{"id":3368865,"date":"2026-07-10T13:09:52","date_gmt":"2026-07-10T13:09:52","guid":{"rendered":"https:\/\/womensnetwork.org\/?p=3368865"},"modified":"2026-07-10T13:09:52","modified_gmt":"2026-07-10T13:09:52","slug":"rrugetimi-i-jazmine-pitman-drejt-nje-karriere-ne-fushen-e-te-drejtave-te-grave-praktika-e-saj-ne-rrgk","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/rrugetimi-i-jazmine-pitman-drejt-nje-karriere-ne-fushen-e-te-drejtave-te-grave-praktika-e-saj-ne-rrgk\/","title":{"rendered":"Rrug\u00ebtimi i Jazmine Pitman drejt nj\u00eb karriere n\u00eb fush\u00ebn e t\u00eb drejtave t\u00eb grave: Praktika e saj n\u00eb RrGK"},"content":{"rendered":"\n<p>P\u00ebr Jazmine Pitman, t\u00eb drejtat e grave kan\u00eb qen\u00eb prej koh\u00ebsh m\u00eb shum\u00eb sesa thjesht nj\u00eb interes akademik. E lindur n\u00eb Kaliforni dhe aktualisht studente n\u00eb Universitetin e Havait n\u00eb Shtetet e Bashkuara, ajo po ndjek studimet ba\u00e7ellor n\u00eb antropologji dhe studime p\u00ebr grat\u00eb, gjinin\u00eb dhe seksualitetin. Gjat\u00eb rrug\u00ebtimit t\u00eb saj akademik, ajo ka k\u00ebrkuar vazhdimisht mund\u00ebsi p\u00ebr ta kthyer pasionin e saj n\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb praktike, gj\u00eb q\u00eb fillimisht e ka \u00e7uar drejt angazhimit vullnetar me Planned Parenthood dhe m\u00eb pas n\u00eb nj\u00eb praktik\u00eb profesionale n\u00eb Rrjetin e Grave t\u00eb Kosov\u00ebs (RrGK), p\u00ebrmes programit Isla Internships.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb Planned Parenthood, nj\u00eb organizat\u00eb jofitimprur\u00ebse amerikane q\u00eb ofron sh\u00ebrbime t\u00eb kujdesit sh\u00ebndet\u00ebsor dhe edukim n\u00eb fush\u00ebn e sh\u00ebndetit seksual dhe riprodhues, Jazmine u angazhua n\u00eb organizimin e sesioneve informuese dhe aktiviteteve nd\u00ebrgjegj\u00ebsuese n\u00eb kampuset universitare. Ajo gjithashtu mori pjes\u00eb n\u00eb aktivitetet e avokimit, ku u angazhua me ligjv\u00ebn\u00ebsit p\u00ebr rritjen e financimit p\u00ebr Planned Parenthood. P\u00ebrmes k\u00ebsaj pune, ajo fitoi p\u00ebrvoj\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb avokim dhe komunikim me publikun, dy fusha q\u00eb jan\u00eb thelb\u00ebsore edhe n\u00eb pun\u00ebn e RrGK-s\u00eb<\/p>\n\n\n\n<p>Duke synuar t\u00eb fitoj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare para diplomimit, Jazmine k\u00ebrkoi nj\u00eb praktik\u00eb q\u00eb do t\u2019i lidhte interesat e saj n\u00eb fush\u00ebn e t\u00eb drejtave t\u00eb grave, barazis\u00eb gjinore dhe sh\u00ebndetit publik. RrGK-ja i t\u00ebrhoqi menj\u00ebher\u00eb v\u00ebmendjen.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cRrjeti i Grave t\u00eb Kosov\u00ebs i p\u00ebrmbushte t\u00eb gjitha kriteret e mia. Ju b\u00ebni nj\u00eb pun\u00eb shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme dhe un\u00eb doja t\u00eb angazhohesha n\u00eb avokimin p\u00ebr t\u00eb drejtat e grave dhe sh\u00ebndetin seksual e riprodhues\u201d, thot\u00eb ajo<\/p>\n\n\n\n<p>E pyetur se nga buron ky pasion, Jazmine reflekton mbi p\u00ebrvojat e saj gjat\u00eb viteve t\u00eb rritjes: \u201cKur rritesh si grua, \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb mos i v\u00ebresh pabarazit\u00eb\u201d, thot\u00eb ajo. \u201cDuke jetuar n\u00eb Shtetet e Bashkuara, e di se kam shum\u00eb privilegje dhe, kur shoh se me \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrballen grat\u00eb e tjera n\u00eb vende t\u00eb ndryshme, kjo m\u00eb dhemb shum\u00eb. Prandaj dua t\u00eb angazhohem m\u00eb shum\u00eb n\u00eb pun\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Gjat\u00eb praktik\u00ebs s\u00eb saj, Jazmine ka kontribuar n\u00eb pun\u00ebn e RrGK-s\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e politikave dhe hulumtimeve p\u00ebr tema q\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb, kujdesin p\u00ebr t\u00eb moshuarit dhe personat me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara. Ajo ve\u00e7an\u00ebrisht vler\u00ebsoi mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb par\u00eb se si barazia gjinore nd\u00ebrthuret me shum\u00eb fusha t\u00eb ndryshme<\/p>\n\n\n\n<p>&#8220;\u00c7\u00ebshtjet gjinore jan\u00eb v\u00ebrtet t\u00eb pranishme n\u00eb \u00e7do aspekt t\u00eb jet\u00ebs\u201d, thot\u00eb ajo, duke reflektuar mbi shtrirjen e gjer\u00eb t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb RrGK-s\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrtej projekteve konkrete n\u00eb t\u00eb cilat ka kontribuar, Jazmine thot\u00eb se nj\u00eb nga aspektet m\u00eb t\u00eb vlefshme t\u00eb praktik\u00ebs ka qen\u00eb t\u00eb kuptuarit m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb m\u00ebnyr\u00ebs se si funksionon avokimi n\u00eb praktik\u00eb: \u201cGjithmon\u00eb kam dashur t\u00eb angazhohem m\u00eb shum\u00eb n\u00eb pun\u00ebn e avokimit dhe t\u00eb kem nj\u00eb ide m\u00eb t\u00eb qart\u00eb se \u00e7far\u00eb p\u00ebrfshin n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb kjo pun\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb edhe aspektet organizative dhe logjistike.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Duke punuar p\u00ebrkrah stafit t\u00eb RrGK-s\u00eb, Jazmine ka par\u00eb nga af\u00ebr sa i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm \u00ebsht\u00eb roli i hulumtimit, koordinimit dhe angazhimit n\u00eb politika q\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb themel t\u00eb p\u00ebrpjekjeve p\u00ebr avokim, si dhe pun\u00ebn q\u00eb zhvillohet prapa skenave p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb ndryshime t\u00eb q\u00ebndrueshme.<\/p>\n\n\n\n<p>Jazmine iu bashkua RrGK-s\u00eb n\u00eb muajin maj dhe ka kaluar dy muaj n\u00eb Kosov\u00eb. Para se t\u00eb vinte, ajo nuk e dinte \u00e7far\u00eb e priste, por gjat\u00eb q\u00ebndrimit t\u00eb saj u mahnit nga ngroht\u00ebsia dhe mikpritja q\u00eb gjeti k\u00ebtu.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8220;Njer\u00ebzit jan\u00eb v\u00ebrtet miq\u00ebsor\u00eb dhe shum\u00eb prej tyre t\u00eb vijn\u00eb t\u00eb flasin\u201d, thot\u00eb ajo.<\/p>\n\n\n\n<p>Jasht\u00eb pun\u00ebs, Jazmine i p\u00eblqen t\u00eb lexoj\u00eb, aktualisht po m\u00ebson t\u00eb thur\u00eb me grep dhe i p\u00eblqen t\u00eb b\u00ebj\u00eb ecje n\u00eb natyr\u00eb. Edhe pse temperaturat e larta t\u00eb ver\u00ebs nuk i dhan\u00eb mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb eksploronte shtigjet malore n\u00eb Kosov\u00eb, ajo gjithsesi e eksploroi vendin, duke vizituar qytete t\u00eb tjera si Prizreni dhe Peja, si dhe duke udh\u00ebtuar n\u00eb vendet fqinje, Maqedonin\u00eb e Veriut, Malin e Zi dhe Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Teksa p\u00ebrgatitet p\u00ebr faz\u00ebn e ardhshme t\u00eb studimeve t\u00eb saj, Jazmine po aplikon p\u00ebr programe masteri n\u00eb fush\u00ebn e sh\u00ebndetit publik. Edhe pse ende nuk e ka vendosur sakt\u00ebsisht se ku do ta \u00e7oj\u00eb rrug\u00ebtimi i saj profesional, ajo e di se d\u00ebshiron t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb punoj\u00eb n\u00eb nj\u00eb organizat\u00eb jofitimprur\u00ebse q\u00eb fokusohet n\u00eb t\u00eb drejtat e grave, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb sh\u00ebndetin seksual dhe riprodhues. Ajo shpreson t\u00eb kontribuoj\u00eb n\u00eb rritjen e nd\u00ebrgjegj\u00ebsimit dhe edukimit p\u00ebr k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje, duke besuar se qasja n\u00eb informacione t\u00eb sakta mund t\u00eb sjell\u00eb ndryshime dometh\u00ebn\u00ebse.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cBesoj se kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse jam kaq e interesuar p\u00ebr sh\u00ebndetin seksual dhe riprodhues, sepse n\u00eb shum\u00eb vende kjo tem\u00eb mbetet tabu dhe mungesa e informacionit t\u00eb sakt\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb e d\u00ebmshme.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Duke reflektuar mbi praktik\u00ebn e saj, Jazmine thot\u00eb se do t\u2019i inkurajonte edhe student\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb shfryt\u00ebzonin mund\u00ebsi t\u00eb ngjashme: \u201cKa qen\u00eb v\u00ebrtet nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb shum\u00eb e mir\u00eb dhe nj\u00eb mund\u00ebsi e shk\u00eblqyer p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar.\u201d Edhe pse s\u00eb shpejti do t\u00eb kthehet n\u00eb Shtetet e Bashkuara, Jazmine planifikon t\u00eb vazhdoj\u00eb ta mb\u00ebshtes\u00eb pun\u00ebn e RrGK-s\u00eb n\u00eb distanc\u00eb, si vullnetare<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00ebse edhe ju d\u00ebshironi t\u00eb kontribuoni n\u00eb pun\u00ebn e RrGK-s\u00eb, ne gjithmon\u00eb kemi nevoj\u00eb dhe mir\u00ebpresim vullnetar\u00eb nga vende t\u00eb ndryshme, me p\u00ebrvoja dhe aft\u00ebsi t\u00eb ndryshme. Ofrojm\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb kontribuar si vullnetar\/e, si nga af\u00ebr ashtu edhe n\u00eb distanc\u00eb. M\u00ebsoni m\u00eb shum\u00eb rreth programit ton\u00eb p\u00ebr vullnetar\u00eb <a href=\"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/rreth-nesh\/apliko-si-vullnetar\/\">k\u00ebtu<\/a>.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebr Jazmine Pitman, t\u00eb drejtat e grave kan\u00eb qen\u00eb prej koh\u00ebsh m\u00eb shum\u00eb sesa thjesht nj\u00eb interes akademik. E lindur n\u00eb Kaliforni dhe aktualisht studente n\u00eb Universitetin e Havait n\u00eb Shtetet e Bashkuara, ajo po ndjek studimet ba\u00e7ellor n\u00eb antropologji dhe studime p\u00ebr grat\u00eb, gjinin\u00eb dhe seksualitetin. Gjat\u00eb rrug\u00ebtimit t\u00eb saj akademik, ajo ka k\u00ebrkuar [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":3368862,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_FSMCFIC_featured_image_caption":"","_FSMCFIC_featured_image_nocaption":"","_FSMCFIC_featured_image_hide":"","footnotes":""},"categories":[58],"tags":[],"class_list":["post-3368865","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"acf":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3368865","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3368865"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3368865\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3368866,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3368865\/revisions\/3368866"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/3368862"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3368865"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3368865"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3368865"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}