimi i concept-dokumenteve dhe politikave zbuloi se politika dhe analizat ligjore rrall\u00eb p\u00ebrfshinin vler\u00ebsime t\u00eb detyrueshme t\u00eb ndikimit gjinor nd\u00ebrthur\u00ebs, t\u00eb cilat do t\u00eb mund\u00ebsonin nj\u00eb kuptim m\u00eb t\u00eb plot\u00eb t\u00eb m\u00ebnyr\u00ebs se si faktor\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm shoq\u00ebror\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb qasjen e grave dhe burrave t\u00eb ndrysh\u00ebm n\u00eb sh\u00ebrbimet publike.<\/p>\n\n\n\n<p>Raporti rekomandon integrimin e vler\u00ebsimit t\u00eb detyruesh\u00ebm t\u00eb ndikimit gjinor n\u00eb dokumentet e planifikimit t\u00eb programeve dhe listat e kontrollit, si dhe forcimin e bashk\u00ebpunimit me mekanizmat e barazis\u00eb gjinore. Ai gjithashtu thekson nevoj\u00ebn p\u00ebr informim m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb grave dhe burrave p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e p\u00ebrdorimit t\u00eb sh\u00ebrbimeve t\u00eb eKosova-s, si dhe p\u00ebr vazhdimin e digjitalizimit dhe thjeshtimit t\u00eb sh\u00ebrbimeve m\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorura nga qytetar\u00ebt. P\u00ebr shembull, pjes\u00ebmarr\u00ebsit n\u00eb hulumtim theksuan se reformat duhet t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrqendrohen n\u00eb procedurat e lidhura me ngjarjet jet\u00ebsore, si integrimi i regjistrimit t\u00eb vdekjes me t\u00eb drejtat e trash\u00ebgimis\u00eb (p\u00ebr t\u00eb mbrojtur qasjen e barabart\u00eb t\u00eb grave n\u00eb trash\u00ebgimi), certifikatat online ose m\u00eb t\u00eb qasshme p\u00ebr personat me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara dhe t\u00eb moshuarit, si dhe qasje m\u00eb t\u00eb leht\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbimet e mbrojtjes sociale, sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, pun\u00ebsimit dhe licencimit profesional.<\/p>\n\n\n\n<p>Ministri i Digjitalizimit dhe Administrat\u00ebs Publike, Lul\u00ebzon Jagxhiu, theksoi se procesi i zvog\u00eblimit t\u00eb barr\u00ebs administrative \u00ebsht\u00eb reform\u00eb ky\u00e7e e administrat\u00ebs publike dhe digjitalizimit. \u201cRaporti njeh progresin q\u00eb kemi arritur n\u00eb avancimin e qasjes son\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse ndaj reform\u00ebs s\u00eb administrat\u00ebs publike dhe ofrimit t\u00eb sh\u00ebrbimeve publike p\u00ebrmes modelit t\u00eb bazuar n\u00eb ngjarje jet\u00ebsore,\u201d tha ai, duke dh\u00ebn\u00eb si shembull sh\u00ebrbimet e integruara t\u00eb lidhura me lindjen, t\u00eb cilat u lansuan vitin e kaluar. K\u00ebto sh\u00ebrbime \u201cmund\u00ebsojn\u00eb zvog\u00eblimin e barr\u00ebs administrative p\u00ebr prind\u00ebrit e rinj \u2013 n\u00eb ve\u00e7anti p\u00ebr grat\u00eb shtatz\u00ebna dhe lehon, shpjegoi Jagxhiu. \u201cP\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, dizajnimi i k\u00ebtyre sh\u00ebrbimeve \u00ebsht\u00eb bazuar n\u00eb procesin e t\u00eb menduarit projektues, ku jan\u00eb involvuar prind\u00ebr nga kategori t\u00eb ndryshme t\u00eb popullsis\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb edhe n\u00ebnat vetushqyese.\u201d Jagxhiu p\u00ebrfundoi duke theksuar se q\u00ebllimi \u00ebsht\u00eb q\u00eb praktikat e tilla t\u00eb mira t\u00eb mos mbeten raste t\u00eb izoluara. \u201cQ\u00ebllimi yn\u00eb q\u00eb adresimi i nevojave specifike t\u00eb grave dhe grupeve t\u00eb cenueshme t\u00eb inkorporohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sistematike n\u00eb reformat administrative,\u201d tha ai, duke shtuar se Ky raport nuk sh\u00ebnon fundin e nj\u00eb procesi, por fillimin e nj\u00eb faze t\u00eb re, ku gjetjet dhe rekomandimet do t\u00eb p\u00ebrkthehen n\u00eb veprime konkrete n\u00eb politikat, programet dhe sh\u00ebrbimet.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesi i SIGMA-s p\u00ebrg\u00ebzoi qeverin\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb analiz\u00eb dometh\u00ebn\u00ebse dhe tha se gjetjet do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb dobishme n\u00eb pun\u00ebn e tij me qeverin\u00eb lidhur me reformat e administrat\u00ebs publike drejt nj\u00eb administrate m\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb, por edhe m\u00eb efikase dhe me vler\u00eb p\u00ebr qytetar\u00ebt.<\/p>\n\n\n\n<p>Prezantimi mblodhi s\u00eb bashku aktor\u00eb kryesor\u00eb nga Qeveria e Kosov\u00ebs, p\u00ebrfshir\u00eb Agjencin\u00eb p\u00ebr Barazi Gjinore dhe Zyr\u00ebn p\u00ebr Qeverisje t\u00eb Mir\u00eb, si dhe Zyr\u00ebn e BE-s\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, Ambasad\u00ebn Gjermane, GIZ-in dhe p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile.<\/p>\n\n\n\n<p>Raporti do t\u00eb publikohet s\u00eb shpejti.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Procesi i zvog\u00eblimit t\u00eb barr\u00ebs administrative (ZBA), p\u00ebrfshir\u00eb programet qeveritare p\u00ebr periudhat 2022\u20132027 dhe 2025\u20132028, synon modernizimin e administrat\u00ebs publike n\u00eb Kosov\u00eb, p\u00ebrmes thjeshtimit t\u00eb procedurave p\u00ebr qytetar\u00ebt dhe forcimit t\u00eb efikasitetit, transparenc\u00ebs dhe besimit publik. M\u00eb 31 mars, Zyra p\u00ebr Planifikim Strategjik n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Zyr\u00ebs s\u00eb Kryeministrit (ZKM), me mb\u00ebshtetjen e iniciativave p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":3367874,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_FSMCFIC_featured_image_caption":"","_FSMCFIC_featured_image_nocaption":"","_FSMCFIC_featured_image_hide":"","footnotes":""},"categories":[58],"tags":[],"class_list":["post-3367873","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"acf":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3367873","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3367873"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3367873\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3367877,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3367873\/revisions\/3367877"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/3367874"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3367873"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3367873"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3367873"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}