{"id":3368290,"date":"2026-06-18T14:45:05","date_gmt":"2026-06-18T14:45:05","guid":{"rendered":"https:\/\/womensnetwork.org\/?p=3368290"},"modified":"2026-06-18T14:45:06","modified_gmt":"2026-06-18T14:45:06","slug":"dita-nderkombetare-per-eliminimin-e-dhunes-seksuale-ne-konflikt-ne-nder-te-te-mbijetuarave-dhe-organizatave-qe-mbeshtesin-rimekembjen-e-tyre","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/dita-nderkombetare-per-eliminimin-e-dhunes-seksuale-ne-konflikt-ne-nder-te-te-mbijetuarave-dhe-organizatave-qe-mbeshtesin-rimekembjen-e-tyre\/","title":{"rendered":"Dita Nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr Eliminimin e Dhun\u00ebs Seksuale n\u00eb Konflikt: N\u00eb nder t\u00eb t\u00eb mbijetuarave dhe organizatave q\u00eb mb\u00ebshtesin rim\u00ebk\u00ebmbjen e tyre"},"content":{"rendered":"\n<p>&#8220;Aty i kem marr\u00eb hapat e par\u00eb. Aty e kemi nd\u00ebrtu jet\u00ebn p\u00ebr s\u00eb dyti prej zeros. E kemi dit\u00eb q\u00eb na nuk jemi kon fajtore p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ka ndodh.&#8221;<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr shum\u00eb gra q\u00eb i mbijetuan dhun\u00ebs seksuale gjat\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, p\u00ebrfundimi i konfliktit nuk n\u00ebnkuptoi edhe fundin e vuajtjeve t\u00eb tyre. Trauma e dhun\u00ebs seksuale gjat\u00eb luft\u00ebs vazhdon t\u2019i prek\u00eb t\u00eb mbijetuarat edhe shum\u00eb koh\u00eb pasi dhuna ka p\u00ebrfunduar, duke ndikuar n\u00eb mir\u00ebqenien e tyre emocionale, marr\u00ebdh\u00ebniet shoq\u00ebrore dhe sigurin\u00eb ekonomike. Megjithat\u00eb, pavar\u00ebsisht k\u00ebtyre sfidave, shum\u00eb gra kan\u00eb d\u00ebshmuar q\u00ebndrueshm\u00ebri t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, duke rind\u00ebrtuar jet\u00ebt e tyre me guxim dhe vendosm\u00ebri. Gjat\u00eb k\u00ebtij rrug\u00ebtimi, ato jan\u00eb mb\u00ebshtetur nga organizata q\u00eb p\u00ebr dekada kan\u00eb ofruar mb\u00ebshtetje psikosociale, avokim dhe mund\u00ebsi p\u00ebr fuqizim.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb prag t\u00eb Dit\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr Eliminimin e Dhun\u00ebs Seksuale n\u00eb Konflikt, Rrjeti i Grave t\u00eb Kosov\u00ebs (RrGK) vizitoi organizatat an\u00ebtare: Qendr\u00ebn p\u00ebr Promovimin e t\u00eb Drejtave t\u00eb Grave (QPDG), Medica Kosova dhe Medica Gjakova, t\u00eb cilat kan\u00eb punuar p\u00ebr shum\u00eb vite krah p\u00ebr krah me t\u00eb mbijetuarat. P\u00ebrmes p\u00ebrkushtimit dhe angazhimit t\u00eb tyre, k\u00ebto organizata vazhdojn\u00eb t\u00eb krijojn\u00eb hap\u00ebsira ku grat\u00eb mund t\u00eb gjejn\u00eb mb\u00ebshtetje, t\u00eb rifitojn\u00eb vet\u00ebbesimin dhe t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb nj\u00eb t\u00eb ardhme m\u00eb t\u00eb sigurt p\u00ebr veten dhe familjet e tyre.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb Drenas, Laurita Morina, zyrtare e projekteve n\u00eb RrGK u takua me Kadire Tahiraj, themeluese dhe drejtoresh\u00eb ekzekutive e QPDG-s\u00eb, si dhe me Anita Istogun, psikologe q\u00eb punon nga af\u00ebr me t\u00eb mbijetuarat p\u00ebrmes organizat\u00ebs. P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se dy dekada, QPDG ka ofruar mb\u00ebshtetje psikosociale, k\u00ebshillim dhe mund\u00ebsi fuqizimi p\u00ebr grat\u00eb e prekura nga dhuna seksuale e lidhur me konfliktin, duke i ndihmuar ato t\u00eb p\u00ebrballen me sfidat e rim\u00ebk\u00ebmbjes dhe riintegrimit n\u00eb shoq\u00ebri.<\/p>\n\n\n\n<p>Sipas QPDG-s\u00eb, puna e organizat\u00ebs ka pasur ndikim pozitiv jo vet\u00ebm te t\u00eb mbijetuarat e dhun\u00ebs seksuale gjat\u00eb luft\u00ebs, por edhe te shum\u00eb gra t\u00eb tjera q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrfituar nga sh\u00ebrbimet e saj. N\u00eb vitet e para pas luft\u00ebs, kjo tem\u00eb mbetej shum\u00eb tabu dhe jeta e shum\u00eb grave ishte kryesisht e kufizuar brenda trek\u00ebnd\u00ebshit familje, bashk\u00ebshort dhe mjek. P\u00ebrmes projekteve t\u00eb ndryshme, p\u00ebrfshir\u00eb ato t\u00eb mb\u00ebshtetura nga RrGK, QPDG ka kontribuar n\u00eb rritjen e vet\u00ebdijesimit, forcimin e fuqizimit ekonomik dhe p\u00ebrmir\u00ebsimin e qasjes s\u00eb grave n\u00eb sh\u00ebrbime sh\u00ebndet\u00ebsore.<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb shembull \u00ebsht\u00eb projekti p\u00ebr edukim sh\u00ebndet\u00ebsor, i cili u mund\u00ebsoi grave, p\u00ebrfshir\u00eb ato q\u00eb kishin humbur bashk\u00ebshort\u00ebt gjat\u00eb luft\u00ebs, t\u00eb ken\u00eb qasje n\u00eb sh\u00ebrbime gjinekologjike, si\u00e7 jan\u00eb Pap testet. Kjo ishte ve\u00e7an\u00ebrisht e r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur qasja n\u00eb k\u00ebto sh\u00ebrbime ishte e kufizuar, sidomos p\u00ebr grat\u00eb e veja, t\u00eb cilat shpesh p\u00ebrballeshin me stigm\u00eb dhe paragjykime kur k\u00ebrkonin kujdes gjinekologjik pa pranin\u00eb e bashk\u00ebshortit. Sot, sipas QPDG-s\u00eb, shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr gra jan\u00eb t\u00eb vet\u00ebdijshme p\u00ebr t\u00eb drejtat e tyre. Disa kan\u00eb siguruar pun\u00ebsim, t\u00eb tjera jan\u00eb fuqizuar ekonomikisht, nd\u00ebrsa disa madje udh\u00ebheqin biznese apo iniciativa n\u00eb komunitet.<\/p>\n\n\n\n<p>RrGK gjithashtu vizitoi Medica Kosova dhe Medica Gjakova, dy organizata q\u00eb kan\u00eb luajtur rol ky\u00e7 n\u00eb mb\u00ebshtetjen e t\u00eb mbijetuarave p\u00ebrmes sh\u00ebrbimeve gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse, t\u00eb bazuara n\u00eb kuptimin se sh\u00ebrimi k\u00ebrkon jo vet\u00ebm mb\u00ebshtetje emocionale, por edhe mund\u00ebsi q\u00eb grat\u00eb t\u00eb rifitojn\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb dhe vet\u00ebbesimin.<\/p>\n\n\n\n<p>Q\u00eb nga viti 2003, Medica Kosova ka ofruar mb\u00ebshtetje psikosociale, ndihm\u00eb juridike, terapi arti dhe programe p\u00ebr fuqizim ekonomik p\u00ebr grat\u00eb, me fokus t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb te t\u00eb mbijetuarat e dhun\u00ebs seksuale gjat\u00eb luft\u00ebs. Me kalimin e viteve, organizata ka zgjeruar pun\u00ebn e saj duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe mb\u00ebshtetjen p\u00ebr t\u00eb mbijetuarat e dhun\u00ebs n\u00eb familje, ndihm\u00ebn juridike falas p\u00ebr grupet e margjinalizuara dhe mb\u00ebshtetjen psikosociale p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e t\u00eb mbijetuarave t\u00eb dhun\u00ebs seksuale t\u00eb lidhur me konfliktin.<\/p>\n\n\n\n<p>Sipas Arbnore Bunjakut, juriste n\u00eb Medica Kosova, shum\u00eb gra q\u00eb fillimisht kishin ardhur n\u00eb organizat\u00eb ishin t\u00eb izoluara, u mungonte vet\u00ebbesimi dhe kishin humbur vullnetin p\u00ebr t\u00eb jetuar. Sot, ato jan\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb agjente t\u00eb ndryshimit. Duke e tejkaluar izolimin, ndjenj\u00ebn e fajit dhe munges\u00ebn e besimit n\u00eb vete, ato jo vet\u00ebm q\u00eb jan\u00eb fuqizuar vet\u00eb, por kan\u00eb vazhduar t\u00eb mb\u00ebshtesin edhe t\u00eb mbijetuara t\u00eb tjera.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cNj\u00eb e mbijetuar gjithmon\u00eb na thot\u00eb: \u2018Ju nuk nd\u00ebrtoni sht\u00ebpi, por na keni nd\u00ebrtuar shpirtrat\u2019,\u201d tha Arbnore Bunjaku, avokate n\u00eb Medica Kosova.<\/p>\n\n\n\n<p>Medica Gjakova punon p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e sh\u00ebndetit mendor dhe fizik t\u00eb t\u00eb mbijetuarave t\u00eb dhun\u00ebs seksuale gjat\u00eb luft\u00ebs p\u00ebrmes mb\u00ebshtetjes multidisiplinare, e cila p\u00ebrfshin sh\u00ebrbime psikosociale, gjinekologjike dhe juridike, si dhe iniciativa p\u00ebr fuqizim ekonomik. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, organizata angazhohet n\u00eb avokim dhe lobim, si dhe punon p\u00ebr forcimin e kapaciteteve institucionale p\u00ebr qasje t\u00eb ndjeshme ndaj traum\u00ebs dhe vet\u00ebkujdesit, duke siguruar q\u00eb t\u00eb mbijetuarat t\u00eb ken\u00eb qasje m\u00eb t\u00eb leht\u00eb dhe m\u00eb dinjitoze n\u00eb sh\u00ebrbime, ve\u00e7an\u00ebrisht brenda institucioneve sh\u00ebndet\u00ebsore dhe qendrave p\u00ebr mir\u00ebqenie sociale.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cP\u00ebr publikun dhe shoq\u00ebrin\u00eb kosovare, do t\u00eb b\u00ebja thirrje q\u00eb t\u00eb mos i stigmatizojn\u00eb t\u00eb mbijetuarat e dhun\u00ebs seksuale gjat\u00eb luft\u00ebs, por t\u2019i p\u00ebrkrahin. Ato jan\u00eb pjes\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e shoq\u00ebris\u00eb son\u00eb dhe secilit prej nesh mund t\u2019i kishte ndodhur ajo q\u00eb u ka ndodhur atyre. Mos i gjykoni, mos i stigmatizoni, vet\u00ebm p\u00ebrkrahni ato,\u201d tha Mirlinda Sada, Drejtoresh\u00eb Ekzekutive e Medica Gjakova.<\/p>\n\n\n\n<p>Shikoni intervist\u00ebn e plot\u00eb me QPDG k\u00ebtu.<br>Shikoni intervist\u00ebn e plot\u00eb me Medica Kosova k\u00ebtu.<br>Shikoni intervist\u00ebn e plot\u00eb me Medica Gjakova k\u00ebtu.<\/p>\n\n\n\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebtyre vizitave, RrGK pati gjithashtu privilegjin t\u00eb takohej me t\u00eb mbijetuara, t\u00eb cilat me bujari ndan\u00eb p\u00ebrvojat e tyre. Rr\u00ebfimet e tyre pasqyrojn\u00eb forc\u00ebn, k\u00ebmb\u00ebnguljen dhe guximin e mij\u00ebra grave n\u00eb mbar\u00eb Kosov\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p>Lexoni rr\u00ebfimin e t\u00eb mbijetuar\u00ebs A.M. <a href=\"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/rindertimi-i-jetes-pas-luftes-nga-izolimi-drejt-pavaresise-ekonomike\/\">k\u00ebtu<\/a>.<br>Lexoni rr\u00ebfimin e t\u00eb mbijetuar\u00ebs D.K. <a href=\"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/rindertimi-i-jetes-pas-luftes-nga-heshtja-dhe-stigma-drejt-forces\/\">k\u00ebtu<\/a>.<\/p>\n\n\n\n<p>Rr\u00ebfimet e ndara nga t\u00eb mbijetuarat dhe organizatat q\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb pran\u00eb tyre nxjerrin n\u00eb pah nj\u00eb realitet t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm: rim\u00ebk\u00ebmbja nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb destinacion, por nj\u00eb rrug\u00ebtim i vazhduesh\u00ebm. T\u00eb mbijetuarat vazhdojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrballen me stigm\u00eb shoq\u00ebrore, sfida ekonomike dhe pasojat afatgjata t\u00eb traum\u00ebs. Megjithat\u00eb, p\u00ebrmes qasjes n\u00eb sh\u00ebrbime cil\u00ebsore, mund\u00ebsive p\u00ebr fuqizim dhe komuniteteve q\u00eb besojn\u00eb n\u00eb to dhe i mb\u00ebshtesin, sh\u00ebrimi dhe rim\u00ebk\u00ebmbja b\u00ebhen t\u00eb mundshme.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrsa sh\u00ebnojm\u00eb Dit\u00ebn Nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr Eliminimin e Dhun\u00ebs Seksuale n\u00eb Konflikt, nderojm\u00eb guximin dhe q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb e t\u00eb mbijetuarave. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, vler\u00ebsojm\u00eb pun\u00ebn e pa\u00e7muar t\u00eb organizatave si QPDG, Medica Kosova dhe Medica Gjakova, p\u00ebrkushtimi i t\u00eb cilave vazhdon t\u00eb sjell\u00eb ndryshim dometh\u00ebn\u00ebs n\u00eb jet\u00ebn e grave n\u00eb mbar\u00eb vendin.<\/p>\n\n\n\n<p><em>N\u00ebse ju ose dikush q\u00eb njihni \u00ebsht\u00eb e mbijetuar apo i mbijetuar i dhun\u00ebs seksuale ka nevoj\u00eb p\u00ebr mb\u00ebshtetje, ju lutemi kontaktoni Rrjetin e Grave t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr informata, referim dhe ndihm\u00eb.<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&#8220;Aty i kem marr\u00eb hapat e par\u00eb. Aty e kemi nd\u00ebrtu jet\u00ebn p\u00ebr s\u00eb dyti prej zeros. E kemi dit\u00eb q\u00eb na nuk jemi kon fajtore p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ka ndodh.&#8221; P\u00ebr shum\u00eb gra q\u00eb i mbijetuan dhun\u00ebs seksuale gjat\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, p\u00ebrfundimi i konfliktit nuk n\u00ebnkuptoi edhe fundin e vuajtjeve t\u00eb tyre. Trauma [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_FSMCFIC_featured_image_caption":"","_FSMCFIC_featured_image_nocaption":"","_FSMCFIC_featured_image_hide":"","footnotes":""},"categories":[58],"tags":[],"class_list":["post-3368290","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-lajme"],"acf":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3368290","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3368290"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3368290\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3368291,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3368290\/revisions\/3368291"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3368290"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3368290"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3368290"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}