{"id":3368359,"date":"2026-06-26T14:08:14","date_gmt":"2026-06-26T14:08:14","guid":{"rendered":"https:\/\/womensnetwork.org\/?p=3368359"},"modified":"2026-06-26T14:11:28","modified_gmt":"2026-06-26T14:11:28","slug":"rogova-vazhdon-aktivizmin-bordi-i-rrgk-se-zgjedh-drejtoreshen-e-re-ekzekutive","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/rogova-vazhdon-aktivizmin-bordi-i-rrgk-se-zgjedh-drejtoreshen-e-re-ekzekutive\/","title":{"rendered":"Rogova vazhdon aktivizmin; Bordi i RrGK-s\u00eb zgjedh drejtoresh\u00ebn e re ekzekutive"},"content":{"rendered":"\n<p>Pas tridhjet\u00eb vitesh n\u00eb krye t\u00eb Rrjetit t\u00eb Grave t\u00eb Kosov\u00ebs (RrGK), Igballe (\u201cIgo\u201d) Rogova u t\u00ebrhoq nga pozita e drejtoresh\u00ebs ekzekutive n\u00eb muajin maj. N\u00ebn udh\u00ebheqjen e saj, RrGK u shnd\u00ebrrua nga Rrjeti i Grave Rurale, n\u00eb rrjet joformal i themeluar n\u00eb vitin 1996, e pastaj n\u00eb nj\u00eb nga organizatat m\u00eb t\u00eb njohura dhe m\u00eb me ndikim n\u00eb Kosov\u00eb, rajon dhe n\u00eb nivel global. Me 104 organizata p\u00ebr t\u00eb drejtat e grave, q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb etni, aft\u00ebsi, mosha, zona gjeografike dhe interesa t\u00eb ndryshme, forca e RrGK-s\u00eb q\u00ebndron n\u00eb solidaritetin q\u00eb Igo ka kultivuar mes an\u00ebtareve t\u00eb saj, q\u00eb bashkohen rreth \u00e7\u00ebshtjeve me interes t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt n\u00eb nivel komunal, komb\u00ebtar dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar. P\u00ebrmes angazhimit t\u00eb saj publik, bashk\u00ebpunimit me mediat dhe nd\u00ebrveprimit me gra dhe burra n\u00eb mbar\u00eb Kosov\u00ebn, Igo ka nd\u00ebrtuar imazhin e rrjetit si nj\u00eb z\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm t\u00eb komuniteteve t\u00eb ndryshme, q\u00eb flet t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn ndaj pushtetit dhe lufton padrejt\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00ebn udh\u00ebheqjen e saj, Rrjeti ka punuar pa u ndalur p\u00ebr t\u00eb mbrojtur, promovuar dhe avancuar t\u00eb drejtat e grave dhe vajzave n\u00eb fusha t\u00eb ndryshme, duke p\u00ebrfshir\u00eb fuqizimin e dhjet\u00ebra grave p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb politik\u00eb dhe arritur suksese; mb\u00ebshtetjen e krijimit t\u00eb korniz\u00ebs ligjore p\u00ebr trajtimin e dhun\u00ebs me baz\u00eb gjinore n\u00eb Kosov\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb qasjen e p\u00ebrqendruar te viktima p\u00ebr njohjen dhe mb\u00ebshtetjen e grave t\u00eb mbijetuara t\u00eb dhun\u00ebs seksuale gjat\u00eb luft\u00ebs; p\u00ebrmir\u00ebsimin e dhjet\u00ebra ligjeve dhe politikave n\u00eb drejtim t\u00eb avancimit t\u00eb barazis\u00eb gjinore; fuqizimin ekonomik t\u00eb qindra grave, p\u00ebrfshir\u00eb realizimin e t\u00eb drejtave t\u00eb tyre pron\u00ebsore; p\u00ebrmir\u00ebsimin e qasjes n\u00eb kujdes sh\u00ebndet\u00ebsor p\u00ebr qindra gra; sigurimin e strehimit dhe drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbijetuarat e dhun\u00ebs n\u00eb familje; si dhe angazhimin e zyrtar\u00ebve gra dhe burra si aleat\u00eb n\u00eb avancimin e barazis\u00eb, si dhe shum\u00eb arritje t\u00eb tjera &#8211; p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmendur vet\u00ebm disa. P\u00ebrmes Rrjetit, ajo ka asistuar, mentoruar dhe fuqizuar mij\u00ebra gra dhe burra. Kjo p\u00ebrfshin bashk\u00ebthemelimin e Lobit t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr Barazi Gjinore, i cili ka bashkuar gra n\u00eb politik\u00eb dhe shoq\u00ebri civile n\u00eb nivel lokal dhe komb\u00ebtar p\u00ebr t\u00eb rritur z\u00ebrin e grave n\u00eb politik\u00eb dhe vendimmarrje, si dhe p\u00ebr t\u00eb avokuar s\u00eb bashku p\u00ebr progres drejt barazis\u00eb gjinore.<\/p>\n\n\n\n<p>Si nj\u00eb nga avokueset e para t\u00eb zbatimit t\u00eb Rezolut\u00ebs 1325 t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit t\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara p\u00ebr Grat\u00eb, Paqen dhe Sigurin\u00eb, ajo ka sfiduar qasjen e misioneve nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe iniciativave zhvillimore kur nuk kan\u00eb arritur q\u00eb z\u00ebri i grave t\u00eb d\u00ebgjohet. Ajo ka punuar pa u lodhur p\u00ebr t\u00eb dokumentuar dhe ndar\u00eb k\u00ebto histori me zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb dhe aktiviste p\u00ebr t\u00eb drejtat e grave n\u00eb vende t\u00eb tjera, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ato t\u00eb mund t\u00eb m\u00ebsonin nga p\u00ebrvoja e Kosov\u00ebs, si p\u00ebrmes librit <a href=\"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/resources_type\/1325-fakte-fabula\/\"><em>Fakte dhe fabula p\u00ebr Rezolut\u00ebn 1325<\/em><\/a><em>, <\/em>nj\u00eb botim shum\u00eb i lexuar. N\u00eb vitin 2006, Igo ishte nj\u00eb nd\u00ebr nism\u00ebtaret kryesore t\u00eb themelimit t\u00eb Koalicionit t\u00eb Grave p\u00ebr Paqe (KGP), i cili bashkoi RrGK-n\u00eb dhe \u201cRrjetin, Grat\u00eb n\u00eb t\u00eb zeza\u201d \u2013 Serbi n\u00eb nj\u00eb iniciativ\u00eb t\u00eb pavarur qytetare t\u00eb bazuar n\u00eb solidaritetin e grave q\u00eb kap\u00ebrcen ndarjet etnike, fetare dhe shtet\u00ebrore. Ajo gjithashtu ndihmoi n\u00eb themelimin e Lobit Rajonal t\u00eb Grave p\u00ebr Paqe, Siguri dhe Drejt\u00ebsi n\u00eb Evrop\u00ebn Juglindore (LRG), nj\u00eb grup udh\u00ebheq\u00ebsesh grash nga parti politike dhe shoq\u00ebri civile q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb shtat\u00eb vende. KGP dhe LRG soll\u00ebn z\u00ebrat dhe prioritetet e ndryshme t\u00eb grave n\u00eb negociatat Kosov\u00eb\u2013Serbi dhe n\u00eb proceset rajonale t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb paqes. N\u00eb vitet 2014\u20132015, ajo ishte an\u00ebtare e Grupit K\u00ebshillues t\u00eb Nivelit t\u00eb Lart\u00eb p\u00ebr Studimin Global t\u00eb OKB-s\u00eb mbi Rezolut\u00ebn 1325 t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit, dhe ka sh\u00ebrbyer dy her\u00eb n\u00eb Panelin K\u00ebshillues t\u00eb Shoq\u00ebris\u00eb Civile t\u00eb NATO-s p\u00ebr Grat\u00eb, Paqen dhe Sigurin\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr pun\u00ebn e saj, Igo \u00ebsht\u00eb <a href=\"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/igballe-rogova-dekorohet-me-medaljen-presidenciale-per-perkushtimin-e-saj-ne-fushen-e-te-drejtave-te-grave\/\">dekoruar me Medaljen Presidenciale t\u00eb Meritave<\/a> p\u00ebr \u201cangazhimin e jasht\u00ebzakonsh\u00ebm, guximin dhe p\u00ebrkushtimin e palodhur n\u00eb avancimin e t\u00eb drejtave t\u00eb grave dhe t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut\u201d nga presidentja e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, Vjosa Osmani.<\/p>\n\n\n\n<p>Igo planifikon t\u00eb vazhdoj\u00eb aktivizmin dhe angazhimin e saj n\u00eb l\u00ebvizjen e grave, duke kontribuar me ekspertiz\u00ebn e saj t\u00eb gjer\u00eb dhe duke mb\u00ebshtetur pun\u00ebn e RrGK-s\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image size-large\"><img fetchpriority=\"high\" decoding=\"async\" width=\"1024\" height=\"683\" src=\"https:\/\/womensnetwork.org\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/NICI1-1-1024x683.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-3368350\" srcset=\"https:\/\/womensnetwork.org\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/NICI1-1-1024x683.jpg 1024w, https:\/\/womensnetwork.org\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/NICI1-1-300x200.jpg 300w, https:\/\/womensnetwork.org\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/NICI1-1-768x512.jpg 768w, https:\/\/womensnetwork.org\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/NICI1-1-1536x1024.jpg 1536w, https:\/\/womensnetwork.org\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/NICI1-1.jpg 2048w\" sizes=\"(max-width: 1024px) 100vw, 1024px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<p>M\u00eb 25 qershor, Bordi i Drejtor\u00ebve t\u00eb RrGK-s\u00eb zgjodhi drejtoresh\u00ebn e re ekzekutive, Nicole Farnsworth. E lindur dhe e rritur n\u00eb Shtetet e Bashkuara, Nicole jeton n\u00eb Kosov\u00eb q\u00eb nga viti 2003. N\u00eb njohje t\u00eb kontributit t\u00eb saj n\u00eb t\u00eb drejtat e grave dhe barazin\u00eb gjinore, asaj iu dha shtet\u00ebsia kosovare nga presidentja Atifete Jahjaga. Ajo \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e RrGK-s\u00eb q\u00eb nga fillimi i procesit t\u00eb formalizimit n\u00eb vitin 2003, fillimisht duke kontribuar n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet me publikun n\u00eb RrGK. P\u00ebr disa vite, ajo ka sh\u00ebrbyer si z\u00ebvend\u00ebsdrejtoresh\u00eb dhe hulumtuese kryesore e RrGK-s\u00eb dhe ka m\u00eb shum\u00eb se 20 vjet p\u00ebrvoj\u00eb n\u00eb menaxhim dhe hulumtim. Nicole ka qen\u00eb (bashk\u00eb)autore e m\u00eb shum\u00eb se 35 <a href=\"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/category\/publikimet\/raportet-hulumtuese\/\">publikimeve<\/a> q\u00eb lidhen me barazin\u00eb gjinore n\u00eb sektor\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor dhe n\u00eb Kosov\u00eb, disa prej t\u00eb cilave kan\u00eb kontribuar n\u00eb hartimin e ligjeve, politikave dhe praktikave t\u00eb reja. Kjo p\u00ebrfshin bashk\u00ebautor\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb libri mbi historin\u00eb e organizatave p\u00ebr t\u00eb drejtat e grave dhe aktivizmit q\u00eb nga viti 1980 p\u00ebr Qendr\u00ebn Kosovare p\u00ebr Studime Gjinore, \u201cHistory is Herstory, too\u201d (<em>Historia \u00ebsht\u00eb edhe e saj<\/em>), p\u00ebrmes t\u00eb cilit ajo \u00ebsht\u00eb njohur me shum\u00eb aktiviste p\u00ebr t\u00eb drejtat e grave, organizata dhe kontributet e tyre n\u00eb ndryshimet shoq\u00ebrore, politike dhe ekonomike gjat\u00eb viteve 1980\u20132005. P\u00ebrmes RrGK-s\u00eb, ajo ka vazhduar t\u00eb punoj\u00eb ngusht\u00eb edhe me organizatat an\u00ebtare t\u00eb ndryshme. P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 15 vjet, Nicole ka p\u00ebrfaq\u00ebsuar RrGK-n\u00eb n\u00eb forume t\u00eb shumta nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe rrjete rajonale t\u00eb grave, duke avokuar p\u00ebr Kosov\u00ebn, nevojat e grave dhe barazin\u00eb gjinore pran\u00eb Bashkimit Evropian, Kombeve t\u00eb Bashkuara, Bank\u00ebs Bot\u00ebrore, Fondit Monetar Nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe qeverive t\u00eb ndryshme. Me p\u00ebrvoj\u00eb n\u00eb k\u00ebshillim p\u00ebr organizata t\u00eb ndryshme n\u00eb Kosov\u00eb dhe n\u00eb m\u00eb shum\u00eb se tet\u00eb vende t\u00eb tjera, ajo ka nj\u00eb ekspertiz\u00eb t\u00eb gjer\u00eb n\u00eb mb\u00ebshtetjen e zhvillimit t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile dhe n\u00eb avokim. Nicole gjithashtu ka bashk\u00ebpunuar ngusht\u00eb me zyrtar\u00eb qeveritar\u00eb n\u00eb nivel komunal dhe komb\u00ebtar p\u00ebr avancimin e barazis\u00eb gjinore, integrimin gjinor n\u00eb politikat publike dhe institucionalizimin e buxhetimit t\u00eb p\u00ebrgjegjsh\u00ebm gjinor. N\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, ajo ka punuar edhe me Qendr\u00ebn p\u00ebr Trajnime dhe Burime p\u00ebr Avokim, Qendr\u00ebn Kosovare p\u00ebr Studime Gjinore dhe Iniciativ\u00ebn p\u00ebr Stabilitet n\u00eb Kosov\u00eb. Me nj\u00eb diplom\u00eb master n\u00eb hulumtim sociologjik nga Shkolla e Ekonomis\u00eb n\u00eb Lond\u00ebr (<em>London School of Economics<\/em>), Nicole ka nj\u00eb baz\u00eb t\u00eb fort\u00eb n\u00eb studime gjinore, politika sociale dhe zhvillim, n\u00eb politik\u00eb dhe gazetari. Ajo ka p\u00ebrfunduar studimet ba\u00e7ellor n\u00eb Universitetin e Nju Jorkut p\u00ebr politik\u00eb dhe sociologji, me drejtim dyt\u00ebsor gazetarin\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Me p\u00ebrkushtimin e saj dhe 22 vjet p\u00ebrvoj\u00eb n\u00eb l\u00ebvizjet e grave n\u00eb Kosov\u00eb, rajon dhe n\u00eb nivel global, si dhe me qasje feministe ndaj ndarjes s\u00eb pushtetit, vendimmarrjes me konsensus dhe qasjeve gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse, Nicole pret me padurim t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u2019i sh\u00ebrbej\u00eb RrGK-s\u00eb dhe an\u00ebtar\u00ebsis\u00eb s\u00eb saj, duke nd\u00ebrtuar mbi themelet e forta t\u00eb vendosura nga Igo dhe nga an\u00ebtar\u00ebsia e RrGK-s\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pas tridhjet\u00eb vitesh n\u00eb krye t\u00eb Rrjetit t\u00eb Grave t\u00eb Kosov\u00ebs (RrGK), Igballe (\u201cIgo\u201d) Rogova u t\u00ebrhoq nga pozita e drejtoresh\u00ebs ekzekutive n\u00eb muajin maj. N\u00ebn udh\u00ebheqjen e saj, RrGK u shnd\u00ebrrua nga Rrjeti i Grave Rurale, n\u00eb rrjet joformal i themeluar n\u00eb vitin 1996, e pastaj n\u00eb nj\u00eb nga organizatat m\u00eb t\u00eb njohura dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":3368353,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_FSMCFIC_featured_image_caption":"","_FSMCFIC_featured_image_nocaption":"","_FSMCFIC_featured_image_hide":"","footnotes":""},"categories":[58,3],"tags":[],"class_list":["post-3368359","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","category-uncategorized-sq"],"acf":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3368359","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3368359"}],"version-history":[{"count":6,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3368359\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3368367,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3368359\/revisions\/3368367"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/3368353"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3368359"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3368359"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3368359"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}