{"id":3368173,"date":"2026-05-25T08:43:41","date_gmt":"2026-05-25T08:43:41","guid":{"rendered":"https:\/\/womensnetwork.org\/?p=3368173"},"modified":"2026-05-25T08:43:42","modified_gmt":"2026-05-25T08:43:42","slug":"drejtesia-nen-vezhgim-monitorimi-dhe-asistimi-i-rasteve-te-dhunes-me-baze-gjinore-ne-kosove","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/drejtesia-nen-vezhgim-monitorimi-dhe-asistimi-i-rasteve-te-dhunes-me-baze-gjinore-ne-kosove\/","title":{"rendered":"Drejt\u00ebsia n\u00ebn v\u00ebzhgim: Monitorimi dhe asistimi i rasteve t\u00eb dhun\u00ebs me baz\u00eb gjinore n\u00eb Kosov\u00eb"},"content":{"rendered":"\n<p>Dhuna n\u00eb familje, dhuna me baz\u00eb gjinore dhe dhuna ndaj grave nuk p\u00ebrfundojn\u00eb me raportimin e rastit. P\u00ebr shum\u00eb t\u00eb mbijetuara, ajo \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm fillimi i nj\u00eb rruge t\u00eb gjat\u00eb dhe shpesh t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebrmes institucioneve, nga momenti i raportimit n\u00eb polici, te trajtimi n\u00eb qendrat p\u00ebr pun\u00eb sociale, e deri te procesi gjyq\u00ebsor ku vendoset n\u00ebse drejt\u00ebsia do t\u00eb jet\u00eb reale apo vet\u00ebm formale.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, Rrjeti i Grave t\u00eb Kosov\u00ebs vazhdon monitorimin sistematik t\u00eb rasteve gjyq\u00ebsore, duke synuar jo vet\u00ebm transparenc\u00eb dhe llogaridh\u00ebnie, por edhe mb\u00ebshtetje konkrete p\u00ebr t\u00eb mbijetuarat n\u00eb \u00e7do hap t\u00eb k\u00ebtij procesi.<\/p>\n\n\n\n<p>Nga viti 2025 deri n\u00eb maj t\u00eb vitit 2026, jan\u00eb monitoruar gjithsej 155 raste t\u00eb dhun\u00ebs me baz\u00eb gjinore, p\u00ebrfshir\u00eb edhe raste t\u00eb femicidit, nd\u00ebrsa kemi k\u00ebshilluar dhe asistuar 38 raste. K\u00ebto raste kan\u00eb zbuluar sfida serioze n\u00eb funksionimin e sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<h4 class=\"wp-block-heading\">Nga raportimi te mb\u00ebshtetja institucionale \u2013 sfidat n\u00eb praktik\u00eb<\/h4>\n\n\n\n<p>P\u00ebr shum\u00eb gra dhe vajza, kontakti i par\u00eb me institucionet ndodh n\u00eb momentin e raportimit n\u00eb polici. Edhe pse ka p\u00ebrparime n\u00eb trajtimin e rasteve, ende hasen sfida n\u00eb dokumentimin e plot\u00eb t\u00eb rasteve, n\u00eb vler\u00ebsimin e rrezikut dhe n\u00eb ofrimin e masave t\u00eb menj\u00ebhershme mbrojt\u00ebse.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb,RrGK ka luajtur rol aktiv n\u00eb mb\u00ebshtetjen e viktimave p\u00ebr t\u00eb realizuar t\u00eb drejtat e tyre. N\u00eb praktik\u00eb, kjo ka n\u00ebnkuptuar jo vet\u00ebm k\u00ebshillim ligjor, por edhe shoq\u00ebrim dhe asistim t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb gjat\u00eb raportimit t\u00eb rasteve.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb nj\u00eb rast konkret, nj\u00eb grua ishte thell\u00ebsisht skeptike p\u00ebr t\u00eb raportuar dhun\u00ebn, pasi sipas saj, rasti i m\u00ebparsh\u00ebm nuk ishte trajtuar seriozisht nga institucionet. ,RrGK e ka informuar p\u00ebr t\u00eb drejtat e saj, e kainkurajuar dhe e kashoq\u00ebruar gjat\u00eb raportimit n\u00eb polici, duke siguruar q\u00eb deklarata e saj t\u00eb merret n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb duhur dhe rasti t\u00eb trajtohet me seriozitetin e nevojsh\u00ebm.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb disa raste, mungesa e koordinimit t\u00eb duhur nd\u00ebrmjet policis\u00eb, prokuroris\u00eb dhe qendrave p\u00ebr pun\u00eb sociale ka rezultuar n\u00eb vonesa n\u00eb trajtim, apo n\u00eb munges\u00eb t\u00eb mbrojtjes s\u00eb duhur p\u00ebr viktimat n\u00eb fazat m\u00eb kritike. Pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebto situata, nd\u00ebrhyrja dhe p\u00ebrcjellja jon\u00eb e vazhdueshme ka qen\u00eb thelb\u00ebsore p\u00ebr t\u00eb siguruar q\u00eb rastet t\u00eb mos mbeten pa trajtim dhe q\u00eb viktimat t\u00eb mos mbeten t\u00eb pambrojtura.<\/p>\n\n\n\n<h4 class=\"wp-block-heading\">Procesi gjyq\u00ebsor: mes vonesave, sfidave dhe nd\u00ebrhyrjeve tona n\u00eb praktik\u00eb<\/h4>\n\n\n\n<p>RrGK n\u00eb vazhdim\u00ebsi ka realizuar monitorimin e seancave gjyq\u00ebsore n\u00eb rastet e dhun\u00ebs n\u00eb familje, dhun\u00ebs ndaj grave dhe dhun\u00ebs me baz\u00eb gjinore. P\u00ebrmes k\u00ebtij monitorimi, jan\u00eb identifikuar nj\u00eb s\u00ebr\u00eb parregullsish q\u00eb ndikojn\u00eb drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb qasjen n\u00eb drejt\u00ebsi dhe n\u00eb trajtimin adekuat t\u00eb viktimave gjat\u00eb procesit gjyq\u00ebsor.<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb nd\u00ebr sfidat m\u00eb t\u00eb shpeshta ka qen\u00eb shtyrja e seancave gjyq\u00ebsore, shpesh p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb pal\u00ebve apo \u00e7\u00ebshtjeve procedurale. K\u00ebto vonesa kan\u00eb zgjatur proceset gjyq\u00ebsore dhe kan\u00eb ndikuar n\u00eb pasigurin\u00eb juridike t\u00eb viktimave. Gjithashtu, jan\u00eb evidentuar raste ku hetimet nuk jan\u00eb zhvilluar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb plot\u00eb, nd\u00ebrsa aktakuzat jan\u00eb ngritur mbi baza t\u00eb kufizuara provash, n\u00eb disa raste edhe mbi nj\u00eb prov\u00eb t\u00eb vetme. Kjo praktik\u00eb e dob\u00ebson pozit\u00ebn e viktim\u00ebs dhe rrezikon efikasitetin e ndjekjes penale. Nj\u00eb tjet\u00ebr sfid\u00eb e vazhdueshme mbetet t\u00ebrheqja e viktimave nga deklarimi, shpesh si rezultat i presionit, frik\u00ebs apo munges\u00ebs s\u00eb mb\u00ebshtetjes s\u00eb q\u00ebndrueshme institucionale, duke ndikuar drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb vazhdimin e procedurave gjyq\u00ebsore. Po ashtu, jan\u00eb hasur raste t\u00eb nxitjes s\u00eb pajtimit nd\u00ebrmjet pal\u00ebve, n\u00eb kund\u00ebrshtim me ndalimin ligjor t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsimit n\u00eb rastet e dhun\u00ebs n\u00eb familje, si dhe shqiptim i shpesht\u00eb i d\u00ebnimeve t\u00eb buta (me kusht apo gjoba), t\u00eb cilat n\u00eb disa raste nuk jan\u00eb proporcionale me pesh\u00ebn e veprave penale.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrkund\u00ebr k\u00ebtyre sfidave, RrGK ka luajtur rol aktiv jo vet\u00ebm n\u00eb monitorim, por edhe n\u00eb mb\u00ebshtetje konkrete t\u00eb viktimave gjat\u00eb gjith\u00eb procesit.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb shum\u00eb raste, prania e monitoruesve n\u00eb seancat gjyq\u00ebsore ka ndikuar n\u00eb rritjen e transparenc\u00ebs dhe ndjenj\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb p\u00ebr viktimat. \u201c<em>Un\u00eb ndjehem shum\u00eb m\u00eb e sigurt q\u00eb rasti im do t\u00eb trajtohet m\u00eb mir\u00eb kur jeni monitoruesit aty<\/em>\u201d, deklaroi nj\u00eb viktim\u00eb e mb\u00ebshtetur nga RrGK.<\/p>\n\n\n\n<p>Bazuar n\u00eb gjetjet e monitorimit, RrGK ka reaguar vazhdimisht ndaj parregullsive t\u00eb identifikuara n\u00eb rastet e dhun\u00ebs me baz\u00eb gjinore. P\u00ebrmes adresimit t\u00eb rasteve konkrete dhe rekomandimeve t\u00eb qarta drejtuar institucioneve relevante, RrGK ka k\u00ebrkuar p\u00ebrmir\u00ebsim t\u00eb praktikave dhe respektim m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb viktimave.<\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebto reagime kan\u00eb ndikuar q\u00eb institucionet t\u00eb rrisin v\u00ebmendjen ndaj trajtimit t\u00eb rasteve t\u00eb dhun\u00ebs n\u00eb familje dhe t\u00eb tregojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb kujdes gjat\u00eb procedurave gjyq\u00ebsore. N\u00eb disa raste, \u00ebsht\u00eb v\u00ebrejtur edhe rritje e p\u00ebrgjegjshm\u00ebris\u00eb institucionale si rezultat i k\u00ebtyre nd\u00ebrhyrjeve.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrmes monitorimit, asistimit ligjor dhe avokimit t\u00eb vazhduesh\u00ebm, RrGK ka kontribuar n\u00eb forcimin e mbrojtjes s\u00eb viktimave dhe n\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin e qasjes s\u00eb tyre n\u00eb drejt\u00ebsi.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dhuna n\u00eb familje, dhuna me baz\u00eb gjinore dhe dhuna ndaj grave nuk p\u00ebrfundojn\u00eb me raportimin e rastit. P\u00ebr shum\u00eb t\u00eb mbijetuara, ajo \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm fillimi i nj\u00eb rruge t\u00eb gjat\u00eb dhe shpesh t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebrmes institucioneve, nga momenti i raportimit n\u00eb polici, te trajtimi n\u00eb qendrat p\u00ebr pun\u00eb sociale, e deri te procesi gjyq\u00ebsor ku [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":3368174,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_FSMCFIC_featured_image_caption":"","_FSMCFIC_featured_image_nocaption":"","_FSMCFIC_featured_image_hide":"","footnotes":""},"categories":[58],"tags":[],"class_list":["post-3368173","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"acf":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3368173","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3368173"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3368173\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3368177,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3368173\/revisions\/3368177"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/3368174"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3368173"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3368173"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3368173"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}