{"id":3368277,"date":"2026-06-18T14:24:09","date_gmt":"2026-06-18T14:24:09","guid":{"rendered":"https:\/\/womensnetwork.org\/?p=3368277"},"modified":"2026-06-18T14:24:10","modified_gmt":"2026-06-18T14:24:10","slug":"rindertimi-i-jetes-pas-luftes-nga-izolimi-drejt-pavaresise-ekonomike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/rindertimi-i-jetes-pas-luftes-nga-izolimi-drejt-pavaresise-ekonomike\/","title":{"rendered":"Rind\u00ebrtimi i jet\u00ebs pas luft\u00ebs: Nga izolimi drejt pavar\u00ebsis\u00eb ekonomike"},"content":{"rendered":"\n<p>\u201cNa jem kon sikur midis terri, e na kan\u00eb qit midis drit\u00ebs. P\u00ebr neve u kon terr, drit\u00ebn e kena gjet n\u00eb shoqat\u00ebn ton\u00eb.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Kan\u00eb kaluar disa vite q\u00eb kur A.M., e mbijetuar e dhun\u00ebs seksuale gjat\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, hyri p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb dyert e Qendr\u00ebs p\u00ebr Promovimin e t\u00eb Drejtave t\u00eb Grave (QPDG) n\u00eb Drenas. P\u00ebr t\u00eb, organizata u b\u00eb m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb vend mb\u00ebshtetjeje. Ajo u b\u00eb nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb e sigurt ku mund t\u00eb fillonte sh\u00ebrimin, t\u00eb rind\u00ebrtonte vet\u00ebbesimin dhe t\u00eb rifitonte kontrollin mbi t\u00eb ardhmen e saj.<\/p>\n\n\n\n<p>QPDG mb\u00ebshtet t\u00eb mbijetuarat e dhun\u00ebs seksuale gjat\u00eb luft\u00ebs p\u00ebrmes ndihm\u00ebs juridike, mb\u00ebshtetjes psikosociale dhe terapis\u00eb s\u00eb artit, si dhe programeve p\u00ebr fuqizim ekonomik. Nj\u00eb nga an\u00ebtaret e saj \u00ebsht\u00eb A.M., e cila, gjat\u00eb nj\u00eb vizite nga Rrjeti i Grave t\u00eb Kosov\u00ebs (RrGK), me bujari ndau p\u00ebrvoj\u00ebn e saj t\u00eb rim\u00ebk\u00ebmbjes, q\u00ebndrueshm\u00ebris\u00eb dhe rind\u00ebrtimit t\u00eb nj\u00eb jete t\u00eb form\u00ebsuar nga trauma e luft\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr A.M., rrug\u00ebtimi drejt mb\u00ebshtetjes nuk ishte i leht\u00eb. Duke ardhur nga nj\u00eb fshat i larg\u00ebt, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur grat\u00eb gjykoheshin p\u00ebr \u00e7do hap q\u00eb b\u00ebnin jasht\u00eb sht\u00ebpis\u00eb, vendimi p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar ndihm\u00eb ishte i mbushur me frik\u00eb, pasiguri dhe turp t\u00eb imponuar nga shoq\u00ebria.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cKur e kom marr\u00eb vendimin me ardh\u00eb, u kon goxha trishtuese. Kur kom hi mrena e kom nis me fol, m\u00eb kan\u00eb than\u00eb: mos e streso veten, je sikur te nana jote.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb QPDG, ajo gjeti, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, nj\u00eb vend ku nuk gjykohej, por d\u00ebgjohej. Fillimisht, ajo dhe shum\u00eb gra t\u00eb tjera kishin nevoj\u00eb p\u00ebr mb\u00ebshtetje psikologjike, sepse, si\u00e7 kujton ajo, ishin t\u00eb lodhura dhe t\u00eb mbingarkuara nga stresi. Me kalimin e koh\u00ebs, p\u00ebrmes k\u00ebshillimit, aktiviteteve n\u00eb grup dhe miq\u00ebsive me gra q\u00eb kishin p\u00ebrjetuar dhimbje t\u00eb ngjashme, ajo filloi t\u00eb sh\u00ebrohej dhe t\u00eb ndihej m\u00eb e lir\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cNa ktu si t\u2019vijna, veten e nijna sikur te nana kur mbledhen bijat. Vijna e kajna dertin; kem a s\u2019kem, krejt i thojna.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Mb\u00ebshtetja e ofruar p\u00ebr A.M. shum\u00eb shpejt u shtri p\u00ebrtej rim\u00ebk\u00ebmbjes emocionale. P\u00ebrmes nj\u00eb skeme grantesh t\u00eb zbatuar nga UN Women dhe RrGK, A.M. mori nj\u00eb lop\u00eb, e cila u b\u00eb burim i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb ardhurash p\u00ebr familjen e saj.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cPrej asaj lope i pata bo pes\u00eb. Shitsha tomel, i shkollojsha f\u00ebmij\u00ebt, ju blejsha sene qka kishin nevoj\u00eb. Burri pa pun\u00eb e un\u00eb pa pun\u00eb, me qata u mirrsha mas shumti.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrvoja e A.M.-s\u00eb tregon se si edhe iniciativat modeste p\u00ebr fuqizim ekonomik mund t\u00eb krijojn\u00eb ndryshim t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm, duke u ndihmuar grave t\u00eb sigurojn\u00eb t\u00eb ardhura, t\u00eb mb\u00ebshtesin familjet e tyre dhe t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb nj\u00eb t\u00eb ardhme m\u00eb t\u00eb sigurt.<\/p>\n\n\n\n<p>Sot, jeta e A.M.-s\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb ndryshe. F\u00ebmij\u00ebt e saj kan\u00eb p\u00ebrfunduar shkollimin, kan\u00eb diplomuar n\u00eb universitet dhe jan\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuar. P\u00ebr t\u00eb, kjo \u00ebsht\u00eb arritja m\u00eb e madhe.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cKur e sheh q\u00eb familja t\u2019ec p\u00ebrpara, ti veten kaniher e harron.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Duke e kujtuar rrug\u00ebtimin e saj, A.M. e p\u00ebrshkruan QPDG-n\u00eb si vendin ku grat\u00eb gjet\u00ebn drit\u00eb gjat\u00eb nj\u00ebr\u00ebs prej periudhave m\u00eb t\u00eb err\u00ebta t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tyre.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cNa jem kon sikur midis terri, e na kan\u00eb qit midis drit\u00ebs. P\u00ebr neve u kon terr, drit\u00ebn e kena gjet n\u00eb shoqat\u00ebn ton\u00eb.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Mesazhi i saj p\u00ebr grat\u00eb e tjera \u00ebsht\u00eb mesazh solidariteti dhe mb\u00ebshtetjeje:<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cJu lutna gjitha nanave q\u00eb me u lajmru n\u00ebp\u00ebr organizata dhe me k\u00ebrku ndihm\u00eb. Shoqja le ta p\u00ebrkrah shoqen, se ti po ja qel rrug\u00ebn shoqes edhe po e drejton ka duhet me shku.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb prag t\u00eb Dit\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr Eliminimin e Dhun\u00ebs Seksuale n\u00eb Konflikt, rr\u00ebfimi i A.M.-s\u00eb na kujton se, ndon\u00ebse ndikimi i dhun\u00ebs seksuale gjat\u00eb luft\u00ebs mund t\u00eb zgjas\u00eb gjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs, po aq gjat\u00eb mund t\u00eb zgjasin edhe forca, dinjiteti dhe q\u00ebndrueshm\u00ebria e atyre q\u00eb i mbijetojn\u00eb asaj.<\/p>\n\n\n\n<p><em>Inicialet e t\u00eb mbijetuar\u00ebs s\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rr\u00ebfim jan\u00eb ndryshuar p\u00ebr t\u00eb mbrojtur identitetin e saj.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>N\u00ebse ju ose dikush q\u00eb njihni \u00ebsht\u00eb e mbijetuar apo i mbijetuar i dhun\u00ebs seksuale dhe ka nevoj\u00eb p\u00ebr mb\u00ebshtetje, ju lutemi kontaktoni Rrjetin e Grave t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr informata, referim dhe ndihm\u00eb.<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cNa jem kon sikur midis terri, e na kan\u00eb qit midis drit\u00ebs. P\u00ebr neve u kon terr, drit\u00ebn e kena gjet n\u00eb shoqat\u00ebn ton\u00eb.\u201d Kan\u00eb kaluar disa vite q\u00eb kur A.M., e mbijetuar e dhun\u00ebs seksuale gjat\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, hyri p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb dyert e Qendr\u00ebs p\u00ebr Promovimin e t\u00eb Drejtave t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_FSMCFIC_featured_image_caption":"","_FSMCFIC_featured_image_nocaption":"","_FSMCFIC_featured_image_hide":"","footnotes":""},"categories":[58],"tags":[],"class_list":["post-3368277","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-lajme"],"acf":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3368277","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3368277"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3368277\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3368281,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3368277\/revisions\/3368281"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3368277"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3368277"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3368277"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}